Rama: Në Kosovë nuk u abuzua me Rrugën e Kombit, si në Shqipëri. Ideja për ndërtimin e saj, nga PS

27 Nëntor 2011, 20:08Politika TEMA
Rama: Në Kosovë nuk u abuzua me Rrugën e Kombit, si në

rama te varri i rugoves

Ne ditën e dyte te vizitës se tij ne kryeqytetin kosovar, Prishtinë, kryesocialisti Edi Rama ka komentuar ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, duke e vlerësuar atë si një rruge te standardeve evropiane. “Qeveria e Kosovës ka bere një pune te shkëlqyer me ndërtimin e rrugës, ku nuk është vjedhur sikurse ka ndodhur me segmentin e autostradës Durrës – Kukës – Morine,” është shprehur Rama duke shtuar se ideja e ndërtimit te saj ishte e socialisteve dhe jo e Partisë Demokratike.

“Eshte thene se ne e kemi penguar dhe sulmuar Rrugen e Kombit, por kjo nuk eshte e vertete, ne nuk kemi qene kunder kesaj rruge, pasi ka qene pikerisht Partia socialiste dhe kryeministri yne, Pandeli Majko, ai qe ideoi ndertimin e kesaj rruge”, ka thene Rama gjate fjales se tij.

Një nga pikat kryesore te programit te ri te Partisë Socialiste është edhe unifikimi i teksteve arsimore mes Shqipërisë dhe Kosovës, për te cilën Rama diskutoi një dite me pare edhe me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Kreu i PS, Edi Rama, paraditen e sotme ka qene ne varrin e Presidentit Ibrahim Rugova për homazhe. Ndërsa me pas ka zhvilluar një debat te hapur me intelektuale. Për here te pare kryesocialisti Edi Rama do te festoje ditën e flamurit me bashkëkombësit kosovarë.

 

22 komente në “Rama: Në Kosovë nuk u abuzua me Rrugën e Kombit, si në Shqipëri. Ideja për ndërtimin e saj, nga PS”

  1. Kapaku says:

    Nejse shpresojme se te rregullosh sadopak imazhin ne Kosove, por e verteta eshte krejt tjeter.

    Ideja e kesaj rruge eshte hedhur qe ne vitin 1992 kur PD erdhi ne pushtet.

    Projekti i pare i kesaj rruge i eshte paarqitur qeverise shqiptare qe ne vitin 1993.

    1. RAQI says:

      O kapaku. Projekti i pare ka qene i kohes se Enverit dhe ka pese dhe hekurudhe ne projekt.

      1. raimondi says:

        Ja fut kot Kapaku,se Sala ne 1992 ulerinte e bertiste qe te kerkosh Pavarsine e Kosoves eshte Romantizem-

        —–Ndaj edhe Rexhep Qosja doli hapur qe atehere kunder Berishes ,
        se Berisha kerkonte ta linte Kosoven nen Serbi

        ———Por ka fat Sala, se keta nga e majta jane te gjithe Spiune te grekut-

        -Se te ishte ndonje patriot ketej nga PS-ja ,sot Saliu do ishte ne burg
        per Tradheti ndaj interesave kombetare

        — Ja psh Edi mund te thote cdo gje kunder Sales,por asnjehere nuk e akuzon
        Salen per shitje te interesave kombetare tek greket

        — Jam kurioz i ka marre leje Papandreut Edi ne lidhje me keto qe thote aty ?..loooooooooooooooooooooooooooooooool

    2. xhoni says:

      O kapak tenxhereje!PD-ja ka patur si objektiv,ate qe u kane vene SERBET:DIGJNI E SHKATERRONI SHQIPERINE,qe te mos u degjohet me emri shqiptar!!Deri tani e ka realizuar ARMIKU I SHQIPTAREVE -HITLERIANI SALI BERISHA!!!Tek varri i Hitlerit do te vija lule,ndersa tek varri i Sali Berishes do PSHURRJA!!!

    3. Luani says:

      nga e nxorre kete,edhe vete saliu ka the qe ideja ishte e majokos,por rrugen e beme ne,kujdes me komentet!

    4. Ledi says:

      O Kapako Po per 21 janarin cdo behet???

  2. X says:

    politika ne kosve eshte shume me e maturuar se ajo ne shqiperi.

  3. RAQI says:

    O kapaku.Projekti i pare ka qene i kohes se Enverit dhe ka pase edhe hekurudhe paralel.

    1. Besi says:

      Sakt projekti i Enverit eshte opare

  4. Shkupi says:

    Gezuar 99 vjetori i Pavaresise.

  5. samir says:

    Rama bnje gafe te madhe…U tregua krejt i painformuar. Neve ne Kosove autostrada po na kushton shume me shtrenjte. 1 miliard per 100 kilometra. pa as edhe nje tunel te vetem. Shqiperise i ka kushtuar afro 1 miliard e 100 milione per 171 kilometra. Vec tunelat kane kushtuar afro 500 milion euro. Plus 100 milione riparim i prishjeve ne tunel.

  6. arma says:

    Vizite qe isherben Shqiperise

  7. shkembi says:

    O kapak ke shume te drejte. Sala e ka pranuar vete se per te ndihmuar Kosoven i dergonte naften shqipetare Miloshevicit qe ta perdornin tanket serbe kunder jush. Si e harruat kaq shpejtQeverin- Majkon? Qet me fat qe Berisha nuk ishte ne pushtet ne ato momente te veshtira se me siguri do ta kishte mbyllur kufirin. E verteta vonon por do dali ne drite.

  8. nastradini says:

    Mos u zini o dallkauke te majte dhe te djathte. Te gjithe komuniste te bojatisur me lajle dhe lule ngjyra ngjyra si kameleone te vertete. Sa per maskim. Jo si mileti kokepalre qe vuan per buken e gojes. Dhe pret cudira nga klasa politike e peshtire. Po ku e gjete ti more Edi Rama qe Hashim Thaci nuk ka vjedhur me fondet publike dhe luan rolin e revizorit famoz? Kur nga ekonomia nuk ja thua fare? Se ndryshe nuk do te propozoje heqjen e taksave dhe tatimeve ne Shqiperi si ne kohen e tollonave te Enverit. Po mos jep mendje o Edi Artisti per gjera qe nuk i kupton dhe nuk i mer vesh. Te thote nastradini disa here. Se je bere LOLO fare kohet e fundit. Dhe ka shume gjase ta lesh saliun me te vertete per shume vite ne pushtet. Po a e di more Edi Rama para se t’i besh elozhe Hashimit sa ka kushtuar kosovareve rruga e Kombit? Dhe sa u kane kushtuar kombeve te tjera autostrada te ngjashme? Po a di o Edi Rama se kjo rruge eshte gatutur ne terrin e nates me firmen turke BECTEL? Pa projekt dhe preventiv fillestar si nje vella siamez te rruges se Kombit te Sali Berishes? Pa mare mundimin askush te beje fisibilitetin e saj ose te leverdise ekonomike? Kopje origjinale te Saliut. Po a e di more Edi Rama me torollake dhe fanatike nga pas se kjo rruge do te kollofise akoma fonde publike nga taksapaguesit kosovare dhe shqiptare? Sepse mirembajtja e saj nuk eshte llogaritur fare ne projekt dhe me pas nga pushtetaret e Kosoves dhe Shqiperise? Po a e di more Edi Rama se ne vendet e Kapitaliste keto autostrada investohen dhe ndertohen atje ku ka leverdi Kapitali Privat dhe jo ku i teket BOSI-t komunist? Prandaj o Edi PS-ja me mire kthehu ne Shqiperi dhe mos i bej carap kosovaret. Se boll kane Thacin e tyre ne qafe.

    1. tak fak says:

      E gjeti tek keshilltari koso-kollovar Baton Haxhiu. Gje e madhe injoranca e PS per realitetin ne Kosove, te fut ne qorrsokake e deklarata qe te bejne te nxihesh nga turpi, nese ke dy gisht faqe…

    2. anticensurë says:

      nastro ke plotësishr të derjtë!
      rama përveç gjenialiteteve të tij të shprehura deri më sot,janë të shumta,po na befasiôn gjithnjë emë tepër!ai po shfaqet si një hetues gjykatës dhe ekonomist në kosovë!ai hetoi dhe gjykoi penalisht rrugën dhe nxorri vetvendosjen si gënjeshtare dhe hashimin të pafajshëm!analizoi të gjitha variantet ekonomike dhe i cilësoi të drejta!shqipëria është vënd gjenish o nastro!dy i kemi në evolucion e sipër!
      me këtë vizitë poli-privato-promovuese ed këmbpaleshi po vazhdon vazhdën e dështimeve të tija politike!me vizitën tek varri i rugovës ai bëri distancim nga rruga e ashpër e adem jasharit!me këtë vizitë ai tregon “vazhdimësinë e “gandizmit të remë”rugovjan”me këtë dellaratë ai i tregoi berishës se nuk ka ndërmënd të bëjë asgjë kundër diktaturës!ai i dha dhe njëherë sigurinë psikopatit se nuk ka ndërmënd të luaj asnjë gur deri në ’13ën!ai i tha se në zgjedhjet e ’13ës saliu duhet të pregatisë grabitjen e radhës!
      nastro e keqja nuk është tek rama tashti.e keqja është se në shqipëri nuk ka POLITIKANË!as të rinj as të vjetër!janë të pjerdhur të gjithë.në këtë periudhë ku dhe politikani më i humbur, me pak guxim dhe largpamësi, do të ishte bër një lider kombëtar,askush nuk po lëviz!
      dhe pjesa “antagoniste”e politikës së sotme,AK,është në nivel që mund të përmblidhet në shprehjen “ku thërret qameti”!dalin me ide dhe shprehje të cilat të bëjnë të mendosh se i kopjojnë nga mëndja e fëmijve të tyre adoleshentë!
      nastro me të vërtet jemi KU THËRRET QAMETI!!!
      megjithatë edi do bëj ndonjë dor pare në prishtinë me “kurvanin”e tij!helbete i mungon një rrogë!
      do japë dhe autograme për dështimet e tij!
      shëndet dhe kafe të mbarë nastro!

  9. Artani, Prishtine says:

    E gjithe bota e di se sa kane vjedhur saliu me lulin per rrugen e kombit, por te thuash se ne Kosove nuk e kane bere kjo nuk eshte e vertete

  10. Ramy says:

    Kjo eshte vertet e turpshme nga rama , ketu shihet qarte ngaterrimi i profsionit te tij nga piktor ne politikan, po si mund te thote ky hajvan politikan se me rrugen e kombit kendej kufirit nuk u abuzua , pasi per kete pune e dine te gjithe kosovaret se Fatmir limaj e Company jane duke u Gjykuar pikerisht per abuzimin e kesaj rruge nga EU-LEX. Prandaj dhe Limaj nuk eshte pjese e kabinetit Qeverises te thaqit. Rama me mire te vazhdoj me promovimin e kurbanit te tij e jo te ja fut kot si kau peles.

  11. ilir says:

    O Ramy po se kupton qe ky ishte nje trick i Rames per te thumbuar ato njerez prezente ne takim per te dale te pergjigja qe ai deshironte te jepte…hahaha. Si mendon ti se ai ne mes te Prishtines do hidhte hije direkt mbi rrugen e Vermices, kuptojeni qe ai ka filluar te behet politikan tanime dhe gjasat jane qe do jete K ryeministri ne 2013 kjo fale axhendes qe ka ndermarre keto kohe te fundit edhe vizita ne Kosove eshte ne kete kuader te afirmimit te tij si politikan…bye

  12. EDI DETROIT says:

    Jam shume dakort me kapakun, rruga e kombit eshte nje arritje e madhe per te dy vendet, fakt eshte qe e beri PD.Urejtja e madhe e kosovareve me PS,mendoj une nuk ka lidhje, qe eshte Berisha kryetari i PD, por kur PS ishte ne fuqi ne 98, disa muaj para se Nato te bombardonte Serbin, F.Nano takon Miloshevicin ne Lisbone,dhe deklaron;Kryeqytet i Kosoves eshte Beogradi.A duhet ta vuaj Rama kete???.Une them jo, por nje popull ka nje kujtese,PS i duhet nje pune e madhe te jete nje parti e besueshme ne te gjithe trojet shqiptare.

  13. Iliri says:

    Sipas disa te dhenave nje kilometer autostrade ne teren te rrafshet, dmth. pa tunele ne Gjermani kushton rreth 28 mio €.

    Autostrada e shqiptareve ne te dy anet e kufirit kushton perafersisht 10€/1km. Cmimi duket real per Ballkanin, keshtuqe edhe nese kane vjedhur nuk mund te kene vjedhur shume. Kryesorja autostrada eshte aty, eshte dicka qe do mbetet e do ta shfrytezojne njerezit.

    Me e keqja eshte kur leket vidhen nga qeveritaret dhe nuk investohet asgje, por nxirren jashte ne bankat e huaja.

    Une nuk e di pse socialistet nuk e ndetuan. Une edhe atyre do tua kisha bere hallall nese do kishin vjedhur pak, sic ja kam bere hallall Edi Rames per vjedhjet ne pese vite e para si kryetar Bashkie.

    1. nastradini says:

      Po ku i ke gjetur keto te dhena ne Gjermani o Ilir-Gjermani? Apo jo keshilltari ekonomik i Merkelit?
      sepse po te ishte me te vertete do te kishe fluturuar zgupthi nga dritarja me shifrat qe jep. Sepse me keto shifra Gjermania do te kishte failmentuar me kohe. Jo nga kriza e borxheve te Greqise, por nga autostradat famoze te Ilir-Dallkaukut. Autostradat gjermane kryesisht jane nderutar nga Hitleri para luftes. Me teknollogji ndryshe sesa ndertohen tani. Qe do te thote edhe me nje kosto fare tjeter. Autostradat ne pergjithesi kur ndertohen brenda qytetit kane nje kosto ndryshe sesa ato qe jane jashte tyre. Kjo vlen edhe per terenin. Nuk ka nevoje te krahasosh Gjermanine me Saline se pse kemi Maqedonine Malezine, Bullgarine dhe Rumanine or Mik-Gjermani. Por edhe Greqine dhe Turqine. Qe ndertojne me firma private, jo si firma hajdute BECTEL. Qe nuk tentojne te fitojne duke blere pushtetaret ne kurriz te popullit, por me djersen dhe Kapitalin e tyre Privat. Ne keto shtete kostoja e nje autostrade te menduar dhe projektuar me kujdes, te ngjashme pernga tereni me ate te rruges Durres-Kukes shkon nga 5-7 milione EUR/km. Ne zona fushore kjo shifer arrin deri ne 2-3 milione EUR/km. Saliu ka shpenzuar deri tani 1,2 miliarde EUR dhe vazhdon te shpenzoje akoma sepse rruga nuk ka perfunduar. Po te pjestosh kete shifer me 68 km rruge te perfunduara del se kostoja e saj eshte si pas PILAFIT afro 18 milion EUR/km. Ku kane shkuar LEKAT e shqiptareve o avokati gjerman i Saliut?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje