Erion Isufi
Erion Isufi, kunati i Lulëzim Bashës, i përfshirë në një skandal të ri. Gazeta Tema zbulon se ai ka organizuar me kompaninë e familjes së tij një biznes njëmujor në rrugën Murat Toptani, ku do t’i kërkojë nga 3 mijë euro çdo biznesi që do të marrë me qera shtëpizat e tij. Gazeta boton dhe e-mailin e dërguar nga e fejuara e tij për disa biznesmenë
Erjon Isufi, kunati i Lulëzim Bashës, do të jetë pronar i rrugës pedonale ‘Murat Toptani’ në Tiranë për një muaj. Sipas një plan-biznesi të tij, ai do të ndërtojë gjatë muajit dhjetor një fshat të vogël me kioska, duke ua ofruar bizneseve të Tiranës kundrejt një shume 3 mijë euro. Gazeta Tema ka zbuluar një letërkëmbim të një drejtuese të agjencisë publicitare, e cila njihet si e fejuara e Erjon Isufit. E-maili, që në fakt u drejtohet bizneseve, përcakton qartë se Erjon Isufi është në krye të këtij biznesi së bashku me Odeta Haxhiun, vajzën me të cilën ka fituar tenderin për dekorimin e Tiranës për festat e Nëntorit. Odeta është menaxherja e revistës së motrës së Erjonit, holandezes Aurela Isufi, njëkohësisht dhe grua e Lulëzim Bashës.
Bashkia duket nga dokumentet i ka dhënë leje në emër të kryetarit të bashkisë agjencisë së reklamave “Iceberg communication”. Kjo firmë megjithëse operon në fushën e reklamave, është përdorur në këtë rast si ortake duke marrë 10 % të fitimit, pjesën tjetër dhe manaxhimin e aktivitetit do e bëjë Orange Advertising, siç e thotë dhe Stela në e-mailin që po botojmë më poshtë. Në telefon Stela u kërkon bizneseve 3000 euro për muajin dhjetor për çdo shtëpizë që mund të marrin me qera.
Bashkangjitur gjeni e-mailin që Stela i dërgoi një biznesmeni, me qëllim që të bëhej klient për shtëpizat e Panairit tek Pedonalja.
Në e-mailin e saj Stela thotë se bëhet fjalë për një iniciativë të re që po mbart Bashkia e Tiranes në bashkëpunim me Orange Advertising.
Sipas saj iniciativa ka të bëjë me ‘krijimin e një fshati të këndshëm për periudhën e Krishtlindjeve në rrugën pedonale te Tiranes ku do të promovohen dhe shiten produkte të ndryshme’.
Në fund ajo zbulon se kush qëndron realisht pas këtij biznesi. “Më thuaj n.q.s je i interesuar që të të lidh me stafin organizues, me Odetën ose Erjonin!. Ditë të këndshme, Stela”.
Fjalia e fundit tregon se pas biznesit qëndron Erjon Isufi, kunati i Lulëzim Bashës dhe ndihmësja e tij dhe motrës së tij, Odeta Haxhiu.
Ky është skandali i dytë në radhë pas skandalit që u bë publik disa ditë më parë nga Shqiptarja, e cila provoi që Erjon Isufi po vetë ka fituar tenderin e dekorimit të Tiranës.
E-maili që u dërgon Stela bizneseve zbulon se pas kësaj skeme fshihet kunati i Bashës
Projekti i shtëpizave sipas bashkisë e Orange Advertising
HALLALL .Hak e keni o idjotet e tiranes qe jeni nje popull qe tere historia ju mban mend vetem per njerez te gjunjezuar,te perulur dhe ja tani idhulli juaj lul isufi po ja u fut sa krahu.E MBAFSHI ME SHENDET.
i erdhi radha rafaeles tek iceberg
O Zot! Filloi kioskezimi i Tiranes??? Ky eshte lajmi me i keq qe kam degjuar…Menduam se e cliruam Tiranen nga Kandaharizmi..por paska qene iluzion i vetem 1 dekade..
SOSSSSSSSSSSSSSSSS
Keta mire jua bejne, perderisa nuk u vene flaken tironsit, e ta shikojne biznen keta ;
kam shkruajtur ne nje koment se po e mori lulzim basha tiranen, tirana do mbushet prap me kjoska.po keto ne foto duken me moderne se ato qe prishi edi rama.por me nje gjobe shume me te madhe se te parat.kushedi se kur do hiqen prap.ene i gjo kisha ,a do shiten damote atje?
Vertetohet akoma edhe njehere ai artikulli i djeshem “Keta bejne c’tu doje qejfi”, kjo eshte e gjitha: punojme e derdhim taksat per familjet, farefisin, kucin e macin e pushtetareve. Nuk e di c’ben prokuroria qe nuk i heton keto raste kaq flagrante! Sikur te funkiononte sado pak drejtesia ne kete vend Lulezim Basha duhej te ishte kalbur ne burg sot e kesaj dite.
Ca eshte ky surrat palaco !!!
NJE NGA KETO KASOLLET KETU NE GJERMANI KUSHTON E GJITHA NGA 1000 DERI NE 2000 euro TEK “BAU -HAUS” OSE “O B I”
bo, car fytyre ky… gjynof ne dore te kujt ka ra ai ven…
po ama e merr ne goje me mire se motra vet..jepi hakun
ky poture grisuri biznesman? ky vjen nga nje familje komplet degjenerate ..nje turp per tepelenasit qe njfen per njerez te ndershem te zgjuar dhe trima..nje dite ky dhe babai itij do paguajne duke filluar qe nga lidhjet me skemaat piramide..felliqsira si ky as nxjerrin dot buken e gojes diku tjeter ne bote,,po ne shqiperine qe katandisi maloku i vucidolit cdo gje ben vaki…nje nga arsyet qe duan te bejne Tiranen kryeqendren e festimeve te pamvarsise eshte qe keta degjenerata te vjedhi sa me shume ..kjo qe arsyeja qe bene gjithe ato pislliqe me votimet per te vene fytyre kurven Bosha ne Bashki
Imagjinojeni rrethin familjar te Bashes! Ky eshte vella i gruas – tamam hallka qe i mungonte Darwinit per ta vertetuar prejardhjen e njeriut nga majmuni!
I ziu popull i Tiranes se kush ja ka rremby bashkine!
Stela Dhami qe ka shkruar emailin eshte e dashura e vellait te Lulezim Bashes, u sqaruat? ajde shtet legen ajde
Ngrehu Enver nga varri,lepujt jane bere trima,trimat jane bere lepuj.
Ky djall hajduti e ka sosur
Kështu ta ngrysë këtë jetë
Si ajo dhia e zgjebosur
Që bishtin na e mban përpjetë.
PO SHIKONI O NJEREZ SE ÇFARE FYTYRE KAN KETA : LULI SI BUTAK, E SHOQJA DHE KUNATI PLEHRA TOTALE ,,, O ZOT. MIRE TI BEHET KETIJ MILETI QE DHA QOFTE EDHE NJE VOTE PER LUL HAJDUTIN,TANI TA GEZONI EDHE LEGENIN E KUNATIT (XHEMAL KATUNDARIT)
“nuk bo robi” per 3 mije euro keshtu, keta kane cvatur miliona edhe jane quajtur patriote.
Me kto kjoska vedhin e mashtrojne,kto jane bizneset e tyre,fitim prurese,kta s/bejne dote pa kioska,qofshin ato qe ndertuan ne fillim,qofshin kto te sotmet,kta jane hajdutet e hershem,e te sotmit.
Nuk ka asgje te keqe ne te gjithe boten qe te hapet nje treg i vogel me specialitete te vitit te ri,si salcice te pjekura ,vere te nxehte etj por,sidomos ne te gjithe boten si ne Ceki ,Budapest,Gjermanei e gjetke hapen tregje te tilla madje ne mes te sheshit jo ne nje rruge te futur ,dhe licensohen vetem per 2 ose maksimumi 3 jave,aq sa vazhdojne festat e krishtlindjeve,me pas cmontohen menjehere.Por ne kete rast ajo qe le per te deshiruar eshte skema qe kane zgjedhur nepermjet nje klientelizmi familjar,madje duke ftuar vetem kompani te medha ne menyre te fshehur,nderkohe qe per te bere disa salcice,panine sanduice apo verera te nxehta nuk nevojitet te jesh big biznes ,mjaftojne dhe te vegjel,dhe procedurat duhet te ishin bere me tender te hapur.Tung
ky kunati bashes, dikur bente edhe politiken e kuadrit tek drejtoria arsimit ne elbasan, emeronte dhe largonte mesues , largonte ata qe ishin te ps dhe punesonte nga tirana ata qe ishin pd, mjafton te merrte edhe gjoba. mjere vendi ku ra. por i them hajde edhe njehere ne elbasan per fushaten se do te presim sic e mertiton
Nuk ka faj as Basha e as gjithe ushtria qe po vjel e vjedh popullin per te aritur aspiratat qe kane pasur gjate gjithe fushates elektorale, jo. Ne gjith kete zullumahi fajin e ke vecse opozita qe e ka zen gjumi e meret me LMN-ra e demokraci para partise. U be kohe qe vetem gazetat marin guximin te demaskojne hapur cka po ndodh ne kete vend dhe opozita nuk ka dal deri me sot as edhe nje here te vetme ne konference shtypi e ti kerkoje hetim prokurorise per menaxhimin e fondeve publike te Bashkise Tirane.
Ne fakt nuk kam me iluzione,keto jane gjera qe kane ndodhur e do ndodhin gjithnje…ky eshte realiteti jone!Por te pakten tani po ndodhin duke zbukuruar qytetin per festat.Sepse per ke permend zbukurimet e tiranes per keto festa nuk ka se si te mos i kujtohen 2 vitet e fundit ne Tr kur kryetari i atehershem i bashkise se qytetit nuk denjonte te varte nje tullumbac per te celebruar kete dite.Per ke permend shtepite e drurit larte duke i quajtur kioska,duhet te dije qe keto lloj dyqanesh vendosen ne te gjithe boten diteve te festave e hiqen menjehere pas tyre.Me kujtohen 2 fundvitet e fundit ne tr,ku pervec 2 -3 rrugeve te dekoruara nder te tjera tej mase shemtuar,rruget e tjera ishin te erreta e te zbrazeta.Ecje ne to dhe te dukej sikur festat atje do te harronin te kalonin…Sic thashe me larte nuk kam me iluzione per zhdukjen e korrupsionit ne kete vend.Por e detyruar nga rrethanat kam vendosur te zgjedh te keqen me te vogel.Sinqerisht keto shifra te shtepive prej druri e te zbukurimeve per festat e nentorit me bejne te buzeqesh para shifrave qe jane vertitur vitet e fundit rreth bashkise se ketij qyteti…sepse shtepizat e drurit te ketij kryetari nuk mund te krahasohen me pallatet prej betoni te atij tjetrit.Po ku ishit ju atehere o qytetare te revoltuar???Atehere kur jua perdhosen qytetin me beton e metal…atehere kur nuk flitej per 3000 euro per shtepize por per 300.000 per pallat…atehere kur rruget e qytetit tone nuk ishin me tonat por te atyre 2-3 ndertuesve miq te bashkise…atehere kur per festa meritonim vetem disa drita skarco me ngjyra te shemtuara vetem ne bulevard e te Myslym Shyri…dhe mbi te gjitha kur merrnim 5 e investonin 0 per tiranen.Me intereson vetem qyteti im!!!Dhe nese kjo do te thote qe mes njerit qe merrte gjithcka e sbente asgje dhe ketij qe sic thoni ju po merr 1 e po ben 4,zgjedh me kenaqsine me te madhe kete te fundit.Sepse nuk besoj me ne mrekulli,tani kam mesuar te kenaqem me kaq!!!
Jam totalisht dakort…..Te pakten po bejne dicka…
Me behet qejfi qe edhe ne Shqiperi po hyjne ngadale ritet e festimit te Krishtlidjeve ose me mire te themi te festimit te festave te fundvitit. Jetoj ne Austri dhe fotoja e botuar sikur eshte nje kopje e ketyre “kasolleve” qe ngrihen ketu çdo vit dhe qe sjellin nje atmosfere te shkelqyer. Mungon vetem pista e akullit e ndertuar po nga bashkia e qytetit dhe femije e te rritur qe bejne patinazh pa paguar asnje cent.
Me behet qejfi gjithashtu qe ka komentues jo partiake.
Nje skllav mbetet i tille, persa kohe ai nuk clirohet nga skllaveria e mendjes se tij. Nuk te bejne te tille zinxhiret, por varferia shpirterore, vdekja klinike e mendjes. Njeriu meriton pak me pak, se sa enderon. Skllavi do te rije ne skllaveri deri sa te kerkoje lirine. Skllaveria nuk mer fund, se nuk ka me skllavopronare, por se nuk ka me skllever. Mos kerko qiriun ne nje bulevard me erresire, por prozhektoret, se ata e ndricojne bulevardin. Realitetin nuk e ndryshon te kenaqurit me pak, por endrat e guximshme.
Eshte qesharake te thuash, se hajduti, qe vjedh 1 eshte me i mire se ai, qe vjedh 4! Hajduti, qe vjedh (sipas teje) 1, ne fakt ka ende nje proces gjyqesor te pa mbyllur, ndersa ai qe, vjedh 4 (po sipas teje) ne fakt nuk ka asnje dosje te hapur apo te mbyllur per korrupsion.
Uji pastrohet duke rjedhur. Edhe pushteti pastrohet duke u nderuar c’do 4 vjet. (Per kushtet e Shqiperise do te thoja c’do 2 vjet). Prandaj eshte e llogjikeshme qe, te kemi k/minister Edi Ramen per 2-4 vjet e te shohim, nese ka kellqe te beje shtet real apo jo. Ndersa sa per Bashen nuk duhet te rije asnje sekonde ne asnje post publik, deri sa te behet transparente kariera e tij politike e 4 viteve te fundit.
Une jam realiste.Mund te flisja edhe une per boten ashtu si do e deshiroja por kam frike se do tingellonte pak utopike.Ti po qe paske nje shpirt te vertete revolucionar,biles do te te keshilloja te merreshe me politike e do isha e para qe do te te votoja.Por kam frike se brenda asaj vorbulle edhe ti do humbje goxha nga shpiti yt revolucionar.Ndryshe nga ty nuk mendoj qe Ed Rama ka shkopin magjik dhe as jam ne pritje te mesise qe do ndryshoj fatin tone.Kam humbur besimin te politika sepse eshte gjithnje e genjeshtert(ne rang nderkombetar).Por ama e dua shume qytetin ku kam lindur e ku jetoj per ta pare te perdhosur si vitet e fundit…per ta pare te katandisur ne nje kopje te shemtuar te asaj cka qe dikur…nje hije te vetvetes dhe nje grumbull betoni(sidomos me kete te fundit duhet fatkeqesisht te mesohemi te bashkjetojme sepse nuk mund te kthehemi kurre me pas).Ne kete sens e thashe me larte dhe e rikonfirmoj,me mire nje qe ben per qytetin tim dicka se sa nje qe e shperfytyron dhe kaq.
Po qe ta dish ti, keto kioska nuk do zevendesojne dyqanet ushqimore apo ato te fruta perimeve qe po thua se do lehtesojne blerjen. Ne gjithe boten tregu i Krishtlindjeve behet per te shitur produkte te vecanta (lloje te ndryshme djathi apo receli qe firma te ndryshme prodhojne, sallamra e mishra, ndonje lloj vere) po me shume pastaj jane edhe tezga me produkte te pergatitura per tu ngrene aty te shoqeruara me birre ose vere (kjo ndryshon nga qyteti ne qytet, ose edhe nga shteti ne shtet, ne Itali psh ka vere qe e quajne ‘vin brule’qe eshte e nxehte dhe me ereza). Dmth furnizimin me produkte qe i duhen nje familjeje per festa do e besh prape ne dyqanet ku e ke bere gjithmone.
Jam dakord qe kjo eshte nje gje e bukur si ide, krijon pak gjalleri, sjell dicka ndryshe. Dhe po e pe me kujdes pothuajse askush nga komentuesit nuk eshte kunder idese. Jemi kunder perfitimit nga persona private ne kurriz te kesaj ideje. Konkretisht jemi kunder pisllekut qe ben kryetari i bashkise duke i firmosur tenderin kunatit te tij, dmth parate mbeten ne familje. Nqs kjo nuk te duket e rende ty, dhe je nga ata qe te mjaftojne 2 zbukurime me llampa per Krishtlindje dhe nje grup kioska per te mos kerkuar transparence per punet e qeverisjes lokale dhe me gjere (dmth si femija qe habitet me nje loder), atehere qofsh ti qe je!
Keta dylbera turkoshak, pjellat e salihaxhiqamilit, vazhdojne re thajne gjakun dhe shpirtin shqiptar.Jane si hienat qe qepen kafshueshem ne trupin e bizonit dhe tani e kane rezuar per toke ate.
Vjershe e bukur Leka.
tomor berati e ke then aq bukur sa nuk me fjale te flas askush ketu dhe as jashte saj,pershendetje dhe urime pronarit te ri te tiranes dhe tiranasve se i imi nuk eshte
Ypppp xhixhii……. ? ?
3000 Euro qeraja per 1 kasolle ku do shiten qofte ? Ec aty, keta duan te iluzionojne boten duke ju thene se shqiperia eshte vendi me i zhvilluar ne glob. Ah medet cna ka gjet, a thua do ket ndonje “biznes” qe shet qofte te perballoj ate qera marramendese, qe jam i bindur dhe ne kryeqytetet europiane kushton me pak.