VIJON NGA NUMRI I DJESHËM – Ndarja në mes Kosovës e Shqipërisë përditë e më shumë po ngushtohet. Për ditë e më vështirë po bëhet që të jesh i fuqishëm në Kosovë dhe të mos të duan e të respektojnë në Shqipëri, dhe të jesh i madh atje e të mos të duan në Kosovë. Ose të keqkuptojnë këtu edhe atje.
Sali Berisha, me gjasë e dinte këtë gjë që moti. Ai këtu është pjesë e emocionit. Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë me gjasë këtë e kuptoi tash. Por e kuptuan dhe kjo është mirë. Tri ditë sa qëndroi në Kosovë, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë ishte kudo dhe te secili.
Te miqtë e vjetër në PDK, te varrezat e Jasharëve në Prekaz, te familja Haradinaj, te LDK-ja e Isa Mustafës dhe te Vetëvendosja e Albin Kurtit e Shpend Ahmetit. Rama këto ditë njohu Kosovën, dhe Kosova kishte mundësi ta njohë atë. Kjo vetë do të zbusë një pjesë të paragjykimeve për të dhe partinë që ai udhëheq.
I vetëdijshëm për mungesën e informatave të sakta për qëndrimet e tij dhe të PS-së veçanërisht në lidhje me Kosovën, Rama shpjegoi një nga një të gjitha paragjykimet e kësaj shoqërie se partia e tij është grekofile, proserbe, kundër Rrugës së Kombit, për Çelësin e Nderit dhënë Bregoviçit e shumë gjëra të tjera.
“Me forcën e argumentin”, siç do të thonte ai. Foli pak edhe për të majtën inekzistente në Kosovë dhe për vjedhjen e votave këtu e atje. Kryetari i PSSH-së ishte këtu të promovojë librin e tij “Kurban”, një rrëfim për vitet sa ishte kryetar i Tiranës.
E tha që ai vetë nuk është “Kurban” i askujt në Shqipëri – as i Berishës dhe as i ndërkombëtarve. Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, ama në Kosovë Rama si kryetar dhe PS-ja si parti janë “Kurban” i paragjykimeve tona.
Vendi ynë ka nevojë ta njohë Ramën dhe ta njohë PS-në dhe atëherë t’i gjykojë drejt. Ashtu si janë dhe jo ashtu si na i paraqesin në pasqyrë. Edi Rama më poshtë i jep argumentet e tij. Kosovarëve u mbetet që ato t’i peshojnë./Zeri…(vijon)
I bukur dhe real ky shkrim, do te doja te lexoja dhe pjesen ne vazhdim.
Mendoj se ashtu si Rama dhe PS kane mbetur kurban i paragjykimit qe ia kane servirur ne Kosove, ashtu dhe kosovaret kane mbetur kurban i paragjykimit ketu ne Shqiperi…
Rrugetimin drejt qeverisjes se Shqiperise, Rama e ka marre me kembe ne toke, duke ndjekur kohen dhe duke korrigjuar hap pas hapi te gjitha gabimet e gjeretanishme te tij dhe te politikes shqiptare. Per kete po behet gjithnje e me interesant, me i besueshem dhe me i pranueshem, pavaresisht sulmeve, shpifjeve dhe demagogjise te mirestrukturuar te mafias ne pushtet. Ne te kunderten, Berisha konseguent ne marrezite e tij eshte degjeneruar komplet dhe eshte shnderruar ne figuren me te urryer te popullit dhe kombit shqiptar, drejt fundit te pashmangshem si diktator.
Na e bete Edvinin si me Fatosin qemoti qe na i paraqisnit si shpetimin e Shqiperise , ai e filloi me korrupsionin populist dhe e mbylli me ate total. Rrugen e ti ndoqi Saliu duke e thelluar si korupsion total te familjes dhe te sherbetoreve te saj.
Te gjitha keto ndodhin sepse nuk ka opozite,
Shpresojme(i lutemi Zotit), se kur te mbarroj me librin Edvini te mos kemi cof nga kriza tek dera, sepse duke i thurrur lavde Edvinit (ish ministrit te Fatosit dhe dhjete vite ne bashki) zor se vjen shpetimi. per mua ai eshte nje Sali i vogel(kujtini puçin e 21 Prillit2008) dhe pazaret e sotme per Kodin me kerkesa te njejta me Saliun , qe te bindeni
Prandaj kur r beni mete mirin e ketushem, lutuni qe te vij me kemb ne toke jo vetem ai por dhe Ps, perndryshe me krizen tek dera asgje nuk do na shpetoj.
Edi Rama ngjason me Fatos Nanon ashtu sic ngjason dita nga nata,prandaj mos perpiqi te hiqni paralele mes dy njerzve me virtyte komplet te kunderta.
Nuk kam njohur as nuk njihet deri me sot nje politikan me i siqerte dhe me patriote te vendit te tij se Edi Rama.Populli shqiptare ne Shqiperi e do dhe beson tek ai por besoj se dhe ne Kosove shpejte do jete nje figure me se e admirueshme
Shkrim interesant. Figura me e dashur socialiste ne Kosove eshte Pandeli Majko. Ai ka qene shume here ne Kosove, ai i pari inicioni rrugen e kombit. Berisha e perfundoi, prandaj edhe eshte i Dashur. Edhe Enver Hoxha ka qene shume i dashur ne Kosove. Cka duan shqiptaret e Kosoves, asgje me teper se vemendje nga politika e Shqiperise, edhe qofte demagogji ajo. Edi Rama tash veproi me inteligjence. Secili politikan qe vepron ne Shqiperine zyrtare duhet te mendoj kombetarisht, duhet ta doje Kosoven, Maqedonine, Ulqinin, Tivarin, Presheven dhe tere diasporen Shqiptare. Pune e thjeshte eshte kjo. Duam udheheqes shqiptare qe mendojne kombtarisht, pastaj le te jene edhe internacionalista. Pershendetje nga Kryeqyteti i dyte i Shqiperise – Prishtina.
Vrava mendjen cne Rama qe nuk eshte shquar ndonjehere per atdhetarizem paska shkuar ne Kosove!!!Pastaj kur lexova per promovimin e librit kuptova gjithcka…domethene paska qene ceshtje biznesi e jo shpirt i rigjetur atdhetar…operacion komercial mbushur me fryme vellazerie.Uroj te shitet sa me shume libri qe te mos i kete shkuar kot rruga…
Klea pergjigje lexoje njehere pergjigjen e Tanit se te perkufizon tamam ty dhe ca te tjereve qe mundohen te bejne paralelizma mes Edi Rames dhe Salisteve. O moj Klea mos fol hudhra ne kungull Jozepina.
Klea je nje trape berishiste, ndaj cfaqesh kunder Rames!!!
Te jesh berishist sot, do te thot te jesh me klanin e serbit Fazllic,te jesh per shitjen e detit Jon, grekve,te jesh me mafjen qe vjedh dhe vret popullin shqiptar,per tu pasuruar per vehte, te perkrahesh hajduterin e pusht-etarve te babezitur, me kryekusarin Sali Berisha.
Te jesh berishist do te thote te jesh antishqiptar dhe pro serb….