Transparency International: Shqipëria, rrumpallë, nuk mësuam gjë për financat e partive

24 Nëntor 2011, 22:36Politika TEMA

Organizata e njohur Transparency International realizon një studim për financat e partive politike në vendet e rajonit. Në Shqipëri studimi dështon pasi nuk ka asnjë të dhënë. Studiuesit e Transparency vetëm sa shqyrtojnë se si janë ligjet e miratuara për këtë çështje, pasi për zbatimin nuk dihet asgjë. Madje edhe për ligjet jemi të fundit, sepse masa më e fortë e dënimit për shkelësit është thjesht një gjobë

 

Një raport i publikuar nga Transparency International, i bën thirrje Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë e Serbisë të garantojnë raportime të sakta e të plota mbi të ardhurat dhe shpenzimet e partive politike. Sipas raportit, financimit të partive politike në pesë vendet e Europës Juglindore i mungojnë masa të forta transparence dhe  sanksionet e duhura. Transparency International bën thirrje që financat e partive poltike të verifikohen përmes një sistemi të besueshëm. Raporti u bën thirrje agjencive kontrolluese të rrisin përpjekjet për miratimin e ligjeve të reja mbi financimin e partive politike. “Raportimi transparent i burimeve të të ardhurave dhe shpenzimeve nga partitë politike është në interesin e çdo vendi në rrugën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë”, thuhet në raportin e publikuar sot nga Transparency International.

Përsa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, thotë raporti, deklarimi publik i financimeve të partive politike duhet të forcohet më tej me afate kohore të qarta.

“Probleme veçanërisht u shfaqën gjatë procesit të studimit në Shqipëri e në Kosovë, ku ishte jashtëzakonisht e vështirë të vlerësoje implementimin e ligjit. Nuk ka asnjë raport të partive politik për vlerësimin në Shqipëri, ku deri në maj të vitit 2011 nuk ka pasur asnjë kërkesë për partitë politike për të përllogaritur financat e tyre. Prandaj gjetjet për këto dy vende janë kryesisht të bazuara në vëzhgimet e skuadrave kërkuese dhe perceptimet e aktorëve në lojë, që ofruan informacionin e tyre. Për shkak të këtyre kufizimeve, gjetjet në Shqipëri e Kosovë fokusohen kryesisht në vlerësimin e ligjit,” thuhet në raport.

Me fjalë të tjera, nuk ka hetuar kush se çfarë është bërë këtu, por thjesht çfarë ligjesh janë miratuar. Se si janë zbatuar ato, nuk e merr vesh kush. Por edhe sa i përket kuadrit ligjor, Shqipëria merr vlerësimin më të ulët në rajon, thuhet në raport. “Kjo është kryesisht për shkak të faktit se dënimet e parashikuara nuk tejkalojnë gjobat financiare,” thuhet në raport, që thekson po ashtu se edhe gjobat nuk janë të mëdha.

 

8 komente në “Transparency International: Shqipëria, rrumpallë, nuk mësuam gjë për financat e partive”

  1. Kapaku says:

    Financuesit e partive:

    – Tom Doshi
    – Koço Kokedhima
    – Hajri Elezi
    – Ndue Kola
    – etj

    Te tjeret mund ta plotesojne listen e donatoreve.

    1. fule says:

      TE paren en liste duhet te kishte vene banden e LSI dhe Manet e Tacet e pushteit. Po nuk te ze syri se ke te njejten ngjyre me Bjellrusine e Rusine?

  2. xhoni says:

    Perse e vrisni mendjen kaq shume per financimin e partive,kur NUK E CATE KOKEN FARE PER VJEDHJEN E HAPUR TE VOTAVE NGA BANDA E SALI BERISHES!!!Pse nuk kerkuat TRANSPARENCE PER SHQYERJEN E KUTIVE,PER FUTJEN E FLETEVE TE TEPERTA ME SHUMICE,PER DJEGIEN E FLETEVE TE VOTIMIT TE 2009-tes PA U BERE TRANSPARECA E FAMSHME,SI KJO QE TRUMBETONI JU PER DEMAGOGJI???SI MUND T’I KERKOSH TRANSPARENCE NJE KRIMINELI,KUR TI I KE PARE VOTAT LIVE SI VIDHEN NE TV DHE KERKON FINANCIMET???CFARE ROLI LUAJNE FINANCIMET KUR BERISHA I VJEDH VOTAT EDHE PA ATO,VETEM DUKE PERDORUR FALAS PUSHTETIN SHTETEROR???KY ESHTE FASHIZMI,NDERSA JU JENI BASHKEFAJTORE NE KRIMET E BERISHES!!!KU ISHIT FSHEHUR KETO 2-3 VJET KUR OPOZITA ME PROTESTA TE FUQISHME KERKONTE TRANSPARENCEBN E VOTIMEVE,DERISA BERISHA VRAU 5 VETE NE BULEVARD DHE PLAGOSI QINDRA TE TJERE????NUK JU BESON NJERI!!!JENI ORGANIZATE PROPAGANDISTIKE NE SHERBIM TE MAFIES NE PUSHTET!!!

    1. EDI DETROIT says:

      Xhoni,nuk eshte budallek te jesh enverist, por na ofendon te gjitheve kur ke kaq kohe dhe,nuk e ke kuptuar qe nuk duhet te shkruash me shkronja te medha( caps lock),dhe je ne faqe te gabuar; kjo nuk eshte organ i PKSH.

      1. MARIO says:

        Budallallek eshte te jesh SALO-ENVERIST, driteshkurter !! Hapi syte Qamush, hapi..hapi se ke prekur mut !

  3. koka says:

    pse ku ka shqiptar behet si me keq… pihhh

  4. D.Gaqo says:

    Bataku me i thell edhe me i math i saliut eshte si financohet qeveria dhe partia e tij,ku shkojne keto para,etj,etj,etj.

  5. bullshit says:

    qe eshte rrumpall e dime, por cu duhet ketyre cifuteve te transparency te dine per parate tona se ku jan, ku shkojn?
    pse fusin hundet kudo?

    eshte njesoj sikur te pyesesh dike ne shtepi te vet se sa para ke?

    cte duhet ty?

    a te hengert mortja me tere hilet e tua lob i ndyre cifut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje