Burrel: Ushtria e maxhorancës bojkoton ceremoninë e dekorimit të Presidentit

24 Nëntor 2011, 12:24Politika TEMA

Më 10 tetor të këtij viti, 11 nga 17 anëtarë të Këshillit bashkiak të qytetit të Burrelit kanë votuar për shpalljen Qytetar Nderi të Burrelit të Presidentit të Republikës, Bamir Topi (Meqë ra fjala, si nuk del një deputet për të marrë nismën e rishikimit të ligjit mbi shpërndarjen e titujve të tillë, të cilët janë shndërruar ose në qoka, ose në gjeste me simbolikë politike e provokative?). Dje, Presidenti kish shkuar ta merrte këtë titull.

Çfarë ndodhi? Ndodhi që në ceremoni ndodhej vetëm një këshilltar i PD-së (nga tre që kanë qenë dakord që ai të bëhej Qytetar Nderi). Të tjerët kishin marrë urdhër ta bojkotonin këtë veprimtari në nder të kreut të shtetit. Bashkia e Burrelit, e drejtuar nga Adelina Farrici, kish ftuar të gjithë drejtuesit e institucioneve dhe krerët e forcave politike të qytetit, rrethit e qarkut, por askush prej atyre që janë nën hyqmin e kryeministrit apo të maxhorancës nuk kish shkuar.

Ky është një gjest i turpshëm. Kësaj i thonë ta shndërrosh armiqësinë personale të krerëve të institucioneve në përbuzje të institucioneve. Të bojkotosh një ceremoni, ku dekorohet kreu i shtetit (ndërkohë që nuk ke pasur objeksione, kur është votuar lidhur me këtë gjë) është një veprim që u përket kohëve tribale e parashtetërore. Por me sa duket, ato kohë jemi duke jetuar.

respublica.al

16 komente në “Burrel: Ushtria e maxhorancës bojkoton ceremoninë e dekorimit të Presidentit”

  1. Haxhi Qamili thote says:

    Po,jetojme kohen e s.berishes,dihet se nga cfar familje ka ardhur sa dhe atij vete i vjen turp nga cfar prinderish eshte ngjizur,sju besohet? a nuk e shikoni se si nuk ka folur nje here per prinderit e tije? ah po gabova nje here ka thene qe babai i ka lene amanet Kuvajtin.

  2. analist says:

    Po marr guximin te pyes:Po cfare ka bere ky presidenti qe te marre medaljen MeNder te Metropolit te Burrelit.
    Nuk eshte cudi qe te jete hera e pare qe shkel ne ato treva…

    1. tana says:

      analist, ke te drejte, perpara Topit ne Burrel ka qene Sali Berisha, i cili peruroi shtatoren e ish-Mbretit Zog, vrases i demokrateve te Shqiperise; hajdut i miljona dollareve duke qene ne krye te shtetit shqiptar dhe braktises i pabese i ushtrise, popullit e Shqiperise ne diten e zeze te pushtimit fashist te atdheut tone, Shqiperise.

      1. Shefqet Cela says:

        E ku kane te numuruar bemat e mbrapshta te Ahmet Zogut, por ne krye fare qendron ATDHESHITJA. Shiti perlen e vendit, SHEN NAUMIN me bukuri te rralle, nje vend i persosur turistik.
        Ky i sotmi i ngjan per atdheshitje, per sjellje tribale por ja tejkalon per vjedhje.
        Pershendetje!

        1. analist says:

          Mor po ta shiste Shen Naumin do te ishte mire,por e fali,gratis fare.Sigurisht si mirenjohje per mbeshtetjen ushtarake serbe qe solli Zogollin ne pushtet.

    2. xhoni says:

      O mender analist,po Sali Berisha cfare kishte bere,qe e dekoruan ne nje universitet PRIVAT ne Kosove???Ah,po,ke te drejte,se per pak e harrova:U DEKORUA NE KOSOVE,me motivacionin :”KA FURNIZUAR TANKET SERBE TE MILLOSHEVICIT NE VITIN 1999-te,PER TE VRARE DJEMTE TANE”!!!

  3. Sali shporru says:

    Babai i Bamirit ka qene i shkolluar jashte ,spiker ne radio njeri me shkolle ,babai i saliut coban.Shikojini dhe bejeni diferencen ne sjllje per te dy.

    1. iphone4S says:

      Për sqarim “Sali shporru”: Babai i Bamirit ka qenë qeleshepunues dhe e ka pasur dyqanin tek Radio Tirana e vjetër, jam i asaj lagjeje e njihja, dhe nuk jepte përshtypjen se kishte studiuar… Në se ju e dini më mire se unë, atëherë tërhiqem.

      1. Tirona says:

        Dyqoni i qeleshpunuesve tek radio tirona e vjeter, tek rruga e kavajes ka qene e gjyshit tim, i cili ishte mik me babain e Bamir Topit.Babi i Bamirit mbas nje pune te lodhshme ne Radio shkonte tek gjyshi im per te pare si boheshin qeleshet dhe per te pire nje kafe si dy miq te vjeter.Edhe pse kishte studjuar jashte s
        htetit ai qendronte gjithmone prane njerezve te thjeshte.

  4. dritan74 says:

    JANE FIKS KETA TE MAXHORANCES.BURRELIN NUK E BERI QYTET ZOGU I PARE.E BERI ENVERI.PSE ME MBETURINA KOMUNISTE DO ECIM PERPARA.BAMIRIN TE SHPALLIN KATUNAR NDERI SE ME NDER AS TIRANA NUK ESHTE QYTET DHE JO ME BURRELI

  5. Vlera says:

    Mati ka qene qendra e boshtit te kultures ilire me shtrirje Glasinac-Maliq; treva e prodhimit te barutit i cili tregtohej ne te gjitha trevat e Ballkanit; nje krahine ku pushtuesit serb nuk arriten kurre te hynin; zona me luftarake kunder pushtuesit nazifashist gje qe e tregon edhe kuvendi i Brucit dhe kryengritja popullore e 31 korrikut 1944; eshte vendi i tolerances fetare e politike; i burrave dhe grave te mencura, te urta dhe dinjitoz. Keto jane edhe arsyet pse Mati ditI te vleresoje drejt dhe si duhet Presidentin e Republikes, pavaresisht perpjekjeve te turpshme dhe te neveritshme te maxhorances qendrore per tia ulur vlerat kesaj dite.

  6. Otoni says:

    Te gjoret “demokrate” te Sales! Jane bere vertet lolo. Nje shenje t’u jap kryeshpellari nga Tirana dhe te gjoret jane gati ta futin koken ne ….
    Zoti i meshirofte! Dhe presim votime te ndershme nga keta shpellare te Matit!

  7. Sali=Geddaf says:

    Po shohe se po komentoni me nje fryme rracizmi per qytetin e Burrelit dhe kjo gje nuk me pelqen, e me qe jam Matjan po i shkruaj 2 rreshta.

    Nuk mund te gjykohet nje trev apo nje qytet per te keqijat ka bere nje njeri, sic nuk mund te gjykojme Tropojanet per bemat e Sali Berishes po keshtu nuk mund te gjykojme e te shajme Matin e Matjanet per bemat e Zogut, nuk i ka bere me pak deme Shqiperis Sali Berisha se sa Ahmet Zogu dhe asnje qyteti apo krahine nuk duhet ti vihet damka se persona te caktuar keq qeverisin, qofshin keto qytete si Tropoja, Mati, Tirana, Elbasani apo Korca. prandaj boll me rracizmat krahinore se Mati dhe Matjanet nuk ju kan bere asgje te keqe.

    Burreli nuk eshte metropol por nje qytet i vogel verior, dhe Burreli nuk eshte i nje krahu partiak sikur eshte Shkodra per demokratet kur ai Shkodrani deri ne fyt ne uje therriste rroft Sali Berisha, dhe as si Fieri apo Vlora qe dihen se jan bastione te partis socialiste, qe ta dini ju ne Burrel asnjere nuk ka fituar vetem nje parti por gjate ketyre 20 viteve gjithmon ka pasur deputet e kryetar bashkish njehere nga PS e njehere nga PD-ja, e kete vit vendosem nje zonje ne krye te bashkis thyem tabun qe nuk eshte thyer dhe ne qyetet te ashtuquajtura me te “emancipuara”

    Mati nuk ka nxjerr vetem Ahmet Zogun apo burgun e Burrelit, por Mati ka nxjerr dhe emra te medhenje te historis Shqiptare sic jan: Shkrimtari Pjeter Budi, Abdi Mati, njeriu qe themeloi Floten Detare Luftarake, herojne e vetem kombetar qe kemi Gjergj Kasteriot Skenderbeun.

    Ne Mat jan gjetur gjurme te kultures Ilire dhe Mati ka qen Qendra e Arbërise, e qendrat kryesore te fortifikuara ne kohen e Skenderbeut.

    Prandaj do ju lutesha pak me respekt per krahinat, boll ndasi kemi jug-veri e Kosove-Shqiperi e mos te fillojme te shajme trevat per shkak te ca horrave qe kan demtuar kete vend.

  8. h says:

    PD jashte ligjit . Nje parti qe del hapur kundra presidentit te vendi eshte fashiste ,vetem ne shqiperi ndodhin keto gjera

  9. perparim says:

    edhe une jam dakort me komentuesin nga mati,mjaft me me komente krahinore raciste nuk mund te paragjykojme popullin e vuajtur ne shekuj per disa njerez te papergjegjshem,duhet ti shmangemi kesaj fryme percarse se asnjehere nuk na ka sjell te mira por vetem vuajtje dhe fatekeqesi,dhe njerzit qe komentojne duhet te komentojne jo me pasione por me realitet dhe realiteti eshte qe populli yne edhe pse 20 vjet demokraci po vuan aq shume sa as nje popull ne ballkan nga kushtet e keqija ekonomike dhe standarti i ulet i jeteses qe e kane zhytur keta qeveritar te korruptuar.ky eshte realiteti te tjerat jane bjeri ti biem.

  10. vjosa says:

    Te shpallesh ‘Qytetar Nderi’eshte nje vleresim qe i behet marresit per te mirat qe ka ber ne lidhje me Qytetin-zonen ku shpallet,ose per Kombin e Vendin ne teresi.Ky Bamiri-vec vaksinave te pulave kur qe veteriner-cfar te mire i ka bere Matit-apo Shqiperise,vec rroges se majme e shpures(eskort)prej disa mjetesh e njerezish qe ja merr Shqiperis?!Qytetar nderi se qesh bukur e flet qet!!!Amani more ne keni Perendi se eshte turp te shperndash tituj e dekorata kuturum,pa motiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje