Shuhet në moshën 80-vjeçare sopranoja e mirënjohur Nina Mula. Ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Nina Mula ka lindur në 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. Kur ishte 18 vjeç, artistja ruse Irina Maslenikova e dëgjoi të interpretonte në skenën e teatrit dhe i propozoi të konkuronte në Konservatorin e Moskës. Ajo hezitoi duke qënë një vajzë pa prindër dhe nën mbikëqyrjen e vëllezërve të saj, por me insistimin e Maslenikovës, ajo konkuroi dhe fitoi konkursin. Këte fitore, Nina Mula e ka konsideruar si fitoren e saj të parë që i hapi një dritare dhe që realizoi një ëndërr të pabesueshme.
Më pas kryen edhe një kualifikim pasuniversitar pranë Konservatorit të Moskës. Në vitet e studimeve, Nina njohu bashkëshortin e saj Avni Mulën.
Pas mbarimit të kursit, në vitin 1957, vjen në Shqipëri në ndjekje të dashurisë së saj, tenorit Avni Mula. Emërohet soliste pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, ku punoi deri në daljen e saj në pension në vitin 1976.
Vetëm gjashtë muaj pasi kishte ardhur në TKOB, Ninës iu besua roli i Jolandës në veprën me të njëjtin titull të Çajkovskit. Një shfaqje kjo që e afirmoi duke marrë më pas shumë kryerole deri në mesin e viteve ’70.
Në vitin ’58, me partner bashkëshortin, Nina interpretoi rolin e Rozinës në operën “Berberi i Seviljes” me pas interpretoi në “Pranverën” e Tish Daisë. Nina Mula mbahen mend për rolet e saj në operat “Evgeni Onjegini” , “Madam Batërflaj”, “Dasma e Figaros” e më pas, i trokiti fati të luante pikërisht ajo Mikaelën në operën “Karmen”. Pak vite më vonë pati rolin e Mrikës në veprën me të njëjtin titull të Jakovës dhe atë të Donikës në premierën e operës “Skënderbeu”.
Në 80-vjetorin e saj të lindjes, sopranoja Mula pohon se i ka ngelur peng dhe do donte të interpretonte “Toskën”, “Trovatore” pse jo dhe “Luçia di Lamermmor”.
Ajo u largua nga skena në moshën 45-vjeçare, ndërkohë që do të kishte dashur të qëndronte më gjatë për të realizuar të tjera role. Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, si Urdhrin “Naim Frashëri të klasit të II”, titullin “Artiste e Merituar”, Çmimin e Parë në Festivalin e Romancës si dhe titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”./ora-news
ngushellime per artisten heroine
Ngushellime te sinqerta familjes,,
Ikja e njerezve te tille krijon nje boshllek te madh.
Ai pak optimizem qe me ka ngelur me mban me shprese se boshllekun do ta mbushin njerez te denje!
ngushellime familjes…
NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA FAMILJES MULA.
ngushellime per humbjen e Perles ruse te muzikes Shqiptare zonjes Nina Mula..humbje e madhe jo vetem per familjen por per gjithe artdashesit shqiptare….shpirti saj u prehte i qete……
FAMILJA …MULA,….LUTEMI PRANONI NGUSHELLIME TONA.. PER NDARJEN NGA JETA TE PERJETSHMES NINA MULA…KETE NJERI TE PA HARRUAR….EDHE PSE E DINIM SE ISHTE ME ORIGJINE RUSE…E ADMIRONIM DHE NUK E NDANIM NGA TE QENURIT SHQIPTARE.NGA AFERSIA QE AJO MANIFESTONTE….NE SHKODER KUR VINTE SHPREHTE MIRENJOHJE E RESPEKT PER VJEHREN,MOTREN DHE VELLEZRIT E Z.AVNI,…AJO I KONSIDERONTE TE AFERMIT E SAJ,PER NENEN E AVNIUT QE KISHTE NJE FISNIKETI NE PARAQITJE E VESHJE TE NJE GJAKOVAREJE .NINAE ADMIRONTE DUKE U SHPREHUR NE AMBJENTE FAMILJARE SE SA TE MIRE E KISHTE VJEHREN…NINA ISHTE E DASHUR ME TE GJITHE QE AJO BASHKEBISEDONTE ,HYNTE E DILTE NE FAMILJET E SHKODRANEVE…..
MBETET E GJALLE KUJTIMI I SAJ MIDIS GJITHE SHQIPTAREVE,SEPSE DHE KONTRIBUTI ISAJ ESHTE I PAHARRUAR…..UROJ FORCE Z.AVI NE DHIMBJEN QE PO PERJETON…ME HUMBJEN E NINES …DEBATIKU
NGUSHELLIME-RESPEKT….POPUJT SKANE FAJ!
NE E DIM QE JEMI EMIGRANT-CFARE Sakrifice ka bere…flm..per talentin virtuoz qe na fale..SOPRANON BOTERORE IVA MULEN!
Ndjese Paste , ngushellime familjareve
Nina ishte një ruse e madhe me shpirt dhe zemër shqiptare. Ngushëllime! Si ish fqinj i vjetër i familjes Mula, marr pjesë sinqerisht në dhembjen dhe hidhërimin e familjes së saj!