A janë të sinqertë lotët e koreano-veriorëve?

21 Dhjetor 2011, 12:15Politika TEMA

Pas vdekjes së Kim Jong Il, Koreja e Veriut shpërtheu në vajtime të zjarrta. Por a janë duke e ndjerë njerëzit sinqerisht këtë humbje, apo po sillen siç duhet?

Nga Tom Geoghegan, BBC

Koreanët e morën mesazhin nga prezantuesja e televizionit shtetëror, e cila e veshur me të zeza, mezi i mbante lotët.

Menjëherë pasuan lotët, vajtimet, grushtet mbi trotuar, gjithçka në një shkallë të madhe.

Burra e gra u mbërthyen nga një vallë e pakontrolluar histerie. “Si mund të na linte,” tha një grua ndërsa fshinte lotët.

Skenat të kujtojnë zinë që pasoi vdekjen e të atit të Kim Jong Il- Kim Il Sung në vitin 1994. Por sa i vërtetë është ky pikëllim?

Është shumë e vështirë që ta dish, thotë Anthony Daniels, një psikiatër dhe shkrimtar, që përdor emrin e penës Theodore Dalrymple. Ai ka vizituar Korenë e Veriut në vitin 1989 si anëtar i një delegacioni britanik për Festivalin Ndërkombëtar të të Rinjve dhe Studentëve.

“Është një përzierje e tmerrshme frike, terrori, pasigurie për të ardhmen, histerie masive e me shumë gjasë edhe pikëllimi të vërtetë.

Është shumë vështirë të njohësh realitetin dhe mendoj se ne kurrë nuk do e mësojmë se si ka qenë realiteti. Ka shumë barriera kulturore gjithsesi dhe ju duhet të keni parasysh se është një regjim ku çdo gjë që nuk është e ndaluar, është e detyrueshme, kështu që është shumë vështirë të dish se cila është gjendja e tyre mendore në këto momente”.

Ai thotë se gjatë vizitës së tij në vitin 1989, nuk pa shfaqje emocionesh vetjake, thjesht një histeri masive.

“Kur isha në një stadium të madh dhe Udhëheqësi i Madh (Kim Il Sung) erdhi, të gjithë u ngritën në këmbë dhe nisën ta adhuronin, po tamam, e adhuronin duke i rënë në gjunjë dhe duke lëshuar brohorima njëkohësisht.

Mund të jetë nga fakti se shumë njerëz kanë shumë frikë të mos e bëjnë diçka të tillë, por në të njëjtën kohë ka mundësi që shumë prej tyre ndjejnë një besnikëri të vërtetë për Udhëheqësin e Madh.

Në fund të fundit, dhe kur Stalini vdiq, njerëzit qanin në rrugë edhe pse aty dukej gjithçka më pak e shfrenuar se në Korenë e Veriut”.

Në një shkallë shumë më të vogël, edhe në Perëndim ka pasur shembuj kur njerëzit kanë shprehur emocionet e tyre në këtë mënyrë, thotë Daniels. Pasi vdiq Princesha Diana, disa njerëz kishin frikë të mos pajtoheshin me brengën masive, por natyrisht ka një ndryshim të madh me Korenë e Veriut në nivelin e detyrimit për tu përfshirë.

Në librin e saj “Asgjë për tu pasur zili: jetët e zakonshme në Korenë e Veriut”, Barbara Demick shkruante, referuar vdekjes së Kim Il Sung në vitin 1994, se “vala e pikëllimit u bë si një garë se kush qante me zë më të lartë”.

Një student i ri nga Pjongjangi nuk ndjente asgjë, edhe pse të gjithë rreth tij po qanin, shkruan ajo. “E gjithë e ardhmja e tij varej nga aftësia për të qarë. Jo vetëm karriera dhe anëtarësia në Partinë e Punëtorëve, vetë mbijetesa e tij ishte në lojë. Ishte një çështje për jetë a vdekje”.

Ai shpëtoi, shkruan ajo, duke mbajtur fort të hapura qepallat dhe bebet e syve të ekspozuara në atë masë sa filluan t’i digjnin. Atëherë dolën lotët dhe ai nisi të qante si të gjithë.

Për shumë prej tyre është ndoshta një reagim natyral, thotë Kerry Brown, drejtues i programit për Azinë në Chatham House, për shkak se lajmi për vdekjen e një lideri ngre pikëpyetje për koreano-veriorët për identitetin e tyre, sigurinë e aftësinë për të mbijetuar.

Ky është një vend që është gjithmonë në gatishmëri për luftë, me sytë nga lideri i mirë dhe i dashur, thotë ai. Por ne nuk dimë më shumë në lidhje me ndjenjat e vërteta të njerëzve sesa dimë për përplasjet për pushtet mes lidershipit.

“Kontrolli i informacionit është aq i madh sa ka mundësi që atë të jenë vërtet në shock. Pra, mund të jetë një histeri e vërtetë, por nuk e dimë nëse është pikëllim, siç e quajmë ne në Perëndim.

Atyre iu është thënë se kanë qenë gjithmonë nën sulm të vazhdueshëm dhe në luftë me SHBA-në, kështu që fitoret e mëdha në të shkuarën i shkojnë lidershipit, kështu që humbja e kreut në një sistem kaq patriarkal, mund të ndjehet personalisht.”

Megjithatë, zia e vitit 1994 ishte më shokuese, mendon ai, për shkak se statusi i Kim Il Sung në shoqërinë koreane ishte më i madh, kështu që kjo periudhë zije do jetë më e shkurtër.

26 komente në “A janë të sinqertë lotët e koreano-veriorëve?”

  1. Endri says:

    Ai Qe qane me shum do I dali kunder dhe emri do jete: SAL BE TOS

    1. Poliksenos says:

      Pyesni Salen per lotet qe derdhi atehere,le ta thote hapur pse qau.

    2. hysni dajaku says:

      vendet e zhvilluara demokratike jane vertet shume te perparuara,,ata i shqeteson me te vertet cilesia e loteve,sasia,forma, sinqeriteti,lageshtia.masat e permasat,,,kjo tregon edhe nje here se sa shume i vleresojne demokracine dhe sa keq u vjen per popujt qe jan ne hall e duan zgjidhje?ashtu si kan zgjidhur hallet e tyre ,ashtu si zgjidhen hallin tone ne 1990-n.pasi kan vene ne vije ekonomine e tyre qe eshte bere si piramidat e Sudes e Xhaferrit nuk kan me se te merren me kan filluar analizat e cilesise se loteve te derdhur ne Koren e Veriut,,nga ekspertizat e para ne laboratoret me moderrrn ne fushen e loteve dhe demokracise del se 80 % e loteve jan te cilesise se pare dhe te njejte me ata qe bota perendimore e qyteruar derdh sa here qe ben ndonje mysybet,sa here qe degjon apo merr vesh qe nga bombat e tyre u vran aq e kaq femije ne Irak,qe sot fal nderhyrjes e tyre Iraku eshte bere fanar i demokracise boterore me nje rritje ekonomike me 34 shifra!!!10% e cilesise se loteve jan prodhim mesatar dhe 50% te sinqeret nje lloj si lotet e keqardhja per Libine,per Vietnamin e ku do qe kan len namin topa topa!!10 % e loteve jan pa cilesi fare dhe skarco qe nuk i hyne ne pune njeriu e qe jan njelloj si ato lotet qe derdhi amerika,Anglia dhe gjith soji e sorollopi i tyre kur degjuan qe shoku i tyre demorkat nga shqiperia vrau 4 qytetar para kryemnistrise!!,,sipas institutit te sdudimit te loteve ne shqiperi te instaluar ne qytetin e Vlores,te udhehequr nga Shaban Mamia,sqaron se ,nga fotot me siper ;!1- ai i pari duket sikur thote:”puu ti q. motren”si na la <2- ai tjetri me dhembe te medhenj thote"ooo sy vrime si na le "3- i treti"p.dhi semes cna gjeti"4-i katerti"oooo Nenen"tani e hengrem sa krahu 5-i pesti"ate motren"qe na le vehtem 6-i gjashti ka mbuluar gojen po instituti e ka deshifruar duke thene"o qaf cizme"na more ne qaf.7-i shtati nuk dallohet mire po deshifrohet te jet shprehur"tani, vari lesht"8-i teti thote"ma zyre ne gryke a te lerofsha nenen"9- i nenti ja jep me ulerime,"aaaaaa te zonjen a te zonjen"" kjo eshte pak a shume polifonia e Korese se veriut sipas institutit ne Vlore e cili thone se eshte ngritur per te studiuar rastin kur do na lere Sali Kim Berisha,,

  2. eri says:

    Me mire se cdokush kete artikull do e shkruante nje shqiptar qe ka perjetuar kohen e vdekjes se Hoxhes. Normalisht kishte njerez qe e ndjenin, nderkohe ca detyroheshin te qanin per sy te botes, ndersa pjesa tjeter tregoi thjesht merzitje pa bere skena histerie.

    1. Albana says:

      Kjo eshte shume e vertete. Cfare fatkeqesie eshte te jetosh ne vende diktatoriale. Me vjen shume keq per brezin tim, qe patem fatin e keq te lindnim dhe te rriteshim ne ate kohe. Me te shtyp dhe me te bere me qare, cfare menyre shprehje lirie dhe individualiteti. Mjere ato qe nuk e kuptojne akoma dhe kane goje te komentejne shoqerite e civilizuara qe kane shume shume vite qe i kane kaluar keto faza, qe fatkeqesisht nje pjese e botes akoma nuk i ka kaluar akoma ose nje pjese tjeter vazhdon te vuajne pasojat e komunizmit.

  3. puttitdown says:

    …harruan shqiptaret histerine per vdekjen e Enver Hoxhes jane te njejtat skena! po krahasoja disa video te kohes, gjuha qe perdorej nga njerezit ishte e njejte! sa turp! sa keq kemi qene!

    1. Edi Detroit says:

      Tamam,Shqiperia,prill 85.Nje histeri kolektive,qarje ne mase,me kuje,nje pjese e te cileve qajne akoma per diktatorin.Koreano verioret do qajne me shume kur te hapet kufiri dhe te shikojne ,Korene e Jugut.Mallkuar qofte komunizmi,sistemi qe I deformon njeriun,dhe jo vetem fizikisht.

      1. arrori says:

        mos ja futni kot,nuk ka bere asnje shiptar si koreanet.vetem ndonje debil bente si i pikelluar.kishte plot njerez bile te gezuar.nuk krahasohemi kurkund me debilat koreane.

  4. Primitivi qesharak i vucidolit says:

    do perseriet keto skena kur te pastrohet halja sali ram berisha ..do qajne me llainka, lodra,cifteli,lahuta gjithe cecenet ….po trecereku do festojne ngordhjen e kesaj figure komike dhe te shemtuar …pastaj do i dhjesim te varri ..ndoshta dhe tritolin qe mos ti ngelen as kockat ne shqiperi ,pjelles felliqur te dragobise

  5. genc says:

    Ba epo te qaje burri ne kete menyre s’kam pare…

    1. edis' USA says:

      U kane cuar edhe migrofonat per tu icizuar zerat se kush qane falco dhe kush me shpirt diktatori!

  6. edis' USA says:

    Keta jane te gjithe aktore ne te qare! North Korea mbrenda nje kohe te shkurter apo maksimumi 5 vjetesh, ka per te qene vend i lire! proceset do te ecin njesoj sic ndodhi me shqiperin, mbas vdekjes se doktatorit Enver Hoxha. keta nuk kane as bar kashte te hane, pasi nuk prodhojne dote as bar! Do te vij nje moment qe do ta kerkojne po vete keshilli i larte i Kores se Veriut qe te hapet dhe te lidhet me pjesen tjeter te botes! Zoti ndihmofte te gjithe ate koreanoverior qe shpresojne qe nje dite te jene te lire nga kthetrat e kesaj diktature mizore! Amin!

  7. Drini says:

    Kete lloj qarje se kemi pare ne shqiperi kur ngordhi enveri. Keta qajne si te cmendur. Kjo me duket se tregon qe diktatura e ketyre eshte ku e ku em tonen. Kur te ngordhi cofja sali, do hedhim valle se do shpetoje nje komb i tere.

  8. net says:

    ka prej tyre qe jan, ka prej tyre qe nuk jan.
    ata qe e dijn realitetin nuk jan te sinqerte…

  9. gjon says:

    Lotet e koreanve veriore jane aq te sinqerta sa qeishin lotet e shqipetareve per Enver Hoxhen qe pas vdekjes i shkulen edhe varrin.

  10. beso says:

    vend i mbyllur,dhe normalisht vdekja e diktatorit ngjall shume pasiguri.Ka vdekur nje person,por nuk jane te pergatitur te shkeputen nga autoriteti i udheheqesit,qe krijonte siguri.Une kam qare kur vdiq Enveri,nuk diskutoj se po te isha me i madh ne moshe nuk do qaja,mos te behemi rrufjane.Cdo gje i atribuohej vullnetit te enverit,largpamesise,atdhetarizmit e shume nga keto elozhe,qe enverin sesi nuk e marrosnin nje zot e di.Cdo udheheqes ka gatuar mire dhe keq,diktatoret nuk gatuajne mire qe te mos ngrihen njerezit e te ankohen kur u qellon te gatuajne keq.Si perfundim,eshte e nevojshme qe shoqeria te jete aq e demokratizuar dhe aq koshiente sa te mos prodhoje pa vetedije idhuj dhe perendi te rreme;me shume se 8 vjet ne krye pjell satrape,si ti zgjedhesh ne Amerike,si ne Kine.Koreja do ndryshoje,dhe eshte me shume fat,se gjysma tjeter eshte superfuqi ekonomike.Por do harxhojne nje brez(30 vjet)e me shume per tu rimekembur.Ishalla nuk pesojne fatin tone!

  11. Lenini, Stalini, mao Ce Duni, Tito, Enver Hoxha, Kim Il Sung, Kim Jong Il, jane diktatore benevolent, prandaj qajne njerezit e thjeshte.

    Shqiperia njeh dy eksode te medha njeh Shqiperia: Pas vdekjes se Skenderbeut dhe pas vdekjes se Enver Hoxhes.

    Shqiperia do te kete nje kthim te madh te mergimtareve te saj pas vdekjes sa me te shpejte te Sali Ram Berishes.

  12. Ermal says:

    Keshtu do qani edhe per liderin anarkist dhe paseardhes i te atit udheheqes diktatorial Kristaq Edvin Rama. Lote krrokondili do derdhni per te. Rama me perjashtimin e mendimit te lire ja kaloj Kim Jong II

    1. Korca says:

      Ti eresuferine, laje gojen para se te permendesh Edi Ramen. Thellohu njecike idiot!

  13. NUKI says:

    Cdo njeri do te shijoje vdekjen! Ceshtja eshte se cfare ke pergatitur per ate dite! Ky njeri konsiderohej Zot ne vendin e tij, nje firaun i vertete. Tani do te kete te beje me Te Plotefuqishmin e vertete. Pavaresisht se sa i fuqishem ky njeri ishte ne vendin e tij, Dita e tij e Gjykimit ka filluar tashme. Mjere ata qe vdesin ne kondite tjeter pervecse ne konditen “la ilaha il Allah, Muhammad resulullah!”

  14. Ndoc sukaj says:

    Sic duket diktaturat kane nje emerues te perbashket duke i bere njerezit te reagojne njesoj ndaj,,humbjes,, se diktatorit.Nje skene e perafert ka qene edhe ne Shqiperi pas ,,humbjes,, se diktatorit tone.Nese Shqiperia vazhdon edhe pak vite me rregjimin e sotem ka shume mundesi qe te rishohim skena te peraferta pasi kulti i individit eshte ende i forte.

  15. iliri says:

    ai i dyti duket qe do dezertoj i pari ,hahaha

  16. paskuqani says:

    Un nga qeveria e ENVER HOXHES nuk kom pas as edhe privilegjin me te vogel, por i gjo di me ju thon,qe qy te gjith shqiptaret e kon qa enverin kur ka vdek,edhe ata qe kan qen ne spaç te denum per axhitacion e prapagand e kon qa,njeri pa qa nuk ka ngel,tani me çfar thon qe un kom bo hallv, e un kom qen garip,jan mashtrusa te gjith rrejn;dhe as njoni nuk e ka qa me detyrim,se neper shpia nuk i detyrote njeri pra me qa,sot ata qe e kon qa me shum e shajn me shum,dhe arsyja osht se ata jon bo te gjith politikan sot,dhe kon vjedh mir fare dhe jan njerzit qe po e shijojn me shum nga te gjith demokracin sot ne shqipni,dhe ndodh e kunderta te gjith ata qe kon ngel me gisht ne goj sot dhe vujn keq nga ana ekonomike e qajn me te drejt dhe sot e ksaj dite se ata i ka mor me qaf vdekja Enverit se kon ngel sot si mos me keq,shifni egjyptianet filloj ti q…et nona me kallom,por europa osht ne autoboz, tani nuk di gjo ç far boet atje dhe kush vritet,se keshtu i leverdis politikes dhe gjithmon populli e ha,se osht “me i vogel”,

  17. fatmiri says:

    Lotet dalin atehere kur jeta eshte e dhimbeshme, dashuria per njeri tjterin eshte e madhe dhe ndjenjat njerezore jane mbi ndjenjat kafsherore.Kur vdekja behet prezente çdo dite, fillojne dhe thahen lotet, seicili kerkon ne heshtje qe kjo te jete larg tij dhe e justifikon qe perendia e dha perendia e mori.

  18. TEFTA ALIKAJ says:

    SHIKONI LOTET SHQIPETAREVE ;MERUNI ME POPUJT EUROPIANE DHE JO ME AZIATIKET

  19. don kishoti says:

    koreanet jane te sinqerte aq sa te sinqerte jane shqiptaret me nje kryeminister gjakatar,qe eshte turpi jone per vete dhe boten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje