Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës. Kriza ekonomike dhe pasojat e saj në Shqipëri. Regjistrimi i popullsisë dhe zhurmat mbi censusin. Minoriteti grek, emigrantët shqiptarë dhe integrimi. Intervistë me diplomatin grek.
Nga Genc Mlloja
Nuk është një intervistë e zakonshme kjo me ambasadorin e Republikës së Greqisë në Tiranë, Nikolaos Pazios. Mirësjellja e tij për t’u përgjigjur, u shoqërua edhe me një vizitë në mjediset e revistës Klan, gazetës Albanian Daily News dhe radios NRG, ku diplomati që prej tre vitesh shërben në kryeqytetin shqiptar, u njoh nga afër me stafin dhe punën e mediave tona. Një konkluzion spikat ndër të tjerët: Dy popujt tanë janë më të afërtit e më të ngjashmit në Ballkan. Ndaj dhe keqkuptimet mes nesh janë si ato mes njerëzish që gëzojnë e vuajnë njësoj. Prandaj duhen tejkaluar.
-Zoti Ambasador, si do ta vlerësonit nivelin aktual të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë? Duket se ka një “pauzë” sa i përket shkëmbimit të vizitave dypalëshe, përveç vizitës së ekspertëve lidhur me marrëveshjen e ujërave, anullimi i së cilës nga Shqipëria shkaktoi nervozizëm në Athinë…
Marrëdhëniet greko-shqiptare kanë qenë gjithnjë prioritet i politikës së jashtme të Greqisë. Ato janë ndikuar nga historia dhe gjeografia, të dy këta faktorë të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit, e po ashtu nga zgjedhje kyçe politike. Këto marrëdhënie gjithashtu reflektojnë një realitet: Ngritjen e Shqipërisë dhe elementit shqiptar në përgjithësi, si një faktor i rëndësishëm në arkitekturën e re të Ballkanit dhe në integrimin e rajonit në strukturat euro-atlantike. Në këtë kontekst, marrëdhëniet tona dypalëshe mbeten dinamike, edhe pse nuk kanë ndjekur gjithnjë një kurs linear e njëdimensional. Megjithatë, këto ulje-ngritje nuk devijojnë nga objektivat tona kryesore: Stabiliteti, paqja, zhvillimi ekonomik dhe përfundimi i rrugës europiane të Shqipërisë të cilën, siç e dini, ne e mbështesim vendosmërisht. Marrëveshja e delimitimit të zonave detare mes dy vendeve mbetet natyrisht, për t’u zgjidhur, dhe gjasat janë që të tjera marrëveshje të dalin përpara me kalimin e kohës (siç janë ato për negociatat e anëtarësimit, fjala vjen).
Në këtë kuptim, sigurisht që vizitat dypalëshe janë të rëndësishme, me kusht që ato të kenë objektiva të qarta. Nga ana tjetër, është fakt që janë kryer takime e bisedime të nivelit të lartë, por më e rëndësishme për mua është të siguroj që gjërat të lëvizin dhe të kem rezultate konkrete në punën time. E nga kjo pikëpamje, do t’ju siguroja se ekziston një bashkëpunim i ngushtë dhe intensive mes ministrive dhe ambasadave respektive, si në Tiranë dhe Athinë. Ndonjë vonesë nuk duhet parë si provë apo pasojë e hapave prapa në bashkëpunimin dypalësh, por përkundrazi, si një pikënisje për forcimin dhe rigjallërimin e tyre. Për më tepër unë besoj fort se ndërsa Shqipëria përparon drejt destinacionit europian, marëdhëniet tona do shohin veç përmirësim drejt nivelit ku meritojnë të jenë, larg nga tema dhe koncepte të vjetra dhe kundër-produktive.
-A ka patur ndonjë moment kur jeni ndjerë keq gjatë mandatit tuaj në Shqipëri, dhe kur keni përjetuar kënaqësi për ndonjë arritje, për festimin e së cilës të keni ftuar miqtë për të trokitur gotat?
Kam ardhur në Tiranë në qershor 2008 dhe deri tani nuk jam ndjerë asnjëherë ngushtë. Padyshim, gjatë qëndrimit tim këtu jam dëshmitar i një volumi të madh punësh, pasi një sërë çështjesh që prisnin zgjidhje u vunë në vijë. Pra nga këndvështrimi profesional, balanca është pozitive.
Në nivel personal, nuk jam ndjerë kurrë i huaj këtu. Qëndrimi im në Shqipëri ka qenë i këndshëm dhe ajo që ka më shumë rëndësi, më ka dhënë mundësinë ta njoh më mirë vendin. Sidoqoftë, me raste duhet ta pranoj se ngarkesa e punës është mjaft e rëndë. Natyrisht që ekzsitojnë ende shumë çështje delikate. Gjendja aktuale kërkon nga të dyja palët, një këndvështrim më krijues dhe me sens praktik. Duhet t’i japim prioritet përmirësimit të imazhit publik që kemi për njëri-tjetrin, që në disa raste është i shfytyruar. Besoj vendosmërisht se perceptimi i saktë i problemeve, shoqëruar me largimin nga sentimentalizmat e dyshimet sterile, do t’i lehtësonin goxha përpjekjet tona për mirëkuptim reciprok. Në disa raste jam çuditur me mënyrën sesi janë prezantuar disa çështje, sesi janë politizuar në mënyrë të paarsyeshme apo janë paraqitur si konspiracione ku qenkëshin përfshirë armiq imagjinarë. Për mua është një sfidë e vërtetë të merrem me këto dukuri. Por më lejoni të pohoj edhe një herë se përvoja ime këtu është pozitive dhe përpjekjet ja kanë vlejtur.
-A mendoni se kriza ekonomike globale që goditi keqaz Greqinë, do të prekë edhe Shqipërinë, duke pasur parasysh praninë e madhe greke në shumë sektorë, përfshirë sistemin bankar?
Greqia po përjeton një krizë ekonomike që në mënyrë të pashmangshme ka lënë pasoja në shumë fusha të jetës publike. Ajo lidhet drejtpëdrejt me krizën që po torturon krejt Europën. Disa ekspertë argumentojnë se kjo krizë e ka rrënjën tek mënyra sesi është konceptuar eurozona, të tjerë e lidhin me gabimet në nivel kombëtar. Në këndvështrimin tim, të dyja argumentet janë të vlefshme, përderisa në një ekonomi globale, izolimi është i paimagjinueshëm dhe proteksionizmi nuk është më opsion. Për pasojë, asnjë ekonomi nuk mund të jetë e mbrojtur. Rrjedhimisht kjo vlen edhe për Shqipërinë, për më tepër që partnerët e saj kryesorë ekonomikë janë vende europiane të prekura nga kriza. Nuk mund të analizojmë gjerësisht këtu, madhësinë dhe intensitetin e pasojave që do ketë ekonomia shqiptare, por duhet thënë që ato lidhen pashmangërisht me modelin e rritjes ekonomike të vendit, fjala vjen me balancën mes konsumit dhe investimeve, rolin që luajnë prurjet e emigrantëve etj. Një gjë megjithatë është e sigurtë: Për të tejkaluar krizën, kërkohen përpjekje të përbashkëta dhe solidaritet. Më konkretisht, kur flasim për praninë greke në sektorin bankar shqiptar, dua t’u siguroj se nuk ekziston asnjë rrezik. Autoritetet mbikqyrëse shqiptare, e para Banka e Shqipërisë, monitorojnë nga afër bankat dhe u kërkojnë atyre zbatimin e standardeve strikte. Në të njëjtën kohë, Banka e Greqisë në bashkëpunim të ngushtë me Bankën Qëndrore Europiane, merr të gjithë masat e nevojshme për të siguruar që bankat mëmë të marrin mbështetjen e duhur gjatë kësaj periudhe të vështirë. Në këtë pikë, dua të theksoj faktin që kursimet e njerëzve janë absolutisht të sigurta dhe bankat greke do të vazhdojnë të ofrojnë shërbimet profesionale të cilësisë së lartë, si ndaj qytetarëve, edhe ndaj kompanive që veprojnë në vend. E së fundi, por jo më pak e rëndësishme, një numër kompanish të mëdha greke kanë besim tek ky vend dhe ushtrojnë aktivitet këtu, duke ofruar vende të reja pune dhe duke kontribuar në rritjen ekonomike të Shqipërisë.
-Në Shqipëri përfundoi procesi i censusit. Pjesë e zhurmës që e shoqëroi atë, ishte edhe çështja e minoritetit grek. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga ky regjistrim, veçanërisht lidhur me minoritetin?
Censusi është një mjet thelbësor në përcaktimin e përbërjes së popullsisë së një vendi. Pa një census të bazuar në kritere specifike dhe standarde të rrepta, nuk është e mundur as mbledhja e të dhënave të besueshme, as planifikimi i saktë i politikave qeverisëse. Nuk arrij pra, t’i kuptoj arsyet pas kësaj zhurme që kemi parë të gjithë, pas sajimit të ndërhyrjeve të jashtme dhe argumenteve që u bërtitën. Të gjitha këto, jo vetëm që penguan realizimin e qëllimit, por njëherësh injoruan realitetin dhe hodhën dritë jo të mirë ndaj aspekteve kaq pozitive të vendit, si tolerance fetare dhe ekzistenca e minoriteteve. Këto çështje, së bashku me të drejtën e vetëpërcaktimit të lirë të njerëzve që morrën pjesë në census, janë të përfshira qartë në vlerat dhe parimet e strukturave europiane.
-Si ndiheni kur përfaqësues të minoritetit grek vijnë tek ju dhe ankohen për qeverinë, ndoshta për kryeministrin Berisha apo politikanë të tjerë, lidhur me të drejtat e tyre, çështjet e pronësisë etj?
Sado e çuditshme t’ju duket, kur përfaqësuesit e minoritetit flasin me mua për çështjet e problemet e tyre, rrallë përmendin emra të përveçëm politikanësh apo partish politike. Zakonisht flasin për qëndrimet negative e të dyshimta ndaj tyre, që ekzistojnë ende. Më lejoni të theksoj këtu se situata aktuale nuk mund të krahasohet me të kaluarën e afërt. Në thelb, ne sot jemi të shqetësuar për respektimin e të drejtave të minoritetit dhe trajtimin pa diskriminim të këtyre njerëzve. Tek e fundit, edhe ata janë shtetas shqiptarë me po ato të drejta e detyrime si gjithë të tjerët. Çdo këndvështrim tjetër është keqdashës, u shërben interesave të fshehta dhe tek e fundit, ngre tensionet. Kësisoj, kur takoj përfaqësues të minoritetit grek dhe ata më përshkruajnë një problem, ndihem i detyruar t’i mbështes aktivisht kërkesat e tyre, brenda kornizës së legjislacionit shqiptar dhe vlerave e parimeve të BE-së. Sidoqoftë, mbaj me ta një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe efikas.
-Dihet tashmë se mbi 700 mijë shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Greqi, një histori e gjatë që zë fill në vitin 1991. Keni qenë në sheshin Omonia, pika simbol që lidhet me emigrantët tanë? A mendoni se kjo përvojë mes Shqipërisë e Greqisë ka rezultuar pozitive për dy popujt dhe vendet, si dhe konkretisht për njerëzit e thjeshtë?
Është e vërtetë se shumë shqiptarë jetojnë në Greqi si emigrantë ekonomikë. Shumica syresh janë integruar me sukses në shoqërinë greke, kanë bërë përpara dhe po kontribuojnë si në zhvillimin ekonomik të vendit tim, ashtu dhe të Shqipërisë. Duhet të mbajnë gjithmonë në mendje se këta njerëz, që u detyruan të emigrojnë për arsye financiare, padyshim mund të veprojnë si “urë miqësore” mes dy popujve. Në të kaluarën, edhe vendi im ka qenë një tokë emigrantësh dhe ka mbledhur mjaft përvojë në këtë çështje.
Është gjithashtu e vërtetë se emigrantët shqiptarë ndryshojnë nga të tjerët, për shkak të aftësisë së tyre të përshtatjes dhe zotësisë së tyre. Njëherësh, afërsitë tona kulturore dhe gjeografike ndikojnë për një shkrirje të tillë. Por thënë kjo, ende ekzistojnë disa probleme, sidomos këto ditë kur fluksi i emigrantëve të huaj në Greqi ka kaluar disa limite dhe nevojitet reagim i shpejtë. Sa për pyetjen tuaj, rastisi të kaloj së fundi në sheshin Omonia dhe nuk pashë ndonjë shqiptar, ju siguroj për këtë.
-Është përmendur kohë pas kohe ideja e një Federate Ballkanike. A shihni ndonjë perspektivë lidhur me këtë dhe nëse jo, çfarë lloj Ballkani përfytyroni?
Një integrim europian me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të Ballkanit, përbën një vizion dhe prioritet për Greqinë. Kjo është një zgjedhje strategjike që është demonstruar qartë dhe pa ekuivoke përgjatë 20 viteve, si gjatë presidencës greke të BE-së, ashtu dhe nga propozimi ynë “Axhenda 2014”. Më lejoni t’ju kujtoj gjithashtu se Greqia ishte në ballë të vendeve të BE-së për mbështetjen e liberalizimit të regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Veç kësaj, ministri i Jashtëm Llambrinidis i ka dërguar së fundi një letër Komisionit Europian, bashkë me kolegët romunë e bullgarë, pë adoptimin e një Strategjie Europiane për Ballkanin Perëndimor, që kërkonte përshpejtimin e kursit të anëtarësimit europian për këto vende dhe promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst, vendi im po planifikon “Takimin e Selanikut II”, përgjatë presidencës së ardhshme greke të BE-së në gjysmën e dytë të 2014-ës. Siç shihet, vizioni ynë është duke u kthyer në vepër.
Së fundi, më lejoni të shpreh ndjesinë se shpesh, elementet pozitive të marrëdhënieve tona dypalëshe si dhe mbështetja që Greqia i ka dhënë Shqipërisë në shumë raste, nuk njihen ose kuptohen gjerësisht nga Shqipëria dhe shqiptarët.
-Në përfundim të mandatit, diplomatët largohen. Është pjesë e punës së tyre. Kur ju të përfundoni misionin, çfarë do t’u thoni të afërmve për Shqipërinë dhe shqiptarët?
Tre vite pas mbërritjes sime në Shqipëri, jamë tërësisht i familjarizuar me Shqipërinë dhe njerëzit e saj të mirë. Në fakt, kjo nuk ka qenë e vështirë, përderisa dy vendet tona janë kaq të ngjashme në shumë drejtime. Kur të vijë koha, do të largohem me kujtime të ngrohta dhe me ndjenjën se gjatë mandatit tim kam kontribuar në afrimin e dy vendeve. Padyshim Shqipëria është një vend mikpritës, ku gëlon dinamizmi. Njerëzit e saj janë punëtorë dhe me dëshirë të fortë për progres. Me gjithë zemër uroj që Shqipëria të fillojë kursin europian sa më shpejt të jetë e mundur, për të mirën e vendit dhe popullit të saj./ Revista Klan
Per te kuptuar nje diplomat grek,duhet te marresh te kunderten e asaj qe deklaron haptas ne media.
Kosoven,Kosoven kur do ta njihni…?
Ketyre qe genjyen Boten dhe çuan Eurozonen ne zgrip te humneres,jo jo,nuk mund tu besosh kurre se artikulojne ndonjehere fjale te sinqerta.
Nuk e di por gjyshja ime, rahmet paste me thoshte duhet te kesh kujdes nga dy gjera : Lavderimet dhe dhuratat e grekeve.
c’i ka punuar citjaneve gjyshja……rahmet paste,kur thua dhe ti,plako!!!!
zot fale turkofagus na kenoqet me p…kur erdhet ne shqiperi dhe ju perdorem si argat…
Turko lepurushi,
Na the se nga 20dhjetri deri ne 10 janar do jesh ne Tirane. Na thuaj nje date, vendin dhe oren qe e vi me disa camer te fuqishem dhe te te bej synet me doren time came.Benu burre se burri per nje nder rron dhe mos u bej burracak. Pra daten, vendin oren dhe do shofesh citjanet e sat eme. Do te e nxjerim ne youtube.com. Pershendetje turkoshak
Une jam lab jo çam po do te me pelqente edhe mua t’i krihja pak lekuren ketij zhapeziut te Peloponezit. Po ishte burre le te fiksoje vendin, daten dhe oren me mua, jo vetem ne Tirane po edhe Athine apo gjetke.
Tek Greqiu jam nga muaji i Marsit dhe “krehjet” i bej vetem, tek pulle, pa kurrefare ndihme. Ndersa zhapeziu eshte i lire te marre edhe ndonje karaxhaferr pas bythe, se nuk me rruhet shume, po i “kreh” te dy…!
Sa mire dike ta beshe dhine e zgjebosur ti moj stambolleshe . Nuk te ka treguar gjyshja dhe sidomos gjyshi per bemat e aliut&co eeeee?
kurse gjyshja ime ndjese paste, thoshte: cami i pabese me nje thike ne breze…
Χιμαρα, ka pase te drejte gjyshja jote se mua Hajriu ma qerroi syrin.
Ama çi ka punuar harremeve te aliut ajo o qimara……qe ndjest i paste shpirti atje ku eshte se shume “shpirtra” ka kenaqur . Po nuk besove pyet gjyshen e zagar qorrit.
Kjo eshte nje interviste shume e ceket. Pjesa me e madhe e problemeve qe kane dy vendet nuk jane permendur fare. Presioni politik qe ben Athina per sa i perket shume ceshtjeve ne Shqiperi nuk permendet. Pyetjet duhet te ishin me efikase.
Si e ka emrin ky ambasador, o Genc?!
Ambasadori gjate intervistes ka dashur shumne te na barazoj me Greket,ose e thene me mire te na shikoj ne nje linje,me vjen cudi qe harron ose ben sikur harron qe ne jemi Shqiptare e ata jane Greke.Ke djali minoritar qe dine dhe per citjanet e gjyshes te plakut dhe ironizon me to harron se dhe nese nje grua punon me citjanet fundja grua eshte,po ca ti bejme ketyre djemve qe na komentojne ketu qe dhe pse nuk kane citjane punojne me gjera te tjera,eshte veshtire te thone pederast grek…….
korrako,mos u merr me thashetheme se te bien kacurrelat e plakesh shpejt…….
komento per temen dhe leri citjanet e gjyshes se plakut[se prapa u vjen historia……!]
sa per pederast…….pyet Erdoganin,se e ke per fis qe ne djep…..hajde cok gyzel,bej ndonje service marmides se te do hoxha te paster……
turko lepurushi,
Ja fotografia e vellait dhe babait tend :
Ja vellai :
http://www.youtube.com/watch?v=anh4M4IBwY0&feature=related
Ja babai krimineli “big mak”
http://www.gazetatema.net/web/wp-content/uploads/2011/11/makis-psomiadis.jpg
Mos thuaj pastaj se nuk je turkoshak.Hik more der e i biri derit ne ndonje forum turk. Pershendetje turkoshak.
KORRRAKU i Ganiut, ke fat se dhe une ste kafshoj dot nga era halese ganiut qe terheq me vete ahahahahaha hum hum hum anadoll per ty mazllum
Sigurisht zoti ambasador ju keni mardhenie te shkelqyer me Shqiprin si gjithmon po i njejti m… nga gojajuj nuk kuptoj nji dicka zoti ambasador per sa injorant e mbani popullin shqiptare qe te besoj kto theniet e tuja ose e thone me mire kto zagarlliqet e tuja thirri menjes zoti ambasador leni kto pislliqe e ktheju realitetit do te ishte ne dobi te te dy popujve mjaft me pislliqe se e pate ku keni perfundu po nuk mesut sot atehere shkofshit ne te somes se e meritoni
kure punoja ne greqi me qelloj rasti te punoj te nje grek qe kishte mbaruar universitetin ne amerik dhe gruan e kishte amerikane dhe bisedonim per historin si gjithmon ne shqiptaret dhe nje komshi greke thote se ne shqiptaret nuk e dim nga vijme dhe se ne greket kemi histori te madhe jemi te lashte dhe ai skishte ndegjuar ndonje here per shqiptaret i flet ai profesori eshte normale se ti je pa shkolle po jo se edhe fmite e mi nuk din gje per shqiptaret eshte normale se ata nuk kan mbaruar shkolle . ne shkollat e larta mesohet historia reale e jo ne 9 vjeqare dhe sa per dieni keta kane prejeardhjen nga iliret dhe jane me te lashte se ne dhe ne mbrojme iden se shqiptaret jane vellezrit e grekeve dhe keta u shkepute nga ne dhe krijuan popullin e tyre tani i thashe nuk biem ndakorte ne te dy ,bravo me thote gruaja amerikane deri ne nje momente ishte mire pastaj filloj ta rregullonti me komshin po jane keta se nuke dine se qfar teze te mbrojne , se tezen se shqiptaret kane prejardhjen nga iliret kete se ndryshojne dot.pershendetje .
or fan mirdite, perdor dhe ndonje pike e presje, mer dhe nga pak fryme se nuk po te meret vesh cfare shkruan. Per ke shqiptare e ke fjalen ti qe paskan prejardhje nga Iliret, per mbetjet e anadollit?
Shqiptere te paster veshtire te kene mbetur dhe nqs po, jane shume pak.
Sa per Ilirin shife ku ka qene or ti .http://en.wikipedia.org/wiki/File:Illyrians.jpg
Χιμαρα
Ajo Greqia jote qe ju e doni kaq shume, eshte formuar si nje shtet fetar, domethen nje shtet artificial, shiko
cfar thote Charles W. Eliot ne librin Harvard Classics, volume 28
Ata jane greket, jo helen te vertet, por te mbledhur dhe te asimiluar ne helens
Ato formojnë një komb artificial, të përcaktuara nga gjuha greke dhe besimi ortodoks.
Nje grek i cili kthehet Musulman nuk quhet grek, dhe ai që kthehet Katolike mbetet grek vetëm në një kuptim shumë të papërsosur?
Greket nuk kane mbi jetuar si komb. Gjiton me greket jane shqiptaret nje race tjeter e antikitetit, qe asnje nuk ka dyshim qe ata perfaqesojne ilirete lashte
Mund ta gjeni ketu
Harvard Classics, Volume 28
By Charles W. Eliot – 2009 – 504 pages
Page 285
There are the Greeks, if not all true Hellenes, yet an aggregate of adopted Hellenes gathered round and assimilated to a true Hellenic kernel. They form an artificial nation, defined by the union of Greek speech and Orthodox faith. This last qualification is not to be left out; the Greek who turns Mussulman ceases altogether to be Greek, and he who turns Catholic remains Greek only in a very imperfect sense?
The Greeks are no survival of a nation; they are a true and living nation, a nation whose importance to the matter in hand is quite out of its proportion to its extent in mere numbers.
In near neighborhood to the Greeks still live another race of equal antiquity, the Shqipetar or Albanians. These, as I believe is no longer doubted, represent the ancient Illyrians.
Mund ta gjeni edhe ketu
The living age
Volume 132
By Eliakim Littell, Robert S. Littell, Making of America Project 1877
Page 372
There are the Greeks, if not all true Hellenes, yet an aggregate of adopted Hellenes gathered round and assimilated to a true Hellenic kernel. They form an artificial nation, defined by the union of Greek speech and Orthodox faith.
http://books.google.com/books?id=d09NHVCL_voC&pg=PA372&lpg=PA372&dq=There+are+the+Greeks,+if+not+all+true+Hellenes,+yet+an+aggregate+of+adopted+Hellenes+gathered+round+and+assimilated+to+a+true+Hellenic+kernel.&source=bl&ots=O4YmTYzLYu&sig=gXeEVYALFl7rpJ9Cti3x3myoQ_A&hl=en&ei=YaG9TtKrJabg0QHSn9HWBA&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CBoQ6AEwAA#v=onepage&q=There%20are%20the%20Greeks%2C%20if%20not%20all%20true%20Hellenes%2C%20yet%20an%20aggregate%20of%20adopted%20Hellenes%20gathered%20round%20and%20assimilated%20to%20a%20true%20Hellenic%20kernel.&f=false
Hapni syte Χιμαρα shikoheni greqin tende sa e vogel qe ka qene. Rrembyet trojet shqiptare dhe popullin e saj
Ketu eshte harta e evropes lindore, nga traktati i Berlinit,
Map – Eastern Europe – the treaty of Berlin 1878
http://www.lib.utexas.edu/maps/historical/eastern_europe1878.jpg
ketu eshte harta e ballkanit etnik 1861
Ballkans ethnic 1861
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/c/cf/Balkans-ethnic_%281861%29.jpg
Albania in the twentieth century: a history, Volume 3
By Owen Pearson
Page xiv
Shqiperia e Gjergj Kastrioti Skenderbej 1403-1468 (harta)
http://books.google.com/books?id=3_Sh3y9IMZAC&pg=PR14&dq=albania+of+scanderbeg+map&hl=en&ei=xgHUTtfJKuTv0gG56PixDw&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=2&sqi=2&ved=0CEUQ6AEwAQ#v=onepage&q=albania%20of%20scanderbeg%20map&f=false
meso historin Χιμαρα, akoma ke mbetur me historin qe te ka treguar prifti grek.
Ja cfar thote : William Milligan Sloane ne librin e tij The Balkans: a laboratory of history
Shqiptaret jane krijuesit e greqise moderne, dhe shqiptaret jane ata qe flasin gjuhen me te vjeter te evropes
The Balkans: a laboratory of history
William Milligan Sloane – History – 1914 – 322 pages
Page 40
Albania at first sight it seems very curious that the national costume of modern Greece was adopted or adapted from that of a stock not Greek at all,
a little folk the most remarkable of the European continent, namely, the Albanians, a people, as far as we know, absolutely without any close, or at least calculable, affinity with any other, whether of race, speech, or institutions; still using the oldest known European language;
retaining, without unity of religion, habitat or manners, a unity of nature, appearance, and character which sets them absolutely apart from the surrounding populations, with whom they mingle freely but do not coalesce.
The explanation is that in a high sense they are the makers of modern Greece.
http://books.google.com/books?id=qXppAAAAMAAJ&pg=PA40&dq=or+at+least+calculable,+affinity+with+any+other,+whether+of+race,+speech,+or+institutions%3B+still+using+the+oldest+known+European+language&lr=&ei=BaL5S56GAojWM4f08f0P&cd=1#v=onepage&q=or%20at%20least%20calculable%2C%20affinity%20with%20any%20other%2C%20whether%20of%20race%2C%20speech%2C%20or%20institutions%3B%20still%20using%20the%20oldest%20known%20European%20language&f=false
Ja cfar thote studjusja Fredrika Bremer ne vitin 1863 tek libri Greqia dhe Greket
Gati e tërë popullsia e greqise ishte shqiptare, dhe fliste gjuhën shqipe, një gjuhë krejt të ndryshme nga greqishtja, dhe e cila është pohuar nga shumë njerëz qe eshte pasardhësja e gjuhës më të lashtë pellazgjike.
Greece and the Greeks, tr.[from Lifvet i gamla verden] by M. Howitt
By Fredrika Bremer 1863
Page 294
Nearly the whole population of Eleusis is Albanian, and speaks the Albanian tongue—a language altogether different from Greek, and which is asserted by many to be a descendant of the most ancient Pelasgian tongue.
It is still the popular language of Albania (Epirus), the country in which the Pelasgian Zeus was worshipped.
http://books.google.com/books?id=j1MBAAAAQAAJ&pg=PA294&dq=Nearly+the+whole+population+of+Eleusis+is+Albanian,+and+speaks+the+Albanian+tongue%E2%80%94a+language+altogether+different+from+Greek&hl=en&ei=FLmXTfnUBIm4tweypdT5Cw&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CCkQ6AEwAA#v=onepage&q=Nearly%20the%20whole%20population%20of%20Eleusis%20is%20Albanian%2C%20and%20speaks%20the%20Albanian%20tongue%E2%80%94a%20language%20altogether%20different%20from%20Greek&f=false
doni akoma Χιμαρα
Flet arkeologjia me gojen e saj
Kjo është vërtetuar edha nga shumë studiues modernë.
Në tetor 1984, në Klermont-Ferrand të Francës u mblodhën shtatëdhjetë historianë dhe arkeologë nga Greqia, Shqipëria, Rumania, Italia dhe vende të tjera të Evropës.
Nën drejtimin e prof. Pier Kaban, ekspert i njohur mbi Epirin, aty u mbajt një kolokuium me një grup specialistësh të historisë së lashtë. Ata krahasuan studimet mbi grupet fisnore dhe etnike, të cilat gradualisht u zhvilluan në jetën qytetare e më pas u bashkuan në organizime shtetërore.
Ata krahasuan institucione të tilla juridike si: e drejta familjare e pronës, roli i gruas në familje dhe procedura e lirimit të skllevërve.
Ngjashmëritë e qendrave epirote si Dodona dhe të atyre të Ilirisë së Jugut u evidentuan nga urbanistika e tyre, nga arkitektura, organizimi politik, qarkullimi i monedhave, struktura e varreve, ritet e varrimit dhe nga sendet e tjera të mbledhura nëpër tuma.
Mirëpo, studiuesit arritën në përfundimin se, që nga lashtësia e hershme e deri në kohët romake, kulturat e Ilirisë së Jugut dhe e Epirit, duke futur këtu edhe Molosinë, ishte krejt e ndryshme nga ajo e Greqisë klasike, e zbuluar në Athinë e në Spartë
The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present
By Edwin E. Jacques
Page 79-80
In October 1984, 70 historians and archaeologists from Greece , Albania , Romania , Italy and several other countries of Europe convened in Clermont-Ferrand , France .
They held a colloquium with a group of Specialists in ancient history who were working there under the direction of Proffesor Pierre Kaban, the renowned expert on Epirus .
They compared studies on the tribal and ethnic groups which gradually organized into urban life, then federated into state organizations.
They compared juridical institutions such as family right of ownership, the role of the woman in the family and the procedure in freeing slaves.
Similarities of Epirotes centers like Dodona and those of Southern Illyria were evidenced by the layout, architecture, and political organization, also the circulation of coins, the structure of groves, the burial rites and articles found in the tumuli.
But scholars concluded that from early antiquity until the Roman times THAT CULTURE OF SOUTHERN ILLYRIA AND EPIRUS, INCLUDING MOLOSSIA, WAS QUITE DIFFERENT FROM THAT OF CLASSICAL GREECE AS FOUND IN ATHENS AND SPARTA
http://books.google.com/books?id=IJ2s9sQ9bGkC&pg=PA80&dq=Similarities+of+Epirotes+centers+like+Dodona+and+those+of+Southern+Illyria+were+evidenced+by+the+layout,+architecture&hl=en&ei=ogOvTuqVGaLk0QHo_NimDw&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CC4Q6AEwAA#v=onepage&q&f=false
Respekte lili , performanca juaj per historine me ben nje admirues tendin. Edhe nje here RESPEKTE
Faleminderit shume Hajriu per respektin, duhet tua bejme te qarte ketyre qe nuk din akoma historin e vendit te tyre, dhe bejne propoganden e qarqeve greke. Ne si shqiptare jemi krenar per origjinen tone, me kujtohet nje thenie e Robert”d Angely te libri Enigma. Faqja 15-18 perkthyer ne shqip
Shqiptaret e sotem me te drejte ne i konsiderojme si popullin me tipik arian dhe popullin me te lashte te evrope. Ky popull i vogel evropian i sotem, por qe ne kohen e vet ka qene me i madhi i Evropes, eshte burim i pothuaj gjithe popujeve te kontinentit tone.
O ti profesor minoritar na je bo si Hasoni ktu me keto komente qe do te na tregosh dhe me cfar te merremi,shtrohu pak se ne fund cdo njeri ka mendimin e vet,e sa per histori citjanesh mos shko me larg,si duket gjyshi trim dhe ortodoks nuk ti ka tregu te gjitha,nuk ke faj ne ate llum ku jeton te duken gjithe njerezit njesoj…….
bla bla….nj einerviste..sa per te lare gojen…jeta te klanit i ka derguar VETE BAC BERISHA,me kerkese te grekut..!…jan ete papare…u fol per ullinjte,vreshtat,,,arroret ,,por per disa tema te rendesishme nuk u fol fare 1- ceshtja e vjedhjes se detit.(pse greqia i ben presion shqiperis ne dem te saj?? qe te firmos me zor kete traktat,,,,)
2- ceshtja came-(pse nuk lejohen camet te kalojne me pashaporta.shqiptare,ne kufi? greqia duhet te kerkoje falje…dhe tu kompesoje tokat cameve)
3-varrezat- pse greqia kercenoi shqiperine me veto per asocim stabilizim,ne kembim te varezave te grekeve qe rane ne truallin shqiptare,,kur fare mire mund te bejhej njevareze ne mes te tiranes..sic u be per gjermanet dhe anglezet??)
,,inervista fallso…!!! 4-ligji i luftes…pse greqia mban akoma ne fuqi ligji e luftes.?????(per mos u hapur ceshtja came??……….)
5-respektimi i gjuhes dhe ruajtej se identitetit shqiptare te a-r-v-a-n-i-t-a-s-v-e (qe i kane asimiluar neper vite,greket mendojne qe arvanitasit.,,jane grek…kjo esht epolitika e qelbur e grekeve.
6-konsulli grek ne korce-pse ambasada greke lejon keto lloj provokacione brenda territorit shqiptare??
.une keto pyetje do ti beja ketij lloj ambasadori…dhe jo ato pyetje te korruptuara…sa per tu hedhur sy shqiptareve
Dakord me ty Skenderbe! Pyetje te plevitosura nga nje gazetar pa shtylle kurrizore! Te kisha qene une, do ta kisha filluar nga çeshtja e pazgjidhur çame, per te dale pastaj tek presionet e kercenimet per varrezat e Permetit, detin qe tentuan te na vjedhin, ligji i luftes, futjet e hundeve ne shuem nga çeshtjet tona te brendshme etj. etj.; 1000 pyetje derisa te dilte nga mendja ky ambasador Hellastani! E di qe s’do te ofronte nje pergjigje te vetme, se keta korraket e Athines, sa here qe u behen pyetje te tilla, e bejne veshin qorr.
Por heshtja ne keto raste flet me shume se 1 milion pergjigje!
une tregova nje gje qe me ka ndodhur po per harta e kufij une nuke kam se kur kam qen une ne keto troje kame qene ilire nga kam edhe emrin ilir kufij erdhe ti dhe vendose bashke me te tjeret pershendetje zotni .
shiko tani qe lexova ca gjera ke para syshe me flet per fe per kete per ate ke nivel te ulet komunikimi bazohesh ne gjera qe skruan vete per historin tende po kur historianet e huaj filluan dhe shkruajten per historin tende eshte sikur une te besoj serbet qfar shkruajne per kosovaret pastaj nqf ti din te lezosh nuk eshte e veshtir ti vesh pikat e presjet siq i thash nje shokut ti mos i vendos dylbit per se mbrapeshti .
I gotta vouch for this beast plugin. I’ve had preview access to this, tried it out and all I can say is it’s brilliant and simply does the trick…
The thing is, videos keep your visitors glued up to your blog and this is where the real money is if you know how to monetize them…this plugin does just that.