Topi: Kodi Zgjedhor duhet të miratohet në kohë, të lihen mënjanë emocionet partiake

30 Nëntor 2011, 14:06Politika TEMA

Presidenti Bamir Topi ka përshëndetur mbledhjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe ka kërkuar që, ndryshe nga herët e tjera, Kodi Zgjedhor të miratohet në kohë dhe jo në ditët e fundit.

“E shikoj si sinjal të mirë se nga deklaratat njerëzit janë në punë dhe ku konkretizohet puna është komisioni. Uroj që ndryshe nga herët e tjera komisioni t’i mbyllë punët në kohë, se eksperiencat jo të këndshme nga e kaluara kanë treguar që kodi miratohet ditën e fundit. Duke e miratuar në kohë, palët do e kenë më të thjeshtë për infrastrukturën, zgjedhjet nuk janë për partitë, por për popullin dhe duhet që ai të njihet me ligjin e të shkojmë në zgjedhje që të mos kontestohen më”, ka thënë presidenti Topi.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Topi ndërkohë ka kërkuar që “uroj që në themel të kenë jo emocionet dhe pozicionet partiake, por të dalin me kod në standardet evropiane”.

 

 

2 komente në “Topi: Kodi Zgjedhor duhet të miratohet në kohë, të lihen mënjanë emocionet partiake”

  1. saimir koka says:

    I nderuar z.Topi ,fjalet e tua jo vetem qe nuk i degjojne dy kahet por tashme nuk kane vlere as per ne qe lexojme çdo dite fjalime boshe ku me siguri zotrote nuk merakosesh per kodin zgjedhor por kanidaturen tende per te hyre ne radhet e “Burrave te shtetit”.Keq me vjen per peshen e rolin qe luan fjala juaj ne keto momente por se fundi gjithçka e meriton pasi ke dale nga menget e Saliut e si i tille nuk ke asnje vlere te moraleshme.Me lejo qe te te njoftoj se ke dy kanidatura shume te forta per titullin “Burre shteti” eshte i pari L.Basha e pas tij vjen Xhozi megjithese ajo nuk ka cilesite per nje titull te tille!Je munduar te thuash diçka, por per fatin tend te keq e kemi ndegjuar nga goja e “mikut”me perpara.Jam i mendimit qe me mire fillo e vure ne loje F.Nanon se me shkurt do te dali rruga qe ke zgjedhur,sadoqe z.Baze po e bene punen e tij duke te te permendur here pas here por e keqja eshte se sa vend ze ne gazetari M.Nano(Muçi) aq vend zini edhe Ju ne politiken shqiptare, i nderuar z.Topi. Dhe se fundi do te doja te dija se e njeh apo jo 29 Nentorin?

  2. LORA says:

    U perpoqa te kuptoj (brenda lajmit) per cilen kohe e ka fjalen zoti President por nuk e mora vesh.Nese ka ndonje qe e kupton i lutam te ma beje me dije.Eshte shume e rendesishme per mua ta mesoj kohen e duhur te miratimit te kodit te ri zgjedhor,sipas Presidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje