Gërdeci, vëllai i vrarë i gjykatësit, 200 milionë dëmshpërblim

27 Nëntor 2011, 11:00Politika TEMA

Gjyqtarja Elbana Lluri, ndryshe nga të gjithë kolegët e saj që kishin vendosur pezullimin e shqyrtimit të padive civile deri në përfundim të procesit penale ndaj të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit, ka vendosur që “shkaktarët” e kësaj tragjedie të dëmshpërblejnë me 20 milion lekë të reja familjarët e të ndjerit Endri Dvorani, që humbi jetën nga shpërthimi i “fabrikës” së demontimit të municioneve.

Ishte kjo gjyqtare, e cila brenda 13 seancave gjyqësore, shqyrtoi padinë civile të familjarëve të ish-magazinierit të punishtes së Gërdecit dhe vendosi që palët e paditura Ministria e Mbrojtjes, ndërmarrja “MEICO”, shoqëria “Albademil” dhe kompania amerikane “Southern Ammunition Company INC” (SAC), t’i paguajnë solidarisht paditësve shumën prej 20 milion lekë të reja. Kjo shumë, sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që në ditët në vazhdim pritet të zbardhet i arsyetuar, është bazuar mbi akt-ekspertimin vlerësues të dëmeve nga eksperti A.Bakiu.

Ky i fundit, mësohet se ka arritur në konkluzionin se, të paditurit Ministria e Mbrojtjes, ndërmarrja “MEICO”, shoqëria “Albademil” dhe kompania amerikane “SAC” solidarisht duhet të paguajnë shumën prej 20 milion lekëve të reja paditësve. “Kjo shumë, do të paguhet si shpërblim të dëmit pasuror në formën e shpenzimeve për ushqim dhe jetesë për të gjithë paditësit, dy fëmijët e të ndjerit (A.D.; D.D.), bashkëshortja (M.D.) dhe dy prindërit e të ndjerit (K.D.; M.D.). Si dhe në formë të shpërblimit jo pasuror për të gjithë paditësit për cenimin e të drejtës Kushtetuese dhe ligjore të pësuara nga vdekja e menjëhershme dhe e dhunshme e të ndjerit Endri Dvorani për shkak të faktorëve të jashtëm të shpërthimeve dhe zjarrit masiv në Gërdec”-thuhet ndër të tjera në përfundimin e ekspertimit të A.Bakiut, që pritet të renditet edhe në arsyetimin e vendimit të gjyqtares Lluri.

Nga ana tjetër, paditësit në kërkesë padinë e tyre, të dorëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë më 17 Mars 2011, ndër të tjera në total kërkonin që togat e zeza të urdhërojnë “shkaktarët” e tragjedisë së Gërdecit të paguajnë në formë dëmshpërblimi shumën prej rreth 18 milion lekë të reja. Shumë kjo, që me shqyrtimin gjyqësor u ndryshua edhe nga vetë paditësit, pasi në seancën e pestë gjyqësore, paditësit bënë shtimin e kërkesë padisë, duke paditur edhe kompaninë amerikane “SAC” në këtë proces civil.

Vendimi i gjyqtares Lluri, është i pari i këtij lloji, edhe pse para kësaj padie të familjarëve të të ndjerit Dvorani, shumë familjarë të viktimave apo të dëmtuar e gjymtuar nga tragjedia e Gërdecit kanë paditur civilisht institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërmarrjen MEICO e kompaninë “Albademil” e “SAC”, por, paditë e tyre janë pezulluar deri në pritje të vendimit penal ndaj 29 të pandehurve të kësaj ngjarje. Proces gjyqësor ndaj 29 të pandehurve tashmë ndodhet në fazën e pretendimeve përfundimtare të mbrojtjes, pasi prokurorët e çështjes kanë përfunduar duke kërkuar dënimin e të gjithë të pandehurve të këtij procesi me burg e gjoba të ndryshme.

Sipas të dhënave të siguruara nga togat e zeza, mësohet se ish-magazinieri i punishtes së demontimit në Gërdec i ndjeri Endri Dvorani është vëllai i anëtarit të Gjykatës së Lartë Adrian Dvorani, i cili së fundmi drejton pesëshen gjykuese në procesin penal ndaj zv/kryeministrit Meta./shekulli

10 komente në “Gërdeci, vëllai i vrarë i gjykatësit, 200 milionë dëmshpërblim”

  1. agimi says:

    KY PASKA QENE ME I SHENDOSHE DHE PASKA PASUR SHTREJTE KG ATO 25 TJERET MISH JASHTE SANDARTIT PRA KERKOHET QE KY LLOJ SHTETI KERKON TI JEPET GJYQIT TE POPULLI

  2. Vlora says:

    zenin te kemi mire pa per para se kemi problem…………

  3. Albann says:

    njera dore lan tjetren

  4. SADIKU says:

    ESHTE SHUME E QARTE SE VETEM ATA QE KANE NE QEVERI PERKRAHJE MARRIN EDHE QINDARKEN E FUNDIT ,KURSE TE VARFERIT NUK I SHIKON KUSH ME SY.
    KUJTOJ DJALIN E MEHMET SHEUT ( SHOKET E SALI GERDECIT) QE BRENDA MUAJIT SHKUT 2010 BERI GJYGJIN E PRONAVE DHE I MORI TE GJITHA NE QORRUSH DHE BERAT
    PRA KY ISHTE DJALI I DIKTATORIT.!!! KOT ME FOLE…!!!

    1. sindi says:

      une jam e familjes se tyre dhe nuk jam fare e informuar aq me keq kur i pyesim na thone qe nuk bejme dot gje per ti marre pasi nuk kemi as nje rresht me qeverine

  5. sindi says:

    o Sadik jam e interesuar te di me shume per pronat e djalit te Mehmet Shehut
    faleminderit

  6. sindi says:

    do tjua dija per nder nje informacion

  7. king says:

    Sindi si gjithmon jan genjeshtrat e raddhe te gazetes Tema

  8. salqiri says:

    njeri qe i interesojne leket para marrjes se drejtesise per vdekjen e te vellait,nuk mund te bej drejtesi per ceshtje qe gjykohen prej tij,sepse i mungon morali.pisllek

  9. sindi says:

    drejtesia u varros bashke me Ramiz Aline dhe do te vazhdoje bashke me Saline qe do ti shkoje pas shume shpejt ”me ardhjen ne pushtet te Bamir Topit” fillon nje faqe e re e historise se Shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje