OECD paralajmëron recesion në Europë

28 Nëntor 2011, 14:16Politika TEMA

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), që përfshin disa nga vendet më të zhvilluara në botë, ka paralajmëruar se eurozona do hyjë në recesion. OECD tha se ka ulur parashikimet e saj për rritjen globale të ekonomisë.

OECD parashikoi se ekonomia e eurozonës do tkurret me 1 përqind në tremujorin e katërt të këtij viti dhe më tej me 0.4 përqind në tremujorin e parët të vitit që vjen.

Grupi ka riparë parashikimin për rritjen ekonomike botërore, duke e ulur atë në 3.8 përqind për këtë vit dhe 3.4 përqind vitin që vjen.

Ngjarjet negative në eurozonë për më tepër do ndikojnë edhe në një kontraktim global.

OECD përfaqëson vendet e pasura si ato të eurozonës, SHBA-në dhe Japoninë.

3 komente në “OECD paralajmëron recesion në Europë”

  1. Besa,Elbasan says:

    Europa po, Shqiperia jo Lulezon nen udheheqjen e sh SALI !!!!!!!

  2. Tironci Lugano says:

    Eurozona eshte ne recesion qe kete vit.Viti qe vjen eshte teper i dhimbshem per Eurozonen.

  3. Votren says:

    Ne kemi nje jete te tere ne recesion.Jemi te imunizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje