Dje Gjykata Kushtetuese i dha një tjetër goditje perceptimit publik për drejtësinë. Për fat të keq, kam qenë i pari, kohë më parë, që kam deklaruar publikisht se te Trupa e re e kësaj Gjykate, filluar nga kryetari, nuk duhet të kemi asnjë shpresë për pavarësi, qyshkurse ai bërë një vizitë me shalë të ngjitura te kreu i ekzekutivit, një a dy ditë pasi u votua prej deputetëve të Berishës në krye të Gjykatës Kushtetuese. Menjëherë pas shkrimit, një politikan i lartë, aspak me Berishën, por kontribuent në zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës dhe pa lidhje me të majtën, m’u ankua duke më thënë se nuk ishte ashtu si unë kisha shkruar dhe se koha do të më provonte gabim. Nga ai moment e deri më sot ama, gjithë vendimet e kësaj Gjykate Kushtetuese, kanë qenë në favor të qeverisë, EDHE ai bile, për çështjen e kombësisë. Jam unë gabim? Ndoshta, por kjo mbetet ende për t’u provuar, dhe vetëm nëse ndryshon në të ardhmen kurba e vendimeve të kësaj gjykate. Por dyshoj. Ashtu si dyshoj, se si për rastësi, në buxhetin e saj u shtuan 100 mijë dollarë, për kokteje e rrugë jashtë shtetit, apo sesi rastësisht në mbledhje të qeverisë Kryeministri, në cilësinë faktike të Kryebashkiakut të Tiranës, deklaroi se “bashkia do të ndërtonte Pallatin e ri të DREJTËSISË(aty ku do strehohet kushtetuesja shën. im) brenda këtij mandati.
Të dyja veprime rastësisht, pak ditë para vendimit të djeshëm.
Po megjithë konstatimet, nuk habitem më. Në fakt nuk habitem, që prej marsit 2009, në njëvjetorin e Gërdecit, kur në prag të nxjerrjes së “skandalit” të radhës të drejtësisë në ekranin e Top Channel, e që ekspozonte një konflikt interesi te një gjykatës i Lartë i procesit të Gërdecit, m’u bë presion serioz nga një prej eksponentëve të Opozitës për të mos e transmetuar atë. Përtej habisë së pakufi, më bëri përshtypje fjalia e tij e fundit në telefon: “Koha do ta provojë që ti e ke gabim, ai është me integritet”. Në fakt, pak muaj më vonë, koha dhe faktet treguan sesi ai gjykatës mbylli politikisht atë proces, që ligjërisht sot ende s’është kapakosur, por po ndëshkon vetëm “teknicienët” e masakrës “teknike” të 16 marsit 2008. Koha gjithashtu tregoi se, në radhët e viktimave të Gërdecit, nuk ishte vetëm baxhanaku i Kryeministrit, por dhe një i afërm i një tjetër Gjykatësi të Lartë, me gjasë i majtë.
Për fat të keq, në të gjitha rastet “koha nuk më provoi gabim”. Por pas këtyre rasteve them që tashmë kemi të bëjmë me një normalitet dhe jo me shembje të një tjetër gjykate, siç thoshte kreu i PS-së, i cili vetë pak ditë më parë futi në Asamble një tjetër eksponent të Drejtësisë, që sot po masakron financiarisht dhe me procese gjyqësore një nga zërat më kritikë të Qeverisë së djathtë, Mero Bazen (bile edhe Top Channel, për një tjetër proces kundër të njëjtës Qeveri). Por procesi i fundit ndaj Bazes është pikërisht i tillë, i fundit. Ka pasur shumë të tjerë përpara, pale se vinin nga biznese, apo njerëz afër me qeverinë. Sot të “masakrosh” Mero Bazen, është, fatkeqësisht, normale. Majtas e djathtas. Ose më saktë, përtej të majtës e të djathtës.
Aq normale, sa të mërkurën në Top Albania Radio kisha ftuar Agim Rrapajn (Gimin e videoskandalit Meta Prifti) dhe e dëgjova me interes atë dhe argumentet e tij. Në fund fare miqësisht – dhe unë e mora si të tillë me sinqeritet dhe reflektim – ai më tha, se intervista që sapo i kisha marrë, e kishte kënaqur për një arsye: se isha treguar i hapur për të dëgjuar edhe palën tjetër dhe se duhet të isha më i hapur të dëgjoja edhe zërat e tjerë në këtë çështje, pasi “të gjithë njëlloj janë dhe koha këtë do ta tregojë”. Ah, sa frikë e kam këtë fjali. Por e kam frikë, se kam frikë se Rrapaj këtë herë mund të ketë të drejtë.
Jo vetëm se koha më kishte provuar se, për shembull Drejtësia sot, më shumë sesa nga presioni i qeverisë, kontrollohet nga segmente të frikshme transcendentale politike, që vetëm lidhje ideologjike nuk kanë, por sepse, ja për shembull ku jemi sot, fiks dhjetë muaj pas 21 Janarit, dhe një prej politikisht të akuzuarve për vrasjet, e zgjodhëm me vota (dhe ah, po sërish me “ndihmën” e Drejtësisë) në krye të Bashkisë së Tiranës, ndërsa humbësi i asaj gare, sot flirton si dikur me vajzat në bordurat e Parkut – me videoshkaktarin e protestës së 21 Janarit. Pragmatiste, për burra në politikë aktive, paçka se diskutimi moral është një tjetër. Fare tjetër. Por normal sot është pragmatizmi. Dhe siç më këshilloi miqësisht Rrapaj, ndoshta duhet ta shohim gjithçka me një sy tjetër, me atë të normalizimit.
Të rikonsiderimit të ofertave publike, qëndrimeve personale, vlerave morale të të dy kampeve politike, e deri te normalizimi i marrëdhënieve. Nga i Ramës me Klanin e Opinionin, e deri tek i Berishës me Top Channel e Top Story. Jo flirtim aspak, as kompromis, por thjesht normalitet.
Sot është koha t’i pranojmë gjërat ashtu si janë. Po e bëjnë dy kampet politike, deri dje të veshur me balaklava dhe antiplumb përballë “kitarave” të çakorduara të ushtrive të tyre, por që sot bëjnë sikur debatojnë seriozisht, nëse kodi ajror të përfshijë apo jo si kullë vrojtimi Sahatin e vjetër të Tironës, “meqë kështu na e kërkon Europa”. Me Presidentin që bën sikur do bëjë parti politike, me Opozitën, që bën sikur do përzgjedhë në mënyrë demokratike Avokatin e Popullit dhe Kryesinë, me Këngën Magjike që bën sikur ka juri, me Trëndafilin që bën sikur është me LMN, apo edhe Kryeministrin, që bën sikur është më Hebre se Ariel Sharon.
Por ndoshta normaliteti i duhet këtij vendi. Bile një profesor nga Amerika, pak i rrjedhur – normal për moshën – na e nënvizoi këtë. Le ta provojmë. Le ta pranojmë.
Në fund të fundit, edhe nëse zhgënjehemi sërish, nuk është se do befasohemi. Do ishte sërish diçka NORMALE. /Mapo/
Shume i sakte shkrimi.Ne Shqiperi gjithcka eshte normale kur eshte e pamoralshme dhe e kundrta morali dhe ndershmeria jane jashte normales.
Normalisht kufoma varroset per mos te qelbur dynjane,por ne Shqiperi kufoma qeveri nga mjeranet me emrin popull rri pa u varrosur prandaj qelbet tere vendi.
Mire e thua more Sokol djali,te dy krahet ne nje canak hane dhe pjerrdhin.Na gjejne ne budallenjve,qe i qepemi njerit dhe harojme te keqijat e tij.Te gjitha te zezat na thote ky krah se i ka ai tjetri.E di qe per Salen dhe klanin e tij,nuk ka asnje mikorn vend me te celur se e zeza qe e mbulon.Ama,po e marr vesh se dhe e majta,me ata qe e drejtojne,perfshire dhe Edin,ne mos jane sterosur me keto qe na shohin syte dhe degjojne veshet,ne ate rruge jane.Aleanca le te behen,me kedo te djathte dhe te majte,por me asnje te majte e te djathte te perfolur per korupsion,ne krime,ne trafiqe,ne tendera,ne vjedhje te pasurise se popullit etj.Le te mos e marri kurre pushtetin sotnje force politike e ndershme,por do te jete populli qe do ja sjelle ate dite,kur do te bindet se fjalet dhe veprat e asaj force politike jane reale dhe te besueshme.Nuk me bind mua ne pafajsine e Ilir Metes,asnje vendim pafajsie te gjykates se larte per te.E pashe me sy dhe e degjova me veshet e mij video-pergjimin,dhe nuk dua te merrem me asnje ekspert qe te me shplaje trurin qe e kam akoma ne vend.Me bazen e LSI-se le te behet bashkepunim,se dhe ndonje yner te vogel,mund t’a kene bere,por hajt po i justifikoj,se per buken e gojes se femijve e kane bere,por kurre me kreret e saj.Le te thone cfare te duan nderkombetaret,keta mafioze me demtojne mua dhe popullin e kombin tim dhe jo ata dhe shtetet e tyre.
Faleminderit per kete shkrim zoti Sokol Balla.Ne nje shoqeri,ku genjeshtra dhe vjedhja eshte bere normalitet,fundi eshte i dhimbshem dhe tragjik.Te shpresojme se ky “NORMALITET” do ju han koken e vet ketyre “Normalistve” dhe shoqeria do kthet ne rruge te vertet,normale.
Kam vetem nje sugjerim,per shprehjen e meposhtme te S.Balles:”Për fat të keq, kam qenë i pari, kohë më parë, që kam deklaruar publikisht se te Trupa e re e kësaj Gjykate, filluar nga kryetari, nuk duhet të kemi asnjë shpresë për pavarësi, qyshkurse ai bërë një vizitë me shalë të ngjitura te kreu i ekzekutivit…..”
Korigjimi do te ishte te “shalet” e Krygjyqtarit qe ne vend se te ngjitura,mund dhe duhej shprehur “te hapura”!
thjesht e ke qare Sokol Balla.
Me falni per shprehjen por populli thote “MUT I JATI MUT I BIRI MUT AI QE BERI TE JATIN” edhe keta te tere muter jane majtas djathtas. ky legeni Saliu dihet qe vetem shqiptar nuk eshte dhe nuk ja vlen te thuash asgje per te pervecse i ardhte sa me shpejte dita e qoft largut atij dhe kopilave te tij.Por ama edhe ky skerfyelli i gjate megjithe dobicat e tij nuk eshte me i mire. Mjere ky popull ne dore te kujt ka rene. Sokol te lumte ke bere nje sakaner goxha te mire por realisht ketij kanceri qe ka mberthyer kete vend i duhet nje Pet Skaner kush eshte mjek e di shume mire se cfare do te thote.Megjithese nuk kam asnje shprese qe per kancerin qe ka zene kete vend mund te kete kimioterapi per ta frenuar se per ta luftuar nuk behet fjale pasi sic e dime te gjiyhe vetem kanceri nuk mund te luftohet dhe kurohet plotesisht.
Eshte ne thelbin e te jetuarit te jetes si entuziazmi edhe reflektimi pozitiv.Ne kete kendveshtrim te sforcohesh per te absorbuar si normale dukuri a fenomene qe nuk qasen me formimin tend,por qe ndikojne dukshem ne kualitetin e jetes tende sigurisht qe meriton perkushtim.Aq me shume ne shqiperi ku jo cdo ore, por deri cdo sekonde te ballafaqon me te papritura qe te bejne te ndihesh si i huaj ne vendin tend.E papritura me e rendomte eshte berja e te zezes si e bardhe.Me e sterholluara eshte riciklimi i lekut te fituar me korupsion per te mbajtur e absolutizuar pushtetin.Nje shoqeri ne forme orteku qe fryhet ne rokullisjen qe po peson per te arritur ne shperthimin vdekjeprures…
Zoti Balla eshte realist.Realizmi vret endren,ate ender qe thuret e thuret pambarimisht ne sarajet e oborit e percillet djallezisht nga ekranet e sahanlepiresve.
Ke t’drejt O Kol!
Kush e merr gjakun e atyre kater qyqareve?
Morali i fabules – duhet t’i themi… doses teze.
Ka shume gjera qe nuk shkojne ne kete corben e drejtesise shqipetare.Pertej syzeve qe mbajme ne perceptimin e situatave me duket e patolerueshme gjendja e gjyqesorit dhe shembujt me domethenes jane Gerdeci,Rruga e kombit, video skandali, 21 Janari dhe per ironi te fatit, gjykatesi i vrare.
Siper kesaj torte me shije peshku (te qelbur) qendrojne dy zonjat e nderuara te gjykates se larte Becaj dhe Fullani dhe ca me lart qendron dicka kuq e zi me(pa) forme topi.Per te mos permendur thelpinjte e hudhres si Sashenka & Co….
Nuk eshte shume dhe faji i tyre pasi Drejtesia eshte katandisur si nje shtepi publike ne te cilen do te ishte i tepert keshillimi i punonjesve per duar te pasterta apo per njollat ne perparese. Do te shikonin shtrember dhe do te thoshin me zhargonin e tyre – Tani po ja fut si kau peles…..
Eshte koha te punojme normalisht- apo jo. O burra ne burdello !!!!
Ekselent.Fantastik.Thjesht spektakolar ky shkrim.Urime Sokol Balles.Nuk mendoja se ishte gazetar kaq i zgjuar,thjesht,sepse kur flet ne Top Story,nuk me dukej aq shume i mprehte.Me kenaqesi konstatoj se gabohesha rende.Une personalisht do e permblidhja ne nje shprehje te famshme qe perdorim ne Laberi.”Lumi qe mori Vunone,Himaren dhe Qeparone”.Me bukur akoma po bej nje shembull tjeter.Kur isha i vogel,ne fshatin tim te lindjes,gjyshja me merrte me vehte,te benim dru.Ajo preferonte te mblidhte kuckat e lumit(kuckat jane drunj te ndryshem qe ngelen buze lumit,gjate daljes nga shtrati te lumit).Kur lumi terhiqet dhe qetesohet,kuckat mbeten buze lumit te thata dhe te mira per zjarr.
E une e pyesja gjyshen.Kushedi nga sa larg vijne keto kucka gjyshe???
Nuk dihet bir i nenes me thoshte,pikenisja se nga cfare largesie i ka sjelle lumi.Por,kur del lumi nga shtrati,eshte aq i eger,saqe te gjitha llojet e kuckave i merr me vete dhe pastron vendin nga mbaterunit e i dergon ne det.Menjefjale,qe kur te dale lumi nga shtrati,nuk do dije me se cfare lloj lloj mbeturinash do te grumbulloje dhe me furi do i percjelli ne det.Mbeturina te medha,e mbeturina te vogla.E kam fjalen qe,lumi ne kete rast eshte populli Shqiptar.Ky lum,me emrin popull,nje dite do te zgjohet nga gjumi e do te dali nga shtrati i gjumit letargjik.Tamam si lumi qe fle,por qe kur zgjohet,ben pastrim total,te kuckave.
Kurse shprehja fillestare.”Lumi qe mori Vunone,Himaren dhe Qeparone,perderoret ne zonen e Laberise se Vlores.Me nje kuptim te perafert te kuckave te lumit.Lumi doli nga shtrati ne fshatin Vuno,por ai nuk kurseu dhe Himaren me Qeparone.Kur te dali lumi kunder krimeve te pushtetareve te sotem,qe kane mekate te medha,me shume se socialistet,do te marri me vehte pa meshire edhe Edi Ramen e shoket e tij.Pastrimi i kuckave do te mbrrije,eshte ceshtje kohe.Lumi nuk del shpesh nga shtrati,ai eshte pertac.Por,kur del,kush mundet te shpetoje,te mos e marri lumi,se furia e tij eshte e pameshirshme.
Ndonjeri nga ju do te thoshte.Nuk ka per te ndodhur.Populli eshte i lodhur.Eshte i dorezuar.I gjunjezuar etj etj.Absolutisht jo.Kush e thote kete,eshte gabim.Ka akoma atdhetare Shqiperia.Ata mund te jene pakesuar keto kohet e fundit,por nuk jane shuar e nuk do te shuhen asnjehere.
Koment me nota PATRIOTIKE dhe me humor te zgjuar Labe.Shpresa se Lumi popullor do i dergoi Berishen e co ne KOSHIN e Plehrave te Historise,na jep force optimizem per te ardhmen.
Bravo Sokol !
Shkrimi juaj eshte ne vazhden e transformimeve te tua , ani ste ve faj , do ndryshosh edhe ti , per te kullotur pak ne gazhdin e sales pasi koleget e tu bene kerdine .
E kemi pare “vertetesine” tende ne Ekran po ashtu edhe “dashurine ” e madhe me mestaret e Sales ani, erdhi koha te japesh prova , se kockat nuk jepen kollaj.
Nga cikloni i krijuar nga i paudhi Sali SHpellari me te vertete qenka prekur edhe z.Balla, e shoh qe e kane kapur rete e para jo aq shume te renda, por ne qofte se nuk e ka kuptur dhe me keq nuk merr masa per tiu shmangur qendres se ciklonit sa nuk eshte vone, do te kete pasoja te pa evitueshme.I bej thirrje Sokolit te mos i bashkohet grupit te personave qe lepijne peshtymat e tyre. Burreria nuk vleresohet me vitet, por me mendimet,veprimet,qendrimin e karakterin.Desha te them edhe te tjera por i ka thene me pak fjale e shume kuptim I DREJTI me siper. GJYSHO DOMINOJA.