Pas vdekjes së liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Il, janë vërejtur disa fenomene të çuditshme natyrore, raporton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Në një liqen të famshëm, akulli u ça me një zhurmë aq të tmerrshme, sa u trondit qielli e toka, kurse mbi majën e një mali të shenjtë u shfaq një dritë misterioze, raporton agjencia.
Siç raporton BBC, kulti i personalitetit që rrethon Kim Jong Il është thuajse hyjnor.
Agjencia shtetërore thotë se një stuhi dëbore goditi vendin pas vdekjes së Kim Jong Il dhe akulli në një liqen pranë vendlindjes së tij u thye me një zhurmë tronditëse.
“Stuhia përfundoi papritur dhe në agimin e së martës, një mesazh u pa i gdhendur në gur: “Mali Paektu (ku lindi Kim Jong Il), mali i shenjtë i revolucionit. Kim Jong Il”. Mesazhi shkëlqente. Ai qëndroi ashtu deri në mbrëmje,” raporton agjencia shtetërore.
Natën që ai vdiq, një lejlek qëndroi mbi statujën e Kim Jong Il duke sfiduar të ftohtin e acartë dhe mbajti zi. “Edhe lejleku vajtoi për humbjen e Kim Jong Il, lindur në qiell,” raporton agjencia.
Ndërkohë, edhe kur Kim Jong Il lind, u fol për një yll që shkëlqeu dhe për një dallëndyshe që fluturoi për të dhënë lajmin.
Agjencitë e inteligjencës perëndimore kanë nisur ndërkohë që të vënë në dyshim lajmin se ai vdiq në tren, pasi treni nuk doli kurrë nga kryeqyteti. Megjithatë agjencitë janë nën presion pasi nuk arritën të raportonin për vdekjen e tij.
Më poshtë gjeni dhjetë fakte interesante për klanin Kim.
-Kim Jong Il nuk vuante vetëm nga diabeti dhe tensioni i gjakut, por ai kishte edhe frikë nga udhëtimi me avion, ishte miop dhe ishte në varësi të alkoolit dhe seksit
-Kim Jong Il nuk pëlqente vetëm operën, por edhe kinemanë. Vetë kishte përgatitur dy skenarë filmash me titujt: “Deti i gjakut” dhe “Një bijë e vërtetë e partisë”
-Ishte i fiksuar pas kafshëve, sidomos kuajve dhe qenve. Kishte shpenzuar për një vit rreth 200 mijë dollarë për kujdesin ndaj qenve të tij
-Pëlqente alkoolin, sidomos verën dhe uiskin e shtrenjtë. Nga Franca kishte blerë në vitin 2010 rreth 600 shishe verë nga më e mira. Në listën e blerjeve ishte edhe uiski Hennessey
-Kur luajti për herë të parë golf, sipas mitit komunist, ai realizoi pesë ‘hole-in-ones’, diçka që nuk e ka arritur asnjë golfist profesionist
-Djali i tij, pasuesi Kim Jong Un, shkoi në një konvikt në Zvicër për ca kohë. Atje ishte një nxënës i dobët, nuk dinte anglishte, nuk i merrte provimet, por i pëlqente basketbolli, filmat aksion me Zhan Klod Van Dam dhe video- lojërat
-Kim Jong Il ka kompozuar dy opera. Madje ka dirigjuar gjashtë opera
-Kur lindi Kim Jong Il thuhet se dolën dy ylberë në qiell dhe u ngrit një yll
-Kim Jong Il pati tre gra, por kishte edhe një aferë me sekretaren e tij, një ish- pianiste
-Kim Jong Il kishte edhe një këngë tijën, ajo quhej “Nuk ka atdhe pa ty” dhe luhej shpesh në rrugët e Pjongjangut
Kim Jong Il dhe i biri
Kure vdiqe ky m… une u bera kaps.dhe kur u varros mua me hoqi barku,he po kjo nuk eshte nje mrekulli,tamam kure vdiqe Dulja jone. Skure vdiqe Dulja edhe mut ra nga qielli yne Socialist
kurse mua me ndoshi e kunderta… kisha qene kaps per disa dite. kur vdiq ky u clirova menjehere, madje bera dhe nja pordhe te madhe…
super mrekulli apo jo.
po ik ore megjithe keto budalliqe. shyqyr vdiq, u qerua nje hale
Seq ma kujton Shqiperine e viteve 44-89 dhe budallalleqete njejta qe i kishte Shqiperia ne asaj kohe
pse tani shikon ndonje ndryshim!! same s h i t we are
Ky trapush mbahej ,pos per politikan dhe shkenctar.Ne nje uzine mekanike ishte shkruar me germa te medha nje shprehje e tij.Galvanizimi eshte nje gje e mire. Sa per komentin e parafolesit dua te them qe paskam qene pa fat te shijoja ate qe ka shijuar ai kur vdiq dulla.
Sec me kujton TVSH-ne e diteve te sotme agjencia e lajmeve koreano-veriore.
……hahahaaaaaa…..pllavrat e ideolgjise me brutale dhe perverse s’paskan te sosur