Edi Rama: Qeveria po fsheh krizën. Schultz: Duhet transparencë

26 Nëntor 2011, 17:59Politika TEMA

Kreu i opozites Edi Rama, paralajmëron se Shqipëria ndodhet përpara një stuhie financiare. Pas takimit me kreun e grupimit të majtë në Parlamentin Europian, Martin Schultz, nga Brukseli, Rama akuzoi qeverinë për fshehje dhe mohim të krizes.

“Ne jemi të bindur, se Shqipëria është përpara një stuhie financiare, për të cilën qeveria jo vetëm nuk ka bërë asgjë për ta shmangur, por duke e fshehur krizën e ka bërë stuhinë edhe më të pashmangshme. Jemi ende në kohë për të ulur efektet e saj, por në rast, se kokëfortësisht qeveria do të vazhdojë ta mohojë krizën, stuhia do të jetë shumë më e rëndë dhe fatkeqësisht do ta paguajnë ata që kanë më pak dhe të cilëve qeveria, ju kërkon të paguajnë më shumë taksa se sa ata që kanë më shumë dhe paguajne me pak taksa”, tha Rama.

Ndërsa Schultz u shpreh: “Kriza ekonomike dhe problemet ne vijim edhe per Shqiperine, ishte nje nga pikat e diskutimit. Eshte logjike qe Shqiperia eshte e prekur nga zhvillimet negative ekonomike ne te gjithe Europen dhe transparenca per buxhetin eshte parakusht per demokracine. Jane parate e taksapaguesve ato qe perbejne bazen e buxhetit, ndaj per shpenzimin e parave te popullit nevojitet maksimumi i transparences dhe sinqeritetit. Per t’ju pergjigjur me drejtperdrejt pyetjes suaj, transparenca eshte element kyc i demokracise dhe pergjegjshmerise se organeve te shtetit ndaj Parlamentit, e permes anëtareve te parlamentit, ndaj votuesve, cfare perben shtyllen themeltare te demokracise”.

Zhvillimet e fundit politike ne vend ishin ne fokus te bisedes me eurodeputetet e majte, sikunder dhe me sekretarin e Pergjithshem te Internacionales Socialiste, Luis Ayala.

“Ne diskutuam situaten ne Shqiperi. Diskutuam mbi mardheniet e grupit tone parlamentar me socialistet shqiptare. Patem nje shkembim intensiv mendimesh mbi hapat qe do te nderrmarim per te zhvilluar me tej kete mardhenie. Koleget e grupit tone do te shkojne ne Shqiperi ne javet qe vijne. Mbeta i kenaqur nga takimi me Edin. Kishim kohe pa u takuar, me duket se heren e fundit jemi takuar ne Strasburg, e tani ne Bruksel, e keto jane dy vendet e politikes europiane, meqe Shqiperia po i afrohet Europes”, tha Schultz.

Nga ana e tij Rama u shpreh: “Biseda kishte të bënte me mbështetjen që ne kërkuam nga Parlamenti Europian, nga grupi parlamentar socialist për reformën parlamentare, për procesin e reformave dhe domosdoshmërisht për monitorimin nga afër të Europës dhe Parlamentit Europian të këtij procesi reformash, që duhet të kthehet në një proces të implementuar, në mënyrë të atillë që cfarë ka ndodhur në të shkuarës mos të përsëritet në të ardhmen”.

Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ayala tha: “Mendoj se rruga me e mire per Shqiperine eshte ajo e reformave, ne menyre qe t’u garantohet shqiptareve se jetojne ne nje demokraci te vertete sot dhe se kane mandatin e zgjedhjeve te lira e te ndershme. Ndaj ne jemi te angazhuar dhe e mbeshtesim axhenden e Partise Socialiste, mbeshtesim pozicionin e tyre per negociata efikase qe do te sillnin rezultate. Ne i besojme dhe kemi arsye per te besuar ne Partine Socialiste te Shqiperise. E dime qe ajo dhe Edi Rama jane angazhuar per te cuar perpara kete axhende per ndryshimet dhe reformen zgjedhore, e cila mbetet kyce, themelore per Shqiperine. Ajo qe kemi pare ne te kaluaren, nuk mund te perseritet me. Tani dua te shoh nese te tjeret jane te angazhuar vertete per nje gje te tille. Mendoj se eshte kyce per Shqiperine, per gjithe aktoret e saj politike, per te gjitha institucionet e saj, qe te ecet perpara me kete axhende, sepse sic e thashe, Europa nuk mund t’ia lejoje vetes, Shqiperia nuk mund t’ia lejoje vetes dhe jane shqiptaret ata qe do te vuanin pasojat, nese keta politikane nuk jane ne gjendje per te cuar perpara kete axhende ndryshimesh”.

Pergatiti: ARTA TOZAJ, TCH

 

9 komente në “Edi Rama: Qeveria po fsheh krizën. Schultz: Duhet transparencë”

  1. plaku says:

    Djema, une jam i majte dhe me thene te verteten nuk arrij ta kuptoj sic duhet Edin. Une kam mendimin se, PS ka ekonomiste te zote dhe te ngarkoje keta njerez ( ose njerin vetem ) qe te merret vetem me ceshtjet ekonomike te Shqiperise. Gje qe e ka cdo parti relativisht e madhe ketu ne perendim. Pra ky njeri te paguhet nga PS per kete pune dhe ti japi materjal konktret ( shifra, plane etj. ) Edit dhe ky te flasi konkretisht me shifra. Se ne fakt me bla bla bla u mbytem. Shifrat dhe faktet jane ato qe bindin tjetrin dhe jo vetem keshtu e ashtu, bla bla bla. Sepse keto bla bla bla u bene bajate. PS duhet te jape shifra se, sa ka qene bilanci vjetor i vitit qe po kalon dhe ta krahasoje ate me bilancet e viteve pasardhese dhe me bilancin e miratuar dje ne parlament per vitin e ardheshem. Te beje krahasime. Te thote se, sa ka qene borxhi i bilancit vjet dhe sa pritet te jete sivjet. Sa ka qene ne perqindje te BIP borxhi publik ne fillim te vitit dhe sa pritet te jete ne fund te vitit.Te beje nje tabele me kurve ku te shifet kjarte se si ka shkuar borxhi publik gjate dhjete ose njezet viteve te fundi. Keto gjera ben bota. Sa borxhe ( kredi ) keste jane lare kete vit dhe sa mbeten per tu lare vitet e tjera. Me cfare takse interesi u muar kredia e fundit prej 59 miljon euro dhe me cfare kushtesh. Sa ishte inflacjoni ne fillim te vitit dhe sa pritet te jete ne fund te vitit. Sa investime jane bere dhe ku jane bere kete vit.
    Miq, edhe une vete jam shqiptar dhe jam elifimatrak ne ekonomia, se ne fund te fundi nuk eshte ky profesjoni me te cilin mbaj familjen me buke. Une dua informacjone me shifra dhe fakte dhe jo bla bla bla. Edi ka marre persiper te jete udheheqesi i opozites.Te jesh udheheqes ke te drejta ( te dalesh jashte shtetit dhe te hash dreka e darka ) por ama ke edhe detyrime qe te njoftosh popullin dhe sidomos simpatizantet e tu dhe jo te flaesh si Sala per pjeshket e Lapardhase etj. Edi duhet ti tregoje elektoratit te vet me fakte se, ai nuk eshte si Sala dhe se ka nje ndryshim te madh CILESOR me te. Ne te kundert ai duhet ti leri vendin nje njeriu tjeter me te zote. Edi eshte udheheqesi i opozites jo per syte e bukur qe ka. Mendoj se, ne si popull duhet te mesojme se si punon bota. Duhen ngritur institute transparente te studimeve ekonomike, shkollimit, kerkimeve shkencore etj. Ne beme rrugen kombetare qe kushtoi mbi 1miljard leke dhe ketu ne Tema lexojme se nuk shfrytezohet si duhet. Perpara berjes se nje investimi ( keshtu na kane mesuar ne shkollen e diktatures ) duhet bere pa tjeter kalkulimi tekniko ekonomik i investimit. Topalli do godine te re per parlamentin, ministri i aresimit do stadjum te ri, Sala do nje statuje te re te pamvaresise. A ka ai kodosh parlamenti shqiptar ndonje komisjon ku te studjohen investimet dhe pastaj te vendosen se cfare dhe kur do behen? Godinen e parlamentit e kemi, stadjumin e kemi, statujen e pamvaresise e kemi, cfare m……duam qe ti bejme te reja. Borxhi publik ka arritur mbi 61% te BIP, inflacjoni mbi 3,5%, investimet kane rene, cmimi i ujit do ngrihet, cmimet e prodhimeve ushqimore po ngrihen. Me falni se e zgjata, se nuk ka kuptim, ai vend dhe njerezit e tij ( edhe une ) merittojme varferine dhe te gjitha te keqiat qe kemi. Cdo popull meriton qeverine qe ka.

    1. M says:

      Plaku,
      Sigurisht qe institute te studimeve ekonomike nuk ka sepse qeveria demokratike i shkriu ne 1992 sepse ishin komuniste, por deshira per ti ringritur nuk ka qene as nga qeveria socialiste, sepse si do te mbaheshin ne kembe institutet private, te klienteve te qeverive? A e dini Plaku sa para jane tenderuar deri tani per te bere ato te ashtuquajturat strategji? Ju kini shume te drejte kur thoni se ne perendim drejtohet me plane te kalkuluara, por kur Edi Rama e ka premtuar kete gje perfaqesues te qeverrise e qesenditen, duke i qujtur planet si komuniste. Ju e kuptoni se politikaneve tane u ka interesuar deri tani te ecet ne tym. Ne kete shtet nuk ka nevoje per struktura qe hartojne plane te pritshme e plane aktuale, se pushteti i duhet politikaneve per te vjedhur e jo per te orientuar investimet e shqiptareve apo ato te huajat. Ju kujtohen besoj miliardat e shqiptareve ne 1997, sesi u shkrine ne firmat piramidale, gjithashtu besoj e dini se te dyja palet akuzonin njera tjetren per kete. E dini pse Fatos Nano erdhi ne pushtet?-sepse premtoi se do i kthente parate tek shqipatret 100%. Edhe ne shqiptaret prape dalim e votojme, edhe shifrat e bilancet as qe i duam fare, e di pse?- sepse jemi shume te varfer, e me nje 50 mije leke e shesim voten, ose me nje vend pune çfaredo, e di pse?-sepse eshte me i lire nje vend pune i kembyer me nje vote,sepse ka edhe vende pune me leke…

      1. plaku says:

        M,
        Fatkeqesisht ke shume te drejte. Pershendetje.

        1. raimondi says:

          O Edi mos degjo ato gomarrlleqe qe thote Papandreu,se politikanet greke jane hajvane fare –Ata jane politikane qesharake

      2. Shefqet Cela says:

        “ka dhe vende pune me leke” thoni ju. Fatkeqesisht eshte keshtu. Me skandalozja eshte qe per tu emeruar arsimtar duhen paguar disa mijra, jo leke, por euro. I prishin ndergjegjen edhe eukatorit te brezit te ri, hallexhi dhe ai.
        Ne nje komune te Fierit protestonin banoret per mesuesin me shkolle te mesme (kushedi sa ka paguar edhe ai), duke qene pa pune 16 arsimtare me shkolle te larte dhe me pervoje pune.

  2. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Rama po gabon me te berit opozite. Duhet transparence me protesta, pa protesta Berisha do te vazhdoje te tallet me opozite e shqiptaret duke e mbajte edhe pushtetin.

    1. iliri says:

      i ketij mendimi jam edhe une me vepra jo me fjale ,gri sallate thote salihi gri se sme behet vone fare se ca thoni ju,ore ati i duhen shkulur dhembet

  3. O komentuesi “plaku”?!
    Ti e ke mire sa thua po jo me ate thenien qe e mbyyl shkrimin:
    “cdo popullu meriton qeverine qe ka”.
    Nuk e meriton populli ate qeveri,se nuk e ka votuar per ta grabitur.
    jane partite e ndryshe ka dhe nga opozita,qe lidhen me berishen dhe klanin e tij grabiotes se jane bashkegrabites,(natyrisht indirekt keta)
    Kthesa qe u duk se u be ne kongresin e socialisteve per unite duhet te shrihet ne gjithe te majten shqiptare sa te mashkruarit brenda se djathtes.
    Duhet kapur demi prej briresh jo vetem te nje “demi”se ketu kemi te bejme me shume “dema”ndaj hedh valle “krye demi”

    Uji i Vjoses nga kryeburimi D

    1. plaku says:

      Uji i Vjoses………….
      Jam dakord me shkrimi tend, por nga ana tjeter, jo per polemike me ty, si e spjegon ti faktin qe LSI, m.gj.s. populli pa ne tv poshtersite e tij, i dha Metes ne 8maj 70mije vota ?Kam mendimin se njerezit me shkolla i kane popullit borxh ( shif linkun poshte ) qe ta sqarojne ate me durim se kush eshte ne fakt Sala.
      http://www.youtube.com/watch?v=4aM5rEjpUt8&feature=youtu.be
      Sala e njef shume mire psikologjine e njerezve si me siper dhe i ben shume sherbim atyre. Eshte per te vene duart ne koke kur nje kryeminister ju flet fshatareve per pjeshket e Lapardhase, turma e duartroket e intusjazmuar dhe Sala qesh i lumtur si nje idiot. Jam me se i bindur se, koha punon per te majten sepse, populli do ngrihet nga pikpamja intelektuale dhe e dijes dhe do kuptoje me ne fund se kush eshte e ardhmja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje