“Vetëvendosje është një pasuri kombëtare, e cila i ka dhënë shumë kombit shqiptar dhe pa të cilën jeta politike dhe sociale shqiptare do të ishte shumë më e varfër”. Këto vlerësime kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama i bëri gjatë një vizite që ka zhvilluar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Gjatë takimit të Edi Ramës me Albin Kurtin janë shkëmbyer mendime rreth situatës aktuale politike dhe ekonomike në të dyja vendet, me fokus të veçantë në gjendjen ekonomike, politike të kombit shqiptar karshi zhvillimeve të fundit në rajon si dhe në Bashkimin Evropian.
Pas takimit, gjatë një prononcimi për media, Edi Rama i ka uruar gjithë shqiptarët për festën e flamurit dhe pavarësisë, ndërsa Vetëvendosjen e quajti pasuri kombëtare.
“Lëvizja Vetëvendosje është pasuri kombëtare dhe mendoj se pavarësisht dallimeve në mes kësaj lëvizjeje dhe gjithë pjesës tjetër të spektrit politik, jeta politike dhe sociale shqiptare do të ishte shumë më e varfër pa Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërkohë që, komunikimi me këtë lëvizje dhe intensifikimi i marrëdhënieve brendapërbrenda gjithë spektrit politik me të gjitha subjektet politike është një domosdoshmëri, e në ndërkohë, Vetëvendosja është një dritare në vete, kur për të gjitha ka diçka për të parë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, i pyetur nga Kosovapress se pse pikërisht në ditën e pavarësisë së Shqipërisë gjendet në Kosovë, Albin Kurti u përgjigj në emër të Edi Ramës. Kurti tha se festa e 28 Nëntorit nuk është festë vetëm e Shqipërisë, por është festë kombëtare, ku në të njëjtën datë gërshetohen disa ngjarje historike kombëtare.
Kurse duke i komentuar deklaratat e kryeministrit Hashim Thaçi që të mos bëhet fushatë me ditën e flamurit, kreu i Vetëvendosjes ka thënë se ato janë mendime të Thaçit dhe nuk e tregojnë realitetin dhe qëndrimin e tyre.
“Kjo më shumë tregon se si mendon ai e jo se si jemi ne. Pra, aktivitetet që i zhvillojmë ne për 28 Nëntor janë tradicionale dhe janë shprehje e botëkuptimeve dhe e ndjenjave tona, s’kanë të bëjnë asgjë me betejat partiake”, ka thënë ai.
Kreu i Vetëvendosjes duke folur për festën e pavarësisë dhe flamurit theksoi se kombi është gjuhë, është kulturë, por është edhe politikë kombëtare dhe ekonomi kombëtare. “Integrimet e jashtme evropiane dhe botërore janë shumë të mirëseardhura dhe të domosdoshme për shqiptarët, mirëpo nuk janë zëvendësim për integrimet e brendshme”, ka thënë ai.
Fjale teper te qelluara te zotit Rama. Pa Vetevendosjen dhe “zhurmen” e tyre te nevojshme e te domosdoshme Kosova do te kishte me shume probleme e jo më pak, do të ishte më e varfer në ide dhe veprime. Mirepo, kjo nuk do të thote, që cdo gjë që bën Vetevendosja është me vend dhe e qelluar.
botojeni
Z.Rama,gure mbi gure behet mur.Vazhdoni ne Shkup.
“Integrimi i brendshem nuk zevendesohet dot me integrimet e jashtme”-mesazh i fuqishem e shpresedhenes per te nesermen e shqiptareve te drejtuar ne udhen e tyre te historise nga forcat te progresit dhe nga gjaku i ri ne krye te tyre,si Edi Rama e Albin Kurti.
GEZUAR,GEZUAR FESTAT TONA ME TE MEDHA KOMBETARE,28-29 NENTORIN.
Ky takim eshte nje nga ato gjera qe ndodhin pa shume zhurme,por qe frytet do ti kete shume te me dha ne te ardhmen .
Z. Rama, por dhe ne pergjithsi PS, ka qen e munguar ne Kosove, duhet te vizitohet Prishtina, eshte nder qytetet shqiptare me te rendesishme. welcome z. R.