E gjithë dynjaja në promovimin e librit të Blendi Fevziut (FOTO)

20 Dhjetor 2011, 10:53Politika TEMA
E gjithë dynjaja në promovimin e librit të Blendi Fevziut (FOTO)

Moderatori i ‘Opinionit’, Blendi Fevziu, ka promovuar në Galerinë e Arteve, atje ku tani mban pritjet ambasada amerikane për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë, librin e tij ‘Enver Hoxha-një biografi’. Kanë qenë të gjithë: ambasadori amerikan Arvizu (jo se i pëlqen aq shumë Galeria, por për Fevziun kësaj radhe), diplomatë të tjerë të huaj që nga Sequi e me radhë e deri te krerët e shtetit, përjashto këtu presidentin Topi. Ka munguar edhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, por ka qenë ish-kreu i saj Fatos Nano që ABC News e quan politikani Fatos Nano. Është shfaqur edhe Kastriot Islami. Sigurisht edhe kryeministri Berisha, i cili ka vazhduar ta trumpetojë rëndësinë e librit për Enver Hoxhën e ta quajë ‘vepër’. ABC News-i e ka transmetuar live eventin dhe gazetari Drini Zeqo u ka zënë pritë të gjithëve për t’u marrë ndonjë intervistë. Ardian Fullani i tha ‘jo’, por asnjë tjetër për be. Nga të pyeturit pak e kishin lexuar librin. Inva Mula nuk kish patur kohë për shkak të angazhimeve, ndërsa Luan Hajdaraga kish patur kohë vetëm për gjysmën e faqeve. Mikrofoni është ndalur edhe para gojës së stilistit Joni Peçi, i cili ka thënë se njeriu i veshur më bukur këtë mbrëmje ishte…Fevziu. Ka shtuar se kish pikasur edhe kostume ‘Armani’ në sallë. Fevziu mbajti një fjalim, të cilin e hapi dhe mbylli me citate të Vaclav Havelit. Nuk kanë munguar as ata, dhe nuk kanë qenë të paktë, që kanë përtypur çamçakëz gjatë gjithë kohës. Kush pyet për mbrëmje galá. Asnjë incident nuk është shënuar për sa kohë askush nuk u kap duke ngrënë fara.

 

P.S. Ky lajm ka ardhur nga një lexues (duhet të ketë qenë atje; ose duhet të jetë informuar në detaje nga dikush tjetër), që kërkon të mbetet anonim. Nuk kuptohet mirë se ç’ka këtu për të kërkuar anonimat. Redaksia ka ndërhyrë për ndonjë ndreqje të natyrës ortografike; jo për gjë tjetër.

*respublica.al

42 komente në “E gjithë dynjaja në promovimin e librit të Blendi Fevziut (FOTO)”

  1. tironsi says:

    Te gjithe te lumtur, pervec femijeve te viktimave te 21 janarit!Oh sa e padrejte eshte kjo Shqiperi!

    1. Vlora says:

      kur e duan kaq shum berishen keta PS-istat perse nuk shkojne andej…….
      andej jan te mbledhur te gjith shoket e tyre komuniste.

      1. tom says:

        Se i bejne me shume pune si kolone e peste…

    2. flamurtari says:

      kushedi sa gojore i ka bere blendi sandrit per ti organizuar kete davet

    3. Salvatore B says:

      HAHAHA, PADRINOJA,KURVA E VET DHE SKLLAVI, ME TEJ JANE LAKENJTE

  2. Kalorsi i zi says:

    Jane mbledhur te gjithe qe kane luftuar kunder Enver Hoxhes, te gjithe plehrat e Shqiperise qe do shkojne ne burg per krishtlindje 2001.

    1. UNE says:

      Nga je kaq i sigurt??

  3. Genti says:

    Mungon nje foto grupi: Remzi Lani, Sali Berisha, Blendi Fevziu, etj, ”disidentet” qe u perleshen ”dhemb per dhemb” me diktaturen komuniste.

  4. adelina jazxhi says:

    me pjesmarjen e gjith atyre njerzeve te nderuar treguan respekt per blendi feziun dhe per populli shqiptar i cili i hoqi ne kuris gjemat e enver hoxhes ne perjashtim te ca kelysheve te tjere qe shpresojne se do kethehet ajo kohe po te kishte zgjatur dhe ca pa tjeter qe do yju vinte radha dhe atyre.poshte komunizmi

  5. qytetar says:

    Kaço mos ja prish qefin Sales shko me te,
    ai ta njeh dhe ta shperblen kontributin per PD ne.

  6. edi says:

    Fshati digjet kryekurva krihet……

  7. k says:

    Foto 2-Naim Cili e sheh shokun sali me adhurim perendie ne drite te syrit, njesoj si e ka pare qemoti shokun Enver.
    Arvizu mendon” ky kopuk, eshte me te vertete burre shteti qe kur ka futur ne thes dhe keto kokat e socialisteve”
    Foto 3- Malaj tall prapanicen me ta por sidoqofte mendon “se vij ketu nuk bej keq”
    Populli vuan, dhe keta ne ferr vafshin qe te gjithe dhe kembe mos ngelshin! Amin!

  8. haskoduka says:

    Jane të gjithë ata që Enveri dhe regjimi i tij i ka mbajtur në sqetull dhe fatkeqsisht (apo fatmirësisht)asnjë kundërshtar i tij.

  9. lako says:

    te gjithe e shikojne ne goje sikur do nxjerre ndonje xhevahir.ehhh interesi si i shnderon njerezit ne estrade.me siguri ndonje budallallek po ju thote( udheheqesi yne merr vesh nga cdo problem qe diskutohet ) por jane te detyruar te qeshin. keshtu eshte kur je i shitur.

  10. Boku says:

    Si zgerdhien keta te leqendisurit e PS-se. Çfare rrace njeqelizoresh.

  11. tom says:

    Ylli Bufi eshte ai apo me bejne syte? Po Thaci c’kerkon aty?

  12. sorkallja says:

    Shikojeni more Cilin, tamam si mi halesh prapa Ambasadorit USA ! Servilizmin la lexon qe ne buzeqeshje!!

  13. tom says:

    Veruni mire veshin ketyre neper foto…nje dite do te flase historia…se si u instalua dinastia…dhe per ndonje Ribentrop – Molotov Pakt…

  14. Linda says:

    Me vjen mire po jam dhe jam pak e cudituar qe i shof te gjithe bashke te majte e te djathte…..e po kur flitet per ENVERIN…….

  15. Alban AL says:

    Nuk ka dyshim qe Enver Hoxha ishte nje diktator oriental dhe skizofren.
    Pjesa me e madhe e atyre qe jane mbledhur ketu, i kane sherbyer me ndergjegje te plote dhe perkushtim Enver Hoxhes sa ishte gjalle dhe kane perfituar maksimalisht nga regjimi i tij. Me siguri qe duhet te kete edhe shume spiune vullnetare te sigurimit te shtetit.
    A mund te bejme nje liste te pjesemarresve ne promovim, qe vertet kane qene kundershtare te Enver Hoxhes. Kjo perben lajm per shqiptaret.
    Deshira e papermbajtur per te peshtyre sot ate qe kane lepire me koshience per dhjetra vjet, tregon per karakterin e prishur te tyre. Heshtja e ketyre sahanlepiresve, do te ishte shume me dinjitoze per ata personalisht dhe ndihmuese per Shqiperine. Mesa duket, ky stan kete bulmet ka. Zoti na ndimofte.

    1. Petromarko says:

      Karnavalet e Tiranes,asgje tjeter.

  16. vlora says:

    Paska vajur dhe Arben Malaj per te takuar bosin e vjeter te tij Fatos Nanon.

    Ky pis njeri qe vodhi gjithe Vloren me firmat piramidale s’ka turp dhe vazhdon e nxjerr akoma surratin.

  17. Rekordmeni i Dhermiut says:

    A e ka thene Fevziu thenjen me te spikatur te Havel ” Njeriu me i rrezikshem eshte komunisti demokrat” ?

  18. Bazarxhevap says:

    Promovejeni Bledi Qosen, se eshte bere edhe Haxhi kohet e fundit ( ka shkuar ne Meke dhe ka gjet Muhametin ).

    Ia ka pare Allahu fatin dhe po ben shume leke nga Sandri dhe bossi i madh (ai burri).

    Vetem nje gje i uroj Bledit, te kete nje te ardhme sa me te mire, sepse zakonisht Allahu i le ne mes te rruges keta qe mendojne se i kane zgjidh hallet.

    Dava Muxhahedinesh, qe sado te pasur qe te jene sot, kane perpara dhimbje dhe barazim ne te ardhmen!

  19. turi says:

    po lane name na hapen barkun,po nuk ka pate kaq servilizem kur ka promovuar i madhi kadare.

  20. sander says:

    vafanculo te e i tuoi amici

    1. kriminelet s'kane brire says:

      Hipokrizi exstreme, maskarallek total, qelbersillek I plote, te vjen te nxjerresh zorret kur shikon keto fytyra qe qeshin dhe hiqen si te lumtur,
      Dhe te mendosh, per 10 femije( me falni 9), jane festat e para pa baballaret e tyre, dhe shkaktaret jo vetem nuk duan tja dine per zine qe mbollen, por provokojne ne menyren me te paskrupullt.
      Po edhe durimi ka kufi………

  21. Albert says:

    Nuk paska munguar asnje prej ajkes se spiuneve te sigurimit te shtetit dhe te UDB-se!!!
    E paskan nderuar me te vertete kolegun e tyre,te dalluarin si prapaniceleipres dhe spiun i zellshem,”Koranin e Myzeqese”!!!
    Me thoni nese mungon ndonje nga lista e “elites” se hafijeve.Me duket se aty jane te gjithe. Penicilina,Dizenjatorja,……

  22. SADIKU says:

    E SHANI ENVER HOXHEN POR E KENI NE ZEME DHE NUK MUND TA SHKULNI NGA ZEMRA ME HIPOKRITE.KY PROMOVIM I DISA HERTE E TREGON ME SE MIRI KETE.

  23. gjon says:

    O FEVZO VAZHDO TE HEDHESH BALTE MBI TE TJERET PER SA KOHE DO KESHE NE KRAHE SALI SHPELLARIN.ESHTE KOLLAJE TE SHKRUASH PER KALIN E NGORDHUR POE TI PO QE SE JE BURRE NA SHKRUAJ NJE LIBER PERKRYETARIN TONE E TE PARTISE DEMOKRATIKE IDHULLIN TEND SALI BERISHA NE LIDHJE ME ZHDUKJEN E BIZNESMENIT NGA KOSOVA REMZI HOXHA , GERDECIN, 21 JANARIN ETJ, ETJERA.ATEHERE DO TE TE THEMI AFERIM TE QOFTE. PERNDRYSHE SI I TILLE TI DO KUJTOHESH SI GAZETARI ME LANGARAQ DHE ME SERVILI I PERIUDHES POST KOMUNISTE.

  24. sherifi says:

    Kjo stonon komplet,kush jane keta qe kane shkuar per promovimin e librit? sali berisha i ka sherbyer me devotshmeri,vdiste per te dal pak ne fotografi me familjen e tij,priste me padurim jashteqitjen e enverit per te bere rruge jashte shtetit qe ti bente m…. analizat. fatos nano e ka thene ne publik “cdo njeri e ka nje baba” dhe babai nuk hidhet poshte. po me bene vertet pershtypje me kte bledin si nuk ka ftuar nje te persekutuar te vertet politikisht qe ka dale kunder rregjimit te enver hoxhes dhe ka vuajtur me te vertet denimin po ka ftuar te gjithe keta qe i kane bere temena? keta si saliu apo fatosi i tradheton fytyra kur shajne enver hoxhen.

  25. don kishoti says:

    po ta mendoni mire eshte i mbledhur klani kunder EDI RAMES,te cilet ja kane friken po erdhi ne pushtet gjithashtu ndihen inferiore kundrejt tije,jane te gjithe plehrat e mbledhur te politikes klanore e mafioze dhe pjellat e rregjimit te xhaxhit ENVER.

  26. Aspa says:

    ate liber sdo ta perdorja s per te fshire bythen ,,,gomarlliqet e nje idioti si ky kok-katrori Fejziu as per te qeshur nuk te bejn ..shif ku eshte shqiperia..ne fotot e politikaneve del dhe prostituta Xhoana Baxhaku

  27. Frida says:

    U lirua GA per Fevziun, ne nje kohe qe per piktoret profesioniste, qe mbajne gjalle krijimtarine e tyre me shume veshtiresi ekonomike,keto dyer jane shume veshtire per tu hapur.Le ta promovonte librin ne nje ambjent tjeter,Sheraton e kudo,jo aty ku ashte tempulli i artisteve…

  28. jani says:

    xhoana e sigurt qe ja derdh Nanos. mundohet ai me no nji viagra po veshtire e ka

  29. eta says:

    Kur vdiq Enveri,shkodranet pas dy ditesh nxorren kete barcalete:
    -Sa shqiptare ka ne Shqiperi? -pyeste njeri shokun e tij.
    -3 milion ore,-pergjigjet tjetri,-pse nuke di ti.Ne jemi 3 milion ushtare.te Partise nene.
    – Jo more,jemi 6 milion.
    -c’thua mo?
    -Po,po sepse 3 milion qane per vdekjen e Enverit dhe 3 milion te tjere
    qeshen dhe harxhuan tere tortat e pasticerive.

    Kur te vdesi Ai do te jemi perseri 6 milion.
    Prandaj mos e shani Blendin e shkrete,do haje edhe ai sic ka ngrene Ai burri.

  30. Mos harroNi says:

    Mos Albert, mos ja Thuj kaq….’koran I myzeqese’ tani qe eshte bere I modh… Koran i ‘katovices’ ; ka shku ne fis (te esat pashes) qelbesira, dhe kujtojne se ecen perhere kunglli mbi uje, esatit psh ju shpu tamam ne fund plehit, se zullumi , ka thane plaku, kputet s’trashmi, or Miq!!!! , kujton ditshkurtri se do mun e fusi …ate ….-kungllin-kok mas bithes ‘ehoxhes’

    1. panajoti says:

      edhe nje here po them. Ishte nje pazar ku shitej “lufte” antikomuniste. Po thaci c’duhej aty?

  31. panajoti says:

    Ishte nje pazar ku shitej ca “lufte: antikomuniste

  32. panajoti says:

    edhe nje here po them> Ishte nje pazar ku shitej “lufte” antikomuniste. Po Thaci c’duhej aty?

  33. Partizani i pa njohur says:

    Jam i mendimit se Berisha ka shkuar arje pèr tè takuar Nanon dhe Islamin. Arvziu pèr tè kaluar kohèn. Nano pèr tu dukur nè publik duke shtèrnguar duart dhe hedhur ndonjè gotè. Fevziu pèr tè thènè : E shikoni sa i madh qè jam, e futa ‘Geniun’ nè llampè nè (libèr). Ndoshta mund tè isha dhe unè qè kam luftuar pèr lirinè e shqipètarève, sigurisht do tè isha aty vetèm pèr ENVERIN. Ndèrsa Thaçin nuk e kuptova se pèr kè ishte atje?!?

  34. mergim tari says:

    Po ai trapi qe ha qofte dhe pi birre
    ku eshte se mesa po shoh ai mungon se
    pastaj plotesohet ekipi FELLIQESIA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje