-Jozefina Topalli mbyll seancën për të festuar sot e qetë ditëlindjen
Mazhoranca ka miratuar e vetme, me 74 vota pro buxhetin për vitin e ardhshëm. Opozita ka votuar kundër, duke theksuar se ai është buxheti që do thellojë krizën ekonomike në vend. Pas më shumë se 13 orësh debate, Jozefina Topalli ka mbyllur seancën maratonë, duke hapur rrugën që të festojë e qetë sot ditëlindjen.
Por ndërsa buxhetet për institucionet janë në nivele të mjerueshme, ky duket qartë se është si çdo herë tjetër, buxhet i tekave të kryeministrit. Berisha ka detyruar njësitë vendore, të cilat në shumicë nuk kontrollohen prej tij, që 10 përqind të fondeve të marra t’i mbjellin arra e shega. Berisha tha se ky detyrim vjen pasi nuk do e marrë në shpatulla vetëm qeveria këtë iniciativë gjigante të mbjelljes së 250 milion arrorëve dhe shegëve. Po ashtu Berisha ka shkurtuar fondet e këtyre njësive vendore që shkojnë për pagat, duke argumentuar se ka pasur abuzime me fondin e pagave.
Po mir,nuk e kuptoj pse esht opozita ne kete mes,kur ne parlament nuk ka asnje funxion,tek ne,ska asnje funxion,sala vete pyet vet pergjigjet vet vendos…te atilla ligje kan ber qe cdo ligj tjeter te miratohet vetem me nje krah,ateher ju te opozites cben apo thjesht te marni nje rroge,se un personalisht se kam pare ndonjer funxionin e saj ne parlament….sa per ditl e topalles,uroj te jet viti i FUNDIT per te ne politik,uroj me shpirt qe vitin tjeter mos ta shoh me ne politik e as ne ndonje vend tj se esht e vetmja femer e urryer…..
O Xhozi edhe njecint vjeq
Pershendetje Blushit
Pershendetje!Ju lutem sa jane 396 miliarde leke ne valute dollar ose euro ju falemderit.
O Josefina! Mos te zente ditelindja tjeter, bashke me Saliun!