(E PERDITESUAR)-Kreu i PS uron presidenten e Kosovës. Vizita në varrezën e Jasharajve dhe në familjen Haradinaj
Kryetari i Partisë Socialiste po e feston këtë Ditë të Flamurit në Kosovë, prej nga u ka dërguar të gjithë shqiptarëve një mesazh. “Urimin e parë të kësaj dite të Festës së Flamurit ia bëmë Presidentes së Kosovës. Ditë me diell e atmosferë festive. Gëzuar të gjithëve!” shkruan Rama.
“Jam këtu në ditën e flamurit dhe urimin e parë me shumë kënaqësi po jua bëj juve. Procesi i integrimit shumë i rëndësishëm. Është fat i madh për Kosovën që ka një grua si Presidente. Shpresoj që liberalizimi i vizave të jetë sa më i shpejtë. Urime për rolin tuaj konsensual si presidente,” tha Rama në takim.
Kurse Jahjaga e përgëzoi Ramën për reformat e ndërmarra në zgjidhjen e krizës.
“Ju uroj për festën e flamurit, përgëzime për reformat e ndërmarra në zgjidhjen e krizës,” tha Jahjaga.
“Pavarësisht procesit të stërzgjatur për liberalizimin e vizave në Kosovë, shpresoj që në seancën e ardhshme ky proces të hapet për Kosovën dhe ne të jemi në të njëjtin nivel me vendet e rajonit,” vijoi më tej presidentja kosovare.
Ndërkohë fakti që kreu i PS po feston në Kosovë është komentuar në mediat kosovare. Rama ka qenë në varrezat e Familjes Jashari. “Varrezat e dëshmoreve të familjes Jashari të transformuara përmes një projekti ambicioz në një vepër të bukur urbane. Homazhe emocionuese,” shkruan Rama.
Gjithashtu kreu i PS ka vizituar edhe shtëpinë e babait të Ramush Haradinajt. “Vizitë në shtëpinë e babait të Ramushit ku uruam Festën e Flamurit dhe i’u gëzuam një mikpritjeje të veçantë,” thotë Rama në rrjetin social Twitter.
Shqiptaret bashkohen vetem per festen e flamurt e te pavarsise, rrofte Shqiperia sic eshte. Edhe Kosoves ju uroj zhvillim e forcim te shtetit te tyre, dhe nderojeni Adem Jashrin sepse luftoj per nje Kosove te pavarur!!
o edi kujdes me shendetin se ke mar ca kile…………..
Shqiptaret do bashkohen njehere e pergjithmone brena 2 vjetesh
— Tegjithe bashke ne nje shtet te Vetem :Shqiperia e Bashkuar dhe ketshtu te bashkuar futemi ne EU
— Gezuar festen e Flamurit dhe vitin qe vjen do zoti e behemi NJE Shtet i vetem
—Nje shpirt –nje trup–nje zemer = Shqiperi e Bashkuar
Pse ju o komunista nuk i beni pyetje vetes pse rama vajti ta festonte diten e pavarsis ne kosove
Po ja u them une.
Rama eshte biri i atyre qe na vrane bashk me ramen me 21janar te ketij vite per 70vjet dhe rama esht p.. e dhise dhe per te mos rene ne sy qe berisha e ka vene per fund se po te ishte ne tirane do dilte ne podium bashk me berishen dhe atje do ishte i detyruar qe te qeshte me berishen dhe duke bere keshtu do humbiste pike tek ata njerez te pa djallezuar qe i shkojne mbrapa iku ne kosove
Pasi i pershkova te gjitha Gazetat online nuk pashe ndonje qytet ne 99-vjetorin e pavarsise me flamuj e zbukurime sic do kishte dashte cdo Shqipetar ta shijonte nga larg..I vetmi qytet eshte Prishtina mesa shoh e zbukuruar me bukur,kurse nji foto te Tiranes qe kemi me flamujt e varfer e te vegjel nuk ta mbush syrin ne nje dite si kjo…Ose mund te jete ndryshe por qe ne s’kemi ku ta shohim, se ne fotot e gazetave me shum po shohim Jeremicin e Tadicin se ky ben lajm per gazetarin e varfer shpirterisht, e pa kurfer horizonti e fantazie!
Urime pmFesta te gjitheve nga Prishtina. Faleminderit Edi Rames qe ka vendos qe kete dite te vecante ta pres ne mes shqiptareve te kosoves.
99 vjetori i Pavarsise eshte dhe merita e madhe e Kosoves se Isa Boletinit.Ky vit i takon KOSOVES te jete qendra e shqiptarve,nders vitin 2012,ju mirpret VLORA TRIME e Ismail Qemalit.Ta harrojme politiken dhe perkatesite partiake.Ate qe na kane lane baballarte,duhet tua leme femijve tane trashigim.RROFTE Arberia e BASHKUAR.
GEZUAR kete dite te shenuar, dhe ishalla vitin tjeter dicka per mire te kete ndryshuar. TE DUA SHUME O E IMJA SHQIPERI, dhe shpresoj 100 vjetorin ta festojme pa monstren SALI.
urime festa e flamurit shqiptarve
Rama duket si i internuar, apo me sakte si i veteinternuar.
Ti duhet te jesh ndonje PD-ist krap.