DSK: Seksi më pengoi që të bëhesha president

1 Dhjetor 2011, 20:09Lifestyle TEMA

Dominique Strauss-Kahn ka folur për herë të parë hapur për jetën e tij seksuale dhe për aferën që i kushtoi postin si kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i humbi mundësinë për të garuar për president të Francës. Në një biografi të publikuar sot, DSK rrëfen se e humbi mundësinë për të qenë president për shkak të jetës seksuale të papërmbajtshme. Megjithatë ai shtoi se gjithçka ka bërë ka qenë legale.

DSK tha se i vinte shumë keq për seksin konsensual që bëri me një shërbyese në një hotel në Nju Jork, çka solli edhe arrestimin e tij. DSK tha se po dilte i zhveshur nga dushi, kur shërbyesja i kishte hedhur një shikim provokues, të cilin ai e lexoi si ftesë për seks.

DSK tha se nuk ka paguar kurrë për seks me vajzat e reja me të cilat është përfshirë në orgji. Ai pranoi se është ‘mish i dobët’. “Asgjë nuk do kishte ndodhur nëse nuk do kisha atë marrëdhënie seksuale budallaqe, por konsensuale me Nafissatou Diallo. Atë ditë hapa derën për të gjithë aferat e tjera,” tha DSK.

“Mund të kisha qenë në pozicionin për tu bërë president. Tani nuk jam më në atë pozicion,” shtoi ai.

6 komente në “DSK: Seksi më pengoi që të bëhesha president”

  1. Argita_B says:

    DSK eshte si te tjeret, problemi eshte se gjate fushatave kandidatet jane thjeshte marioneta e flasin e kominikojne nepermjet agjensive te paguara miliona euro per te manipuluar popullin.
    Presidenti aktual francez, Sarkozy eshte martuar per here te trete, gruaja e tij ka nje femije me djalin e ish te dashurit te saj, pra ka pas dashnor dhe te jatin dhe te birin, dhe keta njerez u shesin leksione morale shoqerise…

    1. zhaku i pamposhtur says:

      keta politikane jane pasqyra me e mire e gjendjes ekonomike qe po kalon evropa…mjere popujt …kane lene cakenjte per te ruajtur mulcine….

  2. Tironci Lugano says:

    DSK perse nuk i bie drejte e flit sic duhet’Thuaje qe ju isha jo simpatik Amerikaneve dhe ato me “dogjen”

    1. Argita_B says:

      Nuk eshte DSK qe thote ato qe shkruhen ne kete artikul po eshte Michel Taubmann qe i shkruan ne librin qe ka nxjerre.
      Tema ka sjelle nje lajm gjysem te sakte.

  3. sexomani says:

    C’le topi, i ha gopi!

  4. ed says:

    KOka e vogel ha te Madhen si kane thene kot kesaj Megjithate eshte ajo qe tha Tironci Lugano e hengri me shume Amerika …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje