Edhe Neda e Big Brother boton libër

11 Dhjetor 2011, 10:57Lifestyle TEMA

Publikon libër Helena Kadare, Edi Rama .. e nuk publikon Neda e Big Brother? Pse jo! Nada e kishte pohuar edhe brenda lojës së “Big Brother”, se kishte një afeksion të veçantë për të shkruarin dhe letërsinë. Por si një studente e filozofisë, ajo u përfol shumë nga ish-banorët e këtij reality show se e tepronte duke bërë filozofen, dhe po ashtu për zakonin e saj të keq të të shkruarit në mure, zakon që e shfaqi brenda bashkëjetesës në shtëpinë e vëzhguar.

Për të vazhduar më tej me daljen nga loja, ku dashurinë ia shprehte të dashurit Ogrenit në muret poshtë shtëpisë së tij. Por tashmë duket se Neda Karafili, e etiketuar si “filozofja” e BB4, ka menduar diçka me serioze për pasionin e saj, të shkruarit. Ajo është ulur dhe ka shkruar një libër që e ka titulluar “Archea”, botuar nga shtëpia Botuese OMSCA-1. Për librin me 152 faqe, ajo thotë në parathënie se: “Në këtë libër do të përpiqem t’jua rrëfej edhe juve; Archenë. Timen”.

Pra, në këtë libër të konceptuar me copëza prozash, në mënyrë të çrregullt ajo zbërthen Archean, një nga konceptet e para që haset në leximin për lindjen e filozofisë, duke trajtuar lindjen, dashurinë dhe vdekjen.

Nuk dihet se si do të pritet ky libër nga ish-banorët e BB4, ndërkohë që Neda është protagonistja e parë e BB që boton një libër.

14 komente në “Edhe Neda e Big Brother boton libër”

  1. Qerimi says:

    Do jem i pari qe do e blej librin. Mu ka mbaru letra higjenike

    1. paraziti says:

      faktikisht kan filluar me e shitur ne farmacit me te mira te medreseja. e shesin ne vend te lasativit. te shkon spirra ne tavan kur e lexon.

  2. Tironci Lugano says:

    Cfare ka Lala me shume se une..

  3. Vlora says:

    o ja dhjefsh mi neda …………….
    ti ishe e padurueshme edhe atje ….ku ka bir nene te te duroj duke lexuar librin…………
    kesaj i thon te blesh dhimbjen me lek e te humbesh kohen me dhimbje…..

  4. X says:

    eshte e dyta arberi i bb1 eshte i pari qe ka botuar liber.

  5. skerdi says:

    Njerzit qe nuk jane shkrimtar dhe perpiqen te behen te tille, e bejne kete per te fshehur deshtimin e tyre te madh….Kur arriti edhe Nedi te dotoje libra, Ben Blushi, Ismail Kadare, Dritero Agolle & CO, duhet te pushojne e te mbyllin gojen per te mos folur per libra…
    Librat e deshtimeve kane hedhur virusin nga Rama te Nedi e mbase nuk vazhdon me ky virus…

  6. miri suedi says:

    ti nuk vlen.

  7. Palla e Ariut says:

    U pune m. dhe puna e librit tani.

  8. inf says:

    Po me Genon me geno Balluken rrin me qo neda apo jane dhjere kot po pyes per qef se nuk me intereson shume por aty te bb benin si romeua dhe zhuljeta keta te dy o shokeni o more shokeni.
    Librin nuk do ta blej sa te jem gjalle.shnet dhe mend ne kaptine.

  9. suzana says:

    cfar te lexoj si mesoi ogreni neden te lahet apo si mesoi neda orgenin te puth neden? jo nuk po merem me keta idjot.

  10. Anduelinda says:

    Ku krahasohet kjo me Arbrin. Djale per se mbari. Te vetmin BB qe kam pare. (30 minutat permbledhese qe jepte TCH).

  11. letrari i ri says:

    Po ckane te vecante Ben Blushat me kompani,nje mute kane apo pse kane emer nga baballaret e tyre spiun,i kemi lexuar dhe jemi dhjere me to ne hale,edhe Neda shkruan e munde te shkruaj me bukur se ato,por ne Shqiperi ka ngelur koha e individve, dhe themi se o keta o ska njeri,si letersia ashtu edhe politika,vetem Salushi e Nexhmija,apo Rama e Servet Marksisti,te tjeret jo,lereni njerzit te zgjidhin cfare te duan,nuk ju pelqen mos e lexoni,nuk ju pelqen Ben Kico Blushi mos i votoni,jepi Neda shkruaj se injorantet po ashtu ngelin gjersa te shkojne ne Share,urime vajze dhe mos e caje me ner…..per llapaqener.

  12. stalinsali says:

    HTF is NEDA ?

  13. Gushekuqi says:

    Vetem nga komentet e mesiperme kuptohet lehte ajo qe Ismail Kadare,parashtron ne esene e tij famoze : “Kontradikta-raporti i Shqiperise me vetveten”.E pabesueshme,por njekohesisht edhe e pamohueshme.Ne,ketu e pesemije vjet,kemi probleme me vetveten.Ky eshte geni shqiptar ne fund ne fundit.S`kemi cfare te bejme.Ne 14 opinjone,vetem nje eshte pozitiv.Ky eshte raporti i luftes per te zhdukur te miren nga faqja e dheut.Fat i madh qe jemi kaq sa jemi e nuk u zhdukem fare nga faqja e historise.Reapekte te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje