Të dhënat paraprake të censusit kanë ngritur pikëpyetje të shumta. Analisti Eduard Zaloshnja shkruan se ndërsa numri i popullsisë po ulet, ekonomia rritet. “Sipas INSTAT-it, numri i popullsisë është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Ndërkohë, po sipas INSTAT-it, ekonomia shqiptare është rritur 55% gjatë së njëjtës periudhë. Një paradoks i tillë në Europë vihet re vetëm në Rusi, ku popullsia pakësohet, ndërsa Produkti i Përgjithshëm Bruto (PBB) rritet. Dhe në rastin e Rusisë, shpjegimi është i thjeshtë – motori kryesor i rritjes së PBB-së ka qenë nafta dhe gazi. Po në rastin e Shqipërisë, si shpjegohet kjo mospërputhje mes trendit të popullsisë dhe rritjes ekonomike? Përgjigja mund të gjendet tek të dhënat e INSTAT-it rreth banesave. Gjatë dekadës së fundit, sipas Censusit, numri i banesave është rritur me 37%. Kjo rritje përputhet me faktin që treçereku i rritjes ekonomike në dekadën e fundit ka ardhur nga sektori i ndërtimit. Por problemi është se rritja prej 37% e numrit të banesave është shoqëruar edhe me rritjen e numrit të banesave ku nuk banon njeri. Kështu, sipas Censusit 2011, plot 33% e banesave janë të pabanuara. Duke e përmbledhur me pak fjalë historinë që na tregojnë këta numra, i bie që rritja ekonomike në Shqipëri të ketë ardhur kryesisht nga ndërtimi i banesave që aktualisht janë të pabanuara. Të cilat nuk gjenerojnë të ardhura, që mund të përdoren si karburant për një rritje ekonomike të mëtejshme,”shkruan Zaloshnja, duke prekur një problem real, ngurtësimin e parave në një pasuri që nuk do gjenerojë rritje ekonomike.
Kurse e përditshmja Shqip, analizon numrin e votuesve me numrin e të regjistruarve, duke gjetur mospërputhje të mëdha. Edhe në këtë rast del në pah problemi i madh, ai i Ruzhdijes, ku votat janë më shumë se votuesit. Kështu ndodhi edhe në rastin e Tiranës, por Kolegji Zgjedhor nuk mori kurrë mundimin të bënte matematikë votash. Duke krahasuar shifrat e censusit, Shqip shkruan se i bie që në Shqipëri sivjet votuan plot 83 përqind e popullsisë, që është një shifër shumë më e lartë se ajo që jep KQZ. Në Qarkun e Gjirokastrës, nga krahasimi i shifrave, rezulton se ka votuar 110 përqind e popullsisë.
Ku bejne dot gje te sakte shpellaret mor aman. Paga e nje kolegu tim vetem ne Mal te Zi eshte 4-fish. E kuptoni ju qe jetoni jasht kete milet qoftesh, do akoma ti qeverise per 20 vjet te tjera Meta-Sala-Nano.
I perzuara regjistruesit kur me erdhen ne dere, e bindur qe rezultatet e ketij procesi do te ishin aq te falsifikuara sa mund ti pranoje vetem nje mendje e cthurur e dale jashte cdo logjike elementare.Me duket se retushuesi i qeverisjes se shkaperdare trush,zoti Zaloshnja,i paska thirru mendjes te mos e vazhdoje me zanatin e deritanishem.URIME,me ne fund arsyeja fitoi edhe tek Zaloshnja!
kjo 110% ne gjirokatster vjen vetem nga votimet ne Lazarat qe eshte popull demokrat dhe mbjelles hashashi