Presidenti Topi, vizitë zyrtare në Itali

25 Nëntor 2011, 17:54Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi u nis sot për në Torino, në krye të një delegacioni zyrtar, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Torinos, Piero Fasino. Në një noftim për shtyp të bërë nga Presidenca, bëhet e ditur se Topi do të marrë pjesë në veprimtaritë që do të zhvillohen me rastin e 20 vjetorit të fillimeve të emigracionit modern shqiptar në Itali dhe festimit të Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas njoftimit, synimi i këtyre veprimtarive është evidentimi dhe vlerësimi zyrtar i rrugëtimit të shqiptarëve në qytetin e Torinos, të cilët, përmes integrimit në mënyrë të natyrshme e dinitoze, janë kthyer në një model pozitiv edhe për bashkësitë e tjera.

Në axhendën e presidentit, veç pritjes dhe bisedimeve zyrtare me Kryetarin e Bashkisë së Torinos dhe autoritete të larta vendore, parashikohet përurimi i një ekspozite fotografike, kushtuar zhvillimeve pozitive në Shqipërinë e këtyre viteve të fundit, të para nga këndvështrimi i të rinjve shqiptarë, vizitë në Përfaqësinë e Dhomës së Tregtisë të Tiranës në Torino, si dhe pjesëmarrja në aktivitetin kulturor e artistik “Shqipëria – njëzet vjet më pas”, që do të zhvillohet në Konservatorin “Xhuzepe Verdi” të Torinos.

5 komente në “Presidenti Topi, vizitë zyrtare në Itali”

  1. Kalorsi i zi says:

    Mos u beni merak o Italjon, se dora e dyte ”pionieret e Saliut” jane gati per rruge. Saliu ate po pret se per greva sja mban suma, keshtu Sala rri ne shqiperine e tije.

  2. tg usa says:

    bamiri ka porositur bileta per ndeshjen lazio juventus
    po presidenti i italise a do ta prese bamirin?

  3. Shebeniku says:

    Nuk e di çfarè fuksioni ka Bamir Topi nè Shqipèri. Por fakti qè po shkon e do takoj Kryetarin e Bashkisè Torino, duhet tè pèrbèj njè nder tè madh pèr Topin. Tè pres njè Kryetar Bashkie tè njè qytet tè madh siç èshtè Torino, kuptoj se nè Shqipèri duhet tè jetè shumè i njohur e popullor. Vetèm njè gjè nuk mè pèlqeu. Mungesa nè axhentèn e tij takimi me emigrantè shqiptarè qè jetojnè nè Torino. Ndoshta ka edhe tè drejtè. Nuk ka kohè. Mund tè jetè aq personalitet i lartè nè Shqipèri sa mund ta ndjej veten tè ofenduar e tè takoj ca rjepacak emigrant qè bèjnè punè tè rèndomta. Shkaku tjeter mund tè jetè edhe fakti qè ndoshta ka frikè, se mund ti ftoj e si shkon nè takim asnjè. Se emigrantèt dinè tè vènè festen sipas kokès. … ndoshta e gjeta. Do shikoj ndeshjen me Juven. Ha ha ha bravo o Top. Ju lutem kush e di saktè tè tregoj fuksionin e Topit nè Shqipèri

    1. Tr says:

      O Shebenik lezione njeher artikullin pastaj komento

  4. Shebeniku says:

    O Tr.
    E kam lezuar mire, shkrimin dhe eshte shkruar alla fshatarshe. Jan gjetur motive thjesht pèr tè shkruar nè leter, per tè justifikuar Topin. President ka Klubi Sportiv, ka Koperativa, ka shkolla, ka çdo gjè. Topi çfarè Presidenti èshtè? I kujt shoqate ose lagjeje èshtè.
    Po Ty o Tr tè tè rroj Topi, se mortajat jan nè Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje