Jeremy Clarkson i tërbon të gjithë: Grevistët duhen qëlluar

1 Dhjetor 2011, 19:12Lifestyle TEMA

Ai është i njohur ndër shqiptarë si prezantues i emisionit të njohur ‘Top Gear’. Por gjithashtu njihet për batutat e tij, shpesh herë të rënda e fyese. Sot ai është detyruar të kërkojë falje pasi kishte thënë më parë se ata që bëjnë grevë në sektorin publik duhen qëlluar. Pas këtyre deklaratave, BBC mori mbi 4700 ankesa për Clarkson.

Duke folur për ‘One Show’, Clarkson deklaroi se punonjësit qeveritarë që refuzojnë të punojnë, duhet të qëllohen përpara familjeve të tyre. Por sot ai tha se nuk kishte menduar se deklaratat do merreshin kaq seriozisht. Vetë kryeministri David Cameron tha se deklarata ishte një budallallëk. Deklarata e Clarkson u bë në ditën kur Britania u përfshi nga një prej grevave më të mëdha në dekada.

5 komente në “Jeremy Clarkson i tërbon të gjithë: Grevistët duhen qëlluar”

  1. roland says:

    sales i esht be zemra mal

  2. durimi says:

    Shiko BUZEVICI se cfare deklaron, s`ke faj ti se ke lindur me cizme, ben nje emision per makina, dhe te duket vetja sikur je i zgjuar.

  3. 21janary says:

    Jerremy e paska njerre trurin ne afoljo…

  4. vjosa says:

    Ti do len pa buk e pastaj ta shohim cfar do thuash

  5. Frank says:

    Tamam e ka nxjerre trurin ne afoljo ky kefsha ! I ka marre truri ere nga shpejtesia e madhe e makinave qe nget !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje