Tragjedi në Vlorë, vdesin nga asfiksia burrë e grua

27 Nëntor 2011, 17:05Politika TEMA

Një çift bashkëshortësh kanë gjetur vdekjen gjatë natës së kaluar pasi janë asfiksuar nga çlirimi i gazit të qymyrgurit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Çole të Vlorës ku Avni dhe Myzejeme Bezani, 50 dhe 49 vjeç kishin shkuar tek shtëpia e prindërve të Myzejemes, ndërsa kishin ndezur qymyrguri për ngrohje. Gjatë natës ata kanë gjetur vdekjen.

Ka qenë djali i çiftit, i cili ka konstatuar vdekjen prindërve të tij.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka dalë në përfundimet se vdekja e bashkëshortëve ka qenë aksidentale./ora-news

1 komente në “Tragjedi në Vlorë, vdesin nga asfiksia burrë e grua”

  1. raimondi says:

    Oh sa keq me vjen! Po kini kujes kur perdorni qymyr se eshte shume i rezikeshem…

    Ngushellime familjareve te viktimave!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje