Në Shqipëri e njohin të gjithë Adriano Celentano-n, por ndoshta jo të gjithë e dinë që në Itali ai nuk njihet vetëm për këngët që ka kënduar e për filmat ku ka luajtur. Ai është një personazh i pranishëm në debatin publik, bën e udhëheq beteja të vetat, shfaqet në TV, shkruan për të përditshmen Corriere della Sera, bën programe televizive në të cilat alternon rolin e këngëtarit me atë të predikatorit.
Këtë të dytin nuk e bën aq mirë sa të parin. Madje, në disa raste e bën shumë keq. Ka marrë kritika lidhur me këtë, por ai nuk heq dorë. Çudia është se ka këmbëngulur gjithë këto kohë ta bëjë predikatorin publik në stilin e qëmotshëm, dmth me ndihmën e gazetave e të televizionit. Dhe vetëm tani është ftilluar se kohët high-tech kanë sjellë mundësi të reja komunikimi, të cilat kolegë të tij kanë kohë që i shfrytëzojnë (Beppe Grillo ka bërë namin me blogun e vet).
Para dy javësh ka vendosur të bëhet pjesë e botës demokratike online. Ka tanimë një profil në facebook, një llogari në twitter, e një blog të vetin. Në pak ditë i janë bërë 200 mijë friends në facebook. Ata po presin se ç’do të shkruajë Celentano në profilin e vet, por ai ende nuk e ka përuruar me ndonjë mesazh. Duket sikur bota online e tremb me kurthet e veta.
respublica.al
Brezi im i eshte mirenjohes perjete ketij artisti te madherishem.Na ka mbajtur gjalle ne ato vite mizorie. Nje artist qe kurre nuk e lidhi vehten me ligesite njerezore. Ndoshta gaboj, por po te shkelte ne kete vend do te pritej si askush tjeter, me nje dashuri dhe mirenjohje te parrefyer.
E VERTETE XHA TEME , NJE NJERI I MADH TE CILIN SHQIPTARET NE KOHEN E BURGUT KOMUNIST E KANE DASHURUAR…
Si gjithmone ke qene dhe do ngelesh numri 1 . Respekte all’eternita
Shqiptaret e kane dashur aq shume, sa kane kenduar kenget e tij ne kohen e punizmit, dhe per kete kane perfunduar ne burg ! Si rasti i Sherif Merdanit ! Respekte per Merdanin !
Kur te merziteni me komentetdhe lajmet relaksohuni duke degjuar keto kenge te celentanos. Kenga e pare eshte kenga ime e preferuar. Tung
http://youtu.be/rhQzmJRIaoY
http://youtu.be/22d-zxH04UI
http://youtu.be/9NZmkY2zl3w
http://youtu.be/ql6BzqSjEE4
http://youtu.be/gUNrNcUVMsU
http://youtu.be/BiOff26CoYk
http://youtu.be/sR9fqQKrXME
http://youtu.be/Mj7RugVYW9Y
http://youtu.be/PyPDshwfwDY
Faleminderit Hajriu.
Te tille artiste si Celentano, nje here ne 100 vjet lindin.
Jemi me fat qe e njohem, degjuam, shijuam, krijimtarine dhe interpretimin e tij.