Topi me median: Pritja ime e fundit si president. TVSH t’u kthehet shqiptarëve

22 Dhjetor 2011, 14:23Politika TEMA
Topi me median: Pritja ime e fundit si president. TVSH t’u kthehet

Presidenti falënderon gazetarët, e guximshëm, ata “që janë futur në ato mjedise ku dikush ka ngrënë dhe plumba”

 

Me rastin e festave të fundvitit, Presidenti, Bamir Topi, dha sot pritjen tradicionale në ambientet e Presidencës ku ishin të ftuar drejtues, gazetarë, analistë, studiues, administratorë dhe përfaqësues të tjerë të medias së shkruar dhe elektronike shqiptare.

Topi tha se kjo është pritja e fundit me gazetarë në cilësinë e Presidentit.

“Padyshim që është një moment i veçantë i veprimtarisë sime si President takimi në fund të vitit me gazetarë, me miq. Besoj që në ritualin e këtyre takimeve, ky i sivjetshmi padyshim që është i fundit në cilësinë time si President, pasi, sot një vit, dikush tjetër do të jetë në këtë pozicion institucional. Kam qenë gjithmonë inkurajues i këtyre rrotacioneve të natyrshme, sidomos i një shoqërie si e jona që, për shkak të specifikave, vende që dalin nga izolime të thella në një tranzicion ndoshta të vështirë, nga ana tjetër, vende si i yni kanë patur një zhvillim dinamik shumë të fortë. Dhe kjo e ka shoqëruar jetën e politikës, jetën e institucioneve shqiptare dhe të medias gjithashtu,” tha Topi.

Presidenti tha se televizioni publik duhet të bëhet i gjithë shqiptarëve. “Njerëzit sot kërkojnë një media vërtet të lirë, të pavarur, duke filluar së pari nga institucioni që e ka detyrim kushtetues, Radio-Televizioni Publik Shqiptar. Është hera e parë ndoshta që unë e marr në konsideratë këtë fakt, nuk do të bëj absolutisht asnjë lloj kritike, sepse në këtë atmosferë patjetër ne duhet që të përshëndesim njëri-tjetrin, por një element edhe mund ta hedhim për t’i shërbyer më shumë vitit që vjen që ky Televizion, i cili është një institucion tradicional shumë i fortë nga pikëpamja e emrit, por edhe infrastrukturës, por edhe i kontigjentit të gazetarëve, të cilët i përshëndes, duhet që të bëhet më i besueshëm për publikun. E kanë detyrim kushtetues, por nga ana tjetër duhet ta demontrojnë që ëshë një televizion i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga orientimi, pavarësisht nga pakënaqësitë që kanë për dikë, pra, të jetë një radiotelevizion që duhet të jetë në një farë mënyre edhe pikë referimi për të tjerët,” u shpreh presidenti.

Presidenti ka rezervuar edhe një përshëndetje për ata gazetarë që kanë ndjekur me guxim ngjarjet e këtij viti. Duke iu referuar mesa duket 21 janarit, Topi tha se ka pasur gazetarë që kanë ngrënë edhe plumba.

“Dëshiroj të përshëndes të gjithë ata gazetarë, të cilët kanë ndjekur sidomos gjatë vitit 2011 ngjarje që kanë qenë shumë intensive në Shqipëri. I kanë ndjekur me shumë guxim, me shumë trimëri. Them fjalën trimëri se janë futur në ato mjedise ku dikush ka ngrënë dhe plumba. Pra, gazetarë të cilët meritojnë të vlerësohen, të cilët meritojnë patjetër që të promovohen dhe unë dëshiroj që nga pozicioni i Kryetarit të Shtetit t’ju inkurajoj në të gjithë misionin tuaj! Jam i bindur që vetëm e vërteta dhe profesionalizmi do të dominojë,” tha Topi.

20 komente në “Topi me median: Pritja ime e fundit si president. TVSH t’u kthehet shqiptarëve”

  1. President s’eshte gje e madhe, behu lider .

  2. Miranda says:

    Z Topi; ju do mbeteni presidenti me legjitim dhe konsesual i historise postmoniste te popullit shqiptar;

    1. Argita_B says:

      3 vjet pushime, 6 muaj zgjim dhe 6 muaj pune….

  3. Rani says:

    Mire gazetaret qe u treguan te guximshem dhe hengren edhe ndonje plumb po ti ça hengre o Bamke qylollari, apo i fute nje tope tope papagalos edhe ne rregull je, eh mor Bamke mire ti po me gjynah jane disa qe mendojne se ti mund te ndryshosh diçka nderkohe qe ishe president dhe vetem therrisje per dialog, po a behet dialog me Salahudinin O Bamke, te thoje o burre se ai eshte njeri i pandreqshem apo dhisje gjak nga Salahudini? Rregulloji balluket se te qenkan zgjatur. Edhe mos perdor ate fjalen “bazale” se dukesh si debil se nuk thuhet ashtu po thuhet “bazike” dhe mos e perdor vend e pa vend.

    1. Rekordmeni i Dhermiut says:

      Me pelqejene shume ata qe vetem kritikojne dhe nuk japin asnje lloj alternative….Sipas teje Presidenti duhet te dilte edhe ai neper plumba…Me aq sa i lejon kushtetuta nuk mund te bente me shume…Fatekeqesia e Shqiperise nuk eshte Presidenti por sepse ajo ka mbetur peng e dy personave (Berisha dhe Rama) te cilet mendojne vetem per bythen e vet. Me kushtetuten qe e ndryshuan te dy bashke per 15 minuta edhe ato pak kopetenca qe kishte presidenti ja hoqen dhe vendosen qe te zgjidhet me 71 vota ,kur per Avokatin e Popullit duhen 84,prandaj keta te dy me Meten dhe Nanon dhe natyrisht edhe me Enverin jane fatekeqesia me e madhe qe i ka ndodhur ketij vendi.( Ops te gjithe paskan qene komunista )

      1. Rani says:

        Une i kam dhene e sterdhene alternativat or çun rekordmen, po kur i kam dhene une ti ke qene duke vendosur rekordet prandaj nuk i di. Je i ri ne forum ti.

        1. Rekordmeni i Dhermiut says:

          Une faktikisht nderhyj shume pak nder komente por ka mjaft kohe qe i lexoj shkrimet dhe komentet dhe nuk me duket se ndokush prej jush pervecse me kritiku gjithcka dhe gjithkend nuk asht se e ka nje zgjidhje ose propozon dikend tjeter.

  4. Ina says:

    …Pse ka TVSH……une e di qe ka vetem ne faturat e CEZ-it qe na vjen taksa per kete televizion…..Se vale nuk ka askund, dhe thjesht na vjedh parate ne bashkepunim me ceket e CEZ-it….Po me mire qe nuk ka vale…ato para ja falim vetem mos tja shohim surratin ne kete menyre ku eshte katandisur….Me ka rastis te shikoj nje emision lajmesh ne nje fshat ku nuk kishin mundesi me blere karten rimbushese….ca te shohesh…Sali, Sali,Sali,Sali,Sali,Sali,Sali,Sali,Sali,Sali,…Diku nga fundi se ku i pash surratin edhe atij ministrit grekoman….te punes e ceshtjeve sociale….as emrin nuk ja kujtoj, ose me sakte me vjen ndot t’ja artikuloj….

  5. Vlora says:

    ne mund te me pergjigjet njeri me sinqeritet..

    a ka njeri sot ne shqiperi qe shikon TVSH ???????????????

  6. LOLA says:

    me vjen me tere mend keq qe po i mbaron mandati bamir topit dhe me vjen shume keq qe eshte i rrethuar nga ndyresirat si saliu me shoke per mua eshte njeri inteligjent dhe ben per politikan por ne jemi mesuar te kemi gjithnje ne krye njerez kafshe trapa dhe injorante qe nuk bejne nje lek thjesht jemi popull mazocist

  7. fule says:

    Per TVSH e qelbur paguajme dhe 1000 leke te vjetra ne muaj.

  8. Latif Dreqi says:

    Ptu te dhjefsha rracen mu ne president..sot qe te vune gishtin u kujtua ky legeni! president i leshit, me koti nder te gjithe..edhe Haxhi lleshi ka qene me i guximshem se ky. Sot u kujtua per TVsh ky?! ajo ka 6 vjet e tille!

  9. E.HIMA says:

    Zoti Topi eshte vertet nje burre zoteri i vertete edhe nje president teresisht i pavarur.Ai i beri balle presioneve te Berishes edhe Topallit.Ai eshte nje Tirons i vertete edhe kush nuk e ka qejf ose eshte me PD ose i korruptuar politikisht.
    Koha e Berishes edhe Rucit ka marre fund.nje brez i ri duhet te udheheqe.

  10. FERDEROVA says:

    dopiogjashta te ngeliu ne dore…mos ik pa bere cfare kushtetuta te lejon,ndryshe me trazicionin antishqiptare do shkosh!

  11. Arbereshi says:

    Shkoi ai po kush mbeti!
    Vaj vatani vaj mileti!

    Erdhi Topi e shkoi
    por cfare shenoi!

    Kur filloi t’i vene drune,
    Na nisi edhe ai te merret me pune.

    Do na krijoje nje palo te re parti
    Prit gomar te mbije bare,o e mjera Shqiperi.

  12. england says:

    Kur krahason Bamirin me Haxhiun e Leshit,nuk eshte se e ke seriozisht o Latif thjesht do te besh gallate,ashtu sikur po bej dhe une
    E vetmja gje qe mbaj mend une nga e kaluara e Haxhiut eshte fakti se
    edhe ai eshte dibron sikur dhe Topi,por qe ai mbante pula ne shtepi
    ndersa Bamiri pellumba,pastaj persa i perket politike berjes Haxhiut nuk ja degjuam nje here te vetme zerin,ndersa Bamirin kur e pyeten ne lidhje me cfare kish thene Berisha per te,ja plasi se dikush qe sillet ne ate menyre pra si Saliu,e vetmja gje qe mund te behet,ai njeri(pra Saliu) duhet meshiruar…

  13. xhike says:

    po ik o bamo se i ngopur ike me p

  14. gjon says:

    ME VJEN MIRE QE ZOTI TOPI ME KETE GJEST TE MOSE RIKANDITIMIT PER PRESIDENT MUNDOHET TE KRIJOJE NJE MODEL QEVERITARI QE DUHET TA DIJE SE VETEM PRAPANICEN E KA TE VETEN,KARRIGEJA ESHTE E SHTETIT.GJITHASHTU PER KURAJON QE MORI ME NE FUNDE TE BEJE NJE KRITIKE PER DEGJENRIMIN TOTAL TE R.T.SHse.ICILI ME DHUNE NA MERRE TAKSEN NEPERMJET FATURES SE ENERGJISE ELEKTRIKE SE NDRYSHE KURRE NUKE DO TE PAGUAJA.TE VJEN KEQE SE KA GAZETARE SHUME TE MIRE PORE POLITIKISHTE TE SHKERDHYER.

  15. lio canaj says:

    eshte presidenti me i mire i te gjitha kohrave. tamam i
    qyteteruar sic e kerkon vete koha.

  16. Bamir Qyli says:

    Ja bene te qarte te dy palet se nuk e mbeshtesin dhe mezi e kuptoi.Beri edhe shantazh me Parti.Te shohim se sa i zoti eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje