Studimi: Korrupsioni e krimi i organizuar po i marrin frymën biznesit

23 Dhjetor 2011, 20:41Politika TEMA

Sikur të mos mjaftojnë efektet e krizës financiare globale, mjedisi ekonomik kërcënohet nga një sërë problemesh të brendshme, që nuk po gjejnë zgjidhje. Korrupsioni, efikasiteti i ulët i administratës publike, apo presioni qe ushtrohet për mitmarrje, janë tre nga ankesat kryesore të biznesit. Në mbyllje të vitit, shoqatat e biznesit kane kryer një anketim në 500 ndërmarrje në Shqipëri, ku ka rezultuar se 97 % e tyre evidentojnë korrupsionin si shqetësimin kryesor.

 

Studimi

Një studim i realizuar nga “Business Albania”, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Punës në 500 kompani shqiptare, ka dalë në përfundimin se biznesi shqiptar ndrydhet nga korrupsioni dhe kërcënohet nga krimi i organizuar.

“Mbi 489 nga 500 të pyetur thonë që është problem korrupsioni”, thotë Bardhi Sejdarasi, nga “Business Albania”.

Enver Ferizaj që drejton këshillin e agro-biznesit u shpreh se “korrupsioni është në një masë të konsiderueshme, duke nisur që nga pushteti lokal e deri te pushteti qendror”.

“Vërtetë që për të marrë një regjistrim biznesi, kemi lehtesira, të cilat shkojnë një orë, dy orë, por i kthejmë pastaj poshtë, atëherë ata nisin pengesat”, tha Ferizaj. Sipas tij, në bujqësi ka edhe të tjerë faktorë shtesë që pengojnë biznesin.

“Referencat janë gangrene e bujqësisë. Nuk është e drejtë qe referenca te jete në një kohë kur tregu është bosh, masat frigoriferike nuk i kemi në zë. Atëherë të shohim ligjet dhe referencat e kohës së prodhimit”, tha Ferizaj.

Ndërsa kontrollet qe ushtrohen ne mënyrë subjektive për qëllime presioni, tregojnë mungesën e konkurrencës ne treg. 40 % e biznesmenëve pohojnë se paguajnë nen dore, për te marre një shërbim, si e vetmja rruge për te mos u penalizuar. Sipërmarrësit shprehen se nuk e kane problem nivelin e taksave, por kërkojnë reduktimin e barrierave qe ndikojnë ne rritjen e kostove. Sa i përket vitit 2012, nga anketimi ka rezultuar se nuk pritet te ketë ulje te numrit te te punësuarve, por as rritje e tyre. Ndërsa investimet duket se do te tkurren për shkak te krizës se likuiditeteve. Edhe pse ndryshoi ligji me qellim lehtësimin e sipërmarrjes, te mbyllesh sot një biznes duket se ka një kosto edhe me te madhe fizike. 50 % e te pyeturve i vlerësojnë negative barrierat për mbylljen e biznesit.

1 komente në “Studimi: Korrupsioni e krimi i organizuar po i marrin frymën biznesit”

  1. qytetar says:

    ne podjum ka kriminele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje