Ja LEJA e Bashës për biznesin e Kunatit. Kioskat u morën nga Megatek

29 Nëntor 2011, 13:25Politika TEMA
Ja LEJA e Bashës për biznesin e Kunatit. Kioskat u morën nga

Shumëkush do ketë menduar se ky është projekti i zhvillimit që ka Berisha e beniamini i tij, Lulzim Basha, për Tiranën. Kioska, rrugë të bllokuara, koncerte e aheng nga ai që na ka shoqëruar këto 20 vite gjithmonë kur Berisha është në pushtet.

Gazeta po sjell lejen e Lulzim Bashës për biznesin e kunatit të tij. Firma e Bashës është hedhur që më 21 nëntor. Në të vërtetë leja është dhënë për Iceberg Communications, që ka marrë vetëm 10 përqind për të vendosur emrin aty. Siç tregojnë dokumentet e publikuara nga gazeta Tema, këtë aktivitet po e organizon Orange Advertising, një firmë e kunatit të Bashës, Odeta Haxhiut, e cila ka qenë pjesë e fushatës së Bashës dhe biznesmenit Denis Teqja.

Prezantimi për biznesin është bërë nga Orange Advertising. Në prezantimin e përgatitur në gjuhën angleze thuhet se në rrugën pedonale Murat Toptani do vendosen 40 shtëpiza, të cilat mund të merren me qera përkundrejt pagesës 3 mijë euro. Bëhet fjalë për një muaj qera, nga 6 dhjetori deri në 6 janar. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, do jetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes më 6 dhjetor, thuhet në prezantim. Në prezantimin e përgatitur nga Orange Advertising thuhet se në rrugë parashikohen rreth 10 mijë vizitorë në ditë, 5 mijë nga këta fëmijë.

Orange Advertising është edhe në pronësi të Denis Teqjas, që zotëron pjesë në hipermarketin Megatek, prej nga janë marrë shtëpizat për këtë projekt.

Një panair që organizoi Bashkia dje në atë rrugë pedonale rezultoi një dështim i vërtetë. Siç raporton gazeta Idea, bizneset mbetën të pakënaqur. Gazeta shton se shqiptarët nuk janë dhe aq të interesuar për të blerë ‘Shqip’.

Leja e Lulzim Bashës

Shtepizat e marra nga Megatek

 

7 komente në “Ja LEJA e Bashës për biznesin e Kunatit. Kioskat u morën nga Megatek”

  1. Argita_B says:

    3000€/muaj per 5.3 m² dyqan derrase, pa uje, ngrohje ..as ne Monako nuk aplikohen keto çmime!!
    Ky fenomen nuk eshte i ri, pasi ne kohen kur Bashkia e Tiranes drejtohej nga Edi Rama tregu i “krishlindjeve” organizohej nga Bashkia ne bashkepunim me sponsor privat, te ardhurat e qirave shkonin ne arkat e Bashkise e jo te privatit.
    Pra sot, Lulezim Basha po privatizon te ardhurat e sigurta per arkat e Bashkise!
    Cila eshte arsyja qe kete aktivitet te mos e organizoje Bashkia po ta organizoje sektori privat!?
    Cila eshte arsyja qe keto te ardhura te mos i shkojne komunitetit po individit?!
    Lulezim Basha nuk eshte as i pari, as i fundit, po nje gje eshte e sigurte qe ai eshte nja matrapaz, njeri i pafytyre, hajdut dhe pa karakter, pasi vetem nje i tille vjedh komunitetin ne menyre mese ordinere.

    1. Tani says:

      Haha.. tamam e ke, rendesi ka te mos vjedhesh ne menyre ordinere, pavaresisht se vjedh. Pshm, te ardhurat ne kohen e Rames, shkonin ne arken e bashkise, e cila ne fakt ishte arka e Rames. Ka lezet, te pakten vjedh ne menyre te sofistikuar…

      1. flamurtari says:

        o tani te shifte lulke basha

  2. eli-Tiv says:

    …me beri pershtypje firma e bashes…shkrimi i dores…Duket qarte sa i papernuar e i “bytumte” eshte…tani kuptoj me shume pse saliu e salinjte e duan .

  3. fule says:

    Bojkot dhe perbuzje per bizneset e pushtetit. Qe nga TEG deri te keto Kioska

  4. alba says:

    Ky ishte ai memoton “qytetari i parï”? Besoj qe po, por e ka patur fjalen qe qytetari rripet, qethet dhe rruhet nga pushteti i familjes. TURP per kete hajdut ordiner… Nje cmim prej 3000 euro per nje muaj nuk e paguan as ne Paris… E pse duhet ti shkoje nje firme private dhe jo bashkise qe te laje e pastroje rruget. Tirana eshte kthyer ne nje qelpsihane te vetertete. TURP per te gjithe ata qe i dhane voten. Tregojne se sa lehte mashtrohen.
    Cfare duhet te bejne keta me shume qe ky popull te rebelohet. Ua kane zbrazur xhepat o DELE, levizni se ska per te levizur njeri per ju… Po nuk kundershtuat sic behet ne gjithe boten demokratike, gjithmone do tju shtypin e do tju dhunojne keshtu…

    TURP TURP TURP TURP… hajdut i peshtire…bashke mke zagare qe i sillen rrotull si hiena per ta shqyer kete vend.
    Keta jane te pangopur. Mjere ne!

  5. gruaja says:

    Pse kush ka pretenduar ta marre kete biznes para KUNATIT TE SHOKUT XHEMAL,harrojeni se mendon njeri per popullin e gjore….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje