Lajmi se një oficer policie po terrorizon protestuesit në Egjipt, duke i qëlluar me plumba gome në sy, është përhapur me shpejtësi. Mirëpo kurioziteti është rritur se kush është ky njeri që bën të tilla barbarizma. Posterat e shpërndarë nga vetë protestuesit tregojnë se lejtnanti i parë Mahmud Sobhi El Shinaui është një buzëqumësht. Oficeri egjiptian është kapur në një video duke u përgëzuar nga kolegët e tij pasi ka qëlluar të paktën pesë protestues në fytyrë gjatë trazirave.
Ndërkohë mijëra egjiptianë i janë drejtuar kutive të votimit në një zhvillim që sipas BBC tregon oreksin e këtij vendi për ndryshim. Votimet për parlamentin do zgjasin deri në fillim të vitit tjetër. Në mesin e vitit 2012 votohet për presidentin. Bëhet fjalë për një sistem shumë të komplikuar votimesh. Këto janë zgjedhjet e para që pas rrëzimit të Mubarak dhe pranë pushtetit duket se është Vëllazëria Myslimane. Megjithatë në Egjipt vazhdojnë protestat që kërkojnë fundin e regjimit ushtarak. Protestuesit thonë se një tjetër person, Ahmed Zajed, 21 vjeç, u vra pasi u godit nga një makinë e sigurisë. Ministria e Brendshme thotë se ka qenë një aksident.
Po e pa keq punen ne Egjypt ky surrat, do e rekrutoje Sala per ne Shqiperi.