www.edirama.al
Në parlament u rrëzua plani ynë për heqjen e taksës së ushqimeve bazë e të ilaçeve. Një lajm i keq në fundviti për të gjitha familjet e zakonshme të këtij vendi. Të cilat do të vazhdojnë të fitojnë ende më pak dhe të paguajnë edhe më shumë. Do të vazhdojnë të përballen me rritje çmimesh për produktet jetike dhe për ilaçet. Do të vazhdojnë t’i paguajnë qeverisë 20 përqind taksë për çdo bukë, gotë qumësht, kokërr vezë apo aspirinë. Do të vazhdojnë të paguajnë 20 përqind taksë për drita e korent, pavarësisht sa i paguan qeveria ata ose edhe nëse nuk i paguan askush ngase janë të papunë.
Por janë shifra që po ashtu tregojnë se çfarë humnere e ndan panoramën e propagandës qeveritare të sukseseve ekonomike me realitetin e familjeve të zakonshme në qarqe si Elbasani, Korça, Berati apo Gjirokastra. Më anë tjetër, një tabelë reale e munguar e papunësisë që fshihet nga qeveria teksa po kërdis Shqipërinë, do të na jepte padyshim një pamje ende më diskredituese për propagandën e ulët të gënjeshtrave, shpifjeve e falsifikimeve të të dhënave e shifrave të ekonomisë me ndihmën e INSTAT-it. Gjithësesi ky është një debat që do të vazhdojë gjatë, ku ne do të tregojmë qartë e më qartë jo vetëm se kështu s’mund të vazhdohet, por në radhë të parë se si duhet e do të ndryshojë ky realitet me votën pro nesh.
Ndërkohë s’ka dyshim se kush ka qeverisur Shqipërinë në dekadën mes dy censuseve, e në radhën më të parë Saliu që prej gjashtë vjetësh i ka bërë Shqipërisë çka s’do t’ia bënte dot asnjë pushtim, duhet të ulte kokën duke lexuar se sa shumë shqiptarë e kanë braktisur vendin në këta dhjetë vjet. Për arsye ekonomike sigurisht. Shoqëruar me mungesën e shpresës se mund të ketë ndonjë ditë përputhje mes shitmendjeve televizive të pushtetit të sukseseve ekonomike dhe realitetit të tyre plot pafuqi ekonomike e padrejtësi sociale.
Shitmendja e ministrit Bode në seancën e refuzimit të planit tonë për uljen e taksës së ushqimeve bazë e të ilaçeve, kur si një rakickar i kollandrisur tanimë për merak pasi dikur zbriti nga fshati duke mbajtur në krahë bustin e Enverit dhe në çantë mësimet e partisë mëmë bëri turrjen e radhës ndaj opozitës “marksiste”, tregoi edhe njëherë se oborri i Saliut jeton në një botë tjetër. Ndërsa ne, socialistët e progresistët e angazhuar në programin tonë të ri për rimëkëmbjen e ekonomisë, flasim për Shqipërinë reale dhe prandaj duam e do të bëjmë realitet një politikë të re fiskale. Kush fiton më pak duhet të paguajë më pak dhe kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë. E padyshim kështu do të ndodhë kur ne të mos kemi vetëm mundësinë e propozimeve, po edhe mandatin për ta zbatuar këtë politikë të re.
Edi Rama, nese me te vertete do qe te fitosh pike dhe zgjedhjet, eshte shume e thjeshte, angaezhohu ne menyre te hapur, te qarte, qe nese fiton zgjedhjet, Berisha do ti drejtohet bankes se akuzuarve mer mashtrim.
Nese Berisha deklaron per qe Shqiperia dhe ekonomia e saj ndodhen ne krye te ekonomive boterore e jane te paprekura nga kriza dhe faktet tregojne te kunderten, atehre eshte e thjeshte, ai duhet te akuzohet per abuzim per detyren dhe kjo denohet nga kodi penal shqiptar.
Mjaft me deklara populiste, populli do angazhime konkrete.
nese ke kurajo politike, angazhohu, perndryshe llafet mbaju per ne kafene apo ne mbledhjet e partise socialiste.
Argita je shume trap–Shqiperia ka ritje 3 perqind –kete e ka dhene edhe Banka Boterore,
por kjo nuk do te thote qe s’ka papunesi dhe s’ka varferi
–Kjo ritje tregon se Tendenca e ekonomise shqiptare eshte drejt Progresit …dhe jo drejt regresit —
—-Dhe krahasuar me vendet e rajonit ekonomia shqiptare eshte ne ritje ,
ndersa keta rotullnesh nesh jane ne renie –
——–Pra ata treguesit qe jep Sala tregojne se ekonomia shqiptare eshte ne ruge te mbare
— dhe edhe ritmet e ritjes i ka te kenaqeshme
………..por kjo natyrisht , nuk do te thote qe nuk ka papunesi, apo qe ka nivel te larte jetese
–Kuptove ore qofte socialiste ?
—Po e kuptove thuaja edhe Edit –loooooooooooooooooooooooooooool
Fm Edi per shkrimin ini shume i sakte ne tabeln qe ju ipni ,keni nje shoqe dhe nje bashkshorte te mbrekullushme dhe shume te pregatitur ne kete fushe ,po kutj ja thua doktorittttttttttt ai mendon vetem per familjen e tij ,dhe kete e ka deklaruar vete punoni sa me shume per ritjen e mireqenjes se familjes time.
Duhet te punoni me shume dhe me shpejt per ta shpetuar kete popull nga varferija e tejskashme.
E vini re se familjet me perkrahje sociale ne perqindje jane me shume ne pjesen veriore te shqiperise. Pjese qe voton kryesisht per PD. Ka ndonje lidhje ne kete mes? Une mendoj se po. E mbani mend faljen e faturave energjitike ? shumica e familjeve debitore ishin nga Veriu. Koicidence????! Jo .
@galile; nuk eshte se Veriu po mbahet me hater, mos i keqkupto gjerat, por eshte se ata po mbahen ne varferi me qellim qe te nenshtrohen thjeshte me hedhjen e ndonje kocke tek tuk. Qeni, po e mbajte te uritur, te begenis me shume kur i afrohesh, kupton?
Veriu ndershekuj ka qen me i varfer se jugu, pra nuk eshte fenomen i qeverise Berisha.
Per kete ka disa faktore qe e shpjegojne; terreni, izolimi, moti..Gjirokastra psh, qe ishte nje “pllake” rrotulluese e tregetise ne te gjithe rajonin, Korça, Pogradeci qe emigruan heret ne mbare boten..pra ekonomia ka qen me e zhvilluar ne jug se sa ne veri shekujt e fundit.
Perveç minierave, mund te gjeni nja qytet qe ka nje aktivitet ne veri ?
I nderuari Edi Rama!Ke te drejte ne te gjitha ato qe shkruan!!!Por rruga qe po ndjek,duke i shkuar pas AKSIONIT POLITIK TE SALI BERISHES,eshte e gabuar!!!Edhe vetem ti nuk e shporr Sali Berishen nga SUNDIMI!!!Nuk duhet te dalesh vetem ti ne cdo gje,ne PS ,neper Shqiperi,ne Europe,ne takime me te huajt e kudo!!Kjo eshte metoda e Berishes!!Populli do te shikoje se PS ka plot kuadro te afte qe neser do udheheqin shtetin ne rruge te tjera me te mira!!!Nuk kemi nevoje qe te dalin deputete ne rolin e zedhenesve te shtypit: JO KESHTU THA BERISHA,JO KESHTU I THAME NE etj!!!Edhe me nderkombetaret:INTERNACIONALJA SOCIALISTE NUK PO JU NDIHMON AQ SA NDIHMON PP-te Sali Berishen!!!Saliu ben krime hapur dhe ata e mbrojne ate!!!Ju keni te drejten me vete dhe SOCIALISTET europiane vetem sa thone ndonje fjale kot!!!Behuni me prezent me protesta ne te gjitha kryeqytetet europiane duke angazhuar emigrantewt kudo ne bote!!!JEMI NJE VEND I PUSHTUAR NGA FASHISTI BERISHA,NDAJ DUHET REAGUAR ME FORCE!!!JENI FUTUR NE KUVEND DHE PO MERRENI ME LLAFE SHKOLARESKE!!!KESHTU JU THONE TE HUAJT,SE ATA DUAN TE RRINE REHAT POER VETE,POR JO PER POPULLIN TONE!!!SALIU NUK LEVIZ PA JA DJEGUR TOKEN NEN KEMBE!!!MOS U GENJENI ME AVOKATIN E POPULLIT SE AI ESHTE VETEM NJE KARAMELE!!!
Ne qofte se keto tabela jane te verteta,dhe besoj qe jane,kjo qeveri duhet te ike naten me vrap,te fshihet,jo diten,bashke me super mashtruesin Sali.Shifra skandaloze,ne Kukes te gjithe pa pune,dhe ne Diber, shume keq,por edhe zona lindore me shume probleme.Nuk di me ke te krahasohet zona e Kukesit,Dibres etj.Kukesi sipas shifrave duhet te hyje ne librin e rekordeve guinness per papunesine.
ORE ZEF ZGJEDHJET PO MBAHEN DHE KIM JUNG RAMA PO I HUMB NUK KA FAJ PSE AI I HUMB NUK KA FAJ QE CA DEPUTET TE PS SHKOJN NE LSI,NUK KA FAJ SALIU QE KIM JUNG RAMA I PERJASHTON QE PARTIN SOCIALISTE E KA BERE SI PRONE PRIVATE TE VETEN HUMB DHE MBETET KRYETAR I PS.
Hej more ca e ka gjete kete popull te shkrete! Kryeministrin e terheq per hunde e bija (te pakten keshtu flitet), kurse Rames ia ben detyrat e shtepise e shoqja!! Po e dime mor zotni ‘fort i nderuuur’, e dime qe taksat progresiste jane ne favor te shumices; e dime qe heqja e TVSH-se eshte ne dobi te shtresave te varfera. Te gjitha keto dhe shume me teper nga c’ta merr mendja ty i dime.
Problemi eshte se ti nuk ke vecse celesat e bodrumit ne dore – nuk ke se cfare te bejsh per t’i ndryshuar keto qe permend. Ajo qe ti ke ne dore, por qe cuditerisht je me shume i dhene mbas Kurbaneve dhe fleteve te MS-Excel, eshte qe te punosh nate e dite per ta largu kete qeveri. Dhe me keto qe po ben ti, kjo qeveri nuk ka per t’u largu KURRE!! Me shume se 3/4 e njerezve qe marrin pjese neper forume po ta thone kete gje. Po a mbushet ajo radakja jote?! As qe behet fjale; ne nje bire se ne nje bire vazhdon t’i biesh fyellit ti.
Ooo shookoo; per njerezit ka rendesi hapja rruge e investimeve te brendshme dhe te huaja; ka me rendesi zgjidhja e ngaterresave dhe kthimi i pronave private. Kur te rregullohen keto, po ashtu do te rregullohen edhe ato 300 mije vende pune te cilat ti po premton, do te rregullohet ekonomia dhe njerezit nuk do ta kene edhe aq problem edhe sikur t’iu duhet ta paguajne ate dreq TVSH-je! Po si mund te behet fjale te rregullohen te gjitha keto ne nje kohe qe ne krye eshte qeveria me regresive dhe batakcie e gjithe historise shqiptare?! A i ke prioritetet ne vend te duhur ti apo si eshte kjo pune keshtu?? Ty te ka djege makina motorr dhe shqetesohesh pse nuk te punojne fshireset e xhamave!!
A eshte ndonje tjeter i forumit qe ia thote keto qe po i them une o njerez te mire se nuk duket se po ha pyke hic ky? Se po vazhdon vec drejte e drejte ky agua! Boll nxorre kunjin me njerezit, BOLL!
Hej jane tabelat qe jep qeveria dmth gjithmone ti merni me rezerva se sjane asnjehere te sakta per sa kohe te kene nje INSTAT te politizuar dhe qe dhjete ne breke perpara kryekriminelit llogariteni vete se si eshte situata ekonomike ne te vertete ( Lokomotive e zhvillimit) dmth plehre fare.
:::PERSONALISHT NUK BESOJ SE DO TE PERMISOHET GJENDJA E SHQIPETAREVE; EDHE PO TE VIJE NE PUSHTET PS_jA:::
PO TE KENI LEXUAR ARTIKUJT E MERO BAZES;SHUME SHPEJT KEMI PER TE ARRITUR PERSERI NE KONKLUZJONIN; SE ISHIN PIKERISHT NANOISTET E PS-SE; QE NUK LANE GJE PA BERE PER TU PASURUAR;BERISHA SHITI GJITHCKA NGA PASURIA KOMBETARE;ATHERE ME TE DREJTE DEL PYETJA ,kudo ti gjej parate EDI RAMA,qe te permisoj jeten e shipetareve???
Akoma me shkrime, ça ben or çun se nuk fitohen zgjedhjet me shkrime ne nje gazete qe e lexojne a se lexojne 50 vete, duhet te shkosh ne baze, te bertasesh ne televizor o njeri se ai popull matuf nuk kupton ndryshe, duhet te bertasesh deri sa te lodhesh edhe jo te merresh me twitera e fejsbukera, nuk je per kete pune as ti jo, epo ça te besh duhen bole per te hedhur Salahudinin dhe jo fjale. S’ke ça te besh ne fakt as ti se te doli boja dhe me te drejte njerezit nuk te besojne me as ty.
E shikoj me mjaft interes komunikimin Tuaj në rjetet sociale për mjaft tema të rëndësishme siç është edhe kjo sot për rrëzimin e propozimeve të grupit të PS nga mazhoranca.
Janë tema të mprefta dhe mjaft jetike ku, në mungesë të transparencës nga qeveria, bëhen edhe më të dëshiruara.
Kam vetëm një rezervë kur lexoj apo dhe dëgjoj artikulimet tuaja për situatën ekonomike, z. Rama, që për nga vërtetësia nuk u heq dot presjen… Ju, edhe pse e njihni dhe flisni jo pak për realitetin krejt të rrënuar ekonomikisht kur vjen puna i referoheni dhe artikuloni zgjedhjet e zakonshme të vitit 2013 si kufirin ndarës me këtë të keqe të madhe të krijuar për shkak të keq qeverisjes aktuale. A nuk tingëllon kjo ca si karshillëk, më e lehta gjë që mund të them…
Saliu mund ta thotë , siç dhe e thotë, madje jo në 13-tën por edhe 113-tën, por jo Juve që jeni kreu i opozitës. Ndoshta kjo duhet parë se me këto ritme të rënies ekonomike vaj o hall ku do mbrijmë dy vite më pas… Dhe kur edhe Qeveria edhe Opozita flasin vetëm për zgjedhje të zakonshme në një kohë me ekonomi të jashtëzakonshme ( në përkeqësim ) kjo nuk tingëllon dhe aq motivuese…
Nuk e kuptoj more zoteri se cfare kerkoni ju ne parlament me nje qeveri vrasese si kjo e talebaneve qe kemi ne??Ia u thote shume mire ai zoteria me siper “u eshte djegur motori i makines,kurse ju merreni me fshireset e xhamave”.Pjesmarja tuaj ne parlament eshte nje turp.Nqs se kete ia u kerkojne nderkombetaret dhe ju u bindeni,atehere nuk keni sy e faqe te festoni diten e pavarsise sepse nuk qenkemi te pavarur.Tregojuni dhe zoterinjeve ambasadore qe kemi dinjitet si popull dhe jo tu bindeni si perendi.Nuk na duhet nje Evrope apo Amerike qe mbeshtet nje vrases si Sal Palla me gjithe banden qe e ndjek nga pas.Po keni bythe ta largoni kete qeveri,bejeni sa me pare dhe mos prisni zgjedhjet e 2013,ne rast te kundert hapini rrugen dikujt tjeter qe mund ti largoje keta kafshe qe po ia marrin shpirtin popullit.Nqs pjesmarrja juaj ne kete bordello qe disa e quajne parlament,eshte ndonje loje politike me premtimin per te marre pushtetin ne 2013,dijeni se po luani me zjarrin sepse keni te beni me te ardhmen e nje populli.Cfare do tu thoni familjareve te viktimave te 21 Janarit pas nje muaji??Apo si PS do ti ngushelloni nga salla e parlamentit? Zoteri i nderuar,largoji deputetet nje ore e me pare nga salla e turpit.Ju e keni vendin ne rruge,me protesta per te qerruar barbaret njehere e mire.Nuk rrezohet Sal kafsha me shprehje te tipit “iu lutem ambasadoreve dhe nderkombetareve te mbajne qendrim”.Populli te mbeshteti dhe i mbushi sheshet plot.Menaxhoheni me mire forcen e popullit dhe do ta shihni se si rrezohen kafshet nga pushteti per 24 ore.Me falni per gjuhen e ashper,por thika ka vajtur ne palce.A i shihni dhe degjoni skandalet e perditeshme??Nje shkaterrim total i vlerave dhe resurseve te nje vendi.Pershendetje
Lajm i keq nga qeveria!!
Titull me pa bosht nuk kam lexuar ndonjehere.
A thua se prisnim ndonje lajm te mire nga qeveria dhe papritur per cudine e te gjitheve qeveria vendosi ndryshe dhe na dha nje “lajm te keq”.
Ky shkrim nuk e ka vendin ne editorialin e “Temes”, por ne ndonje editorial te gazetes “Start” ku shkruan Arben Malaj.
Nese nuk lexon kush e ka shkruar, mendja te shkon tek ndonje analist i ndonje gazete qe hedh ne mengjes ne treg 50 gazeta dhe ne darke dorezon 49 cope.
Duket qe “fryma e bashkepunimit” po sjell frytet e saj. Ky shkrim te jep pershtypjen sikur kjo “qeveri-lajmetare” gjithmone ka patur nje vullnet teper te mire per popullin e thjeshte por kete radhe e ka shkelur dhe na solli kete lajm aq te keq.
Si nuk ka ardhur kjo fryme bashkepunimi njehere nga “kryelajmetari Sali”, por gjithmone ketu e 20 vjet nga opozita?
Te them te drejten ketij shkrimi nje sy i hodha, titulli me mjaftoi.
Aksiome,qeni leh atje ku ha te nderuar bashkomentues,por i ziu popull qe pos brockullimave te politikaneve u duhet te degjoj dhe loqerite tona nga tja mbaje?