S’kanë më drojë; bëjnë ç’u do qejfi

27 Nëntor 2011, 16:04Politika TEMA

Një. Kryeministri shkon përuron me pompë të madhe një qendër tregëtare të ngritur nga biznesmenët e tij; mobilizoi gjithë shtetin për këtë ngjarje (edhe ndonjë shtet tjetër, duhet thënë; ambasadori amerikan u pa aty pranë me gërshërë në dorë); braktisi dhe diskutimin për projekt-buxhetin bash për këtë punë. Dy. Kryeparlamentarja çon dhëndërrin në Paris, në ambasadë, që ai të ketë mundësi të rrijë afër të dashurës, vajzës së kryeparlamentares, që është gjithashtu në Paris. Tre. Kryeministri sërish emëron nipin e vet në polici; nipi i vet  u kap në një moment, teksa nxirrte e përdorte armën në qytet; me atë rast hiqet nga policia; por s’kalon pak kohë, dhe çohet polic në Romë, pjesë e stafit diplomatik atje. Katër. Lulzim Basha e ka shndërruar bashkinë e Tiranës në një ndërmarrje private; kunati i tij, për të cilin kujtonim se ish thjesht një personazh folklorik e fantomatik i rubrikës satirike të Mero Bazes, nuk është as foklorik, as fantomatik; sot na del që ai është një alamet persoanzhi real; shqiptarja.com raportonte se paratë e bashkisë të caktuara për dekorin urban janë fituar në një tender nga një kompani e një mikut të kunatit, dhe e një vajze që ka udhëhequr fushatën elektorale të Bashës.

Këto janë disa nga bëmat abuzive e korruptive, që bëhen në mënyrë arrogante nga pushtetarët e sotëm. I bëjnë aq hapur, sa duket sikur duan të na thonë: kush pjerdh për ju? Dhe të mendosh se sa më sipër janë bëma minore; janë një hiç krahasuar me Gërdecin, me 21 janarin, me korrupsionin në rrugën Durës-Kukës, etj.

respublica.al

29 komente në “S’kanë më drojë; bëjnë ç’u do qejfi”

  1. Pelikani says:

    Tamam… “kush pjerdh per ne”? Ja e shkruam edhe kete artikull! Ja do shkruajm edhe te tjere! Po pastaj?! Po kete psikopatin do kemi ne krye! Jemi te marr fund!

    1. landi says:

      Sigurisht qe s’pyesin me, sepse opozita u kthye ne parlament per te bere opozite te forte, cfare mashtirimi. Rama cdo fjalim nuk harron te flasi per zgjedhjet e 2013, sikur ia ka kerkuar saliu. Kursi i ri i ka lene dore te lire saliut te beje te gjitha. Rama eshte bashkefajtor me kete qe po ben pas 8 majit.

      1. iliri_leeds says:

        pse o land opozita si behet apo vetem? duhet dhe populi ti bashkohet ne egjypt p.sh. nuk eshte opozita por njerezit qe u ka ardhur ne maje te hundes por ne shqiperi ka vdek burreria dhe patriotizmi se njerezit i kane shit ato per ca pare duke harruar se ne nje term me te gjate femijet e tyre do vuajne ose do vriten nga pushteti

        1. landi says:

          Populli iu bashkua opozites jo vetem ne 21 janar, por edhe ne 28 janar, pasi kishte pare me syte e vete sesi u ekzektuan te pafajshmit nje jave me pare. Ska faj populli qe rama u tha hajt futemi ne zgjedhje lokale se s’do lejojme te perseritet vjedhja e 2009-es. Ska faj populli qe rama u kthye ne parlament me demek per te bere opozite te forte dhe ka dale i gjobitur e i neperkembur si kurre me pare. Ska faj populli qe rama eshte gati te bashkepunoje me ilirin ne vitin 2013, por jo tani per te rrezuar qeverine pa mbaruar mandatin.
          Rama po ia thote hapur qeverise qe beni cte doni deri ne 2013-en se une do pres. Rama as nuk po e kerkon doreheqjen e qeverise. Ne itali e greqi, opozita e kerkonte largimin e qeverise cdo dite, kurse te ne qe qeveria eshte fashiste, opozita i jep votat qeverise per pakte qe i zgjasin jeten qeverise.
          Protestat e 21 dhe 28 janarit kane qene protestat me te medha te opozites shqiptare ndonjehere. As ne 1997-en nuk ka pasur protesta me te medha. Prandaj s’kemi cti kerkojme popullit, por lidershipit qe i nenshtrohet cdo dite saliut.

          1. gjergji says:

            jo o Land jo, nuk dolen njerzit sic duhet as ne 21 janar. Tirana nuk e luajti bythen dhe shume pak dolen. Ata qe u vrane qene te gjithe nga rrethet. Tirana te haje me nder m… tani e te rrije urte deri sa te katandisen nje dite si ne 97en.

            1. landi says:

              Jam dakort qe Tirana nuk morri pjese sa rrethet e tjera ne 21 janar. Por te kujtoj qe keshtu ka qene gjithmone, psh edhe ne 1997-en nuk i pati Tirana protestat me te medha por rrethe te tjera. Megjithate Tirana ka me shume se 10 vjet qe voton opoziten.
              Opozita shqiptare para Edit i fitonte zgjedhjet me difernce te madhe dhe bente protesta me te vogla nga protestat qe beri opozita me Edin. Prandaj s’eshte problemi te pjesmarrja e njerezve se ajo ka qene rekord per opoziten. Problemi eshte te kursi politik qe i jep oksigjen saliut. Edi eshte i bindur qe po te rrezoje saliun para zgjedhjeve i bien votat e veta dhe per kete arsye asnjehere nuk ka perkrahur dhe vazhdon te mos kerkoje zgjedhje te parakohshme. Kjo eshte bashkefajesi e tij.

    2. Endri says:

      Nuk eshte psikopat. Eshte agjent i UDB. Nguliteni mire ne koke.

  2. aqfi says:

    Natyrisht qe nuk duan ti a dine,sepse hajdutet nuk kane moral,nuk i ben pershtypje per asgje.Kur edhe populli e qun kriminelin dhe hajdutin qe kalon para tyre me makine lluksoze BOSS cfare dote presesh tjeter.

  3. NAIMI says:

    Opo q….ni nenen ketij populli tribu mos çani by… fare se nuk ka per t’ju gjetur asgje .Sa meshume tashtypesh kete milet kam -kum aq melehte e sundon. Ne Shaqiperine e letyrosur nuk ka mbetur me race qytetarie por race fshataresie primitive.Bjerini, obura perpara sa ti shfarosni e te mos mbetet kembe njeriu ne kete vend te mallkuar. Me shume dhimbje Naimi

  4. raimondi says:

    Po natyrisht pushteti ben ca i do qejfi , se kemi Opozite -Dixhitale

    PS-ja ben Cyber – Opozite ,ndaj pushteti nuk e ruan fare

    1. tani97 says:

      e bukur kjo, cyber-opozite. cyber-leader, por real-dylber.

  5. engjell says:

    Nuk eshte as e para dhe as e fundit qe thuhet ,mire na e bejne ,se kete meritojme ,
    1.Kush e shkaterroi mundin e djersen e shqiptareve te te gjithe periudhes se sistemit socialist _Berisha se ky tjetri dhe Xhozi ishin ende kulisher qe nuk u kishin dale dhembet atehere
    C’beri populli ? I dha pushtetin ne 1992
    2.Kush i vuri kazmen fabrikave ,uzinave ,dyqaneve dhe pronave te tjera per ti shitur per 5 lek apo dhuruar ,sikur ato t’ja kishte lene i jati apo e jema Ky ishte perseri ,dhe populli i dha voten
    3. Kush i dhunoi vodhi dhe e tradhetoi popullin ne premtimin e bere per demokraci ne votimet e 1996 ? Po ky njeri perseri
    4.Kush i futi shqiptaret ne qorrsokakun e firmave piramidale ? Po ky njeri
    5.Kush u vetzgjodh president ne 1997 kur “Stambolli digjej dhe Kurva krihej” Ky perseri
    7.Kush i hodhi ne drejtim te jugut forcat speciale dhe kush e katandisi ShIKUN ne nje lloj SS qe arriten deri edhe te vrasin njerez si biznesmenin maqedonas ? Ky perseri me suiten e tij
    8.Kush e ngallosi katrahuren e 1007 ?Ky njeri
    9.Po ne 1998 qe nxorri tanke ne bulevard? Pa dyshim ky
    Po te tjeret qe ishin per te vene drejtesi ne kete vend ç’bene Asgje e lane te beje me
    10.Po qendrimin per Kosoven dhe Rambujene ,pse duhet ta harrojme ,a nuk ishte ky qe deklaroi qendimin kunder gjithe BE per Rambujene Ky ishte
    11.Po ne zgjedhjet e 2005 mendoni se i fitoi se ishte burre i mire ? Ne asnje menyre jo ishte ai Nano e ca Xhuveler e me vone Prifter e Skrapalliu qe i dhene mundesi te vijoje te qeverise
    Po Gerdecin ,po 21 Janarin po zgjedhjet po administraten kush e katandisi keshtu po te tjera e te tjera e te tjera dhe ne vijojme te rrime si guaker
    Lodhesh ti shkruash ,ti mendosh e pastaj i bie te vrasesh vehten sepse del se nuk e ka fajin ai por e kemi ne qe sot jemi ne dyshim se te gjitha sa themi mos i kemi bere vete ?????!!!

    1. Adi says:

      O Engjell, e ke shkrujt shum bukur. A po ma shkrun nji leter se du me ju çu dashnores që m’ka lanë. Hajt se ta paguej.

      1. engjell says:

        Shko flij nje jave me Salen dhe nje me Bashen te harrosh dashnoren

  6. NYC says:

    koken mer shtypini ati populli pa gjak ..qe vetem derdellit neper kafene dhe ju gezohet t-shirteve dhe blujeanseve te Gabit… gjithe bota eshte ne kembe permbys diktaturat ,shqiptaret duartrokasin ata qe po ju q..nonen

  7. Frank says:

    Engjell, i ke rene pikes ! Nuk kam fjale ! Askush me mend nuk ka koment per shkrimin tend, eshte realiteti !

  8. mali says:

    Nuk kam se cfare t’i shtoj asaj qe ka shprehur engjelli.kane kaluar 20 vjet e me teper dhe shqiptaret udhehiqen nga nje komunist ultra fanatic, antidemokratic e kombetar si salrammiloshevici. Dhe populli i shkon mbrapa e i turret supermarketeve te sarajave te tija ne menyren me te shemtuar.lulzim basha ka emruar gjithe fisin e e vet e sorollopin e salram miloshevicit, dhe populli ben sehir. Nuk kemi pare gje me te shemtuar se ato carcaf te kuq te varur ne bulevard duke treguar ashiqar korrupsionin galopant pa ngrohur mire bythen ne karriken bashkiake te vjedhur me perdhune.Je popull qe heshti per 26 te vrare te gerdecit,4 te vrare mu tek kryeministria me urdher te lul orange-it, etj etj. Si e ke koken ta ka vene kapelen salmaloku, o popull e askush nuk pjerdh per ty.

  9. i pasigurti says:

    Ore sa mire qe flisni ju nga Amerika! Dhe ebeni kete se e kini rregulluar buthen tuaj atje dhe na jepni mend ne qe nuk kemi mend. Po te ishit aq te zgjuar dhe te forte pse nuk ktheheni ta beni Shqiperin po na cani……veshet?

    1. Ledi says:

      Edhe emrin i pasigurt e ke vene, spaske bole ke picke ti me duket.

  10. Qemal says:

    O Engjell te lumte pena,nuk kam se cfare te shtoj,vetem do thosha kaq shume tradhetare paska pasur…????

  11. luis says:

    Njerez te urte dhe tolerante ne Shqiperi numerohen me gishta,ndersa budallenj pa pike kulture,tolerance,naive,te pabese,zemerkeqinj,kokekara qe nuk mund ti gdhendesh sikur ti qellosh dhe me sopate jane mbi 90% e shqiptareve prandaj gazojme kesi monstrash si pune e saliut.

  12. SADIU says:

    Ate cfare kemi kerkuar ate po gjejme. Vetem nje gje nuk e kuptoje kane frike keta njerz apo jo, se turp e cipe ne faqe nuk kane. Tallen me leket e popullit sikur i kane plehra qe po i sjellin nga bota dhe nuk shikojne qe cdo dite qe vjen me pak frekuentohen duqanet ushqimore, se po qe per rroba vihet tek gabi. E kam fjalen per popullin se shoket e Saliut apo edhe ca majtas me obborrin e tyre vazhdojne dhe e thellojne lluksin ne favor te tyre. E thellon lluksin Saliu me oborrin e tij dhe mete vertet nuk e njohin varferin ekstreme qe ka perfshire mbi 80% te popullsise, (E DINE SE TE GJITHE JETOJNE SI ATA). Kerkon Sala qe ndihmen ekonomike ta zvendesoj me sheqer dhe vaj se nuk ka leke ta rrisin ate. Harrxhojne e shpenzojne leket kote duke bere festa imagjinare duke mbushur sheshin e qytetit ne qener te Permetit per ti treguar popullit se si kane luftuar partizanet, kur ne fakte ata partizan qe jetojn nuk kane pese leke te pijne kafe. Pra o resrepublika.al qe ti je nje analist dhe nje realist i madhe jo vetem Saliu por te gjithve atyre qe Saliu u jep buxhetin rrush e kumbulla do ti bejne leket, pra nuk do ta dine fare dote vije me pas.Nuk e kuptoj ajo trasparenca kur do te behet apo kur ta shese sala dhe ato pake pasuri qe kane ngelur??????!!!!!!…..

  13. Sokoli says:

    30% E POPULLIT SHQIPTARË KANË PROBLEM BUKËN THATË NDËRSA VETËM POLITIKANËT MARTOHEN BURRË ME BURRË VETË E KANË NXJERR LIGJIN DHE PËR FAMILJARËT E TYRE.

  14. tani97 says:

    e vetmja menyre per te luftuar Saliun eshte duke luftuar cdo forme te te keqes qe i ngjan atij. nderkohe ne shpesh dorezohemi para te keqes me nje mije justifikime. Po ju jap nje te vetem:
    cdo here qe tentohet te kritikohet edhe Edi Rama si bashkefajtor (me i vogel kuptohet por jo i pakonsiderueshem) i Saliut dhe Lulit, ketu plasin sharjet dhe ankimet. S’eshte faji im qe PS-ja nuk ka dit me nxjerr burra me te mire.

  15. d.ademi says:

    a i pate kaviet e sales si ziheshin tek TEKU kush te blente i pari

  16. albani says:

    Rama, me kot mundohet dhe mendon se do te fitoje zgjedhjet me 2013. sa te jete Saliu mbi kete dhe, Rama, jo zgjedhje nuk fiton, por rrezik te dale ne pensionb vete me 2013. Zgjedhjet, per sa kohe Saliu do te kete fryme, i “fiton” ky, si gjithnje. Saliu i fiton zgjedhjet diten edhe naten, me nderkombetare dhe pa nderkombetare, me gogla apo pa gogla, me fletushka apo pa fletushka, me elektronike apo pa elektronike. Asnje force politike opozitare, apo aleance kunder Saliut, nuk mund te perballojne mashtrimet dhe manipulimet e zgjedhjeve qe Saliu eshte duke pergatitur me 2013. Prandaj o popull, mos u merakosni dhe mos shpresoni ndonje mrekulli ndryshimi te pushtetit. Me Salin ne krye deri me 2093. Durim!

    1. gjergji tiko says:

      Te lumte Alban ke bere nje coment te shkelqyer dhe real sepse te gjithe nje fytyre kane dhe asnjehere nuk kane menduar per perparimin ,te miren e popullit dhe te ardhmen e shqiperise.Berisha dhe stafi i tij sa te kete perballe ramen me kompani e ka te padiskutueshem fitoren Pse? jo sepse berisha me kompani eshte me i mire por sepse rama me kompani mendon vetem per vete dhe do me cdo kusht te behet kryeminister me cfaredo lloj cmimi.Shikoni cfare beri me caktimin e delegateve ne kongres dhe me spastrimin e drejtuesve te larte te partise socialiste vetem e vetem te qendroje ne krye te PS packa se ligjerisht dhe me statusin e PS duhet te jepte doreheqjen sepse ka humbur 3 here ne zgjedhje por ai vazhdon te qendroje.Dhe N.Q.S. ai mendon se ne zgjedhjet e 2013 do te fitoje ky eshte vetem nje iluzion per te sepse populli nuk i shkon pas sepse e provoi per afro 12 vjet ne krye te bashkise tirane ku tiranen e masakroi me beton. Me respect Gjergji

  17. aida kane says:

    Hajdeni mblidhuni,ndihmoni kete vend e le t’i dalin ne krye djemte e vajzat e zoterinjte e zonjat per ta pare sesa e duan kur kushtetuta e vota eshte cenuar e bere nje lecke si kaprico e lidereve.Politikanet do bejne edhe me shume per xhepat e tyre e nuk do bejne drite e rruge per te ndricuar jeten e civileve.Kane patur hall te madh se civilet jane neutral e thone shkoqur te verteten ne sy e nuk u rrahin shpatullat atyre.Dita e sotme eshte e bukur per tu mbledhur te parlamenti me nga nje thes te zi me plehra.Eshte dhurata qe u shkon per shtat pas miratimit te atij ligji antikombetar.

  18. gruaja says:

    Keta te dy jane SATERAT e kombit,kane vete LATEN,dhe vete SEPATEN,hajde shqiperi hajde ku u katandise,ta kihte zili bota ne vitin 90,hapen syte qe u zhduk komunizmi,jjjjjjooooo jane gabuar sot ka lulzuar me mire se asnjehere,me sherbetorin e enverit dhe “djali” i enverit……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje