Buxhet që varfëron shqiptarët dhe shton luksin në vilat e Berishës

25 Nëntor 2011, 18:43Politika TEMA

Nga Erion Braçe

Le te shikojme fillimishte kete dokument i cili  eshte kontrate porosie e Qeverise:

 Vila Nr.1.

Mobilimi i Vilës, është parashikuar në frymën “Neoclasike-Moderne”, si një objekt i një niveli të lartë elitar.

Perbehet nga:

Kati përdhe niveli i cili përmban:

Holli,  lobet kryesore dhe sekondare…,  ambientet e ndenjes, dhomat e Oxhakut, korridoret qarkore të Atriumit.

Kolltukët, Poltronat…Pufet etj: të zbatohen në prodhim me skelet konstruktiv material drusor apo metalik; veshja e jashtme  tapiceri “Kadife Veluto”,100% viscosa,“Tessuto Alcantara”, origjinale, teknologji unike e re, pa tentativa imitacioni.

Kolltukët e tipit “Cester”: me te njejtin material si me siper;

 Karriget: te tipeve te ndryshme, veshje me me lëkurë (leather 100%), apo lëkurë ekologjike .

Tavolinat qendrore: te jene te 4 tipeve te ndryshme;

Në ambientin e Ngrënies së parë: Tavolina e ngrenies me material drusor, me linja ekzagonale.

 Pasqyrat Dekorative: jo të thjeshta por fluide me filtër, me  korniza neoclasike të dekoruara, druri, me lyerje argendato, me lëkurë Croco apo tessuto alcantara.

 Perdet  dhe Kornizat: korniza Mantovane; Metrazhe Organza Lisho- Tafta Cangiante; Vello; Kalata 100% me Astar.

Televizorët: te niveli shumë cilësor, të tipit “Flat Screen”.

Telefonat: të një niveli profesional, me disa linja paralele etj.

Vila ka edhe:

Kati i Parë: funksionon si Zonë Nate me apartamente elitare si dhe apartamenti Suitë.

Krevatët: të punuara me material të kombinuar druri masiv, me nderhyrje dru tamburato grexo, të veshur me  tapiceri “Tessuto Alcantara”, Kadife Veluto 0; origjinale, nje model specifik do te jete unik ne dhomen e pare matrimoniale ne apartamentin kryesor.

Perdet: në Apartamentin Suitë-Metrazhe Velo; Perde e Plotë me astar Black Out.

Dyshekët: cilësi tepër të lartë me spesor minimalisht 22cm, deri në 18cm. Përbërja do të jetë me fibra analergjik dhe rregullues temperature ; Veshja e jashtme me fibra izoluese. Dyshekët duhet të jenë anatomikë, antidekubitues dhe ergonomic 100%.

Dalje Tarracë, Kati Nëntokë, Pishine dimërore-me bar te hapur, Godina e Shërbimi:  me 7 apartamente personeli.

Specifikime të domosdoshme teknike:

Dyshekët dopio në ambientin e Katit të Parë(Vila) do të jenë në dimensionet King Size;

Setet e Carcafëve te jene Materiale Saten100% cotton dhe Percalle;

Tapetet do të jenë përzgjedhje prodhimi Afgan dhe Iranian, të punuara në materiale Mëndafshi 100% dhe  Leshi 100%, tapete me punime dore, të natyrës klasike.

Cdo femije, qendre apo periferie-ne qytet, mali apo fushe-ne fshat, qe edhe tani qe flasim lind, ushqehet, duke e ndare kasollen me bagetine, ca metra katror te nje dhome me prinderit; fle po aty mbi nje minder derrase; rritet i izoluar pa ditur se bota eshte edhe me e madhe e shfaqet ne nje tv flat screen; meson-kur ndodh-me librin nder duar pa patur kurre nje tavoline ku ta mbeshtese; pa ditur ceshte nje perde apo pa e pare kurre veten ne nje pasqyre;

 Duhet te dije:

Ambienti qe pershkrova me lart eshte Rezidenca e Kryeministrit ne Vlore!

Vetem mobilimi i kushton cdo qytetari: 516 milion leke ose gjysem milioni dollare!!!!

Nuk eshte e vetmja! Rezidence ka ne Velipoje, ne Dajt, ne Bllok, ne Durres, ne Pogradec, ne Vlore, ne Dhermi, ne Sarande!!!

Kryeministri keto rezidenca nuk i ka nxjerre ne shitje, sic se fundi 4 hidrocentrale nga te cilat merrej deri ne 22 milion euro fitim.

Kryeministri po privatizon fitimet per te financuar luksin!

Ka nje sherbim per qeveritaret!

E paguajme ne si qytetare dhe ne buxhet na kushton: kete vit-1.6 milion dollare; vitin e ardhshem 1.3 milion dollare!

Por ne paguajme si “sherbim qeveritar” edhe Podesta-n, edhe Patton Bogs, qe zullumet e ketij Kryeministri te shiten per heroizma vecmas ne SHBA.

Ne kete pike, cdo shqiptar ben nje pyetje:

Cfare bejne keta me parate tona?

Ne jemi kunder ketij Buxheti.

Ky Buxhet synon te mbledhe te ardhura e ndaje shpenzime, edhe kete vit, sipas filozofise:

“Ne fillim llogarite, kush mbetet gjalle e shohim me pas”.

Cdo shqiptar qe po degjon duhet te kuptoje se:

prej Buxhetit perfiton asgje!

Ti qe punon ne administrate apo sherbime publike-arsim, shendetesi, polici, ushtri, duhet te dish se Qeveria do paguaje me pak per rrogen tende:

nga 5.2 leke ne 5.1 leke per cdo 100 leke.

per edukator, mesues, pedagoge, Qeveria do paguaje thuajse sa kete vit, vetem 1.8 milion usd me teper;

per infermiere, mjeke ne QSH, spital Rethi, Qender Spitalore, Qeveria do paguaje ne 2.1 milion usd me pak;

per polic te rendit publik, ne luften kunder krimit dhe krimit te organizuar, zjarrfikes, Qeveria do paguaje 2.4 milion usd me pak;

per cdo ushtarak, Qeveria do paguaje 2.5 milion usd me pak.

Ky Buxhet ju merr nje vit, nuk ju rrit nje vit!

Llogaria eshte e thjeshte per secilin nga ju qe beni llogarite ne Familje:

–     A mund te punohet ne bujqesi kur do te kete 0.8 mln U$ me pak dhe  shpenzimet jane  0.4 leke per cdo 100 leke

–     A mund te ndryshoje infrastruktura kur do te kete 60 mln U$ me pak dhe   shpenzimet jane 3 leke per cdo 100 leke

–     A mund te kete edukim per te gjithe dhe me vlere per pune, kur do te kete 14.6 mln U$ me pak dhe shpenzimet  jane 2.8 leke per cdo 100 leke

–     A mund te kete kujdes shendetesor, sherues e shpetues per te gjithe, kur do te kete 5 milion dollare me pak dhe shpenzimet  jane 2 leke per cdo 100 leke

–     A mund te kete rend e siguri kur parate do te jene sa kete vit dhe  shpenzimet jane 1.1 leke per cdo 100 leke

–     A mund te gjesh shpejt dhe pa paguar drejtesi kur shpenzimet jane 0.7 leke per cdo 100 leke

–     A mund te kete kujdes social per nevojtaret, te pa punet, kur per mbrojtjen sociale do kete 9.1 mln U$ me pak dhe  shpenzimet jane 1.4 leke per cdo 100 leke

Kryeministri Berisha  merr borxh edhe nga parate-depozitat tuaja;

per 5 vite borxhi i Qeveria tek qytetaret arrin ne 1.3 miliard usd; vetem kete vit Qeveria do te marre borxh tek Ju 186 milion dollare, por e dini se sa do te investohet:

0.1 leke per bujqesine, 2.7 leke per transportin, 0.2 leke per arsimin, 0.1 leke per shendetesine, 0.1 leke per sigurine, 0.06 leke per drejtesine, 0.01 leke per kujdesin social dhe punesimin, 0.08 leke per mjedisin urban; ne cdo 100 leke te Prodhimit Kombetar.

Po, po, kaq pak!

Kryeministri Berisha ka vendosur tju sfidoje, nje per nje, 3 milion shqiptare ne veshtiresi;

jo duke bere mire per Ju por duke genjyer per Ju!

Buxheti i vitit 2012 nuk eshte i zakonshem, por i fundit i plote i mandatit te tij te dyte; ai ka premtuar.

Se pari; Qeveria synon te kaloje sa me shpejt  efekteve te krizes ekonomike boterore dhe ti kthehet rritmeve te larta te rritjes ekonomike qe ne vitin 2010!

Genjeu! Jemi ne vitin 2011, rritja ekonomike eshte renie dhe ajo qe mbetet eshte e pavertete! Kriza do te shpertheje!

Se dyti; Qeveria ka si objektiv madhor krijimin e 160 mije vendeve te reja te punes, papunesia te ulet ne 11%!

Genjeu! Vende pune nuk ka! Niveli administrativ i papunesise ka kaluar 13%, ndersa realisht ne kemi 1 milion te papune!

Se treti; do te vazhdoje rritja e diferencuar e mases se pensioneve per qytetin dhe fshatin drejt barazimit te kushteve te tyre ne vitin 2013, rritja do te vijoje me nje ritem mesatar 10% per qytetin dhe 15% per fshatin!

Genjeu! Pensionet ne qytet prej 3 vitesh rriten 4%, pensionet ne fshat rriten me 10-7-4% dhe jane po aq larg sa ishin !

Se katerti; brenda vitit 2013 ne synojme qe cdo qytetar te kete ndihme ekonomike mbi 2 dollare ne dite!

Genjeu ! Te gjithe ata qe jetojne ne fshat e qe jane pjesa me e madhe e njerezve qe marrin ndime, asnjehere ne muaj nuk marrin 60 mije leke apo 2 dollare ne dite !

Se pesti; do te vazhdoje rritja e pagave e shperblimeve duke kaluar 6 vende anetare te BE, vecmas ne arsim e shendetesi.

Genjeu ! Jo tek vende te BE nuk afrohemi por ne jemi poshte edhe vendeve kandidate per ne BE, sic Mali i Zi, qe ne Korrik kishte nje page mesatare prej 476 euro ne muaj !

Jemi ne vitin 2011 dhe po programojme vitin 2012. Secili prej jush habitet dhe pyet: perse nuk kam pune une?; perse nuk kam te ardhura me shume une?

Prej 2008, Prodhimi Kombetar eshte rritur me 300 miliard leke; nderkohe borxhi I Qeverise  eshte rritur me 229 miliard leke;

pra “rritja” eshte stimuluar nga borxhi; nderkohe e mira e ardhur prej rritjes eshte rishperndare padrejtesisht, ne nje grusht njerezish!

Mund te vijoje keshtu por ka nje kufi, nje dite kur duhet te kthesh borxhin:

nis te shpenzosh me pak per ushqime e veshje, nese nuk mjafton nis te shesesh sendet ne shtepi, ne fillim televizorin, pastaj me rradhe deri tek shtepia! Kjo po ndodh tani!

Ne 6 muaj konsumi ra me 6.3%, ndersa permbaruesit njoftojne cdo dite marrje pronash!

Te ulesh borxhin sot eshte trend boteror, ne te djathte e te majte.

Por nga 2005, Kryeministri Berisha e ka rritur Borxhin e Shqiperise me 3.5 miliard dollare! Sot ky borxh eshte 8.25 miliard dollare!

Zyrtarisht raportohet 60%. Por ka detyrime ligjore te paraportuara. Mbi te gjitha rritja ekonomike e manipuluar e “zvogelon”! Por ai eshte aty, ne rritje dhe tashme i rrezikshem.

FMN i dha pergjigje perfundimtare Berishes: duhet te jete 47%!

Kryeministri po luan me falimentin! Tonin natyrisht:

ne do paguajme 60 dollare ne muaj si interesa per borxhin e shtetit kete vit!

Dhe vec ketij borxhi, 1 miliard dollare arriti borxhi i keq I qytetareve e bizneseve ndaj bankave dhe po rritet! Perseri, vec ketij borxhi ka edhe nje borxh tjeter, “borxhi familjar”- mes te afermish, fqinjesh, i qytetareve ndaj dyqaneve etj.

BSH raportoi dje se 25% e familjeve ose 182 mije familje,  tregojne se kane nje borxh per te paguar; jane 820 mije shqiptare ne borxh familjar apo ndaj nje banke!

Ne ane tjeter, 43% e bizneseve tregojne se  kane borxh per te paguar!

Nje zinxhir i tere borxhesh ka kapur ekonomine kombetare. Secili i ka borxh tjetrit: Qeveria- bankave, bizneseve, qytetareve; bizneset- Qeverise, bankave, njeri tjetrit; qytetaret- Qeverise, bankave, njeri tjetrit. Shoqeria eshte ne kete zixhir borxhesh ku ekonomia hyri e para.

Sektori energjitik eshte i pari: Kesh-bankave 70 milion eu, Cez-Kesh 58 milion eu, Cez- Ost 20 milion eu, Kesh-Cez 15 milion eu, aq sa tani eshte ne piken e shperthimit duke i dhene goditje ekonomise.

Sektori i ndertimit te infrastruktures eshte viktima e Qeverise: vetem 10 milion leke per rruge qe kushtojne miliona euro, detyrim per te kryer 70% te vleres se kontrates me parate e veta, burim per parate- banksteret me kredite e shtrenjta, aq sa tani borxhi i tyre eshte bere i keq dhe do i japi goditje bankave.

Borxhi nuk ndodh te falet, ai vetem paguhet, me cdo gje!

Ne duam ta rrezojme kete Sistem!

Shqiptaret nuk kane nevoje per borxh, kane nevoje per pune!

Ne e kemi bere te qarte:

Ndryshimin do ta nisim nga taksimi i padrejte i shqiptareve!

Kush fiton me shume do paguaje me shume!

Ti nuk e pranon kete!

Per 2012:

qytetaret do te paguajne taksa direkte e indirekte afer 16% te GDP, ose 16 leke ne cdo 100 leke;

bizneset do te paguajne nga fitimet e tyre 1.6 % te GDP, ose 1.6 leke ne cdo 100 leke.

A ka me padrejtesi se kjo?! Pergjigjju!

Nga keto biznese:

10 te parat kane 12% te gjithe xhiros se biznesit ne Shqiperi, kane 37% te fitimit dhe norme fitimi 31%;

50 te parat kane 24% te gjithe xhiros se biznesit ne Shqiperi, kane 50% te fitimit dhe norme fitimi mbi 22%;

I gjithe biznesi i mbetur, ka norme fitimi 6.9%, sac do te fitonin po ta linin biznesin e parate ti benin bono thesari me te njejtin interes.

Perse e rrjep popullin dhe favorizon 10 apo 50 biznese, Kryeminister?

Ke po mbron nga taksat, Kryeminister?

Ne keto 50 kompani jane te gjitha ato qe ti administron apo merr pjese si monopol shteteror; te gjitha ato qe me vendime te tuat shfrytezojne deri ne barbari pasurite tona minerare-ne nafte, krom, baker, nikel, zink, ar, platin; te gjitha ato qe me aktet e tua te privatizimit apo te cenimit te konkurences ofrojne sherbime abuzive me fitim maramendes ne telefoni apo ne perpunimin e ekskluziv te metaleve, skrapit gjithashtu; jane te gjithe klientet e tu-3 kompanite e naftes se nje njeriu te vetem, jane kompanite e cimentos qe licensat ti dedikojne ty, jane tre kompani te ndertimit te infrastruktures, vetem tre qe kane monopolin ne kontratat e qeverise per rruget dhe ujesjellesat, jane te gjitha kompanite e cigareve, jane dy kompanite e hipermarketeve por qe i zoteron nje njeri-klienti yt me i rendesishem, jane dy kompani ajrore por njera ka me shume se 60% te tregut;

ne fund jane thuajse te gjitha bankat, ato qe fitojne prej borxhit te qeverise dhe interesave maramendese te borxhit qe ju shesin qytetareve; BSH njoftoi sot se vetem ne 6 muaj nxorren jashte prej ketij vendi 1 miliard euro!

Ke po mbron Kryeminister? Pergjigjju!

Te ikim nga fitimet, te vime tek pasuria.

Per 2012, nga transaksionet e pasurise, dividentet, pasuria vete etj.., ju serish planifikoni te mblidhni vetem 20 milion dollare!!!! A nuk eshte turp ky?

Nga deklarimet tuaja te pasurise per vitin 2010 shoh se:

Familja juaj eshte shtuar me 200 m2 siperfaqe banimi; kryetarja e Kuvendit eshte shtuar me 670 m2 truall; partneri juaj i koalicionit eshte shtuar me 200 m2 ne Bllok dhe 317m2 ne plazh; ministria e Integrimit me 200 m2 prane parkut dhe 50 m2 ne plazh; ministri i Financave ka marre pronen e trasheguar prej 800 m2; ministri i Arsimit ka blere truall ne Tirane 400 m2 si dhe nje apartament 48 m2 ne Gjermani; ministri i Punes ka blere nje apartament ne Tirane 106.6 m2; ministri i Inovacionit  ka blere apartament 130 m2 ne plazh.

Gjithsej 3121 m2! Dhe kjo i shtohet 5000 m2 te nje viti me pare!!

Ti gezoni!

Por kur ju e shtoni pasurine brenda nje viti kaq shume, perse refuzoni te paguani me shume per kete pasurim?

Pergjigjju!

Te ikim nga pasuria, te vime tek te ardhurat dhe taksimi i tyre:

nje mjek ne QSU ne ‘05 paguante 730 leke tatim mbi rrogen/sot 6400 leke- 9 here me shume;

nje mjek ne Sp.Rrethi ne ‘05 paguante 502 leke tatim mbi rrogen/sot  5300 leke-10 here me shume;

nje mjek ne QSH ne ‘05 paguante 1444 leke tatim mbi rrogen/sot 6800 leke-5 here me shume;

nje infermier ne QSU ne ‘05 paguante 250 leke tatim mbi rrogen/sot 3850 leke-15 here me shume;

nje infermier ne Sp. Rrethi ne ‘05 paguante 135 leke tatim mbi rrogen/sot 3200 leke-23 here me shume;

nje infermier ne QSH ne ‘05 paguante 215 leke tatim mbi rrogen/sot 3450 leke-16 here me shume;

nje edukatore ne ‘05 paguante 313 leke tatim mbi rrogen/sot 4745 leke-15 here me shume;

nje mesuese ne arsimin 9 vjecar, ne ‘05 paguante 449 leke tatim mbi rrogen/sot 5045 leke-gati 11 here me shume;

nje mesues ne arsimin e mesem, ne ‘05 paguante 517 leke tatim mbi rrogen/ sot 5165 leke-10 here me shume;

nje pedagog ne shkollat e larta, ne ‘05 paguante 5760 leke tatim mbi rrogen/sot paguan 14828 leke-gati 3 here me shume.

Pra, ne menyre te qarte, Ju Kryeminister i merrni:

nje mjeku ne QSU, ne Sp. Rrethi, ne QSH me shume se 1 rroge e gjysem tatim ne vit!

Shkoqur e troc,

Ju nuk merrni 12 rroga por 10 rroga e gjysem, realisht!

nje edukatori, nje mesuesi, nje tjeter mesuesi, nje pedagogu deri ne 1 rroge e gjysem tatim ne vit!

Shkoqur dhe troc,

Edhe Ju nuk merrni 12 rroga por 10 rroga e gjysem ne vit!

Kryeminister! Kryetare!

Ju merrni shume- shume me teper se e gjithe kjo kategori sherbyesish te shtetit, Kryeministri mbi 22 milion leke ne vit, Ju mbi 31 milion leke ne vit, por paguani taksa me pak!

Perse Ju nuk pranoni te paguani me shume dhe gjithkush nga sherbetoret reale te shtetit te paguaje me pak?

Pergjigjuni!

 

Kryeminister ti nuk je nevojtar por a ke mundur nje dite te vetme te jetosh si nevojtar kete vit? Per te provuar ti vete jeten e tyre! Me 2 dollare ne dite! Nuk e ben dot!

Shqiptare, Kryeministri juaj nuk jeton dot si ju: te dale ne mengjes, te zbrese ne dyqanin poshte pallatit, te bleje nje buke dhe te kuptoje se ne cdo 5 buke- nje ja merr Qeveria, ne cdo 5 veze- nje ja merre Qeveria, ne cdo 5 shishe qumesht- nje ja merr qeveria, ne cdo 5 kokra aspirina- nje ja merr qeveria; se ne 12 muaj, fatura dritash apo uji-dy fatura e gjysem ja ka paguar qeverise; SI TAKSE, TVSH quhet!

Me 2000 mije leke ne dite/familje do te hante vetem nje buke, 4 veze, do te pinte nje gote uje dhe te gjitha do i pertypte ne erresire!

Kaq mjafton per te kuptuar se:

Ky Buxhet nuk eshte I drejte!

Ky Buxhet nuk eshte ne funksion te qytetareve!

Prej tij, edhe kete vit, cdo shqiptar nuk gjen pune cfaredo, shkolle profesioni, spital kurues, kujdes shpetues, siguri per jeten e pronen, drejtesi per mosmarreveshjen; te tashme per veten, te ardhme per femijen!

Perkundrazi, kupton se parate publike e private, jane ne dore dhe I administron: nje burre qe po e mban me thonj pushtetin dhe zhben shtetin;

nje burre qe do Familjen e tij por jo tenden;

nje burre qe do veten por jo njeriun;

nje burre qe ka lene peng te tashmen dhe te ardhmen tone ekonomike, te tashmen dhe te ardhmen tone sociale-pra shkollat e femijeve e pensionet e prinderve, ne nje bast politik me krizen!

Te nderuar kolege

Korrupsioni po nenshtron shtetin tone 100 vjecar! Po varferon nje vend, po pasuron nje pushtet!

Shqiptare kudo ku jeni: Shiheni njeri tjetrin, pastaj shihni Qeverine!

55% te vleres se depozitave i zoteron 4% e depozituesve! Jo te gjithe keni depozita bankare! Shumica prej jush nuk kane. Ndaj eshte i vertete konstatimi: 80% te pasurise ne kete vend e zoteron vetem 1% e shqiptareve!

Jane politikane e kliente, pjesa me e madhe jane keta ketu!

Kush kerkon arsye per varferine e tij, te familjes modeste, arsyeja eshte kjo Qeveri!

Kjo duhet rrezuar! Nga Ju dhe ne bashke! Ne 100 vjetorin e shtetit tone per te shpetuar shtetin shqiptar!

11 komente në “Buxhet që varfëron shqiptarët dhe shton luksin në vilat e Berishës”

  1. martin says:

    Te Lumte Erjon Brace.Keshtu behet politika sidomos ajo opozitare me fakte dhe analiza konkrete ekonomike qe cdo njeri ti kuptoje lehtesisht dhe pastaj te mendoje duhet mbajtur apo jo kjo qeveri ne kembe.

    1. arrori says:

      i the,mor,i the,por kujt ia the?

      1. Vlora says:

        i ka rritur shpenzimet per vilat qeveritare shpellari…se dhe ne vicidol keshtu ishte mesuar te jetonte…..
        keto vila vitin tjeter ka per ti nxjere ne shitje ,,,,dhe gita me zenin qe do ti blejne skan nevoje te investojne me…..

  2. vjosa says:

    Erjon-ter pasurit e botes po ti ket Sala,prap i ri nuk behet me.Gerdall si eshte katandisur,ska mur Jeruzalemi ta ngjalli me.E ka prer bileten e Sharres,vec po pret sa ti vij autobuzi

  3. mekaniku says:

    Ky plera qe ulerinte gjoja per vilen e enver hoxhes dhe per kafet,me thoni tani, se kush i pi gjakun ati populli,qe eshte zhyt me kta gangsterra deri ne 35 miliard euro borxh,dhe ku per njizet e kusur vjet nuk kon ngul asnji gozhd ne SHqipni, çfar esht bo e kan bo privatet me sakrificen e vet,maeni siper kaptines ate anadollak dhe ata qe i shkojn nga mrapa, se ma zi se ja u kan bo do ja u bojn,e moren shtetin me dy milion dollar borxh, dhe sot mas njizet vjetesh i permenin hajdutet e kombit shqiptar,hallall tja boj zoti megjithate se ashtu naj do mushka drut, vet e votoni, maini ne qaf.

  4. Kalorsi i zi says:

    Euro ka shume mundesi qe shperbehet para fundit vitit. lajmi fundit.

  5. skorpionsi says:

    erion ti ke mese te drejte ne lidhje me buxhetin e me qeverine, por edhe ti vete s’je me i mire se keta…si ju si ata te gjithe njesoj jeni..shtepiat e llogarite bankare te juajat i keni siguruar me kohe..mos u tallni me njerezit e thjeshte!!!

  6. Afrim says:

    Zoti Braçe, sot në parlament më pëlqeve si kurrë më parë i turpërove fare sikur ta kishin deputetët e pozitës fytyrë,nuk u ngeli gjë tjetër vetëm të veshin fustanin e Jozefinës. Ju falenderoj.

  7. Zana says:

    Nuk e ndoqa seancen,por shkelqim qe nuk do zbehet ky diskutim.Sales faqezi nuk i mbetet gje tjeter vetem t’i futet cfurku dhe… teposhte qe do te thote te thyeje qafen

  8. MURAT says:

    -MORE PO I DEGJON LAJMET NGA AFRIKA KY PERSON?-PO ATO TE EUROPES TE PAKTEN 5 MINUTA NE DITE.KY NJERI ESHTE SHUME I VONUAR PER TU PERBALLUR ME DREJTESINE.MERR VESH KY QE NE MEZI NXJERRIM KAFSHATEN E BUKES GJATE DITES.VERTETE NJE NJERI I RREZIKSHEM DHE I PA PERGJEGJSHEM PARA LIGJIT.

  9. ardi says:

    Ku do te dije bark ngopuri per bark thatin more Erjon.Ketij Sali Gomarit i duket se populli jeton mir,ngaqe vet eshte i pasur,por ka njerez qe flen pa buk,e blejn 20lek cigare more Erjon.Skan len kapak pusete pa marr e shitur per skrap,se nuk kan ku ta nxjerrin buken e gojes.Zeni i tij i dashur paguan 30000lek te reja ne muaj vetem per tja shetitur qenin,e ca vdesin nga uria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje