Lirohet nga burgu, por do martohet me përdhunuesin

1 Dhjetor 2011, 22:07Lifestyle TEMA

Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka liruar nga burgu një viktimë përdhunimi, e cila ishte akuzuar për adulteri. BBC njofton se lirimi i saj erdhi pasi ajo ka pranuar të martohet me personin që e sulmoi.

Lajmi për Gulnazin bëri xhiron e botës. Ajo u përdhunua nga një  kushëri i të shoqit, por në vend që të dënohej përdhunuesi, në burg përfundoi ajo. Aty ajo lindi edhe vajzën e dalë nga përdhunimi.

Avokatët e Gulnazit shpresojnë se qeveria do e lejojë atë të zgjedhë se me kë do martohet. “Ajo ka thënë se nëse do ishte e lirë të zgjidhte, nuk do martohej me personin që e përdhunoi,” tha avokatja e saj. Në dekretin e lirimit të saj thuhet se palët (Gulnaz dhe përdhunuesi) kanë rënë dakord për martesë, ndaj në respekt të ligjit të Sharias, ajo do lirohet.

7 komente në “Lirohet nga burgu, por do martohet me përdhunuesin”

  1. Edhe cadrat e plazhit perdhunojne burazeret ? ade burra ade

    1. I zhgenjyeri says:

      Hallall o Taqke, shyqyr qe fole njehere per se mbari (te paskan shijuar kernackat sonte me sa duket)

  2. Shefqet Cela says:

    Gjithe ato sakrifica e jete njerezish per te kete lloj biçim demokracije nen bajonetat ushtarake te mbare botes perendimore, perfshire edhe Shqiperine per turpin e qeverise sone servile.

  3. Kumarxhiu says:

    Pune Korrakesh, apo jo mor TurkoFagos?

    1. dr.ALBAN says:

      hahahaaaaaa !!! korrak hesapi…korraket e erdoganit u afruan dje me nje luftanije deri afer brigjeve te athines o fagoooooooo…po te dilje ne sunio nuk doje fare dylbi te dalloje luftanijen turke,cjane keta korrake keshtu e fago??

    2. Pelikani says:

      Ah sa mbrapa qe jane! As “kultur” nuk meritojne te quhen!

  4. Frank says:

    Keta jane krijesa te pa perfytyrueshme !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje