Tanja Fajon: Luftoni abuzuesit me vizat ose rrezikoni lëvizjen e lirë

20 Dhjetor 2011, 20:14Politika TEMA

Tanja Fajon, eurodeputetja sllovene- njëherësh lobistja më e fortë në Parlamentin Europian për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, flet ekskluzivisht për portalin Shqipmedia rreth mundësisë së rikthimit të vizave për Maqedoninë si dhe përgjigjet në pyetje të ndryshme rreth situatës politike në Maqedoni, çështjen e lirisë së mediave, flet edhe për jetën e saj, për peripecitë gjatë ushtrimit të profesionit, për paragjykimet që ekzistojnë për popullin shqiptar në Evropë etj.

 

Intervistoi: Enisa Bajrami – Shqipmedia

 

Znj Fajon, vetëm disa ditë më parë ju keni pohuar që vendet e Ballkanit Perëndimor po rrezikojnë kthimin e regjimit të vizave. Sa shqetësuese duhet të jenë paralajmërimet tuaja?

Ka disa shifra shqetësuese të azilkërkuesve të rremë që po paraqiten në disa prej shteteve anëtare të BE-së. Në të kaluarën kemi përjetuar valë të ndryshme të njerëzve që vijnë nëpër konsullata në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, duke kërkuar azil. Të gjitha vendet (5 shtetet) e Ballkanit Perëndimor kanë përmbushur kriteret për regjim pa viza, që ishin shumë kritere në fakt, qeveritë kanë marrë masa shumë të rëndësishme kundër abuzimeve të sistemit dhe të fushatës informuese. Tani është e nevojshme të vazhdohet me implementimin, t’i bashkojmë të gjitha përpjekjet dhe të luftojmë kundër atyre abuzuesve të këtij sistemi, të cilët mund të rrezikojnë udhëtimin e lirë të gjithë qytetarëve të tjerë nga çdo vend. Unë sinqerisht shpresoj që qytetarët e Ballkanit Perëndimor mos të jenë përsëri në pozitë për të kërkuar viza që të udhëtojnë në BE.

 

Jeta juaj është shumë e lidhur me gazetarinë, prandaj sinqerisht besoj se ju e vlerësoni punën e gazetarisë. Në Maqedoni, ashtu si në shumicën e vendeve të Ballkanit, mediat nuk janë të lira të shprehin atë që në të vërtetë mendojnë apo zbulojnë, për shkak se janë të frikësuar nga sanksionet e qeverisë. Zinxhir me i madh i mediave në Maqedoni u mbyll nga qeveria një vit më parë. Si e shihni ju të ardhmen e medieve në Ballkan?

Kjo nuk vlen vetëm për Maqedoninë, liria e mediave në Ballkanin Perëndimor është një problem i përgjithshëm. Liria e shtypit dhe pluralizmi i medias është një bazë esenciale për çdo shoqëri demokratike. Unë jam njohur me rastin e këtij stacioni televiziv dhe kohët e fundit po dëgjoj ankesat të shumta dhe raste të shkeljeve në fushën e lirisë së medias që vjen nga Maqedonia. Në nëntor, Grupi Ndërkombëtar për lirinë e shprehjes, bashkë me organizata të ndryshme, u takua me përfaqësuesit e qeverisë, parlamentit, shoqërisë civile, shoqatat e gazetarisë dhe zhvillimin e organizatave të mediave si dhe gazetarë individual. Unë jam me të vërtetë e shqetësuar me konstatimet e tyre për gjendjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve në Maqedoni dhe me konstatimet në raportin e 2011 për përparim nga BE-ja për Maqedoninë në lidhje me lirinë e medias dhe ato të Përfaqësueses të Posaçëm për Lirinë e Medias nga OSBE. Unë e mirëpres dhe e mbështes qeverinë për formimin e grupit punues për media, që buron nga momenti i përkeqësimit të lirisë së mediave gjatë vitit të kaluar në Maqedoni. Por kjo nismë është e vonuar dhe nuk duhet të jetë zëvendësim për reforma të thella në kuadrin ligjor dhe të politikave në media si dhe ne vetë-rregullimin dhe solidaritetin brenda profesionit.

 

Ju jeni shpallur “Qytetare nderi” në qytetin e Tiranës. Si ishte kjo ndjenjë?

Sinqerisht shumë mirë! Unë e shoh se çfarë domethënie ka puna që bëjmë tek populli i Shqipërisë, kështu që në një mënyrë kjo më bën të lumtur. Ne dhamë disa rezultate të sinqerta tek qytetarët e Shqipërisë dhe vendi im Sllovenia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, po ashtu. Shpërblime të tilla nuk janë dhe aq të rëndësishme për mua. Shpërblimi më i madh është të shoh njerëz të qeshur dhe të kënaqur. Jam e bindur që kjo situatë ka rëndësi të madhe, sidomos për të rinjtë shqiptarë.

 

Çfarë pëlqeni më së shumti në Shqipëri dhe tek shqiptarët?

Në Evropë, shumë njerëz ende kanë shumë paragjykime mbi popullin shqiptar. Unë besoj se është shumë gabim ky perceptim. Kam takuar shumë të rinj, njerëz me mendje të hapur dhe inteligjentë. Ata e meritojnë një shans. Shqipëria ishte për kohë tepër të gjatë vendi më i izoluar. Tani është koha e duhur të ndryshojnë këto paragjykime. Shqipëria ka qenë gjithmonë dhe është pjesë e Evropës. Më pëlqen pasioni i njerëzve për të vërtetuar se ata janë po aq të mirë. Për fat të keq, ende shumë shpesh emocionet shpërthejnë në luftë verbale. Kjo duhet të ndalet. Shqipëria duhet të provojë se është vend i pjekur dhe të përkushtohet në rrugën e saj evropiane, e cila për mua është e vetmja rrugë e drejtë për vendin.

 

Si e përballoni udhëtimin në mes Lubjanës-Brukselit-Strasburgut?

Së pari, unë e dua punën time, kështu që nuk është aq i rëndë përballimi. Nëse ju pëlqen ajo që ju bëni atëherë nuk është e vështirë. E pra, mund të lodheni nga gjitha udhëtimet brenda një jave, dhe unë më së shumti punoj kur udhëtoj, por unë e pëlqej këtë. Fundjavat i kaloj më së shumti në Slloveni, duke punuar në zonat e mia në Lubjanë, por është e vërtetë që të gjitha këto udhëtime mund të jetë rraskapitëse. Ne udhëtojmë në Strasburg, në selinë e Parlamentit Evropian çdo muaj dhe ajo konsiderohet një “javë e çmendur”. Unë do preferoja nëse PE do të kishte vetëm një kryeqendër, atë në Bruksel dhe jo aq shumë për shkak të udhëtimeve çdo muaj për në Strasburg, por më shumë për shkak për të shpëtuar nga taksat dhe nga dioksidi i karbonit po ashtu. Gjithashtu logjikisht do të ishte shumë më e lehtë nëse do të kishte vetëm një kryeqendër të PE.

 

Ju keni një karrierë shume të suksesshme dhe të mahnitshme dhe jeni shumë e re në moshë. Cila do të ishte këshilla juaj për të rinjtë, sidomos për femrat, se si të arrijnë sukses?

Faleminderit për komplimentet. Unë thjesht mendoj se ju duhet të bëni atë që ju pëlqen të bëni dhe atë që ju besoni. Nëse ju bëni punën tuaj me dashuri dhe arsyen e drejtë, atëherë nuk mund të dështoni. Dihet se ju merr kohë, por nëse ju bëni përpjekje për të bërë punën sa më mirë, suksesi vjen vetë. Unë ndjek instinktet e mia dhe njerëzit thonë që gratë kanë instinkte të mira. Në rastin tim kjo funksionon. Unë do të doja të inkurajoja të gjitha femrat që të mos kenë frikë, ne kemi nevojë të jemi të forta, sepse ende ka shumë burra në pozita udhëheqëse. Kjo është një sfidë e madhe për të mësuar çdo ditë dhe një kënaqësi e madhe për të parë disa rezultate konkrete.

5 komente në “Tanja Fajon: Luftoni abuzuesit me vizat ose rrezikoni lëvizjen e lirë”

  1. Afrim says:

    Do të bëjm ndonjë burrë që të lëri të kënaqur o Tanja.

  2. Rani says:

    Edhe ti me duket pordhe e ftohte qenke, ti e di shume mire se ata shqiptare qe nuk kthehen e bejne nga mungesa e perspektives dhe e shtetit dhe ne vend qe te thuash te vezhgojne ata qe thyejne vizen nga zori thuaj me mire qe s’ka shtet dhe ka ardhur koha qe Sali Berisha te shpallet person non grata ne Bruksel, kjo eshte ajo qe duhet te thuash dhe jo “as mish as peshk” se u mesuam me keto perralla te pista. Hajde goce leri broçkullat nqs do ta çosh nderin deri ne fund thuaj troç se Sali Berisha eshte nje njeri nga i cili nuk mund te presesh ndryshim dhe te shpallet si Lukashenko i Bjellorusise “i padeshirueshem” vetem atehere shqiptaret do te te respektojne siç e meriton ndryshe edhe ti futesh ne listen e gjate te burokrateve te BE qe marrin rrogen se ka shtete lecke si puna e Shqiperise qe behen objekt marreveshjesh e bashkepunimesh te kota ku rezultati i vetem eshte rroga dhe dietat stratosferike te ketyre burokrateve. Kur te thuhen gjerat siç jane pa doreza e zbukurime vetem atehere mund te pretendohet ndonje ndryshim, ne rast te kundert mut do te vazhdoje.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Rani e ke gabim qe e akuzon zonjen e nderuar Fajon.Me duket se i ngateron gjera o djal Flori.Tanja nuk eshte kryetarja e PS se Shqiperise por eshte nje Euro-Deputete sllovene.E verteta eshte ashtu sic thua ti,por per sa kohe nuk e ngre zerin Edi Rama,nuk duhet te presim te na i nxjerrin te tjeret geshtenjat nga zjarri.Jo more Rani,zonja Faon ka meriten e saj ne liberalizimin e vizave per ne shqiptaret,dhe detyra e saj eshte te na paralajmeroi qe te zbatohet koha e qendrimit ne vendet e BE.Nqs ajo del ne mbrojtje te atyre qe shkelin procedurat e vendosuar,cilado qe te jete arsye qe na detyron ne te braktisim atdheun,atehere zonja Fajon do akuzohej per dy gjera,per nxitje trazirash dhe mbrojtese e ligjshkelseve.Shikoi gjerat me qetesi miku im.Edi Rama vazhdon me promovimin e Kurbanit,sepse e ka kuptuar shume mire se ka shume pak fushe veprimi dhe besimi,pas deshtimit te tij gati,2 vjecar,qe e shkaterroi opozoiten.Edi ka humbur respektin ne qarqet Europiane po aq sa dhe Berisha.Jane bere si Loli e Coli.

  3. Shqipetari says:

    E dashur Tanja Fajon!te rekomandoj te lexosh komentin e Ranit,besoj se dhe ti do jesh dakort ashtu sic jemi dhe ne te tjeret ketu ne forum dhe qe te kemi falenderuar per cka ke bere per Shqiperine,prandaj po ta perseris edhe nje here ato qe te thote miku yne Rani,thuaji gjerat troc e pa doreza,qe plera sali duhet shporrur,ju e dini shume me mire edhe se ne ne ca drejtime.

  4. wert says:

    E nderuar Zonje, ti duhet te dish qe nese i thua Shqiptarit bej dicka, ai ben te kunderten e asaj qe i kerkon. E kemi ne gen ne kete cilesi.
    I thuaj nderto, ai shkaterron, i thuaj leri llafet, ai merret me thashetheme, i thua behu njeri, ai behet kafshe, i thua buzeqesh, ai te vret, i ben nder, ai ta kthen me qeder, i thua ngrihu per te drejtat e tua ai ulet ne kafene…ehhhhhhhhh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje