Presidenti Bamir Topi organizoi pasdite në Pallatin e Brigadave pritjen me rastin e 99 vjetorit të Pavarësisë së vendit. Të pranishëm ishin edhe kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Në fjalën e tij, Topi tha se ëndrra evropiane është tani realitet. “Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti; ajo ka një pozitë gjeografike të admirueshme, një popull të ri në moshë dhe me energji të mëdha, ka potenciale ekonomike e turistike, traditë kulturore dhe lidhje të forta historike me trashëgiminë evropiane, ka aspirata të qarta në ecjen përpara dhe në çdo kohë, sjellje paqësore e bashkëpunimi me të gjithë fqinjët në rajon. Atdheu i Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës nuk mund të kishte destinacion tjetër përveç ribashkimit të plotë me Evropën dhe qytetërimin e saj. Njëzet vjet më parë ëndrra evropiane ishte vetëm aspiratë, sot ajo është realitet. Shqipëria është anëtare në NATO, është një vend me mbështetjen më të lartë qytetare për aspiratat integruese në Bashkimin Evropian dhe një partner serioz i bashkësisë ndërkombëtare në përpjekjet e saj për përhapjen e demokracisë dhe të paqes në rajone të ndryshme të botës,” tha Topi.
“Referuar aktualitetit politik, gjatë këtij viti u shënua progres, sidomos në rritjen e angazhimit dhe pjesëmarrjes qytetare e civile në proces zgjedhor dhe në debatet publike. Krahas tyre, u harxhuan energji të pafundme në një debat politik joproduktiv, duke vendosur pa të drejtë, axhenda paralele partiake mbi ato publike e kombëtare. Ditët dhe javët e fundit politika është kthyer përsëri në institucione dhe në tryezën e dialogut. Shpresa dhe inkurajimi im, ashtu si e shumicës qytetare në këtë vend, është që arsyeja dhe përgjegjësia të dominojë mbi çdo interes tjetër politik, për t’i dhënë shoqërisë dhe shtetit shqiptar, pa vonesë dhe me cilësinë e duhur, reformat, klimën dhe rezultatet e duhura, që sigurojnë standardet e integrimit në Bashkimin Evropian,” vijoi më tej presidenti.
“Sot ne nisim festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe ky është një rast i mirë për të bërë brenda nesh një bilanc politik, për të mësuar nga gabimet e të kaluarës dhe për të fituar kthjelltësinë e duhur për ecje më të shpejtë përpara. Natyrisht 100-vjetori jubilar do të marrë të gjithë vëmendjen, nderimin dhe angazhimin tonë, për t’u shënuar me madhështinë që meriton. Përvjetorë të tillë mund të shoqërohen me projekte të shumta politike e qytetare apo me rivlerësime historike. Unë besoj se nderimi më i madh që mund t’i bëjmë shtetit shqiptar në 100-vjetorin e tij është të punojnë me të gjitha energjitë për ta përsosur modelin shtetëror drejt atij niveli për të cilin janë sakrifikuar themeluesit dhe më shumë se pesë breza gjatë një shekulli.”
Presidenti tha se nuk ka mënyrë më të mirë për të festuar 100 vjetorin sesa duke forcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
“Nuk ka nderim më të madh sesa në vitin shekullor, Shqipëria të marrë ftesën e anëtarësimit për në BE, sesa të jetësojmë e forcojmë demokracinë funksionale dhe shtetin e së drejtës, sesa të konsolidojmë shtyllat themelore të shtetit: – institucionet e pavarura kushtetuese, sistemin funksional të drejtësisë, modelin e qeverisjes së mirë, të ndershme e transparente, si dhe misionin social të shtetit. Kam bindjen se ne kemi fuqinë, forcën dhe të gjithë mundësitë për t’ia arritur këtij qëllimi, – si përgjegjësi e jonë përpara interesave madhore të vendit, por edhe si një kthim borxhi që politika u ka qytetarëve,” tha Topi.
Per te qare e per te qeshur.Cipa pa pare fare.A ka ngelur ndonje kritik teatri te na komentoj figurat e ftuara.Kalendari fillon e mbaron me 1 PRRILLIN.Sa vajti fatura e darkes .
Turp per te gjithe ekranet e Tiranes qe nuk kishin te sigluar ne asnje cep te ekranit flamurin shqiptar ndersa per festa fetare nuk harrojne te shfaqin urimin e tyre 24 ore ne 24,nuk jam kundra kesaj por festa kombetare eshte ku e ku me lart se perkujtimet fetare,te pakten keshtu mendoj une.Urime televizioneve te Kosoves qe nuk e hiqnin flamurin nga ekrani.
99 vjet shtet shqiptar…! 9 firmëtarë të Pavarësisë nga Korça…!
(Firmëtarë FILLIMISHT, MË PAS, të përndjekur politikë nga regjimi, ata ose pasardhësit e tyre, kush për agjitacion e propagandë e kush si tradhëtar i kombit, të gjithë në burgje dhe internime si borgjezë dhe bashkëpunëtore agjenturash (haha), SOT, të rreshtuar në listën shumëemërore të të përndjekurve politikë)…!
Firmëtarë për të cilët SOT, NUK U THA ASGJË, PREJ ASKUJT… PREJ ASNJË FORCE POLITIKE…!!!
Edhe hartuesi i Himnit Kombëtar (himn i legjitimuar në Ditën e Pavarësisë nga Ismail bej Qemali) ASDRENI i madh pra, edhe ai harrohet sot…!
(t’ju them që është i vetmi himn në botë që i kushtohet flamurit… Asdreni e kuptonte shumë mirë që një simbol e mbledh më mirë turmën se një njeri, që e ka më të thjestë ta përçajë atë…)…!
Nuk e di, por pashë disa lule tek Ushtari i Panjohur… një aktivitet nën diellin e dimrit… popull me kokrra pashë në shesh nga televizionet lokale dhe pastaj disa tek Varrezat e Dëshmorëve…!
Paradoksale, qesharake, mungesë vëmendjeje, apo çfarë…?!
Ata që sot kanë frenat e drejtimit dhe kalërojnë struktura politiko-partiako-adminisrative, them se duhet t’i kenë “prapa sysh” (në tru pra) faktet historike dhe të thellojnë gjurmët e atyre që e bënë historinë jo siç deshën, por siç duhej…!Kam indinjatë breda meje… teksa për “hiç mos gjë” mbushim sheshe, përpopulizma dheinteresa oligarkikë…!
Nuk e them këtë me doza patriotizmi, as për parafoni për ditën e sotme, për të dalë kundër rrymës dmth… e them sepse elementi NJERI, sot, më shumë se kurrë po shpërfillet totalisht…!
Ky vend ka patur dhe ka, NJERËZ të cilët duhen vlerësuar… të cilët duhen kujtuar dhe për të cilët duhen mbushur edhe sheshe…
A i mbaroi farat ky shoku ? !
mire o bamke mire po kush te degjon ?
Shtet Shqiptar s’ka,derisa asnjehere votimet s’jane bere te ndershme.
Historia.
Dy portrete nje animal tjteri njerezor.
Psikologu
Eshte bere shume aktiv kohet e fundit presidenti…qe nuk e gelltit qe nuk e gelltit dot faktin qe nuk do rizgjidhet me.Cuditem si nuk e kemi vene re gjithe kete shpirt konsensual e atdhetare te tij me pare.Me pare kur ndaj prononcimeve prej burre shteti preferonte udhetimet cdo 2 dite jashte shtetit dhe koncertet nga llozhat kryesore.Eshte e vertete…kur rrezikon te mbytesh,ben gjithcka vetem e vetem te mbetesh ne siperfaqje!!!Hiqesh edhe per ate qe nuk je,e nuk do mund te jesh kurre…
Zoti Topi, Ju jeni nje shprese, ndoshta e madhe, per te shpetuar Shqiperine. Punoni fort, mblidhni rreth vetes shqiptaret e ndershem demokrate, eshte menyra e vetme per te shpetuar Shqiperine.
Shume e pabesueshme !
Komuniteti Musliman ne Shkoder nuk lejon ndezjen e llampave ndricuese zbukuruese te minareve te xhamive ne qender te qytetit te Shkodres per festat fetare te te krishteneve si ne naten e Festes se Zojes se Shkodres,Pajtores se Qytetit dhe te Shqipnise,naten e Shen Kollit , ne naten e Pashkeve,per Kishtlindje dhe ne naten e Vitit te Ri,mbasi keto i konsideron Festa fetare te te tjereve.Keto fenomene jane vrejtur tash sa e sa vite ne Shkoder.Kjo asht shprehje e “tolerances”, “bashkejeteses” dhe “mirekuptimit”!
Festat tash jane afer, po vijne dhe keni per ta verejtun kete fenomen!
Por te mos ndezen ndricuesit zbukurues te kater minareve te te dy xhamive kryesore te qytetit te Shkodres naten e festes se Madhe te 28 Nandorit, Festes Kombetare te Shqiptareve,kesaj c’ka i thote Komuniteti Musliman ne Shkoder?Ketij komuniteti i mungojne dritat vetem per festat fetare te te krishtereve dhe naten e 28 Nandorit,diten e shkeputjes se Shqipnise prej kthetrave te perandorise osmane???
Po nji Flamur Shqiptar me Shqiponjen e Gjergj Kastriotit nuk e gjeten keto per ta vendose ne minaret e xhamive?
A nuk e ka Feste 28 NENDORIN ky komunitet?
E tash po Ju pyes Ju :Po ne minaret e xhamive te tjera ne te gjithe Shqipnine a eshte vendose flamuri i Gjergj Kastriotit me rastin e kesaj feste?
Vendosja e Flamurit Nacional per Festat Zyrtare ne te gjitha institucionet shtetnore, fetare dhe laike asht detyrim kushtetues.