Ministri ukrainas me Mercedes të vjedhur në Gjermani

7 Dhjetor 2011, 20:36Lifestyle TEMA
Ministri ukrainas me Mercedes të vjedhur në Gjermani

Ministri i Drejtesise

Një skandal po trondit skenën politike në Kiev. Ministri i Drejtësisë, Aleksandër Lavrinoviç përdor si makinë shërbimi një Mercedes GL, që është njoftuar si i vjedhur në Gjermani në janar të vitit 2010.

Rastin e ka bërë publik një deputet i partisë në pushtet. Sipas të dhënave të tij, Mercedes-i është vjedhur nga grupet kriminale dhe më pas është ‘legalizuar’ në nëntor të vitit 2010 në Ushhorod në veri të Ukrainës. Në prill të këtij viti makina iu shit shtetit. Lavrinoviç është një person, mbi të cilin rëndojnë hije dyshimi për afera.

3 komente në “Ministri ukrainas me Mercedes të vjedhur në Gjermani”

  1. LOLA says:

    TIIIIRROOONNCCCIIIII KU JE MO AMAN SE NA THAVE SYCKAT

  2. A T Z says:

    Po Spartakun tone ne Kakavije e harruat juve?

  3. stalinsali says:

    Pse po Taku me greket ne kakavije. Po 80% e politikaneve dhe deputeteve si i kane maqinerite. Vetem Sal shpellari dhe ministrat i kane te blera se vetem ata kane ne dore te lozin me buxhetin e shtetit si tu doje bytha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje