Cakalli
Terroristi më famëkeq në botë, venezuelasi Karlos, që aktualisht përsëri po gjykohet në Paris për katër sulme të organizuar dhe të kryesuar nga ai me shpërthime bombash, si rezultat i të cilave janë vrarë qindra vetë gjatë viteve 1982-1983, në fillim të viteve 1990 e ka shpëtuar udhëheqësin e atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviç, nga një atentat të porositur nga shqiptarët, shkruante këto ditë gazeta kroate “Sllobodna Dalmacija”, duke iu referuar një libri autobiografik të sapopublikuar, “Anatomia e tumorit global” me autor Dragan M. Filipoviç, ish-shef i madh i policisë sekrete jugosllave.
Ky i fundit, në librin e tij të lartpërmendur, shkruan se shqiptarët kishin angazhuar, duke paguar një shumë mjaft të madhe, organizatën “Kolona e hekurt”, që ishte pjesë përbërëse e rrjetit të “ushtrisë revolucionare” të fshehtë të Karlos Ramirez Sançez Iliçit, i njohur gjerësisht edhe me nofkën Çakalli, që të organizonte një atentat për vrasjen e Millosheviçit. Policia sekrete jugosllave, në mënyrë operative, u vu në dijeni të atentatit që po përgatitej kundër Millosheviçit nga ana e “Kolonës së hekurt”, kështu që kërkoi menjëherë vetë Karlosin, të cilin nuk e kishte të vështirë që ta gjente, mbasi prej një kohe të gjatë ajo (policia jugosllave) mbante lidhje me Karlosin, i cili madje edhe kishte vrarë në emër të saj armiq të shtetit jugosllav që vepronin jashtë, sidomos pjesëtarë të emigracionit politik kroat ustash.
Si shpërblim, sikurse shkruan Filipoviçi në librin e tij të lartpërmendur, Karlos Çakalli kishte pushuar në kampet e pushimit ose vilat qeveritare në Dubrovnik, Split dhe Zagreb, madje edhe pas vdekjes së Titos, me “amanetin” të këtij të fundit. Sipas Filipoviçit, Karlosi hyri në kontakt me policinë jugosllave dhe i tregoi asaj emrat e pseudonimet e pjesëtarëve të “Kolonës së hekurt”, një grup vrasësish të paguar që ishin ngarkuar të vrisnin Millosheviçin, si dhe numrat e llogarisë bankare përmes të cilëve shqiptarët kishin paguar për atentatin që i kishin porositur “Kolonës së hekurt” dhe si përfundim, kjo e fundit hoqi dorë nga atentati në fjalë.
Po ashtu, ish-shefi i policisë jugosllave shkruan në librin e tij se, në një rast, Jovica Stanishiç, një zbulues i nivelit të lartë në policinë sekrete jugosllave të Titos, në vitin 1975, e kishte arrestuar në hotelin “Metropol” të Beogradi,t Karlosin, por se me një “urdhër nga shumë lart” ai u lirua menjëherë dhe më pas u nis si një punëtor i një ndërmarrjeje ndërtimi për në Irak.
Sikurse dihet, Karlosi, i arrestuar nga zbulimi francez më 1994 në Sudan, u dërgua po atë vit në Paris, ku u gjykua dhe u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy agjentëve të policisë franceze.
Keto mediat kroate jane me idiote se ato serbe ne fillim thoshin dindic kryeminstrin serb e kane vrare shqiptaret tani thone per miloshevicin.Ne fund te fundit nje gjak jane dhe ata me serbet nuk ndryshojne shume pervec fese.
Ilich Ramirez Sanchez preudonimi «Carlos» ose cakalli sic e quajten gazetaret asnjehere nuk ka punuar per serbe e croate mundet ta lexoni ne liber jeten e tije ose ne filem me dy seri problemi eshte i thjeshte genje se ne vendet e ballkanit njerzit jane 100 vjet mbrapa por me e bukura qenka do vrisnin shqiptaret milloshin
me ate fjalen FILEM na kenaqe fare
budallalliqe,,skane paguar shqiptaret askend per te vrare milloshevicin..po ta benin ate i pari qe do i tradhetonte do qe Sali Berisha ..qe i vetmi qe i interesonte qe milloshevici te qe ne fuqi pasi vetem ashtu mund te vazhdonte kontrabanden e naftes bashke me azem hajdarin ,nja dy vellezer nga kuksi dhe ca te tjere me banim ne USA
po shqiptaret nuk jane per te vrare o vellezer!!! Ata i gjene neper qebaptore te hane qufte e te pijne caj e jo te mendojne te paguajne per vrasje. Po te ishte e tille do ishin vrare ata qe e shesin shqiperine e ja bejne diten me te zeze se kepuca sesa te mendojne te vrasin per te tjera gjera.