Sekuestrohen 5 kg heroinë në autobusin e linjës Sarandë-Athinë, dy në pranga

20 Dhjetor 2011, 13:08Politika TEMA

Policia greke ka sekuestruar gjatë ditës së sotme 5.1 kilogramë heroinë në autobusin e linjës Sarandë-Athinë, ndërsa ka arrestuar edhe dy persona.

Mësohet se policia greke e ka ndaluar autobusin me targa shqiptare pas një informacioni të marrë se në të ndodhej një sasi droge. Pas kontrollit të autobusit u bë e mundur gjetja e drogës, e ndarë në 10 pako dhe e fshehur në depozitën e ajrit të një kondicioneri.

Droga është sekuestruar në kilometrin e 5-të të rrugës Kakavijë-Janinë, ndërsa policia ka arrestuar shoferin e autobusit dhe një pasagjer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje