Kryetari i PS, Edi Rama, po vazhdon takimet e tij në Kosovë. Ai ka qenë në zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas një mesazhi të shkurtër të tijin, ai ka biseduar aty për çështje të procesit zgjedhor dhe ka marrë edhe një vlerësim. “Në selinë e LDK folëm për cilësinë e procesit zgjedhor. Miqtë e LDK vlerësojnë të dështuara listat e hapura dhe jetik numërimin elektronik,” shkruan Rama në Twitter. Kjo duket si një përgjigje për partitë e vogla në Shqipëri, të cilat po kërkojnë lista të hapura zgjedhore dhe numërim elektronik.
Per mendimin tim me e drejte do te jete votimi me lista te hapura ,pa asnje prag elektoral dhe pa kualicione parazgjedhore.Çdo parti te marre vende ne parlament ne qofte se arrin numurin e votave qe duhet per nje deputet.Ky.numer del duke pjestuar numurin e pergjithshem te votuesve qe marrin pjese ne votime me numurin e vendeve ne parlament qe aktualisht eshte 140.Per te mos u perseritur pazaret qe jane bere derri me sot qofte nga deputete te vecante apo nga parti te ndryshme qe kalojne nga nje kualicion ne tjetrin sipas interesave personale te tyre une mendoj qe te sanksionohet me ligj qe partite e vogla te deklarojne qe para zgjedhjeve se si do te veprojne pas zgjedhjeve,do te bashkepunojne me partite e majta ,me partite e djathta apo nuk do te bashkojne votat me asnje prej tyre,dhe kete qendrim te jene te detyruar me ligj t’a mbajne e dhe pas zgjedhjeve.