Berisha: Opozita e sëmurë psikologjikisht, unë doktori që doja t’ju shëroja

25 Nëntor 2011, 21:41Politika TEMA

Si çdo vit kryeministri e kthen seancën e debatit për buxhetin në një seancë fyerjesh e akuzash për opozitën: PS, një laborator të sëmurësh psiqik

 

Në çdo fundviti kryeministri Sali Berisha e ka zakon të bëjë një shpërthim të fuqishëm në fjalorin më të pasur të sharjeve e fyerjeve të gjuhës shqipe drejtuar deputetëve të opozitës dhe liderit të saj Edi Rama. Kush nuk e mban mend vjet në këto kohë kur seanca e buxhetit të vitit 2011 u kthye në fakt në një seancë sharjesh e fyerjesh nga Berisha për Ramën, në një orë të vonë pas mesnate. Nuk mund të mos ndodhte edhe kështu edhe sot kur po diskutohej një buxhet i shumëpërfolur për vitin që vjen, një buxhet që mezi parashikon një rritje ekonomike dhe ka shkaktuar shumë kundërshtime jo vetëm nga opozita, por edhe nga organizma të besueshëm financiarë si FMN. Por kryeministrit të vendit duket se nuk i leverdis që ditën e buxhetit publiku dhe media ta ketë mendjen tek buxheti, por tek fjalori dhe metaforat e fyerjeve që ai përdor për opozitën. Që në nisje të debatit maratonë për buxhetin ai e ka cilësuar opozitën të sëmurë psikologjikisht dhe veten e ka vendosur në rolin e doktorit që sipas tij është munduar ta shërojë këtë të sëmurë që ka përballë. “Unë e kuptoj se ju e keni këtë, ditën më të vështirë të vitit, por uroj dhe shpresoj të çliroheni, sepse po më shtyni të devijoj nga fjalimi. E lexoj këtë në fytyrat tuaja. Një vit më parë, në këtë sallë, ju ratë në sindromën e tmerrshëm të tunelit të Kërrabës, hytë në tunel e nuk dolët. Së bashku qëndruam në këtë Parlament, deri në orën 5 të mëngjesit. U përpoqa t’ju shëroja. E pamundur. Përdora të gjithë aftësitë e mia mediko-psikologjike. E pamundur. Sërish do të mbeteni në sindromën e tunelit. Ju nuk e votoni buxhetin. Unë flas në shenjë respekti ndaj jush, në detyrim kushtetues, por ju nuk e votoni buxhetin, se keni sindromën e Tunelit” u tha Berisha dje paradite deputetëve të PS-së.

Ndërsa më vonë pasdite ai sërish tha që të sëmurët psiqikë dalin nga laboratorët e PS-së në një replikë me një deputete të PS-së, e cila citoi disa studime të fundit mbi numrin e madh të të sëmurëve mendorë në vend. Berisha tha se Partia Socialiste u thotë qytetarëve gënjeshtra nga më të mëdhatë. Ai tha se t’u thuash shqiptarëve se 1 në 2 shqiptarë vuajnë nga sëmundje zemre do të thotë të thuash një gënjeshtër të madhe, pasi asnjë shqiptar dhe asnjë njëri në botë s’ka rezultat të tillë. “Se ku e shpik ti këtë rezultat, në laboratorët e PS, këtë nuk e di, por një njeri me diplomë mjeke nuk mund ta thotë këtë, pavarësisht diagnozave të dala nga laboratorët e PS. Kjo është statistikë e mjerimit e patologjisë. Ju thatë se 1 në 4 vetë është me depresion, aty ku jeton ti në mjedisin tënd politik mund të jetë edhe 75% po kjo nuk është tregues për gjithë Shqipërinë, ka tregues që tregojnë se Shqipëria është vendi i 57 në botë që jetohet më mirë”, replikoi Berisha me deputeten Klodiana Spahiu. Më tej ai shtoi se në Partinë Socialiste, problemet maniako-depresive mund të jenë shumë më të mëdha nga ato që tha deputetja Spahiu, por kjo sipas tij nuk është në anëtarësinë socialiste dhe as te shqiptarët.

Duke mbrojtur buxhetin e qeverisë në fakt kryeministri zgjodhi që të fliste me shifra galopante që përfshinin gjithë buxhetet e qeverisë që nga viti 2005. Sipas Berishës Shqipëria përballoi me sukses krizën dhe mblodhi të ardhura 8 miliardë lekë më shumë se viti kulmor i opozitës në pushtet. “Buxheti ishte 222 miliardë lekë në vitin 2004, u bë 232 miliardë në 2005, shkoi në 258 miliardë në 2006, 351 miliardë në 2007,  362 mld në 2001, 390 në 2011 dhe 396 në ’12. Faktet mbeten, fjalët tuaja i merr era. Habertarë të papërmbajtur cdo ditë, ju flisnin lajmet më pesimiste për ekonominë, asgjë nga të gjitha nuk u provuan të vërteta. Të gabosh, njerëzore është, të gabosh dy herë zoti të ruajtë, të gabosh 3 herë, gënjen veten 3 herë. Ju e bëni të 6 herë, ju jeni të pashpresë”- tha Berisha. Sipas tij, opozita ka kundërshtuar buxhetin pa asnjë fakt. “Unë do votojë me ju nëse do sillnim buxheti me deficit 6%, nëse borxhi do shkonte 70%, nëse do përdoreshin manovra inflacioniste. Do votojë nëse nuk do rriteshin rrogat dhe pensionet. Ju jeni në sindromën e tunelit pa dritë. Ky është nihilizmi më ekstrem ndaj mundit e përpjekjeve të shqiptarëve për begati”- tha Berisha.

 

24 komente në “Berisha: Opozita e sëmurë psikologjikisht, unë doktori që doja t’ju shëroja”

  1. sali kakabuba says:

    DOKTOR MORTJA ?!

    1. raimondi says:

      Po mire c’ishte ai studim qe thoshte 1 ne 4 shqiptare eshte me Depresion ?????— Kjo eshte e pamnundur te imagjinosh
      Ju kur genjeni fyeni popullin shqiptar ,jo Salen

      —O PS-ja ,dhe ju gazetaret e majte !—Sala ka bere kaq shume gjynahe saqe ju,
      nuk ka nevoje te genjeni –se kur genjeni i beni nder Sales

    2. armand says:

      O doktor r.e.k,sindromen e tunelit e ka gjithe populli Shqiptare dhe jo vetem opozita.Behet fjale per ate tynel ku na keni futur ju mbeturinat e fundit te komunizmit primitiv.Ti dhe bijte e sorave qe te lepijne bythen e kuptuat qe Shqiptaret kur i grabit nje nga nje ne menyre individuale behen te rrezikshem,dhe kete e provuat ne 97-en.Ndersa kur na grabisni si komb te gjithe se bashku ajo rrezikshmeri te ciles ja keni friken, humbet.Ketu te jape te drejte,si harbut dhe bandit qe je,se fajin per vuajtjet tona e kemi vete ne, ne qe respektojme vetem pronen tone private dhe s’kemi respekt per ate qe eshte prona jone me e madhe,Shqiperia.Duhet te bej nje korrigjim ne fjalimin tend.Per kete popull nuk je me nje doktor sepse je kthyer ne nje virus te rrezikshem qe duhet eliminuar.

  2. tironci says:

    ky eshte prjerdhur me kohe .. mjere SHQIPERIA ne dore te kujt njeriu ka rene .. ky nuk eshte as njeri ,por ky eshte kafshe .. akoma jeton ne shpella……

  3. Dyrrahu says:

    Doktori edhe mund t’i shërojë politikanët, por doktori politikan s’mund ta shërojë as veten e tij.

  4. Shefqet Cela says:

    Une, ne nje fare menyre, e “kuptoj” Berishen. Kjo per shkak te nje fatkeqesije qe ne rrethin e fisit tim kam patur. Nje kusheri u shtrua ne pavjonin 5. I vija vizite dhe bisedonim. Nje dite me tha: MUA ME DUKET QE TE GJITHE NUK JANE NE TEREZI. JANE CMENDUR.
    Me merni vesh ku dua te dal: Ky kryeminister i kujton te lojtur te gjithe, perfshire opoziten. ZOTI E SHPETOFTE MJEKUN PACIENT!

  5. Lirim says:

    Pa ikur Berisha nuk mundet te qetesohet politika dhe nuk mundet te eci perpara demokracia ne Shqiperi. Berisha komunist i keq dhe mashtrues. Mashtron shqiptaret mashtron edhe nderkombetaret, nese nuk do arrijme ta kuptojme Shqiperia do vazhdoje te njejtin avaz gjithe jeten.

  6. katundari says:

    me kujtoi ket estraden me parodistet e vlores

    http://www.youtube.com/watch?v=pqWuMygIDy4

    1. toni.l. says:

      I MADH JE KATNARO SA KOM QESH SIDOMOS PJESA E FUNDIT E GJèAGJèZAVE HAA HAAAAA HAAAAAAA,SI PèRFUNDIM POSHTè SHOLLèS Sè KèPUCèS SALI KSIZOFRENI.

  7. agbi says:

    Me duket se ne rruge te mbare e kemi Salen . Me keto qe nxjerr ky nga goja, me pathosin qe i thot sdo duroj dot e do ja bej ” paaaf”. Jepi doktor,po e nuhat qe po te vjen fundi, prandaj mos u dorzo ,edhe pak ngeli. Edhe ti do shpetosh nga keta te “semure “qe ste kuptojne dot , por me kryesorja , mbase shpetojme ne njehere e mire nga surrati yte se na ke care mender bythen .

    1. Kapaku says:

      Doktorit i vjen fundi kur te mos votoje me per te shumica e shqiptareve.

      Mirepo ai besohet nga kjo shumice dhe votohet.

      1. Kalorsi i zi says:

        Duke mos harruar ata qe votojne ne 10 kutia votimi, te padukshmit, thaset me miell, dhe investimet e cmendura per te mbajtur ne pushtet nje njeri qe na garanton te drejten te jemi siper ligjit. Ata qe nuk dine te numerojne po dhe ata ”intelektuale” qe i kane shitur shpirtin djallit dhe e mbrojne neper media. Per keta te fundit me vjen keq sepse intelektuali e di cfar eshte e mira dhe e keqja. Vuajtja eshte per intelektualet.

  8. mali says:

    Doktor Vehbiu, ndjese paste, e dinte se cfare hiqte me kete te marrin.

  9. Beni says:

    Nga kjo paraqitje ne kuvend duket se sa i studjuar eshte projekt buxheti i 2012 si baza kryesore e te gjithe veprimtarise qeverisese dhe publike. Berisha si nje mikromenaxher i lindur as nuk ka njohurite e nevojshme per ta pare situaten ne nje plan te gjere dhe per te gjetur prioritetet dhe identifikuar fushta me te domosdoshme te investimit apo politikat me emergjente te zhvillimit. Tani situata e tij eshte edhe me keq, per shkak te moshes dhe te lodhjes moshore. Ai duhet te largohet, te siguroje kushte per reformimin e te djathtes, per reformimin e politikes ne pergjithesi. Ai qendron ne detyre, sepse, ne fakt Rama eshte me i dobet se Berisha, me negativ se ai, me i paafte ne menaxhim strategjik te vendit se ai. Rama ka nje te kaluar te dyshimte ne krye te bashkise se Tiranes dhe eshte i perfolur per venien e pasurive miliardere nga veprimtaria e tij kriminale me Tan Lapurin me shoke. Pra, troc, duhet force e trete, qe shqipatret e sotem, te verbuar pas PS dhe PD nuk do te arrijne te shkeputen dhe te mbeshtesin brezin e ri. Ata do te shkojne ne varr me keto karrakatina komuniste, sepse i tille eshte i gjithe brezi aktual qe perben shumice.

  10. Frank says:

    Ky ka lajthitur perfundimisht ! Me ate qe ka thene, i ka vene kapak gjithckaje dhe ka vulosur kartelen e tij mjekesore ! Ajo historia qe ka sjelle Shefqeti eshte shembulli me i goditur qe mund te jepet !

  11. Mandi says:

    as doktorr su bere dot dhe as lesh mer malok..vetem nje zvarranik dhe nje figure qesharake qe tallen te gjithe,,me te semure se ty nuk ka ne kete bote ,,dhe ti vete e di mer kafshe e shpellave te vucidolit..kopili i sheqeres

  12. ardi says:

    Shqiperia ka njohur plot drejtues mjerane,por me gomari prej tyre eshte Sali Daullja

  13. AUREL says:

    DOKTOR ADHAMUDHI I CAJUPIT

  14. Frutori says:

    E paske marre kot dipllomen e mjekut,prandaj je futur politikes

  15. Populli says:

    Kur ke ne krye nje psikopat ai semur gjithe popullin,sot jane 1 ne 4 psiko,neser behen 1 ne 3,pasneser 1 ne 2 po sundoi ala saliu.
    Ai qe ha udhra s’e ndjen eren e vet,thote populli.Psikoja s’e di qe eshte i tille.

  16. luan says:

    O Sale j\koqja eee ke diagnozen nga Prof Dr Ylvi Vehbiu qe je karakteropat po ti je vegel e NEXHMIJED HOXHES e po tall bythen me kete milet..Mire e bo se kaq duan ky miley ..Ti rre keto zihen se ti je i ndershem
    Ti kom unist ishe i poshter joooo me demokrat //Ke dosje Mendo per Kalamajte o GADDAF

  17. bobi says:

    Car doktorri je ti mer malok serbie doktorr by… doktorr i kohes Dulles doktorr aspirinash ti as nuk e ke iden se ku fillo e ku maro profesioni i doktorrit mer cope mishi me dy sy

  18. gruaja says:

    O sa nder do ju kishe bere shqiptarve te sheroje veten o Sal………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje