Faleminderit për kohën që keni ndarë me ne dhe urime për librin…
Faleminderit.
Të nisim bisedën për librin, pse i duhet një politikani që është ende aktiv dhe i cili është edhe ndër pretendentët për të marrë pushtetin, të shkruajë një libër për të treguar një dekadë nga puna e tij?
Praktika e shkrimit të librave nga njerëz të politikës është praktikë e njohur në botën demokratike. Nuk është praktikë shqiptare, por le të bëhet edhe një praktikë shqiptare. Nuk ka më mirë që të shtohet edhe një rrugë tjetër komunikimi përmes fjalës së shkruar, më gjatë sesa që lejon një artikull në gazetë.
Gjatë shfletimit të librit gjithmonë të shkon mendja te pjesa e këngës së “West Side Family” – “aty ku kryetari duhet të flasë me megafon”. Kam përshtypjen sikur libri, ndër të tjera, është dhe një shfryrje e mllefit tuaj për gjithë ato gjëra që jo pak shqiptarë mendojnë se kanë shkuar si mos më keq, ndërkaq në të njëjtën kohë keni ndarë dhe idetë tuaja se si të bëhen gjërat më mirë?
Nuk do ta quaja mllef, por do ta quaja më shumë një ngarkesë emocionale, por edhe intelektuale për t’u ndarë nga të tjerët në kushtet kur, për arsye të njohura, kjo ngarkesë u bë mëse e mjaftueshme që të mos mbetej thjesht brenda meje. Është një libër i shkruar për të ardhmen, duke e parë atë në pasqyrën e së shkuarës.
Libri ka shkaktuar kundërthënie të shumta në Shqipëri, ndërkaq ne jetojmë në një kohë kur qasja në internet është e lehtë dhe jo e kushtueshme në Shqipëri dhe Kosovë dhe nga ku njerëzit bombardohen me opinione të ndryshme rreth librit. Cili besoni se është argumenti juaj më i fuqishëm që t’iu thoni njerëzve që të harrojnë ato që thuhen e ta lexojnë librin?
Për të mos krijuar një ide të gabuar duke dëgjuar komentet e të tjerëve, por për të krijuar secili idenë e tij përmes leximit të drejtpërdrejtë. Sigurisht që librat komentohen, por nuk shkruhen për t’u komentuar, por shkruhen për t’u lexuar…
E di që në fillim të librit e keni sqaruar arsyen pse i keni dhënë librit titullin Kurban, por do të donim që ta sqaroni vetë dhe për lexuesin e “Zërit”? Kush është Kurbani?
Kurbani është një ngjarje e ndodhur me të cilën fillon libri dhe besoj që është një moment i cili e definon një kornizë për librin dhe për këtë arsye unë kam preferuar që ta titulloj librin Kurban…pra duke marrë shkas edhe nga një ngjarje.
Nuk jeni ju Kurbani? E dimë që librin keni vendosur ta shkruani pasi përfundimisht keni hequr dorë nga përpjekjet, siç thoni, për ta ruajtur Bashkinë e Tiranës që ua vodhi pushteti, ndërkohë tërheqja juaj është bërë pas ndërhyrjeve të bashkësisë ndërkombëtare. Nuk e ndjeni veten se jeni bërë Kurban i disa lojërave politike të fuqive të mëdha?
Nuk ka lidhje kjo me fuqitë e mëdha, të them të drejtën. E vërteta është se pavarësisht nga dukja paradoksale, ajo që ndodhi me Tiranën krijoi kushtet për kursin tonë të ri politik, sepse demaskoi plotësisht një proces dhe një sistem zgjedhjesh të pandershme që sot është në fokusin e të gjithëve si një domosdoshmëri për të ndryshuar.
Në rast se kjo do të kishte ndodhur pas vitit 2009 edhe kursi ynë do të kishte qenë i tillë shumë kohë më parë, por për shkak se kjo nuk ndodhi, pra ne mbetëm për një kohë jo të shkurtër dëshmitarë të vetëm të vjedhjes së 2009-ës, ishim detyruar të silleshim ashtu siç u sollëm, sepse vetëm ashtu mund të garantonim opozitarizmin në Shqipëri dhe mund të garantonim ekuilibrin e domosdoshëm pluralist në Shqipëri. Sot jemi në kushte të tjera.
Sa i përket pjesës tjetër të pyetjes tuaj, unë nuk jam Kurbani, sepse unë jam edhe këtu para jush. Mbase kam shkruar një libër dhe me gjithë energjinë dhe pasionin e nevojshëm për ta çuar përpara betejën politike.
Z. Rama, ju keni qenë i njohur shumë edhe në Kosovë që nga koha kur për herë të parë jeni bërë kryetar i Tiranës e më pas jeni bërë edhe një nga lojtarët kryesorë të politikës në Shqipëri dhe kjo normalisht që ka dhe ndikimin e vet në Kosovë. Por për ju, sa zë vend Kosova në këtë 11-vjeçarin tuaj që e keni shkruar edhe në libër?
Si kryetar i bashkisë së Tiranës, Kosova ka zënë vend si një prani e rëndësishme vizitorësh në Tiranë, të të gjitha moshave, kryesisht të rinj. Flas për këtë edhe në libër…Ata më kanë dhënë një pjesë të çmuar të kënaqësisë së suksesit të transformimit të Tiranës. Sigurisht që të mos ndodhnin transformimet në Tiranë, edhe prania e tyre nuk do të kishte qenë ajo që u bë dhe u rrit me kalimin e viteve.
Si drejtues i Partisë Socialiste dhe opozitës, Kosova ka zënë një vend shumë të rëndësishëm në agjendën tonë politike dhe në përpjekjet e mia politike. Ne modestisht kemi dhënë atë që na ka takuar të japim në mbështetje të proceseve historike që e kemi pasur fatin t’i jetojmë dhe të udhëheqësve politikë në Kosovë, pa dallim.
Megjithatë dihet se ju jeni personi më i paragjykuar në Kosovë…E kemi parë edhe në disa paraqitjet tuaja publike këtu në Kosovë është dashur që të sqaroni qëndrimet tuaja edhe një herë rreth çështjeve si puna e autostradës apo edhe kur jeni përballur me atë nëse PS është parti filo-greke…Keni një qëndrim pse ndodh kjo?
Unë nuk i vë faj absolutisht opinionit këtu që është viktimë e një strategjie djallëzore e manipulimit e orkestruar nga Saliu në Tiranë me qëllimin e njollosjes të opozitës shqiptare dhe të personit tim i vënë përpara akuzës së rëndë për korrupsion me Rrugën e Kombit.
Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër Rrugës së Kombit. Unë e hedh me neveri këtu në Prishtinë këtë akuzë të ulët, ashtu sikundër e nënvizoj se nuk ka qenë absolutisht nevoja që kjo rrugë strategjike për kombin tonë të kthehej edhe në një autostradë të korrupsionit ku të devijoheshin qindra miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë që pa dallim – socialist, demokrat, pa parti, kanë kontribuar për ndërtimin e saj.
Për më tepër ideatori i rrugës së kombit është sot në lidershipin e PS, kryeministri Pandeli Majko, i cili kur e nisi këtë përpjekje, u keqtrajtua me shpoti e me të qeshura nga pala që sot rreh gjoks me Rrugën e Kombit.
Besoj se qëndrimi ynë është i qartë dhe i thjeshtë, por propaganda e shfrenuar dhe balta që është hedhur sistematikisht mbi ne, sikur gjoja ne qenkemi kundër rrugës apo sikur gjoja që paskam thënë unë se kjo është rruga e asgjëkundit, një shpifje shumë e ulët e kanë bërë të vetën.
Po mirë, pse nuk jeni përgjigjur me të njëjtën fushatë që të sqaroni këtë çështje?
Ne kemi përsëritur sa herë kemi folur për këtë rrugë qëndrimin tonë, por të mos harrojmë që burimet e propagandës së qeverisë janë shumë më të mëdha sesa tonat dhe për më tepër prirja natyrale për t’i besuar këtyre burimeve këtu në Kosovë është më se e kuptueshme.
Kujtojmë para disa javësh një nga lajmet kryesore dhe më të komentuara ka qenë një deklaratë që supozohet se është bërë nga Arta Dade: ‘Shqipëria nuk duhet të prishë marrëdhëniet me Serbinë për shkak të Kosovës’. Njerëzit në Kosovë thoshin, ja edhe një argument pse socialistët nuk janë fare të interesuar për Kosovën?
Çështja do të ishte kështu nëse do të ishte e vërtetë. Edhe kjo është një shpifje e pra kështu ndodh që burimet e informimit infektohen nga makinacione të tilla, të cilat nuk i themi ne, por i thotë qeveria, i thotë Saliu, e pastaj përhapen nëpërmjet rrugëve të komunikimit për ta ndotur dhe sunduar mjedisin mediatik, ku edhe krijohet opinion.
Ju përmendet pak më parë që këtu PS shihet si parti filogreke, por ka një shembull konkret edhe për këtë që është shembulli i sjelljes të diametralisht kundërt të atyre që i bien gjoksit si shqiptarë të mëdhenj që janë në qeveri dhe që me një firmë i falën Greqisë 300 km katrorë det Shqipërie dhe tonën që e ngritëm këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkuam anulimin e kësaj marrëveshjeje si një marrëveshje kundër interesave kombëtare.
Në rast së shohim historinë e këtyre 20 vjetëve pavarësisht kohës kur unë kam qenë në krye të PS apo kur të tjerët kanë qenë në krye të partisë apo qeverisë ka një vazhdimësi qëndrimi në funksion të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe çështjes së Kosovës nga ana e PS dhe qeverive të saj.
Mos të harrojmë se kjo datë e çmuar përkon edhe me lindjen e UÇK-së, e cila u mbështet nga qeveria socialiste të Fatos Nanos e më pas edhe të Pandeli Majkos pastaj me radhë në procesin e transformim tërësor që solli lufta çlirimtare nga qeveritë socialiste dhe u godit si lëvizje marksiste, u godit si lëvizje kontrabandistësh apo si bandë e armatosur nga shtypi i Partisë Demokratike.
Janë momente historike në të cilat është dalluar qartë qëndrimi ynë koherent me qëndrimin e lëkundur herë pas here të PD në Tiranë, gjë që do të thotë se ne duhet të bëjmë më shumë për informimin më të mirë të opinionit publik këtu në Kosovë dhe nga ana tjetër opinioni këtu duhet të gjykojë në bazë të fakteve dhe jo në bazë të fjalëve që vijnë këtu të deformuara qëllimisht.
Ndoshta një përpjekje e përafrimit mund të quhet edhe propozimi juaj për unifikimin e sistemit arsimor Kosovë – Shqipëri, megjithëse është pak e çuditshme që lidershipi politik në të dy vendet është skajshmërisht i kujdesshëm kur bën propozime të tilla, sepse gjithmonë ekziston mundësia që kjo të shihet nga jashtë si diçka nacionaliste?
Nuk ka rëndësi besoj unë çfarë diskutimesh ndizen, por çfarë rëndësie ka një problem që i ngjall këto diskutime dhe sa e drejtë është zgjidhja që mund të prodhojë pastaj edhe diskutime. Unë besoj që në shumë aspekte ne i paguajmë një çmim mungesës së traditës demokratike, qoftë në Shqipëri apo Kosovë, mungesës së institucioneve demokratike për një kohë të gjatë, mungesës së një tradite të gjatë shteti e me radhë.
Por nga ana tjetër nuk ka pse brezat e rinj, fëmijët e sotëm t’i paguajnë një çmim dritëshkurtësisë së politikës aktuale shqiptare lidhur me shkollimin e tyre. Ne i kemi të gjitha mundësitë dhe askush nuk mund të na pengojë, sepse s’ka arsye të na pengojë të ndërtojmë një sistem arsimor të unifikuar dhe të bashkojmë territorin shpirtëror dhe territorin e të menduarit si komb, pavarësisht kufinjëve që sot ndajnë Shqipërinë me Kosovën dhe pavarësisht të gjitha atyre problemeve që na takojnë t’i trajtojmë veçmas si dy shtete të ndryshme.
S’ka asnjë arsye që ne të vonojmë shumë. Ka kaluar një dekadë dhe përfytyroni që mbas një dekade takohen ministrat dhe flasin akoma për abetaret. Sikur të merremi dhjetë vjet me çdo libër shkolle unifikimi i sistemit arsimor mund ta bëjmë pak a shumë pas 1100 vjetësh.
Ndërkohë që kjo është një punë që ne jemi angazhuar dhe të punojmë një dokument tonin që do ta ndajmë me të gjitha forcat politike, në Shqipëri dhe Kosovë, dhe do të hapim një debat për këtë duke synuar që me fitoren e zgjedhjeve dhe krijimin e një qeverie socialiste dhe progresiste, ta kthejmë në një program pune të përbashkët me qeverinë e Kosovës për të pasur një sistem arsimor të unifikuar dhe për të ndërtuar pika të përbashkëta referimi për fëmijët, të rejat dhe të rinjtë në Shqipëri dhe Kosovë.
SHENIM: Nesër mund të lexoni qëndrimet e Edi Ramës për atë se kush lejoi futjen e biznesmenëve serbë në tregun shqiptar, marrëdhëniet e socialistëve me Ibrahim Rugovën dhe UÇK-në…etj.
Ta marrin vesh disa kosovare qe e quajne Berishen patriot, se kush e shiti detin ne gjirin e sarandes dhe kush e denoncoi kete tradheti kombetare.
Ta marrin vesh disa kosovare se kush e pranoi janullatosin ne krye te kishes Shqipetare.
Ta marrin vesh disa kosovare se kush i lejoi skandalin e c’varrosjes se te vedekureve Shqipetare ne Kosen te Permetit dhe ngritjen e kryqit mbi varret e fshatit te Boboshtices.
Ta dini ju kosovare se sa prej jush te paguar nga Berisha erdhen dhe votuan per LUL bashen per bashkine e Tiranes, perdhoset vullnetin e lire dhe demokratik te popullit te Tiranes.
Keto dhe gjera te tjera negative tregojne qarte se kush eshte Sali Berisha. Me veprimet e tij ai i sherben Serbit dhe Grekut dhe jo Kosoves e Shqiperise.
Turp per ata kosovare qe i fryjne borieve te Sali tradhetarit.
Me respekt
emigranti
ç’do gje qe ke shkrujte eshte 1000%%%%%% E VERTETE.
Edi eshte cun kryeqyteti-Tirone, ndersa Sala+Iliri+Xhozi jane maloke…Apo jo o Milet Injorant qe shkruani kundra kryeqytetarit. Por Edi Rama ka nje te mete te madhe e fatkeqe per ne shumicen derrmuese te popullit (mbi 65% e popullit Shqipetare e voton ate dhe koalicionin e tij ne dy-votime rresht -2009 e 2011-), por ai lejon vjedhjen dhe zmbraps popullin per te vendosur drejtesi dhe liri, sepse eshte FRIKACAK. ZOTI i dhente seshpejti kthjelltesi e guxim te udheheqe kete shumice derrmuese te popullit drejte shpetimit nga Neo-Diktatura e malokeve, e injoranteve, vrastareve, hajduteve, sepse populli i Shqiperise pret shume e shume nga ty z.Rama, nje djale vertete kryeqytetas e gen prejardhjeje te klasit te pare.
a thu se nuk e dine kosovaret kete? ata kosovare qe jane me Berishen jane shtresa me e ulet e shoqerise kosovare dhe me njorante..intelektualet kosovare dhe ata qe kapen armet kundra serbit e dine qe ky eshte nje agjent serb ,njeri i ndyre,kriminel dallaveraxhi ,hajdut ,mashtrus ..shkurt burre kurve ..po fundi pse eshte i rendesishem opinioni i kosovarve ,shqiptaret e njohin fare mire dordolecin e Ram Berishes….
Gjono i ke thene shume mire, ne fakt lista e bemave antikombetar te Saliut nuk ka fund. Jam votues i rregullt i se majtes, por po te isha i djathte do mjaftonin keto arsye qe ke permendur qe mos votoja me kurre per Sali tradhtarin!
po c’ti komentosh ketij kaqoli, ky i pati te gjitha shanset qe te afirmohej si nje lider vizionar dhe i dogji po vete, edhe popullin me vete e pati dhe e braktisi po vete. Gje e llastuar, shifeni kur del neper Tirane sdo asnje nga bashkepuntoret afer, e ka mbytur deliri, prandaj PD ben palle ose ose eshte pjese e lojes.
SE PARI THENJA E Z:DADE SE SHQIPERIA PER SHKAK TE KOSOVE NUK DUHET TI PRISH MARDHENIET ME KOSOVEN NUK ESHTE SHPIFJE POR E VERTETE ATE E KAM NE KASETE TE INQIZUAR,SE DYTI PER FATOS NANON NUK KAM QFAR TE THEMI NE KRETE TE ITALIS THOTE KRYEQYTETI I KOSOVES ESHTE BEOGRADI,Z-RAMA EDHE AI NUK ESHTE I PASTER NE NJE KOHE TE TURBULLT NE KOSOVE AI I DHURON QELSIN E TIRANES KENGETARIT ME ANTISHQIPTAR GORAN BREGOVIQ ME NJE FJALE NDEROHET NGA ISH KRYETARI I BASHKIS SE TIRANES.POPULLI I KOSOVES KA MJAFT DYSHIME NE PARTIN SOCIALISTE TE SHQIPERIS POR JO EDHE NDAJ PANDELI MAJKOS QE RESPEKTOHET DHE NDEROHET .
Dolen trushpelaret, trashegimtaret e Rahman Morines dhe Katjusha Jasharit (apo mos je ti Elena Gjika) te zene ne goje fakte dhe prova te partise socialiste.
Nese truri eshte i “shpelare” nuk ka asgje te te beje derman. Ju a kemi numeruar miliona here faktet ne kete forum, por aq ju ben, si ju hyjne ashtu dhe ju dalin.
E mban mend Ibrahim Rugoven qe bente bisede me Slloben ne Beograd per kohen duke i zgerdhire, kur Pandeli Majko hapi kufirin per tju shpetuar koken nga serbet?
Paska me shume vlere per ty Celesi prej druri i Bregovcit se sa nafta per Slloben dhe deti per Karamanlisin?
Nuk kam deshiren me te vogel te replikoj me ju shqipfoles, se truri juaj eshte programuar ne ate shkalle te tille ku e bardha eshte e zeze dhe e zeza e bardhe.
Ju a qaj hallin me te vertete per mjerimin tuaj intelektual dhe kulturor.
Ky me epitetin “elena gjika” eshte nje shpellar i Saliut. Eshte 100% i sorrollopit Sali, s’ja vlen te merresh me keta te pa-shprese.
Keta edhe mut t’u japi per darke Saliu, ne menjes i thone , ta lumsha o Bab.
si tha kjo elena palla?! ne krete te italise?! hahaha! kokrra e injorantes!
fule janullatosi , me qe kjo elena gjika na qenak shpellar i saliut 100% , ateher ti duhet te jesh 1000% ramist filogrek
Pse harxhon frymen e kohen me “Elena Gjiken” prej Kosove. Vetem fjalia e fundit, qe ke shkruar i ve kapakun.
Akoma me ate celsin ju? Po kujt i ruhet moj . Celsi i eshte dhen qindra vetve deri me tani, mund ti jete dhen dhe Bin Ladenit ne kohen e Saliut I. Askush si mban mend e si hyn ne pune as dreqit ai celes.
Ju shpellaret na sqaroni lidhje qe mbani me Fazlliqin dhe Klanin e Zemunit, me te cilin Shiku Saliut ka bashkpunuar per te likiudar patriotet e UCK ne shqiperi.
Elena,kreta nuk eshte e italise por e greqise.Qe te jesh e besueshme,hudhe videon ne you tube ose dergoja gazetes tema.Dhe se fundmi,mire eshte qe te behet njesimi i gjuhes shqipe sepse dhe Ju keni shume defekte ne drejtshkrim duke mos perdorur “C” dhe “e”.
Fakti qee paske te incizuar me bind qe ajo mund ta kete thene, e zeme se e ka thene kjo Arta, por a ka kjo ndonje rendesi qe ne ti japim aq shum rendesi sa ta vendosim si gur themeli ne mardheniet me Kosoven? eshte absurde! A ishte Rugova qe ne kulmin e raplezaljes u takua me Milishevicin dhe prap se prap ju e bete president dhe nuk e humbet besimin tek ai, a ishte Berisha qe mjafton te hapesh gazetat e kohes te kuptosh se c’menxyra ka nxjere nga goja per Rambujene dhe prap ju e prisni si hero. Si ka mundesi qe ju fajsoni socialistet qe ne kohen e luftes edhe pse Shqiperia ishte akoma me hallet e 97-s (gjynahet e saliut) beri c’ishte e mundur per tu gjendur sa me prane jush ashtu si gjith shqiptaret. jam shum dakort me papergjegjshmerine e Nanos kur takoj Miloshefvicin, dhe kjo eshte nje nga arsyet qe ai njeri sot eshte aleat i Berishes e gjithmon e me larg socialisteve.
Tregohuni te drejte me historine dhe mos gjemoni symbyllur se ajo nese e nevlefteson ka gjithmon risk te kthehet
Po ik moj idiote meso pak shqip dhe gjeografi pastaj fol, ne Krete te Italise,,,,,, ca thua moj truthare, rujna zot prej budallve
Elena Gjika ka qene nje shqiptare e madhe pra asnje i huaj nuk duhet ta perdori kunder Shqiperise emrin e saj.
2 Kreta e Italise?nje idiotizem.meso gjeografi
Per ata qe nuk e njohin ELENA GJIKEN , ja kush eshte
http://youtu.be/SK3ran34hxE
ELENA GJIKA, ti nuk ke faj. Faj kane ato qe ja ndalen doren Sali Berishes duke furnizuar me nafte ushtrine e SLLOBODANIT qe vriste pa meshire popullin kosovar. E gjithe bota i tha fuqishem ” JO ” Serbise per furnizim. Por ishte nje qen bir qeni shqiptar, president i kompanise ” Shqiponja” qe i bente serbit ilegalisht nga Shqiperia furnizim me nafte .
Dhe ky edepsez dhe ky maskara dhe ky qelbi i qelbit shqiptar flet tani per Kosove dhe kosovar sikur ate te gjithe jane druvar dhe nuk e dine historine.
Elena Gjika…nga Devolli je ti moj cupke apo je nje grecke e lezectme.
o zotri GJONI NE Kosove nuk zen vende socialistat e Shqiperis ne rastin e fundit zotri Rama…..e kemi prit me fjal fyse edhe nuk ka me ardhe me kurr ne Kosove se nuk ka vend per ta!ne Kosove edhet i nderuar zotri Berisha dhe zonja Topalli.
Vdekje Sali Berishes, Klanit Fazllic dhe spiunve te UDB-se.
Edhe mesoni te flisni shqip o mjeraner. E shikoni sa ju nevojitet projekti i abetares i Z.Rama
Nuk keni faj qe doni Saliun dhe Josin, se Saliu nuk donte te firmoste Rambujen dhe i shiste nafte serbit tu shfaroste sa me mire, ndersa Josefina do dhe qytetin e saj qe e permbyt 5 here ne vit, po ngeli pa dashur ju qe as e di ne ekzistoni!
Meqe i paske kaq per zemer shtoi miqve te tu edhe Fazllicin se e kane kumbar.
Sa per socialiste e demokrat ben mire te merreni me hallet tuaja se nuk i keni te vogla, a kuptove lum miku.
Sikur te kishte nje mundesi reale do ju a kishim bo peshqesh te dy per Vitin e Ri qe t’ja shfnit hajrin.
LID PYTJA SI KA MUNDèSI Qè NJè IDVID Nè KTè RAST PJETèRI FLET Nè EMèR Tè KOSOVARèVE KJO èSHTè VèRTETè INJORANCè DHE KULTURè MESJETARE.
Atehere e perserise se ju jeni te erresuar dhe nuk shikoni apo kuptoni te vertetat. Une dhe te tjere te radhiten “bemat” “Patriotike” te saliut per ta kuptuar ju qe mbase nuk i keni marre vesh ndodhite. Tani qe edhe po i lexoni por vazhdoni te bini fyellit me nje “vrime”, ju nuk jeni akoma te ndergjegjshem kush eshte e keqja e madhe jona por vazhdoni te ndiqni me tifozllek varrmihsin e interesave tona kombetare. E keqja e shqipetareve jane vete Shqipetaret. Kete e ka vertetuar historia. Vetem nje fakt po te jap o “Patriot i sales dhe Jozit”. Ismail Qemalin e helmoi nje dore shqipetare. Po te duash fakte te tjera te jap sa te duash por mjafton kaq per ata qe kane ndergjegje. Gjeja me e vogel qe mund t’ju etikoj juve per mendimin time eshte se jeni pa emancipim kombetar dhe me mentalitet te theksuar Krahinor, pra jeni akoma ne periudhen e sundimit dhe ndarjes se trojeve shqipetare ne Vilajete nga perandoria Osmane. Me keto mendje, po qe se u shkojme mbrapa, ne kurre nuk bashkohemi. Kjo do te jete fatkeqesia me e madhe kombetare. O sot o kurre kemi shansin te bashkohemi si komb. Por me Salen dhe me njerez qe e ndjekin nga mbrapa qorrazi nuk mund te ndodh bashkimi, por tkurrja. Kembanat bien per ata qe kane vesh dhe degjojne.
Me respekt
Emigranti
US
Kur ta mesojne Kosovaret se kush eshte Saliu per Kosoven, do te jete shume vone , se ai do te jete i vetmi politikan qe do te largohet nga politika me turp, me shume turp, per te ligat dhe keqijat qe i ka bere ketij vendi, ketij populli kendej dhe andej kufirit. Ne raste se shiti detin naten popullin kosovar ai e shiti ne mes te dites. Kur Majkua i jepte mbeahtetje te gjitheanshme Kosoves Sala meresh me trafikimin e armeve ,ja u shiste me leke ato kosovareve kurse disa vjete me pare ju mbushi rezervat me nafte Serbeve qe te luftonin kunder Kosovarve.Saliu cdo gje mund te jete(ne fakte asgje nuk eshte per vec dhunus i ketij vendi)por vetem mbeshtetes i kosovarve nuk eshte. SE KUSHE ESHTE RAMA E PARTIA SOCIALISTE DHE SE SI I TRAJTOJNE PROBLEMET PER KOSOVEN E PATE.
Kjo inteviste i ve kapakun cdo mashtrimi te ngritur nder vite nga propaganda filo-Saliste.
Nderkohe mga Kosova i duhet bere thirje Sali Berishes, te dorzoje torturuesit dhe vrasesit e Remzi Hoxhes dhe te shpjegoje arsyet e mbrojtjes dhe gradimit te tyre ne detyra te rendesishme shteterore.
Saliu hoqi embargon me sllobodanin kur vriteshin kosovaret ,saliu me bashibozukun Bukoshi organizonte forcat kunder UCK e prape injorantet kosovare therasin rofte saliu .tu roje por ama le ta marin aty se ate feste duan e te shpetoje shqiperija nga kjo fatekeqesi qe e ka zene.
Z. Rama duhet te vij sa me shpesh ne Kosove dhe te flas me shpesh per Kosoven nga Shqiperia se vetem keshtu mund ta mundi simpatin e kosovareve per Saliun (te derguarin e Serbise). Ketu ne Kosove ka shume pak simpatizant te Rames dhe PS ne pergjithesi por per Pandeli Majkon ekziston nje respekt shume i madh. Nuk duhet te na shihni per te madhe sepse ne nuk jetojm atje dhe ne bindemi nga ato qe i shohim ne TV. Ne gjithmone e shohim Salen, me retoriken e tij kinse patriotike dhe pastaj asnjehere nuk e shohim dikend nga PS te flas per Kosoven apo edhe nese flasin japin ndonje deklarate jo shume perkrahese. Kosovaret, per shkak te mungeses se informacionit, kane besuar se Enver Hoxha ka qene nje patriot e nje njeri qe e ka qit Shqiperin ne drite qe tregon se per shkak te mungeses se informacionit ne krijojm mite, sikur tani qe ne Kosove dhe maqedoni perendimore Saliu quhet baba i kombit!!!! Mua me vie te qesh kur i ndegjoj keto gjera se sme besohet se si njerezit nuk i hapin veshet dhe syte me shume per te pare kete njeri qe tri here e ka sjell shtetin shqipetar buz luftes civile dhe shuarjes totale.
Kosovaret e ndershem nuk flas per ata qe kane lene mjeker dhe ato femra qe jane akoma me ferexhe ne koke qe nuk dine akoma identitetin e tyre, por per kosovaret e civilizuar e kane marre mesazhin e Rames ,ndersa keta te tjeret kane vdekur qe kur kane lindur.Keta jane dhe kane qene me te rezikshmit e kombit shqiptar ;une per veten time i kam rradhitur ne injorante dhe sfida jone si kombe eshte te zhdukim injorantet .POSHTE DIKTATURA E INJORANTEVE nga te dy anet e kufirit
.
VIZITE HISTORIKE ME MESAZHIN E SHQIPTARISE
Nje vizite historike e liderit te opozites Edi Rama ne Kosove. Historike per mesazhet e qarta, per sqarimet e duhura ne kohen e duhur nga njeriu i duhur.
Pergezime Zoti Edi Rama per kete mision atdhetar dhe mesazhet e qarta vellazerore per vellezerit tane natyrore, shpirterore, te nje ideje …, per vellezerit tane te nje babai e te nje nene qe quhet Atdhe, Memedhe, qe quhet Shqiperi dhe te nje ideologjie te vetme qe na bashkon si mishi me thoin me emrin e madh e te pavdekshem –
SHQIPTARI.
Arma me e fuqishme qe perdor lideri i opozites Edi Rama eshte e verteta kunder rrenes, genjeshtres, mashtrimit te ngritur ne art tipik ala serb, eshte fakti kunder shpifjes, sajimit, falsifikimit, tjetersimit nga banda e kusareve dhe vrastareve, nga “kjo Mafia qe ka dale jashte krejt kontrollit” sic ka shkruajtur gazeta me e madhe dhe me prestigjioze ne Bote ” The New York Times” per qeverine e Berishes.
Pergezime Zotit Edi Rama!
Rama citat:”..ideatori i rrugës së kombit është sot në lidershipin e PS, kryeministri Pandeli Majko, i cili kur e nisi këtë përpjekje, u keqtrajtua me shpoti e me të qeshura nga pala që sot rreh gjoks me rrugën e kombit”.—-Me shprehjte te tilla te vaketa,jo te qarta,te ngaterruara per nje treve te ciles i duhet folur shume paster dhe shume qarte shqip,Edi Rama vetem se ngre paqartesi ne Kosove per programin e PS.
Ne vend qe te flasi qarte e troç per veprat antikombetare te Berishes si kontrabanden e armeve dhe naftes me Milosheviçin,mospranimin e mareveshjes se Rambuillet qe i dha pavaresine Kosoves,sabotimin e luftes çlirimtare te popullit te Kosoves ndaj pushtuesve serbe,ky Budalla flet me terma e gjeste te ngaterruara qe nuk i merrin vesh as ata qe e shoqerojne.
Pavaresisht se bindjet me jane lekundur kohet e fundit per qendrimin pasiv te liderit opozitar z.Rama them se ne kete interviste i eshte pergjigjiur saktesisht,e me nje te vertete te madhe te gjitha pikave te ngritura nga zeri.Ndjej perseri burrerine,pjekurine e vizionin e tij per nje komb per ta nxjerre njehere e pergjithmone nga ky batak ky eshte futur ,fale medikrioritetit Berishjan!Eshte kjo nje nga aresyet se perse “miqte” tane bejne ç’mos ti prishin imazhin ketij njeriu i cili ka nje ambicje te beje kete vend e ti riktheje krenarine ketij kombi te p’shurosur nga mesjetari Berishe.
Tani kan filluar , portacet-dembelet e PS-es te njxjerrin koken si patriot me bateria.
NUk besoj qe mund te thote dikush qe saliu eshte anti kombetare ku ai kishte hapur dyert e shtepis se tij ne tropoje dhe furnizonte me arme UCK-en per vetembrojetje. Ndoshta ai edhe mund te kete shitur karburant serbise , por mos mendoni qe serbia kishte ngelur keq per karburantin e saliut , dhe nuk mund te ndizte tanket e saj, por rendesi kishte diplomacia shqiptare ne pushtet, ku Fatos Nano ne nje takim ne Lisbon te Portugalis deklaron se kryeqyteti i kosoves eshte beogradi. Kjo deklarat ishte nje deklasime per popullin kosovare ku u zbehen shume shpresat e tyre per ndihem diplomatike nga shqiperia por me duhet te them qe ishte kryeministri Majko qe e permisoj qendrimin zyrtare te shqiperis ndaj kosoves.
Tani per tani, per mua ka rendesi se cila parti ofron jete me te mire per qytetaret, per mendimin time PD-ja nuk eshte zgjedhja me e mire e mundeshme por nuk ke nje parti me te mire , ky eshte problem dhe duhet te pajtohemi me ta. PS per mendimin tim kur ishte ne pushtet eshte deshmuar si nje qeverisje rrumpall dembele e parazite qe parapelqenin te ju fryhen llogarit bankare duke fjetur, NUk them qe te PD-se jan engjuj por te paketen keta punojne dicka dhe vjedhin dicka .
C`fare corbe ke shkruar o njeri Zotit, ku i ke gjetur ato elife shqipe qe na i jep si argumenta ne kete forum?
Copy:
“NUk besoj qe mund te thote dikush qe saliu eshte anti kombetare ku ai kishte hapur dyert e shtepis se tij ne tropoje dhe furnizonte me arme UCK-en per vetembrojetje. Ndoshta ai edhe mund te kete shitur karburant serbise , por mos mendoni qe serbia kishte ngelur keq per karburantin e saliut , dhe nuk mund te ndizte tanket e saj, por rendesi kishte diplomacia shqiptare ne pushtet, ku Fatos Nano ne nje takim ne Lisbon te Portugalis deklaron se kryeqyteti i kosoves eshte beogradi.”
Nuk beson qe Saliu eshte antikombetar se na paska hapur shtepine per UCK?
Saliu ka 50 vjet qe nuk ja ka pare deren kulles ne Vucidol, o njeri. Kujdes se po na thua qe Saliu i dha celsin e kulles Hashim Thacit.
Pastaj na thua qe Serbia nuk kishte ngelur keq per naften e Saliut.
Po ja qe kishte ngel keq, ja po ta them une, se ekzistonte nje embargo nderkombetare ndaj Serbise dhe nga ajo “Shkoder locja” ku degjohej Lepa Brena dite e nate kalonte nafte ne mes te dites, o Ramy!
Nuk dua te merrem me gjate me elifet e tua o Ramy, por mbylljen e ke ba o lum miku si ska ma mir.
“NUk them qe te PD-se jan engjuj por te paketen keta punojne dicka dhe vjedhin dicka”
Une deshta me i shtu asaj fjalise tate edhe nja gja tjeter:
Kta te PD-se nuk jan engjuj por te paketen punojne dicka, vjedhin dicka dhe vrasin dicka dhe plot 26+4.
A jina dakort`a o Ramy.
Nuk jam ndakort o Claus djali i mire qe po na hicesh si i mencur, Behu realistic ore burre , me embargon qe i kishin ven serbis ti mendon qe serbia nuk do ja delta pa karburantin e saliut, dhe nuk do mund ti ndezte tanket kunder kosovareve, se kjo eshte shprehja qe degjoj nga pro socialistet pothuase qdo here per te etiketur si pro serb. e pa logjikeshme.
Por une thash qe tani ato nuk me bejn pershtypje , puna eshte tani dhe e ardhmeja e shqiptareve, Partia ne pushtet nuk eshte me e mire e mundshme por nuk ka ndonje parti me te mire ky eshte problem , apo do me thuash qe partia qe na la amanet Enveri e Ramizi eshte me e mire?
PS eshte deshmuar ne qeverisjen e saj si nje parti shume portace e 90% e korruptuar , i gjithe vendi ishte katandisur nga kjo parti. PD punon me shume edhe pse vjedhe prandaj ne duhet te pajtohemi me keta sepse nuk kemi me te mire
e mahmut kush eshte partia me e mire ajo per “drejtesi edhe zhvillim”
Z.Rama eshte mire qe ti nderprisni vizitat ne Greqi,Ju sjellin shume dem.Me 2oo9 ishit shume afer fitores,por 2-3 dite para zgjedhjeve e sollet Papandreun ne Tirane,ai ishte akti i vetevrasjes.Vazhdoni te vendosni marredhenie te ngushta me Shqiptaret me te cilet kufizohet Shqiperia.
RADIO SHKUPI: I KE FUT NAJ DOPJO RAKI KUMLLE TI PLAKOOO ,HAJT NATèN.
E dine keta qe nuk je filogrek grupi, po ti ke 2 difekte: 1) nuk flet ne dialektin e duhur 2) me kryesorja nuk ke fe te njejte me ta
Sa per grekofil te dy si Rama dhe Berisha jane zagaret e Athines kjo nuk ka pik dyshimi pranaj te na i len kto polemika midis tyre te dy bashke i kon ul breket para Athines mjaft me tra la la si majtas dhe djathtas Ram e Berish
Me sakt nuk ka ku te shkoi o bobi.
Berisha patriot filogreke me petkun shqiptar!
Berisha eshte patriot filogreke me petkun shqiptar!
Po perse e vrisni mendjen me kosovaret o cuna e goca? Ilaci me i mire per ta eshte serbi.Serbi u eshte bere si droge e nuk e lene dot. Gjeja me afert me nje serb nder shqiptaret eshte Sali Berisha,keshtuqe edhe kosovaret ate do te duan.Varjuni leshte ketyre shpellareve te kosoves.
….I Nderuar Z.Edi Rama, do te jeni me i besueshem, per Shqipetaret sikur ti beni gjerat me te Pastra, pra deklarimet tuaja duhet te jene me te qarta per popullin(Sikurese jame edhe une) dhe me te ashpra per opoziten..
1-se pari dua te ju pyes se c´fare kuptoni ju me Fjalen Filo-greke??Apo filo-Serb…italjan..apo gjerman..
2-munde te kete me mijra Shqipetare, qe munde te jene Filogrek..apo Fillogjerman..apo e edhe Filoturk….por kjo fjale Filo(greqisht-Fillos-Shoke), nuk ka asgje te perbashket me simpatine qe kane n je grup, njerezish, per nje kulture tjeter.. cilado qofte ajo..
3-Pra i Nderuar z.Edi rama, fjala Fillogreke, nuk i bene Shqipetaret qe besojne ne miqesine E Popullit greke, ne Greke apo edhe shoke-greke..
Gjitoni i mire ne Vende te vete dhe Shtepi te vete themi ne Mallakastriotet, pra shkurt gjithc´ka me kufi..dhe si e tille, ne ate qe ju i drejtoheni z.Sali Berisha si Fillogreke, nuk eshte fjale me vende..DUHEJ TI THONIT SHITES I INTERESAVE KOMBETARE SHQIPETARE,per Interesin e vete, te fqinji yne jugor -greqia…sepse Sali Berishen, nuk munde ta perkufizosh Fillogreke, sepse fillogreke munde te jete nje ose edhe 100000, mije Shqipetare qe punojne ne fushat e Buqesise greke..Pra perkufizimi juaj per z.Sali Vicidolli eshte i “Dobet”..
pra z.Edi Rama, presim dicka me te “Forte” kunder Berishes, prej jushe, sepse edhe partia qe ju Perfaqesoni, e denoj Shitjen e ujrave territorjale te Shqiperise ne Favore te greqise Mike-Berishjane, vetem pasi u ngrite Mallakstrioti MYSLYM PASHAJ, i cili ne baze Shkencore vertetoj Dhurimin e territorit Shqipetare..pra fale ketij BURRI, me Zemer Prej ATDHETARI, ne jemi aty ku kemi qene, (Pa harruar qe berisha e quajti “Sharlatan”)..Prandaj z.Edi Rama Strukturat e partise suaj, duhet te jene me Aktive, si edhe ju vete, dhe me te ndjeshme jo vetem per c´eshtejn kombetare, sepse tradheti Kombetare, eshte edhe Shitja e objekteve Strategjik si Hidrocentralet per nje-cope-Buke..uroj z.edi rama qe heren tjeter, te degjojme nje fjale me te Pershtatshme per sa i perket Sali-Vicidollit dhe Harrojeni fjalen Fillogrek..kjo eeshte shume pak per te mos thene asgje…lol
Mallakastrioti, Rama nuk mund t’ju pergjigjet pyetjeve qe i takojne Berishes. Pyet Berishen dhe jo Ramen, paske ngatrruar adrese mor Mallakastrioti!
@@@BERISHA_LARGOHU, i Nderuar komentues, pyetja eshte me se e qarte per z.Edi Rama, persa i perket Emertimeve te tije.. shikoji gjerat me thelle ne komentin time..dhe do ta kuptosh se kujt i drejtohem..
dhe nese do shpjegime, po ju pergjigjem:Fillogreke eshte edhe dikushe qe nuk ka lidhje fare me Politiken, prandaj z.edi rama kur perkufizon Berishen si Mike-Shoke-Greke, eshte sikur te mos thoje asgje per Shitjen e vendit..Ai Qe Shet Atdheu e tije ose eshte ne kundershtim me interesat kombetare eshte TRADHETARE, dhe keshtu njihet nga gjithe bota..kjo ekziston per te gjithe popujt ne bot..klm
GAZETA TEMA !
LOGOKRISIA?!!!!!!!!!!!
Bravo ! Suksese !
qe ps dhe rama jane filo greke e dine te gjithe pse kot eshte partia e grekeve me ramen
Rama sebashku me ps denocuen ne gjykaten kushtetuese faljen dhe shitjen e detit grevet,ndersa berisha esht aji qe i sht te gjitha adhe se asht antishqiptar edhe se nuk i rrah asnje damar patyriotizmi ne trupin e tij
prandaj ky njeri do te hyj ne histori si tyradheta i ketij hombi dhe qverija e tij do futet ne histori si qeveri hajdutesh.
O tru thare qe ja fusni kote dhe shani Kosovaret sikur nuk dini se si ju vie era qelbesire…..sa per info ….. disa nga ju para njezet viteve keni ngren bananen me levozhge,disa ngaju skeni ditur qeshte semafori se as Tirana nuk kishte , disa nga ju keni spiunu grate apo burrat e juaj ,disa nga ju…….disa nga ju……disa nga ju…..shume e shum gjera qe nuk ndodhin as ne fisin Zulu ne Afrik……..pra o tru thare shifeni oborrin tuaj dhe duhet then disa nga Kosovaret ,per ate pjese qe nuk ju pelqen ,por jo per te gjithe ,sepse ndyrsirat qe ekzistojn tek ju si gjen askund ne bote,dhe kjo nuk do te thote se jeni te gjith ndyrsira…..
Nese doni te shihni me syte tuaj atdhetarizmin e zotit Rama,kerkoni ne you tube videon ku ne nje konference merr dhe flak tutje flamurin shqiptar dhe ate amerikan duke thene:Mi hiqni keto se me cmenen.
Atdhetarizmi eshte dicka e lindur,e brendshme sepse ate o e ke o se ke…nuk mund te mesosh ta kesh.Nje qe merr dhe flak tutje ashtu flamurin e tij,gjithcka mund te jete pervec se atdhetare.Flamuri per cdo shtet,eshte simboli i gjakut qe te rrjedh ne vena…i gjakut qe eshte derdhur per ta pasur kete simbol…eshte ai cka na kujton se nga kemi ardhur dhe sa cope rruge eshte pershkruar nga nje komb!!!Vizita e ketij zoterie ne Kosove eshte kryer vetem per motive fitimprurese,eshte nje fushate e paster publicitare per te shtuar shitjet e librit.Motivi i vizites zyrtarisht eshte promovimi i librit Kurban.Gjithe deklaratat e intervistat jane kryer ne funksion te kesaj te fundit dhe mos u mundoni te gjeni ne to nota sentimentale atdhe dashurie sepse jane te rreme.Publiciteti behet per te sugjestjonuar bleresin po ashtu dhe deklaratat vellazerore te zoti Rama.Ne kete udhetim biznesi nuk kishte asnje qellim fisnik!!!
“E lindur” dhe “e brendshme” e dashur, si Janulla qe na satrapi na futi si kal Troje sapo mori pushtetin ne fillimin e viteve 90′; “e lindur” dhe “e brendshme” si varrezat greko-helaqe te Permetit, ku nga duart anti-shqiptare u zhvarrosen eshtrat e taneve qe tani na paraqiten si ato te te reneve greko-helaqe; “e lindur” dhe “e brendshme” si leshimet e njepasnjeshme ndaj Athines dhe Beogradit, njerezit e te cileve po operojne lloj lloj pislleku ne Shqiperi; “e lindur” dhe “e brendshme” si çeshtja e harruar çame qe KURRE nuk permendet nga diktatori; “e lindur” dhe “e brendshme” si deti i dhuruar, nga Saranda deri tek Kanali i Otrantos, si te ishte Shqiperia nje çiflig i dikatorit kriminel Sali babe e jo vendi yne te cilit s’i modifikohet 1mm i vetm katror pa pelqimin e popullit!
Ik moj Ana mos na bej avokaten e djallit ketu se atyre qe e kane provuar para teje, u ka dale boja e jane bere lolo!
Po do bej leshime pra,se nuk ka c’ben nen presionin nderkombetar nese vertete ky popull do te behet pjese e Europes.Keto jane valle te cilat duhet te nisim ti hedhim qe te behemi pjese e BE,fatkeqsisht eshte cmimi qe duhet te paguajme per nje te ardhme me te mire.Ashtu si miqesisht na “keshilluan” te benim censusin,ashtu si na duhej vota e Greqise per liberalizimin,ashtu si eshte kusht integrimi mire vajtja e mardhenieve brenda rajonit me Serbine…Gjerave duhet ti shkoni me ne fund e jo te ndaleni ne siperfaqje.Ky eshte atdhetarizem,te deshirosh me te miren per vendin tend.Edhe nese rruges te duhet te besh kompromise,kete e ben per nje qellim e nje te mire me te madhe!!!