99-vjetori i Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit do të festohet me disa aktivitete edhe në Prishtinë, Shkup dhe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. Kështu në Prishtinë do të organizohen një varg manifestimesh nga Komuna e Prishtinës, Lëvizjes Vetëvendosje, por dhe Aleancës Kuqezi.
Aktivitete do të zhvillohen në pallatin e Rinisë dhe në sheshin “Nëna Tereza” ku do të organizohet edhe një koncert festiv. Aleanca Kuq e Zi gjithashtu ka organizuar një aktivitet festiv, për të shpalosur flamurin gjigant kuq e zi, i cili është nisur me karvanin nga Vlora. Lëvizja Vetëvendosje vjen me një program jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Gjakovë dhe Prizren.
Në Maqedoni gjithashtu janë parashikuar një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit. Gati në të gjitha komunat e banuara me shqiptarë janë organizuar manifestime të ndryshme për të shënuar këtë përvjetor të 99-të. Në Shkup do të organizohet një koncert festiv në sheshin “Skenderbeu” nën organizimin e Lëvizjes “ZGJOHU”, Shoqatës studentore “Dardania”, ndërsa mbështetur nga Komuna e Çairit dhe Ministria e Ekonomisë. Në Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare janë parashikuar aktivitete festive letrare.
Në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kumanovë, Strugë gjithashtu janë parashikuar aktivitete festive të organizuara nën patronazhin e komunave dhe shkollave, e organizatave joqeveritare dhe kombëtare.
Në Gradec të rajonit të Gostivarit do të shënohet festa e 99 vjetorit, ku do të zbulohet busti i Mehmet Pashë Derallës, Ministrit të parë të mbrojtjes në qeverinë e Ismail Qemalit bashkë me pllakat përkujtimore për varezat e 163 shqiptarëve të ekzekutuar nga forcat serbe në vitin 1915. Në këtë eveniment do të marrin pjesë personalitete politike, ndër të cilët kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka konfirmuar praninë e tij. Gjithashtu përvjetori i 99-të i Ditës së Pavarësisë do të festohet me aktivitete të ndryshme edhe në diasporë.
une them qe mos te kete aktivitete fare,asgjekundi,nga inati i saliut dhe i A.Kuq e Zi
PER INAT TE SIMA VJERRE, SHKOJ E FLE ME MILLONANE.
Kaq gje e kupton zotrote: MILLONAI ESHTE SERBI. Kalofsh rehat naten.
po jo moj Thana,po meqe 90-95% e komentuesve te Tema mendojne se z.Spahiu dhe A.K.Z.ben politiken e turqijes,apo z.Zpahiu ben politiken e sales,madje njeri shkoi aq larg sa tha qe:Spahiu kerkon te na fuse ne lufte me shtetet fqinje…etj etj etj..pa mbarim.
une mendova se te gjithe keta,me siguri duhet ta njohin mire Kreshnikun,keshtu qe me hyri frika dhe thashe qe,me mire mos ta festojme fare se mos futemi ne lufte me gjitonet.
besoj me kupton.
hajd moter kalofsh nje dite te mire,gjithashtu
GEZUAR FESTAT—–GJITHE VELLEZERVE DHE MOTRAVE TE MIJE(miqeve,kolegeve,,sipas deshires)TE FORUMIT,KUDO QE NDODHEN.
SOT ESHTE NJE DITE E MADHE PER POPULLIN TONE
Po ashte edh ajo bijte e shqipes ne Amerike qi feston flamurin per te mare shqiptareve dollarot.
Te nderuar patriote kudo qe ndiheni si Shqipetare te vertete,”Gezuar festat e 28-29 Nentorit.Rrofte kombi Shqipetar i kudondodhur.
Faleminderit dhe te gezofte zemra kurdohere
Bravo Saimir !
Gezuar festat e Nendorit gjithe shqiptareve kuo qe jane ne cdo skaj te Globit
–dhe vtin qe vjen do zoti Jemi bashke: Shqiperi & Kosovre
Absolutisht gjithe Shqiptaret jane Patriote –Nersan keta qe shkruajne ketu
dhe flasin kunder Aleances Kuq e Zi –jane spiunet e Kishes greke te Janullatosit
te shperndare neper forume shqiptare per te bere propagande percarese ndaj ju te Kosoves
mos i degjoni keta se keta i urren gjithe Shqiperia
shum mendim i drejt raimondi…nuk ka asnje shqiptar qe nuk do ribashkim kombetar,shqiperia ka si pike referimi ribashkimin kombetar dhe keta qe shajne ne forumet e ndryshme jane ‘celulat’ antikombetare te paguara nga sherbimet sekrete serbo-greke ,shqiptare kudo qe ndodheni ne cdo cep te globit e gezofshi ‘diten e pavaresise’!!! gjunjezohuni bashke me ne perpara flamurit legjendar kuq e zi!! respekt per gjakun e derdhur nder shekuj per kete dite te shenjte…mbani te ndezur zjarrin e RIBASHKIMIT !!!