Një godinë rezidenciale me 18 kate në Taizhou, në lindje të Kinës, po shkatërrohet me disa ekskavatorë që u vendosën në tarracë me anë të disa vinçave.
Godina ishte kompletuar në janar dhe ishte cilësuar si një punim luksoz me pamje perfekte nga oqeani. Por muaj më vonë u vendos që të shkatërrohej.
Një pronar apartamenti kishte vetëm 17 orë që kishte hyrë aty. Ai tha se e kishte blerë apartamentin në katin e 16-të sepse kishte pamje të bukur nga oqeani.
“Por më pas dëgjova një zhurmë të tmerrshme, si një shpërthim. Ishte vërtet e frikshme. Pastaj na thanë se një shtyllë në themele ishte thyer,” thoit ai.
Ekspertët thonë se godina është ndërtuar mbi një tokë që nuk mban godina kaq të mëdha.
Po ne Tirane qe nuk mund te ndertoje me shume se 7 kate ???.