Kryesocialisti Edi Rama duket se është shumë i lidhur pas faqes së tij sociale Twitter, ku ndan në kohë rekord përshtypjet e tij për ngjarje e takime të ndryshme. Rama ndodhet në Prishtinë për disa takime me zyrtarë të lartë të shtetit dhe për të promovuar librin e tij ‘Kurban’. Pas takimit të djeshëm me kryeministrin Hashim Thaçi, ai ka komentuar në Twitter duke e cilësuar një takim të shkëlqyer. “Një takim i shkëlqyer me Hashim Thaçin dhe një temë interesante më vete ideja e PS-së për një sistem të unifikuar arsimor me Kosovën”, shkruan Rama pasdite fill pas mbarimit të takimit me Thaçin. Gjatë qëndrimit në Prishtinë Rama ka ndarë me miqtë që e ndjekin në Twitter dhe përshtypjen e tij për një film kosovar. “Kolona, një film i ri kosovar që s’duhet humbur. Ujkan Hysaj një “fëmijë” në regji me rezultat të admirueshëm”, shkruan Rama.
Pas këtij takimi, Thaçi tha se: “ishte kënaqësi për mua sonte që të takohem me liderin e opozitës shqiptare, z.Rama, dhe delegacionin e tij gjithashtu”.
“Ne biseduam për bashkëpunimin e ngushtë të shtetit të Kosovës me shtetin e Shqipërisë, ku një kontribut të rëndësishëm është duke luajtur edhe opozita, në mbështetje të të gjitha angazhimeve për konsolidimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës, përkatësisht në punën e tyre për sensibilizim dhe mbështetjen edhe për njohjet e reja për Republikën e Kosovës. Natyrisht biseduam për bashkëpunimin tonë në të gjitha sferat ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, dhe në atë ekonomike, diplomatike dhe të arsimit, poashtu në aspektin kulturor. Gjithashtu, kjo vizitë është në prag të festave të nëntorit, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, flamurit kombëtar. Uruam njëri-tjetrin, dhe më lejoni që të uroj të gjithë shqiptarët për këto festa,dhe të gjitha të mirat për ta. Gjithashtu kisha kënaqësinë që të marrë edhe librin nga Rama, për të cilin e uroj dhe e përgëzoj, për mjeshtërinë e tij në të shkruar, dhe prezantimin që e ka bërë. Prandaj, i uroj edhe njëherë sukseset më të mira z.Rama në politikë, në karrierën e tij, në punën e tij. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë shumë fuqishëm për perspektivën e Kosovës evropiane, për perspektivën e Shqipërisë evropiane, për perspektivën e gjithë rajonit, një perspektivë evropiane”.
Ndërsa Edi Rama tha se “‘ishte si përherë kënaqësi e veçantë takimi me kryeministrin Thaçi, jo vetëm kryeministri i Kosovës, por edhe një mik i mirë dhe shumë i respektuar nga të gjithë ne, në një moment të rëndësishëm, momentin e vigjiljes të një feste të madhe siç është festa e pavarësisë dhe ajo e flamurit, që unë kam privilegjin ta kaloj këtu, duke mu dhënë mundësia që të vizitoj edhe kryeministrin dhe vendet e simbolikës së madhe kombëtare. Folëm për procesin e integrimit, për procesin që shumë shpresojmë shumë që të hapet dhe të ec me shumë shpejtësi për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës. Pata kënaqësinë që t’i dhuroj kryeministrit edhe një kopje të programit tonë të ri, programit të Partisë Socialiste dhe të opozitës shqiptare, ku një ide e rëndësishme që po zhvillojmë në aspektin e arsimit, është ideja e një sistemi të unifikuar arsimor të Kosovës dhe Shqipërisë, për t’u dhënë mundësi gjithë fëmijëve dhe të rejave dhe të rinjve, që të arsimohen dhe edukohen brenda të të njëjtit sistem. Dhe padyshim rinënvizova edhe njëherë atë që është e njohur për të gjithë dhe që është vijë e drejtë dhe e palëkundshme jo vetëm me partinë socialiste dhe opozitës, por të gjithë politikës në Shqipëri, në mbështetje të Kosovës, në mbështetje të udhëheqjes politike të Kosovës. Kosova është një nga ato pikat të palëvizshme përbashkuese për të gjithë klasën politike në Shqipëri”.
Ndërkohë PS ka njoftuar se Rama ndodhet në Prishtinë ndër të tjera dhe për të lënë autografe për lexuesit e tij. “Pas radhëve të gjata të autografeve lëshuar në Tiranë, Durrës e Shkodër Edi Rama do t’i drejtohet qytetarëve të Prishtinës në një aktivitet në Muzeun Kombëtar të Kosovës ku do të promovohet libri i tij. “Kurban” një libër që rezultoi një sukses dhe theu rekorde në shitje shkon pranë bashkëkombësve tanë në Kosovë, për të rrëfyer edhe lexuesve të saj të vërtetën e Edi Ramës në mbi 400 faqe”, thuhet në njoftimin e PS-së.
Mos u ndal,…
Edi tani duhet te shkojee ne….Shkup,
Edi thote : “Interesant ” pernjehsimin e gjuhes–hahahahahahahahahahahaha —
—Sic duket Edushka ka hallin se i zemerohen greket dhe me fjalen “INTERESANT”
ju jep grekeve te kuptojne se eshte pro njesimit te gjuhes nga halli
dhe jo se ai e ka shume per zemer
-Na gjeti belaja meketa kauret e PS-se —-
-O Kauret e PS-se ! —-Ikni more “vellezer nga halli” dhe shkoni
tek partia
e grekeve —SE NE E KEMI LIGJERUAR PARTINE E GREKEVE
–C’eshte kjo pike e zeze qe na gjeti ne me keta spiunet e grekut ne PS !
—-Keta duan ta bejne politken greke me votat e shqiptareve
–Ky Edi me kete menyre te foluri duket sikur edhe ne hale duhet tu mari leje nga Papandreu
–O Edi greket iken ,vajten ne hale –Ata do behen akoma me keq ,
ndaj shprehu hapur pro patriotizmit mbare shqiptar –Ndryshe largohu nga kreu i PS-se
sipas disa informacjoneve te sigurta te stafit te edit , thaqi i ka kerku qe edi te kanditoje per kryetar bashkie te prishtines , prishtina tha thaqi ka nevoj per nje kryebashkiak si ti , ka nevoj qe te betonohet se eshte krejt dhe ,dhe gjithashtu ka nevoj dhe per nje shesh ashtu si q e beri sheshin e tiranes qe dhe thaqi e ka shum zili , edi e ka pranuar kerkesen dhe eshte shpreur se do pyesin dhe aleatet
hahahahahh Kola je shume Intelegjent , te pergezoj
Thone qe i ka kerku Edit qe kur te behet Kryeminister ti shes prap nafte Serbise, po ju desh per ndonje lufte te re. I ka kerkuar gjithashtu te urdheroje SHISH te masakroi ish-luftetaret e UCK-se dhe te denoje publikisht marrveshjen e Rambujese…
“Vetem po beri keto Kosovaret do e duan Edi Ramen” – u shpreh Thaci ne fund.
Sa per ndertimet dhe betonin, shpellaret te pyesin per emrat e ndertuesve te medhenj dhe financat e kujt Partie mbushin. (kjo e thene ne menyre retorike se shpellaret nuk mund te llogjikojne)
Kola, mbase je inteligjent, por inteligjenca pa mesuar gjuhen shqipe kthehet ne injorance….
Mesoni gjuhen shqipe para se te shruani, pasi edhe e shkruara zbulon ne nje fare menyre se kush eshte injorant ose i shkolluar. Me pas flasim per politike.
O Kole! Shko andej nga ke ardh!
mashtrues si vellai i madh,saliu
ta shohim ca do t’thote sala, se ai shkon kunder rrymes hahahaaa
Po me ç-të ç’patën xhanëm?
Keta janë dy liderë të vërtetë. z.Rama për presidente e z.Thaqi për kryeminister të Shqiperise natyrale. Urime 28 Nentori-Festa e flamurit;ditelindja e komandantit legjendar Adem Jashari;dalja ne skene e Ushtrise Çlirimtare të Kosoves në skene.
President do Bejme Qosen,se e meriton plotesisht te jete Presient i Shqiperise se Bashkuar
–Edi behet Kryeminsiter__ndersa Thaci behet Minister i Jashtem dhe Zv/Kryeminsiter
–Keshtu krijohet qeverisja e Shqiperise se Bashkuar dhe futemi direkt ne EU
te gjithe bashke , nje Shtet ,nje Komb
Shqiperi + Kosove = Shqiperi e Bashkuar = Mireqenie
raimondi po rama eshte kaur qe kur ke filluar ti pelqesh kauret.
Futja nja mas krejet se nuk thot kush gja
Eshte fakt i pamohueshem se Hashim Thaci eshte nder te paktet politikane kosovare qe e dine se cfare eshte mirenjohja.
Une e di se me Edi Ramen jo vetem qe jane miqe po Thaqi jo si lapanjozet e tjere si ne Kosove dhe ne Shqiperi u eshte mirenjohes socialistave per mbeshtetjen qe i dhane kosovareve gjate luftes.
Ne viziten qe beri Fatos Nano ne Kosove ai u shpreh se po ta dije populli i Kosoves se cka bere Fatos Nano per Kosoven do e mbante ne krahe.
E pra ju kosovare kuptojeni mire se Barisha ka qene dhe eshte jo baca i juaj i lavdishem por armiku i juaj.
Kane nje gje negative kosovaret por dhe shume pozitive nga ana tjeter,se po u binden plotesisht nuk ka burre qe tua heq admirimin per nje njeri qe mendone dhe lufton per to dhe interesat e tyre.
Jam i sigurte se Edi Rama ka per ti fituar zemrat e kosovareve dhe bashke me te nje Shqiperi me te njejtin flamure dhe te bashkuar si nje shtete i forte dhe me dinjitet ne europe.
Vazhdo Edi dhe puno dhe kurre mos u lodhe per ceshtjen madhore ne interes te te gjithe shqiptareve qe mezi po presin qe ajo dite e bardhe ti bashkoje vellezerit shqiptar kudo ku jane dhe te festojne te gjithe se bashku si vellezer ne trojet tona Ilire.
Qofte bekuar kjo dite e bardhe ashtu si dallandyshja e pare qe paralajmeron pranveren.
Edi vazhdo e te urojm rrugtim te mbar neper gjith teritorin e shqiperis.qe do na e perfaqesojsh.vazhdoni ne drejtim te Shkupit ,Presheves po ashtu edhe neper Malsi te madhe e ne fund si kryeminister i edhe neper çAMERIIIIIIIIIIIIIII
futja kot edhe ti edi! ne kemi arsim cope cope, ti thua edhe kosova ta beje njesoj si ne, ose anasjelltas po deshe. kjo na ka ngelur se nuk kemi probleme te tjera …
edi do bente mire sikur te shkonte dhe ne shkup ose tetove ulqin dhe luginen e presheves.