E majta evropiane (PES), e cila përfaqëson opozitën në shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, analizoi në ditën e parë të punimeve të Kongresit pasojat e krizës ekonomike e financiare duke konsideruar përgjegjëse qeveritë e djathta dhe të zgjedhurit e tyre në drejtimin e institucioneve europiane.
Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Sarkozy u konsideruan përgjegjësit kryesorë për situatën në Greqi, cfarë rrezikoi më pas dhe vende të tjera të eurozonës, sic u shpreh gjatë fjalës së lamtumirës kryetari i deritanishëm i Partisë Socialiste Europiane, Poul Rassmussen.
Ish-kryeministri grek, Papandreu, i pranishëm në konventën eurosocialiste, argumentoi pas takimit me kryetarin e PS Rama, se shembulli grek flet për rëndësinë e qeverisjes me transparencë.
“Cështja e transparencës është kyce. Në Greqi ne nuk patëm transparencë për buxhetin, e as për sektorin publik. Kjo shkaktoi një problem të madh me deficitin, gjë të cilën ne mund t’a kishim ndaluar, nëse do të kishim patur transparencë”, deklaroi Papandreu.
“U krijua gjithashtu shumë pabarazi, e mungesa e transparencës mund të sjellë dhe korrupsionin. Korrupsioni dëmton në fund të fundit shtresën e mesme, ata të cilët kanë më shumë fuqi, e që mund të sjellin më shumë para, barazi dhe drejtësi për shoqërinë. Ndaj, transparenca është një cështje për qeverisjen e mirë, demokracinë dhe një cështje e kohezionit social. Për këtë arsye, qeveria jonë në Greqi sot mban si “flamur” transparencën. Gjithcka bëhet online, cdo cështje, buxheti është online, e kjo përbën një bazë të mirë për të krijuar një Greqi të sigurtë”, vijoi ai.
“Është shumë e rëndësishme sot që shqiptarët dhe klasa politike në vend të jenë të gjithë bashkë për të bërë transparencën e të gjitha të dhënave të realitetit ekonomik, përndryshe shume shpejt do të gjendemi përpara një stuhie që do të ishte e tmerrshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këtë aspekt, eksperienca e qeverisë së djathtë të mëparshme greke, e cila fshehu të gjitha të dhënat, është një përvojë që duhet të na mësojë shumë”, theksoi pas tij kryetari i PS, Edi Rama.
Përvec delegacionit të Partisë Socialiste, në këtë kongres ishte i pranishëm dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, i cili përfaqësonte Lëvizjen Socialiste për Integrim, por palët nuk përshëndetën njëra-tjetrën.
Rreziku i një recesioni tjetër në Ballkan është shumë i madh, pasi vendet e tij janë tejet të ekspozuara ndaj krizës në Eurozonë./TCH
Lajem per kalorsin e zi e turkofagos
E majta europiane nuk eshte me si e majta e dikurshme. E majta gjermane nga i ka rrenjet dhe e majta europiane nuk eshte me ajo e majte e lavdishme me perfaqsuesit e saj si Lassale, Liebknecht,Ebert e deri tek Willi Brandt, te cilet ishin me te vertete perfaqsues te shtresave te varfera ne mbrojtje te interesave te tyre.
Sot e majta europiane eshte kthyer ne nje grupim politikanesh qe me politikat e tyre antipopullore dhe pro shtresave te larta nuk kane bere gje tjeter por kane cuar vendet e tyre ne kriza te njepasnjeshme. Nuk dua ti fus te gjithe ne nje thes. Por une kam me shume besim tek politikat dhe politikanet e djathte, per vete faktin se jane konservatore, mbeshtesin interesat e te gjithe shtresave te shoqerise, bejne nje politike fiskale me te moderuar, nje politike borxhesh ashtu sic mund ta bej nje zot shtepie sipas parimit “shtri kembet sa ke jorganin” dhe jo ti bjere buxheteve me top dhe te bej “internacionalistin” me tere bote.
Te coje ekonomine e vet ne katastrofe per interes te qeverive bunga-bunga dhe qejflijsh.
Te majtet nuk sjellin stabilitet, por borxhe dhe inflancion.
Respektoj parimet e djathta, parime qe kane dale nga i njohuri Ludwig Erhardt, projektuesi i ekonomise se tregut ne Gjermani, ku hengren me luge te florinjte gjermane dhe emigrante te ardhut nga Turqia, Greqia, Jugosllavia etj.
Por nuk admiroj politikat e Schröder, Blair dhe Co. ku liberalizimi i tregut te punes ben sot qe njerezit te punojne me ore te zgjatura dhe dy e tri pune ne dite per nje rroge minimale sa per te mbajtur frymen.
Sa per kritikat qe po merr Gjermania dhe vete Merkel nga ane e mbane botes per rastin e Eurobondeve u kujtoj nje thenie te madhe te Presidentit gjerman Wulff:
“Shtetet shpetuan bankat, shtetet tani po shpetojne shtetet, por shpetimtarin kush do ta shpetoje?”
Shqiperia ben per mua perjashtim, se programet te majta dhe te djathta nuk ekzistojne. Deshiroj me plot zemer vetem nje gje: Largimin e Berishes, atij vrastari dhe krimineli te pashoq.
Me vjen keq qe Edi Rama perfshihet ne biseda “borxhlinjsh europiane”, se edhe per programin e tij fiskal kam rezervat e mia per te cilat nuk dua te komentoj sot.
Claus. Respektoje pikpamjen tende, por jam 100% kundra me ato qe shkruan ne komentin tend. Po e nis me krizen boterore e cila shpertheu ne vitin 2008 ku ne qeverite e SHBA (ku nisi kriza), Gjermanise, Frances, Italise e shume vendeve te zhvilluara ishin parti konservatore te djathta. Pra ishte politika e tyre qe shkaktoje krizen. Bunga-bunga ishte gjithashtu e djathte. E djathta nuk mbeshtet interesat e gjith shtresave te shoqerise, por te shtreses me te pasur te saj (ashtu sic e kane dhe ne programet e tyre) duke nenvizuar se me lehtesimin e shtresave te pasura nga taksat do te kete me shume te mira materiale per shtresat e ulta!!
Faktikisht politika e djathte po duket ne Britani ku ekonomia ka renie, deficiti buxhetor ne rritje, fondet per shendetesine dhe arsimin po prgjysmohen, papunesia ne rritje etj. Po ashtu ne Gjermani ku Merkel ka pesuar humbje ne te gjitha zgjedhjet ne Lande, duket qarte pakenaqesia e gjermaneve ndaj te djathteve dhe liberaleve. Edhe Franca me sa duket po shkon drejt ndryshimit, po ashtu Italia mbas katastrofikut Berluskoni. Ne Spanje mendoj se social-demokratet u treguan te dobet duke bere me shume politike te djathte dhe duke e cuar Spanjen ne nje krize te thelle dhe me nje papunesi rekord.
Sa per Shqiperine as qe behet llaf per parti te djathta apo te majta. Ketu luan rol eksperienca demokratike, mungesa per 50 vjet e nje shtrese borgjeze qe te perfaqesohet me ide politike si dhe funksionimi i partise-shtet i udhehequr nga Berisha ne keto 20 vjet tranzicioni, qe ka shkaterruar ekulibrat partiake ne vend. Pra me sakte ekziston nje regjim diktatorial qe pa rezimin e tij nuk mund te flitet per grupe politike ne nje sistem te mirfillte demokratik.
Per te krahasuar me mire ndryshimet mes te djathtes dhe te majtes mund te krahasosh dy shtete gjitone SHBA me Kanadane, ose me sakte sistemi amerikan (jo social) dhe ai kanadez (social). Rregull ne ekonomi, ne treg, ne banka prpiqet te vendosi Obama dhe po qellohet nga konservatoret, nga 1%, me te gjitha menyrat. Nuk e di se sa do i rezistoje Obama fuqise se 1%, por mendoje se ne Europe situata do te jete krejt ndryshe me fitoren e social-demokrateve ne France, Itali e Gjermani. Pastaj keto jane regullat e demokracise, ku partite e djathta dhe te majta zevendesojne njera-tjetren ne qeveri. Ndryshe per cfar demokracie do te flisnim. Pershendetje.
Po more Claus, po berluskoni i majte ishte? Po qeveria greke para Papandreut e majte ishte? Po ne vendet e tjera qe jane ne prag krize qeveri te majta jane?
Cikli i nderrimit te pushteteve, ne pergjithesi ka qene i tille: qeverisjet e djathta ne pergjithesi krijojne polarizim te theksuar te shoqerise dhe cojne vendet ne prag krize, te cilat zgjidhen nga qeverisjet e majta, te cilat nese rrine per nje kohe te gjate ne pushtet sjellin nje fare renie ne ekonomi, e keshtu vazhdon rrotacioni qe do te thosha eshte i domosdoshem per faktin se qendrimi i gjate ne pushtet te korrupton.
Problemi me te djathtat eshte se jane agresive dhe te pameshirshme per shteresat e mesme e te varfra.
Po te kujtojme shprehjen e F. Miterand ”Une jam Presidenti i fundit i Frances, mbas meje vine financieret”.
– Socializmi eshte ekilibri ndermjet kapitalizmit ”superprodhues” dhe komunizmit prodhues vlerash patriotike te barazise. Kjo kulture dha provat e saje si krijues te nje stabiliteti ekonomik ne Evrope deri ne vitet 2000.
– Ideologjia liberale nuk bazohet tek prodhimi por tek spekulacioni financiar, duke zevendesuar ”Bursen”si qeveri boterore drejt nje konkurence ku fitues eshte vetem AI qe financon, ”Bankat”. Duke detyruar ne te njejten kohe industrite te bejne xhestjone per uljen e kostos te prodhimit deri ne delokalizim. Kjo konkurence tejkalon segmentet nacionale duke vene ne konkurence Shtetet sikur te jene ndermarje konkurente. Sigurisht, ky sistem eshte shume konfliktues per arsye se vlerat njerezore kalojne mbas atij te fitimit. Shembull jane reformat per pensionet ne BE qe detyrojne punen deri ne 67 vjec.
Kjo ideologji ka per baze; investimi tek konsomacioni duke financuar tek Bursa. Po te shikojme presidentat e fundit nuk bejne gje tjeter vecese ”teater” per arsye se nuk kane me ne dore fatet e popujve te tyre dhe propozojne vetem reforma xhestionesh per te plotesuar kriteret e bankave per kredi me interesa sa me te ulta. Deri kur ? Reformat e pensioneve jane shembulli qe keto qeveri ngrejne moshen e daljes ne pensjon vetem per te dhene ”bonus” ekuacionit ekonomik te shteteve tyre. Kjo ideologji e bazuar tek konsomacioni, drejtoi boten ne krize dhe konsomacioni ka rene duke rrezuar ne te njejten kohe kete shkolle ku nje cope ”leter”, dollar ose euro ka me shume rendesi se nje femije qe vuan nga uria.
Po e mbyll me nje shprehje te Bankave ; Kur humb UNE paguan TI, kur fitoj UNE humb TI.
dy deshtaket ne takim
Kujt tja thuash e ta besoj ,qe partite e djathta mbrojne te gjitha shtresat .Nuk e shoh kete as ne gjermani as ne france as ne norvegji as ne amerike as ne Greqi e diku tjeter.Nuk e di çdo te me thoni per bumin e Brazilit e sollen te djathtet apo te majtet, qe sot mblidhet me G25?Nuk permendet gjekundi Z Lula s’eshte rastesi ma merr mendja por e anash kalojne me dashje.Ajo qe thote zPapandreu eshte shume e vertete ,ai qe oret e para te fushates se tij per kryeministere vuri gjithe theksin te transparence dhe ishte i vetmi partizan i kesaj nisme.Greqia sa drejtonin te djathtet asnjehere nuk u kontrolllua nga Trojka dhe per çudii sa e moren te majten filloi te zgjohet dhe te shohe qe financat greke ishin ne ate derexhe qe ishin .Kryeministri spanjoll socialist humbi se sbatoi plani d’or qe ja vuri kusht Merkel e Sarkozy po ashtu edhe Papandreu donin te tregonin qe ishin nxenes te mire perpara nje europe te djathteNuk eshte rasttesi qe z.Sarkozi ka lene jashte tatimeve firmat me te medha franceze apo qe ka tere kohen qe ben lufte te heqe 35 oreshin ne france nje nga arritjet me te medha qe ka sjele e majta.Z Sarkozy nen moton puno me shume fiton me shume ka bere te mundur qe shume firma te mbyllen dhe pronaret te mos njohin as nje nga pikat e kontrates te punes .Po jane te majte keta zoterinje atehere pse s’thua qe kemi arritur ne stadin ti themi kembes dore apo ate shprehjen e famshme amerikane “mos i beso asaj qe shikon”,kur e gjen gruan me nje burre tjeter .Kriza ne bote eshte financiare dhe jo ekonomike para ka shume por jane ne xhepat e nje grushti.Besoj dhe nje gje tjeter ne kete kohe qe e majta ka krize udheheqesish dhe jemi persakohe nuk kemi gjetur nje udheheqes te majte qe do i rezistoje çdo mase te djathte duke mos tradhtuar te majten ,ky eshte problemi krize besimi te udheheqesi por jo te ideologjia e saj.Per sa kohe keta udheheqes nuk dorespektojne programe te majta do kene fatin e Papandreut
Problemi me te majtat ne Europe eshte se kane shkuar shume djathtas. Nuk kemi me parti te majta ne tere kuptimin e fjales. Me mire mund te quheshin parti te qendres.
Shume sakte e ka thene me dy rreshta Neorealizmi.
Sot te majtet nuk kane me program te majte. Reformat qe ndermori qeveria Schröder ne vitet 2000 me agjenden 2010, qeverite e djathta jo vetem qe nuk do te guxonin por as nuk mund ti mendonin per ti zbatuar.
Qeverite e majta kane nje gje, ato qe premtojne para fushate nuk i mbajne asnjehere kur vine ne qeveri, te djathtet ato qe premtojne i mbajne gjate qeverisjes.
Sot reformat sociale qe ka ndermarre qeveria Merkel nuk mund ti ndermerrte kurre nje qeveri socialdemokrate. Politika sociale per familjet me femije, kopeshtet, shkollat, uljen ne nje te ardhme te afert te taksave, qeverite e majta nuk do ti ndermerrnin kurre.
Ata kane ngelur pa bosht dhe pa profil se programin e “majte” e zbaton me mire e djathta e Merkelit.
Ky eshte absurdi ku kane rene partite e majta ne Gjermani dhe diku tjeter.
Kam qene dikur pjese e fushatave elektorale te te majteve me besim se do te sillnin dicka. Zhgenjimi ishte i madh.
Jam i bindur qe e djathta eshte me afer njerezve, degjon me shume problemet e njerezve te thjeshte. Keto i kam nga ekseriencat e mia. Ne politike duhet te kesh pak pergjegjesi edhe para Zotit, gje qe e majta ateiste nuk e ka.
Nese ekonomia do te ece mire, shtresat ne nevoje do te kene ne xhepa me shume. Ekonomia ecen vetem nen drejtimin e te djathteve.
Te majtet i bejne parate “rrush e kumbulla”.
Respekt Claus!
Historia ka provuar se forcat e majta nuk sjellin zhvillim, sepse e vetmja rruge qe ata propozojne eshte rritja e taksave dhe “shperndarja” e tyre tek njerezit ne “nevoje”, qe perkthehet ndryshe korrupsion.
Per kushtet shqiptar duhet qe te mbeshtetet kapitalit, mbajtja e taksave ne nje nivel terheqes per ta, ndertimi i infrastruktures moderne per te zgjeruar tregun, çojne ne forcimin e ekonomise, rritjen e punesimit, rritjen e te ardhurave.
Politikat e majta kane deshtuar. Kjo eshte aresyeja qe shume forca te majta europiane vetem emrin kane te tille, sepse ne vepra ata zbatojne programe afer se djathtes, se perndryshe askush nuk voton me per to.
Imagjino te votosh per Shefqet Celen apo Lilo Laben!
Kapaku,
ke bere nje finte te bukur kur i referohesh realitetit shqiptar. Realiteti shqiptar nuk ka te beje aspak me politikat e majta dhe te djathta. Realiteti shqiptar eshte nje kapitalizem kaotik drejtuar nga nje kryeminister po ashtu kaotik.
Nuk mund te quhet korrupsin shperndarja e taksave ne njerezit ne nevoje, nuk ka se si. Ajo eshte pune programesh.
Korrupsin do te quaj, qe disa familje paguajne taksa dhe disa jo. Dhe shembuj ke plot nga klani i kryeministrit.
Mbylljen e ke bere te papershtatshme, se edhe Lilon ose Shefqetin mund ti votoje nese me mbushun mendjen. Mos ka me shume tru Majlinda Bregu apo Shaban Memia?
Ne Shqiperi nuk ka te majte dhe te djathte.
Shqiperia duhet me se pari te ndaje njerezit me moral dhe pa moral. Kjo per mua eshte kryesorja.Pershendetje.
Fale kapakut ben hije sot saliu dhe ne vuajme akoma nga ky 80% shoqerise shqiptre qe eshte e lumtur nga “bumi “ekonomik qe ka sjelle e djathta ne keto 20vjet.Kjo eshte sfida qe kemi sote qe keta “eksperte”te ekonomise shqiptare te quajne programet humaniste ne korupsion .Kur them ne çdo shkrim qe poshte diktatura e injoranteve per kete nivel e kam llafin ,per kapakun dhe ate 80% popullsise shqiptare.Si puna e kapakut administrata shqiptare ka me kile.Ti hyn te ai grup njerezish qe voton per çiljeten se ti akoma ske marre vesh se kush eshte korupsoni kur te kuptosh kete do votosh ndryshe .Me siguri ben pjese tek ai grup intelektualesh qe pas universitetit i ke hyre dhe shkolles mesme.
Lilolabja, Kapaku ben pjese tek 1 perqindshi i Saliut. Po te ndjekesh debatet ne media, do ta kuptosh kush eshte Kapaku. Kjo nuk i heq vlerat si pragmatik qe eshte ,por ne sherbim te ”tenxheres” te Saliut. Kjo eshte per te ardhur keq.
ASHTU ESHTE EDI E TERE EVROPA ESHTE BLU E TERE EVROPA QEVERISET NGA E DJATHTA PRA TERE EVROPA ESHTE FAJTOR