Disa parti të vogla të majta që janë aktualisht në koalicion me Partinë Socialiste e kanë vendosur që të krijojnë një “parti” të vetme. Do të jetë një bashkim i ri, i papraktikuar më parë në realitetin politik shqiptar dhe pritet të bëhet realitet së shpejti. Iniciatorët e këtij bashkimi janë Skënder Gjinushi, kryetar i Partisë Socialdemokrate, Paskal Milo i Partisë Demokracia Sociale dhe Petro Koçi, i Partisë Socialiste të Vërtetë. Petro Koçi ka folur për Temën duke sqaruar si lindi kjo ide, si do të funksionojë në praktikë ky bashkim dhe çfarë synon të arrijnë këto parti me këtë lëvizje. Sipas Koçit, bashkimi do të bëhet me synimin për të forcuar më shumë të majtën dhe nuk ka si synim që “t’i tregojë forcën” partisë kryesore të opozitës, PS-së, por përkundrazi të forcojë më shumë aleancën me këtë parti. Koçi pohon se ky bashkim synon të thithë dhe parti të tjera të vogla të majta me synim krijimin e një konfederate, ky drejtimi do jetë me ekip kryetarësh, ndërsa strukturat partiake do të shkojnë drejt shkrirjes.
Intervistoi: Blerina Gjoka
Zoti Koçi, si lindi ideja e bashkimit të partive opozitare në një formacion të vetëm? Kur do të ndodhë konkretisht ky bashkim dhe si do të quhet ai?
Akoma nuk e kemi pagëzuar. Ka lindur si ide qysh në përfundim të zgjedhjeve të 2009- ës. Ndërsa edhe më parë është propozuar bashkimi të gjithë të majtës në një Konfederatë. Mendoj se kemi të bëjmë me një organizim të tipit Federatë. Bashkimi i veprimit politik, organizativ dhe elektoral të partive të majta socialiste e socialdemokrate në krah të PS-së. Duke u bashkuar ne shndërrohemi në forcën e tretë elektorale në vend. Prandaj dhe përpjekjet për ta penguar do jenë serioze. Por ka një vullnet të mbështetësve të tri partive PSV, PDS e PSD si edhe të disa partive të tjera që ky projekt të realizohet.
Mund të në sqaroni detaje si do të funksionojë ky bashkim? Do të jetë një parti me një kryetar apo një konfederatë partish me një grup drejtues?
Thashë që do ketë formën organizative të një federatë politike ku partitë nuk shkrihen, por shkrijnë në një veprimin politik e sidomos atë elektoral. Trupat drejtuese do të përbëhen nga kryetarët përkatës në nivel qendror dhe atë lokal. Ndërkohë besoj se do organizohen forume të përbashkëta rinore dhe të gruas që do jenë pjesë aktive e procesit politik.
Nëse ka ardhur koha që të majtët të afrohen rreth një pike të përbashkët, pse jo drejt PS-së, që është partia kryesore e aleancës opozitare, a është në dijeni ajo për këtë nismë, nëse po a është ftuar ajo të jetë pjesë e këtij bashkimi?
Mendoj se ky projekt zhvillohet në përputhje me realitetin politik dhe në përballje të sistemit aktual zgjedhor. Ne nuk po shkëputemi nga Koalicioni që drejton PS. Do të jemi më efektivë në aleancimin tonë me partinë kryesore të opozitës. Të mos harrojmë që PD ka në krah aleatë më të fortë sidomos nga pikëpamja financiare dhe pozita parlamentare politike.
Çfarë synon konkretisht bashkimi i PSD, PDS e PSV? A është ky bashkim juaji një “tregim force” ndaj Partisë Socialiste?
Është tregim force në arenën politike dhe ndaj kundërshtarëve tanë në qeverisje. Mendoj se kemi të bëjmë në radhë të parë me qëllimin e rritjes së rendimentit politik të aleatëve të PS. Të bashkuar do jemi më të fortë në tregun e fëlliqur politik aktual ku vendos paraja dhe konjukturat ekonomike të grupeve të fuqishme. Politika është bërë instrument në duart e oligarkisë financiare të vendit. Ne po bëjmë një projekt politik qytetar.
Aleanca opozitare është një bashkim mes disa partive të majta dhe disa eksponentëve të djathtë, si Ndoka apo Ngjela. Si jeni ndjerë ju në këtë koalicion? A ka probleme ky koalicion, nëse po ku çalon ai?
Opozita e Bashkuar ndryshon natyrshëm nga e majta e bashkuar. Kjo ndodh objektivisht. S’mund ti ndalosh partitë e djathta, ndryshe nga PD, që të rreshtohen në opozitë. Në zgjedhjet vendore arritëm një sukses të papritur në ato nivele. Zgjedhjet vendore zakonisht fitohen prej qeverive. Pyetja ndofta do shtruar në planin strategjik. Për këtë mund të them se e mira do ishte të kishim kampe më të ‘pastra’. Por të dy kampet janë përzier tashmë dhe fitorja e zgjedhjeve kërkon bashkimin e gjithë opozitës dhe gjithë opozitarëve. Natyrisht që e majta duhet të përvijojë strategji pak më vete për bashkëpunimin e saj.
Zoti Koçi, ka shpesh kritika nga aleatët e tij në drejtim të kryesocialistit Edi Rama dhe PS-së në përgjithësi se nuk di të sillet me aleatët, se nuk u jep atyre peshën që u takon, etj, ndërkohë nga ana tjetër me një farë të drejte PS-ja është ankuar për moskoherencën e aleatëve në votime të rëndësishme në këshillat bashkiakë, ku këshilltarët tuaj kanë kaluar me mazhorancën………si mund të zgjidhet ky ngërç?
Morali politik ka rënë përtokë. Dhe këtu s’bën përjashtim vetë PS në radhë të parë, por ku ka pasur shembuj të shëmtuar edhe nga aleatët. Kjo kërkon që sistemi i zgjedhjeve lokale të ndryshojë dhe përzgjedhjet e kandidaturave të kenë kritere më të forta morali të provuar. Shëmtimi më i madh në këtë fazë u pa tek qeveria që i hyri Qarqeve me dhunë dhe korrupsion publik për të deformuar rezultatet në zgjedhjen e krerëve të qarqeve vullnetin e qytetarëve.
PS dhe personalisht Rama ka premtuar se PS do jetë dhe përfaqësuese e aleatëve në komisionin për reformën zgjedhore, sa është realisht përfaqësuese e interesave tuaja në këtë komision?
Mendoj se ka zgjidhje më të thjeshtë: komision i depolitizuar dhe vëzhgim gjithëpërfshirës, pra nga çdo subjekt.
iiii
Shok kryetar te partive te vogla.Beni qeijf duke ber eksperimente si utheheqsi juaj largpames qe kaloi per 50 vjet ne shtigje te pa shkelura. Por kaq budallenj qenkim ne Shqipetaret qe ju ndiekim ju nga mbrapa. you ini pushta, mafioza,qe doni te hani akoma ne kurris te atij populli fukara.Kush je ti o skender me ata shoket qe kerkoin konfederata, ikni more seahan lepirsa se u ka dale boja.
O noke, akoma endrra me enverin shef mor i shkret. Akoma me keto prralla ne bathore juve re? Enverin e ka pasur udheheqes saliu qe ishte doktor i bllokut tere ato vite. A e din mor nok se cfare duhet te ishe qe te beheshe doktor blloku ne ate kohe, apo nuk e din?
Ta them un meqe nuk e paske parasysh. Qe te beheshe doktor blloku ne ate kohe, duhet te ishe me komunist se stalini mor nok, e duhet te kishe dhene dhe prova qe i kishe sherbyer partise. Prandaj u be saliu doktor blloku mor nok. Kshu pra, udheheqsin 50 vjecar, pastroja fotografine e jepja saliut ta puthi se ai e ka pasur idhull.
Ne se shkrihen ne nje parti te vetme, do te ket sukses, sepse krijimi i nje force me te madhe politike do te rrisi shanset per te shtuar radhet me ata qe nuk e gjejne veten tek partit e tjera.
Konfederatat jane provuar dhe nuk kane dhene rezultat.
Kryetaret e partive te lene menjan “kalin”, se ka vend per te tre ne se shkrihen ne nje parti te vetme.
Me ediramen ne krye ne PS ne zgjedhjet 2013 pa shpres se do te i Fitoj zgjedhjet. Qe 6,5 vite vetem protesta bllokada reformave grev urie asgje deri me tash pozitive. Shqiptaret nuk i besojn premtimeve te kota te edirames.
Po cfare elektorati ka PSD , PDS etj ? Nuk bashkohet elektorati duke percare PS.Ti PETRO KOCI e di mire si eshte percare elektorati i majte.Kerkoni bashkim LSI me PS sepse aty eshte elektorati i majte. Jo tek PSD e PDS , sepse e late te majten ne opozite serish