Autori i masakrës së Oslos mund t’i shpëtojë burgut, është i çmendur

29 Nëntor 2011, 15:44Politika TEMA

“Anders Behring Breivik, njeriu i masakrës së Oslos është i çmendur”. Ky është përfundimi që kanë nxjerrë sot psikiatrit, gjatë publikimit të raportit për gjendjen e tij mendore.

Lajmi është publikuar në të përditshmen norvegjeze VG, e cila raporton për detaje të raportit të psikiatërve.

Ata, pas kontrollit të norvegjezit Anders Behring Breivik arritën në përfundimin se ky ishte i çmendur në kohën kur vrau 77 njerëz në Oslo me 22 korrik.

E përditshmja bëri të ditur se raporti tregonte se Breivik vuante nga një “çrregullim psiqik” që mund ta ketë ndryshuar gjykimin e tij.

Sipas raportit të psikiatërve, nëse gjithçka konfirmohet, Breivik mund të mbyllet në një institucion mental e jo të dërgohet në burg.

7 komente në “Autori i masakrës së Oslos mund t’i shpëtojë burgut, është i çmendur”

  1. anticensurë says:

    po të bëjnë një gjë të tillë,çmëndinën dhe jo burgun,tregon se duan ti japin dëmnimin maksimal!
    vdekje nën torturë!
    bravo norvegjezët!
    dënim më të fortë nuk mund të gjesh!

  2. Jafuti says:

    hahahahaha qenka i cmendur hahahaahah, Komisari ishte loja domethene. Iluminati i dha mesim te mire Evropes paqesore, ?

    1. net says:

      masonet treguan qe komandojn qeverite sipas qellimeve te tyre, ke te drejte…

    2. teoria masonike says:

      nese nje musliman vret ai eshte terrorist dhe duhet te denohet me vdekje por me para me turtura…nese nje nga europa vret ai eshte i cmendur dhe lihet i lir pasi te pije pak caj mali per sherim ose kamomil ?

      1. patrioti says:

        ne koke i ke rene o vella…

  3. MEMEDHETARI says:

    Kete frike kam per Sali Berishen…

  4. Albann says:

    Dikush qe vret 100 vete ne kohe paqeje ,sigurisht qe eshte i cmendur.Po me te cmendur jane ata qe presin qe nje vrases i tille te jete ne rregull nga trute.
    A mos valle e kane bere ligjin per forca te policise qe mund te vrasin demostrues me urdher nga nje “jo i cmendur”,si ata te gardes psh?.Po dhe ai qe jep urdher te qellohet mbi popull i cmendur eshte,kuptohet dhe ata qe gjuajne mbi civile.Eshte pune tjeter se sia mban as prokurorit,as gjykatesit,e as psikiatrit tia thote nje gje te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje