Prindërit e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë në mënyrë mafioze në mes të qytetit të Vlorës, ndihen të kërcënuar, dhe kanë kërkuar mbrojtjen nga forcat e policisë së qytetit të Vlorës.
Lajmi është konfirmuar për gazetën “Shqiptarja.com” nga shefi i komisariatit të Vlorës, Alfred Elezi, i cili pohon se që nga data 1 tetor, prindërit kanë kërkuar mbrojtjen nga forcat e rendit.
Dy ditë më parë familja e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi, me anë të një letre të hapur i bën apel medias shqiptare të sensibilizojë opinionin publik, por dhe Drejtësinë lidhur me zbardhjen e të vërtetës së vrasjes së familjarit të tyre. “Shteti na nxjerr akoma pengesa për pronat tona. Kerkesa jone per median, si nje nga mundesite e vetme per te sensibilizuar opinionin publik por edhe vullnetin qeveritar, eshte te hetoni mbi kete ceshtje dhe te ushtroni te gjithe presionin e mundshem qe ngjarje te tilla si hedhja ne ere apo djegia e gjalle e zyrtareve publike te mos mbetet pa autoresi dhe pa te ndeshkuar, ne menyre qe ne kete vend te mos fuqizohet pushteti i mafies, por te rivendoset drejtësia” shkruhej në letrën e hapur.
Gjyqtari Skerdilaj Konomi, 33 vjeç, babai i dy fëmijëve u ekzekutua në Vlorë me një atentat të tipit mafioz. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon. Një nga pistat kryesore për ekzekutimin e tij mbetet çështja e pronave familjare që vetë gjyqtari po ndiqte. Familja denoncon të tjera pengesa lidhur me këtë çështje, duke akuzuar direkt institucione shtetërore që pengojnë urdhrat e Gjykatës së Lartë.
Nuk zbardhet sepse rasti u duhet dhe si shembull…per te tjere qe ngrejne kryet dhe kerkojne ate qe u takon
Vrasesi nuk mund ta denoje vetveten te nderuar familjare te gjyqtarit. Ju e dini me ke e keni konfliktin per pronen dhe ate duhet te keni ne shenjester, me pak e rendesishme eshte kush terhoqi kembezen qe mori jeten e djalit tuaj.
Populli i Vlores duhet te ngrihet ne kembe,qe pastaj dhe qytete te tjera te ngrihen deri sa ky diktator te zhduket njehere e mire.Nuk duhet folur vetem ne kafe e lokale dhe nuk behet asgje.Si familja Konomi ka shume ne shqiperi.
Kujt i kerkokan mbrojtje keta,atyre qe u vrane djalin?!?!Mortja qe si ha!
ore qe ju ka vene ne shenjester mafia e bishtres se vicidolit kjo ska as nje diskutim, por te pakten hiqni qafe nje malok, se kshu edhe jeta sju iken kot edhe skerdit ia merrni hakun.
Mozomakeq kush eshte shef komisariati, ai vend eshte per ti q…ropt mjere ai vend bashke me ate popull gomar qe ka qejf te fleje gjume, nderkohe qe egjiptianet kane 7 dite ne shesh…….ncncncncn ec se mire jau ben Sali Berisha se aq kapacitet kane..
Me vjen shume keq per gjithcka perjetuan familja e nderuar Konomi.Po mundet kerkoini prononcim publik kryeministrit dhe mos lejoni shtypin dhe partite te cfrytezojne hallin tuaj per qellimet e tyre te mbrapshta
Po mire ore, keta Konomi ku i kane duart dhe leket. Ata qe ju vrane i vritni ata qe ju demtuan i demtoni dhe mos beni si ato palograte. Nje sy per nje sy dhe nje dhemb per nje dhemb. Po te isha une ata, do isha munduar qe ta zgjidhja ne kete menyre.
Mos mendoni se jane shume te forte, legena rrugesh me leke dhe pushtet jane dhe kaq!