Ka Peqini Dashnorin trim

19 Dhjetor 2011, 21:20Politika TEMA

Nga Bledi Mane- “Public Enemy”

facebook.com/bledi.mane

 

1./ Djali i Rizait

Po u tregoj diçka interesante e për të qeshur.

Para 6 javësh, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dënoi ekipin e futbollit të qytetit tim, Përmetit, të luante 4 ndeshjet e ardhshme pa tifozë në stadiumin e tij.

Arsyeja?

Gjatë ndeshjes kundër ekipit të Domosdovës së Përrenjasit një prej lojtarëve dhe 3 tifozë përmetarë kishin sharë “me rob shtëpie” gjyqtarin anësor. Ky i fundit i trishtuar në vetvete dhe i menderosur e i sedrosur për virgjërinë e fisit, foli me kolegët e tij dhe komisarin e fushës e pasi kishin spiunuar të katërt në FShF-në tonë, ata të Tiranës e dënuan Përmetin. Megjithëse kjo sharje nuk u filmua as me kamera e as me celularë, megjithëse zyrtarisht mungon edhe prova më e vogël duket se alibia e gjyqtarëve amatorë sarandiotë triumfoi.

Përmeti ka një traditë historike të një futbolli të paqtë qysh në fillim të viteve ’20 të shekullit të shkuar. Kushdo që vjen të luajë e të argëtohet në qytetin tim ka nderin të shikojë se stadiumi modest është i vetmi në botë brenda dhe anash të cilit janë mbjellë pemë dekorative dhe lule. Nuk ka rëndësi nëse vendasit humbasin, por nëse miqtë fitojnë me meritë & bukur në këtë stadium nuk hidhen gurë e këpucë, por “i gjuajnë” me gonxhe trëndafilash e i duartrokasin. Përmeti ka një skuadër modeste, por tifozë të zjarrtë e korrektë, Përmeti është porsi Nyon-i i Zvicrës ku Armado Duka do ta kishte për nder të transferonte zyrat e Federatës e të punonte i qetë pa presionet e doktorit, Tosit e të Lilit.

Jo shumë larg Përmetit tim, rreth 200 kilometra më në verilindje hedh shtat Peqini. Një nga qytetet e Shqipërisë së mesme, i cili e ka fshirë shumë shpejt nga memoria të kaluarën e vet antike dhe në këto kohët moderne njihet më tepër për tregun e gomerëve, mbarështimin e gjelave të detit si dhe zona elektorale e Dashnor Riza Sulës, deputeti më i dhunshëm shqiptar i shekullit XXI.

I njohur si tifozi më i bezdisur dhe më i rrezikshëm i Super Ligës Shqiptare e njëkohësisht tmerri i gjyqtarëve që arbitrojnë në fushën e “Shkumbinit” të Peqinit. Kronikat e zeza sportive e kanë personazh të tyre të paktën një herë në 4-5 javë dhe lajmi i fundit rreth tij është i datës 31/10/2011:

“Për të disatën herë me radhë, deputeti demokrat, Dashnor Sula, është bërë protagonist i dhunës në futbollin shqiptar.

 

Gjatë ndeshjes së djeshme, në pushim të ndeshjes Shkumbini-Laçi, ai i është lëshuar arbitrit të ndeshjes, Albano Janku, të cilin ka tentuar që ta godasë me grusht, por që për fat, punonjësit e policisë kanë reaguar në kohë dhe kanë shmangur dhunimin e arbitrit.

Pamjet shokuese janë transmetuar nga ana e platformës “Supersport”, ndërsa vetë Sula e ka mohuar faktin se ka kërkuar të godasë arbitrin. Sula ka thënë se nuk i është lëshuar arbitrit, por një lojtari të Shkumbinit, që sipas deputetit demokrat, e ka ofenduar.

Dashnor Sula është një prej politikanëve më problematikë dhe në shumë raste ka dhunuar arbitrat e ndeshjes. Pavarësisht kësaj, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.”

U bëra kureshtar të mësoj më tepër rreth tij dhe në biografitë e gjithë deputetëve të kuvendit shkëputa këto pasazhe:

 

Të dhëna vetjake

Dashnor Riza Sula

Datëlindja: 14.3.1969

Vendlindja: Peqin

Edukimi:

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë – 1991.

Specializime: për administrimin e drejtësisë dhe luftën kundër Krimit të Organizuar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Itali – 1994; për Çështjet e prokurimit dhe menaxhimit të drejtësisë pranë Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve – 2001; për Prokurimin kundër Kriminalitetit, pranë Kolegjit Europian të Drejtësisë – 2004.

Veprimtaria profesionale:

1991: hetues në Prokurorinë e Rrethit Elbasan.

1992-1993: prokuror i Rrethit Peqin.

1993-1996: prokuror i Rrethit Elbasan.

1996-2001: prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme për çështjet civile e penale gjykuar në Gjykatën e Lartë.

2001-2002: prokuror i Apelit të Qarkut Gjirokastër.

2002-2005 (maj): prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtoria kundër Krimit të Organizuar.

Veprimtaria politike:

1990: pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore dhe në Grevën e urisë të Studentëve.

Komisioni Hetimor “Për zbatimin e ligjit të koncesioneve, dhënien me koncesion të objekteve të ndryshme në pronësi shtetërore, kushtet e dhënies së këtyre kontratave për periudhën 2001 e në vijim dhe procedurat për fillimin e punimeve për ndërtimin e TEC-it të Vlorës” – Nënkryetar.

Zgjedhur në:

Legjislatura:  XVII

Zona zgjedhore: 51 – Peqin

Qarku:   Elbasan

Nr. i votave:  9353

Përqindja:  66.3%

Grupi dhe Komisionet parlamentare:

Grupi parlamentar:  PD

Komisioni parlamentar: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, anëtar.

Botime:

Kontribute në përgatitjen e Urdhrave, Qarkoreve të ndryshme për prokuroritë e Rretheve e të Apelit, për sistemin e hetimit dhe problemet e interpretimit të Kodit Penal dhe të Procedurës Penale.

Pasi e lexuat c.v e Dashnorit jam i sigurt që edhe ju të nderuar lexues ashtu si dhe unë keni mbetur të shokuar. Kujtoja se kjo specie deputeti do të ishte ndonjë nga marangozët militantë 6 mujorësh të plepave, mendoja se do ketë qenë ndonjë lac Peqini që kish vjedhur e plaçkitur me maska në pranverën e 1997 ose ndonjë ish bodyguard Berishe i kohëve të vështira si Agroni dhe doktori e kish shpërblyer deputet. Më habit karriera brilante dhe formimi profesional i peqinasit. Prokuror dhe titullar institucionesh për vite me radhë e madje i specializuar edhe me paratë e taksapaguesve amerikanë pranë Departamentit të Drejtësisë në Washington. Paska luftuar së bashku me studentët e tjerë dhjetoristë të ’90-ës kundër diktaturës e dhunës e sot bën kërdinë nëpër stadiumet tona. Më kënaq edhe përqindja e lartë e votave që merr nëpër zgjedhjet parlamentare kur edhe elektorati e shikon me zë e me figurë sesi grushton e dhunon pa pikë sikleti njerëz në detyrë e përsëri e votojnë. Come on Peqini!!!

Më gallata e gjithë kësaj historie histerie është të qenurit anëtar i Dashamir Sulës në Komisionin Parlamentar të të Drejtave të Njeriut…

E shikoni kush lufton për të drejtat tona?

Unë kam pasur fatin ta shikoj nga afër disa herë Dashnorin. Një bur(r)ë me trup thatim fuqia e grushtave të të cilit as xhuxhin mallaKaçtriot Islamin nuk e hedhin dot në tokë, një njeri ndoshta nevrik i pakontrollueshëm por që falë imunitetit i druhen paksa sepse nuk përbën dot kërcënim për askënd. Një jurist, një arbitër drejtësie penale e civile i cili dhunon kolegët e tij arbitra argëtimi.

Faktikisht fajtor nuk është vetëm Dashnori.

Gjyqtarët e futbollit pse disa kolegë të tyre hëngrën dru për herë të parë në Laç u kujtuan të bojkotojnë kampionatin në shenjë proteste. Imagjinoni sa herë kanë ngrënë dru në Peqin e kurrë s’bojkotuan e nuk pipëtinë.

E çuditshme dhuna, i çuditshëm reagimi!

Unë e di që gazeta TemA sot është e përditshmja më e lexuar virtualisht, por do të gëzohesha së tepërmi sikur lexuesit e mi për sot të jenë edhe ambasadori Arvizu, edhe kryeparlamentarja Topalli.

Dua ta dijë Amerika sesi i shpërdorohen dollarët e trajnimeve për eunukë lindorë si ky tip i dashnorit të arbitrave. Dua ta dijë Jozefina se Ylli Pangos i bëri namin pse tentoi t’i hiqte mbërtheckat gazetares në shtëpinë e tij ndërsa për këtë peqinasin që nuk le gjyqtar futbolli pa ia futur duart jo vetëm në dhomat e zhveshjes por edhe LIVE në publik, Jozefina hesht.

Reagim nga doktori nuk pres sepse është pa qejf dhe vdekja e Havelit dje dhe e Kimit sonte e kanë tranuar shumë…

 

2./ Futboll&trëndafila

Nesër vjen në Këlcyrë presidenti i federatës së futbollit Armando Duka. Do i dërgoj haber të kthehet në Përmet. Kanë filluar përgatitjet e fundvitit, ka filluar të shitet edhe likoja, vera dhe rakia e festave e nëpër parqet e qytetit kemi ende trëndafila të çelur. Dua të kthehet pak çaste në Përmet sepse njerëzia duan ta takojnë e ti flasin,duan ti thonë:

-Bëre histori Armand! Je i pari president federate që dënon djepin e tolerancës e dashurisë dhe lejon të abuzojë Dashnori që s’dashuron as Peqinin, që s’dashuron as futbollin!!!

 

3./Më mirë vonë se kurrë

As komiteti i Helsinkit, as Grupi Shqiptar i të drejtave të njeriut, as Federata, as Ministria e sporteve,as Fidel Ylli i opozitës, asnjë gazetar futbolli nuk e paskan denoncuar me fakte e prova dhunën e Dashnor Sulës pranë UEFA-s.

Këtë javë miku im, Simon Walker, i cili punon për të drejtat e njeriut pranë zyrave të OKB-së në Gjenevë do t’i shkruajë Michel Platini-së.

 

31 komente në “Ka Peqini Dashnorin trim”

  1. London says:

    Ka Peqini vajza te bukura ?

    1. Ramy says:

      Ky rast ti sherbej si mesim komunistave jashte dhe brenda, se edhe shpellar me qen (sic thone disa ketu), partia te nxjerr ne selamet po ti sherbesh qorrazi.

      1. leon says:

        Si nuk u bere nje here njeri,o Ramy!!!Ne kohen e KOMUNISTAVE nuk PIPETINTE ASNJE FISHKELLIME ne stadiume,ndonese mbusheshin aq plot sa nuk gjenim bileta!!!Pra ulurimat e ketij KAFSHES peqinas i takon NOFKA “FASHIST” ,bashke me ty,o ZAGAR!!!E kam patur nxenes ne gjimnazin e Peqinit kete kafshen qe uluret si CUB!!!Mezi merrte nje “5”!!!Nuk eshte trim,jo,se e njeh i tere Peqini se cfare m… eshte,por e ben pusht-eti kriminal i Sali Berishes
        !!Ja kush eshte qeverisja e Berishes:DAJAK,VRASJE DHE VJEDHJE!!!

  2. tourkofagos says:

    datelindja ’69!!!???? c’mund te thuash per [plakun cam]qe eshte ’49!!!!???
    pune korrakesh,,,,,,,

    1. LexuesiTemes says:

      Voilaaaaaaa!

      Turkofag shkruan prape.., mireseerdhe perseri.

      Me thene te drejten, u lodhem duke lexuar tematike qe te fut ne mendime dhe analiza, keshtu qe na duheshin mendimet e tua te shkurtra dhe qe nuk te bejne te mendosh pasi i lexon.

      Thanx shoku.
      Mos u merzit me Greket, merre lehte se eshte pune cikli kjo.

      Edhe ne vitet ’60 keshtu ka ndodhur.Atehere ishte koha e diktatures ne greqi dhe shume Greke emigruan(si ne shqiptaret tani).
      Pastaj bene leke dhe u kthyen per ti investuar ne Greqi.
      Pastaj bene prokopi dhe Greqia u zhvillua. E me pas greket e egzilit u plaken dhe rrugen e vazhduan femijet, qe ne fakt e bene pasurine rrush e kumbulla.. e tani erdhi prape cikli; ..dhe greket do shkojne prape ne mergim per tu kthyer me vone per investime ne greqi..

      Nga kjo del PYETJA: Ç’fare feje ka Kapitalizmi???

      Ky eshte problemi. Greket kujtuan se po ta quanin kapitalizmin te fese se tyre(me hater) do te funksiononte, dhe kapitalizmi ‘do i kishte xhan’, por ai dreq kapitalizmi eshte kokforte dhe kur nuk llogarit mire ta ul koken poshte, – knockout!!

      Dhe ky eshte vertet nje ‘Shit Moment’!

    2. gallata says:

      Turkofagos ku je mor trim i Greqise ?! -Si grek qe je e llokoçit mire gjuhen tone te bukur shqipe.Po ate “Plakun” pse e ke futur brenda kllapave ?!-Mjaftonte vetem “çami”.Po s’ka gje se tani qe do te vish emigrant ne Shqiperi, do te kesh shansin te mesosh me mire . Plaku do kenaqet me pranine tende ketu.

  3. flamurtari says:

    dashnorja ben keshtu se eshte ne pushtet,ta shikoni mbas ca kohesh do i var veshet si gomar peqini

  4. Vlora says:

    ajo foto vlen po aq sa edhe shkrimi………….

  5. razo says:

    Nje grup horrash dhe rrugacesh ordiner… Tipike e ketyre eshte impotenca seksuale qe ka kto pasoja: stres, mangesi mendore , depresion klinik, skicofreni, abuzim me dozat,panik.

    Kshu qe ti zoteri qe shkruan ne gazeta tjeter here mos i gjyko njerezit se cfare shkruajne ne C.V.

  6. Rani says:

    O Mane nuk te ben diploma njeri, ajo eshte nje mjet per te siguruar buken e gojes dhe te jep mundesi qe dikur te drejtosh njerezit nqs ata te pranojne si drejtues i zgjedhur. Kjo tendenca e shqipeve qe kujtojne se ata qe kane bere shkolle dhe veçanerisht ata qe kane mbaruar jashte jane figura “poliedrike te kombit” eshte e çuditshme. Jo o Mane jo se edhe ti e paske kete kompleks te çuditshem per te ngritur ne piedestal ata qe kane mbaruar jashte. Jane njerez si gjithe te tjeret, e di pse ta them kete, se kam mbaruar vete jashte prandaj, dhe ne degen e ketij mutit te artikullit per me teper. Ky legeni eshte legen edhe sikur ne Hene te shkoje te beje specializime, prandaj heres tjeter mos u bazo ne diplomat e tyre per te thene se gjoja “je i zhgenjyer” sesi nje njeri gjoja me karriere brilante sillet ashtu. Po sillet ai se s’ka shtet dhe ai e di shume mire kete, pastaj ne njefare menyre ai eshte shteti e kupton. Po ketij s’ja kane thyer dhembet akoma prandaj ben keshtu.

  7. Bergin says:

    Ky tipi ne foto duket tamam si kryetar kooperative i nevrikosur.

  8. mimoza says:

    Besoj se po te kerkoni mund te gjeni akoma me shume per kete ” zoteri “. Mund te zbuloni pafytyresine e ketij zyrtari te shtetit dhe sesi shfrytezon postin e tij per favore personale.

  9. beso says:

    Bledi,Ka Peqini duhej nje fjale e gjitha,psh Kapeqini Dashnorin trim..Hahahahhahahahahhahhaha!Mos thuaj qe s’e ke pasur me kunj titullin,se i shkon shume ketij kaposhit te detit.Sinqerisht nuk di çfare bvehet me ate lojen qe ne Laç e luajne me kembe dhe me tulla,po eshte Laçi akoma skuader kembetopi apo e kane shperbere me vendim te OKB-se?

  10. Arben LLALLA says:

    DASHNORI ËSHTË NJERI I FORTË I SALËS DHE I ILIRIT.AI KA RAPORTE VIDIOE DHE PËR ATA TË PESTË QË PARTIA I DETYROJË TË VOTOJNË KYRETARIN…PYETENI MË MIRË DURIM HUSHIN.

  11. Kap e qini Dashnor "trimin" says:

    po keta peqinsit pervec haxhi qamilit sken nxjerre dhe trima ndonjehere…. nga doli Dashnorja e Peqinit.pik e zeze si u katandis ai vend ..luan futboll ne superlige Peqini… Turq cam!

  12. aleksandri i madh says:

    kjo dashnorja e peqinit eshte 50 kg me gjithe pupla dhe ben si e forte pa le pastaj sikur te kishte ca kile me shume.pfuu fare e keqe

  13. beni says:

    bravo bledi shume i goditur.u mesuam tja shofim fytyren dashnorit te vogel cdo jave ne tv.e ngatrroj qerratain me presidentin e barcelones

  14. Je me shume vonese per keto komente gazetar(ku ishe keto dy muaj,sepse sipas teje kjo ngjarje ka afro dy muaj qe ka ndodhur) dhe kur flet me kaq vonese behesh i pabesueshem sikurse edhe shkrimi yt eshte plotesisht i pabesueshem.ben edhe nje gabim shume te madh duke permendur Peqinin ne sherbim te Dashit,te gjithe Peqinasit jane ne sherbim te Peqinit sikurse edhe Dashi,pra eshte e kunderta e asaj qe thua,nuk e kuptoj fare kuptimin e shkrimit tend???ne rast se ke gje me Dashin e ke shume te thjeshte t’ja thuash atij pa permendur fare Peqinin e gjera te tjera,nuk mendoj se te djeg dhuna ne futboll me shume se inati personal qe mund te kesh me personin e fotos.futbolli yne pasqyron shume mire gjendjen mjerane te shoqerise tone perfshire edhe pseudogazetaret si ty.mjere ne!!!

  15. Grigor says:

    Nuk di c’figure te shquar ka nxjere Peqini? A ka ndonje qe njeh ndonje burre te shquar nga Peqini? U mundova te sillja ndonje ndermend, po nuk gjeta asnje.

    1. Rekordmeni i Dhermiut says:

      Kemi Raimonden ( Bulku )Pashko…..Nusen e cunit te Josifit.

  16. Varet ke quan ti te shquar Grigor.Ferdinand Deda,Rifat Teqja,Profesorin e Nderuar Demir Godelli,Kampionin e vetem te Shqiperise gjate te gjithe historise me 6 medalje ari Daniel Godelli.shkencetarin dhe profesorin me formulen e tij Murat Manahasa.Filozof me fame boterore nuk besoj se ka Shqiperia,apo jo?

    1. Grigor says:

      I njoh keto figura, natyrisht por nuk e kam ditur se jane nga Peqini. Per Ferdinandin dyshoj se eshte nga Peqini. Deda ne Peqin? Flm per informacionin qe me dhe.

      1. Lindur e rritur madje edhe pallati(shtepia) e kultures mban emrin e tij (Ferdinand Deda) por ketu ceshtja nuk eshte te veme ne gare qytetet se fundja jemi shqiptare perfshire edhe M.e zi Maqedonine Kosoven e kudo ku ne jetojme por komentet ketu ta shpifin se gjoja flitet per fenomemnin por meren vetem me personin e fotos.Dashi le te jete cte doje nuk me intereson por as nuk e shaj,Peqini si cdo krahine e Shqiperise ka traditen e vet.Ketu qendron e keqja se ne shprehim hipokrizi dhe urrejtje sa here na vjen rasti:(o burra shyqyr) kundrejt Pe,KJ,Tr,Ko,El,Vl,SH,FR,Pr,Gj,LU,BR,KU,DI,BC,Mr etj etj.Une nuk jetoj ne Peqin se jam larguar prej andej por e dua ate qytet sic dua cdo pellembe te vendit tim.Ky gazetari le te meret me fenomenin dhe Dashin jo me Peqinin.Cte themi tani ne qe Permeti keshtu apo ashtu se ky djali apo burri(sinqerisht nuk e njoh)eshte Permetar,meqe foli keq per Pe te gjejme dobesite e Permetit,po keto jane budallalleqe.

  17. BARO CORROGJAFI says:

    BEMAT E DASHNORIT TE RIZAIT TE SULES NUK KANE TE SOSUR,SA KEMI DEGJUAR DHE ASKUSH NUK E KA QORTUAR KETE ZOTNI DEPUTET.ESHTE TRIM MBI TRIMA.NJE BARCOLETE E SHKURTER,NDOFTA DO TE BEHEJ MESIM PER TE: NJE DJALOSH QE HIQEJ SI TRIM, SA HERE SHKONTE NE MULLIRIN E FSHATIT,BLUANTE PA RADHE,DUKE MOS PERFILLUR ASNJERI DHE KTHEHEJ SHPEJT NE SHTEPI. NUSES KJO I BERI PERSHTYPJE DHE IU DREJTUA BURRIT : ORE BURRE ,TI GJITHMONE SHKON DHE KTHEHESH SHPEJT NGA MULLIRI,NUK KA NJEREZ TE TJRE ATJE PARA TEJE ? -HE-JA KTHEU I SHOQI-KUSH ME DEL PERPARA MUA.AS PYES UNE PER NJERI. -ORE,BURRE,IU PERGJIGJ GRUAJA.NUK TE KA DALE NDONJE HUNDELESH TY ,PA PASTAJ E SHIKON. NJE HERE TJETER DJALOSHI TRIM, SHKOI NE MULLI ,POR KESAJ RADHE E PRITI RADHEN DERI NE FUND DHE U KTHYE VONE NE SHTEPI. -PERSE U KTHEVE ME VONESE? -E PYETI GRUAJA.-AAAA,-IU PERGJIGJ AI.-KESAJ RADHE ME DOLI NJE HUNDELESH DHE NUK DOLA ME PERPARA.- TANI E MORE VESH QE DUHET TE RESPEKTOSH TE TJERET JA KTHEU GRUAJA. EDHE DASHNORI I RIZAIT TE SULES,AKOMA NUK I KA DALE NDONJE HUNDELESH.AI KA NEVOJE PER ‘TE.

  18. Leka says:

    Mane, je pena qe i perkthen shqip ne menyren me te ndjere,tere kete panair kotesirash dhe ndyresirash, qe ndodhin ne teatrin shqiptar.Sa per doren qe qellon te kesaj fytyre me se te felliqur dhe teper ordinere, ajo ne fakt eshte dora e Saliut: Ky mender mut me ere, don te tregohet tifoz i thekur per te marre dhe simpatine e “mases“,dhe ndihet mbrojtur pasi gjate gjithe kohes e gjen poshte kepuceve te malokut.

  19. bbb says:

    Ky personi ne foto eshte “dash” ne Peqin dhe “lepur’ jashte Peqinit

  20. tomori beratit says:

    Mire e ke o Dashnor,kot nuk je dashnori i sal rumpalles ti,harram buka o arbitra qe nuk i fusni nje shkelm bythes dashnorit te pd dhe e dini ku e mban frymen kufoma e dashit-ne esfel te gomerve-

  21. Shejtani says:

    Edhe pse Gazetar Bled Manen e njoh do te donja nga aigjithmon mbas alkolit te shumte qe pi,urime per shkrimin, por si rradhe mbas dy muajsh i takonte Lacit dhe Pogradecit me emra konkrete, sa per Peqinin ashtu si gjithe Shqipetaret kudo ndodhen, ne jemi krenar qe jemi nga ai qytet 2400 i cili eshte nga 6-7 qytetet me te vjetra shqiptare, dhe emra si dashi jane kalimtare aty, ai qytet flas mbas 1900 eshte i pranishem ne cdo eveniment historik shqiptar, delegate ne Pavarsi me 1912, ne Shkoder perballe Serbeve vargjet thone Plasi lufta ne zalle te kirit aferim taborit Peqinit, mbrojti kongresin e Lushnjes coi dhe delegatet me ne krye Adem Gjinishin, Gjete luftes kishte usheheqesin Mustafa Gjinishi qe vrau Enver Hoxha, qytet me kala dhe rrugen EGNATIA qe ne Kohen e Cezarit dhe Romakeve, Xhamine nga me te bukurat ne ballkan te shek 17, ka mikepritjen me bujare ne kete kohe sundon gjeli i detit,etj dhe ne fund ne harte ne mes te saj dhe kufizohet me metropolin tone Tirane.

  22. pse? says:

    o shejtan qe e njef mire ket bledi mane trafikantin pse nuk del me emer mor burre dhe foli hapur sic shkruan ky me emer dhe mbiemer? i mbake pishen dhe e di sa alkool pi, po ndonje info tjeter a ke.? sa bukur e ke pershkruar peqinin mor daj, shko jeto ne peqin se na mahnite me kete panorame turistike qe i bere.

  23. Edhe Peqini ashtu si mbare bota ka perqindjen me 1 % te ndonje personi qe nuk eshte i denje per shoqerine. Por duhet te dini mire se Peqinasit jane mikprites te medhenj, besnike te pa shoq, nuk te shesin buken, por dhe nje cigare te nderrosh me ta je miku tyre. Ne qofte se je me nje Peqinas nuk mund te vije kushdo te dhunoje apo vrase pa vdekur Peqinasi vete. Ky eshte nje vyrtyt i madh. Sa per disa qe shkruajn apo shajne me fjale te pista Peqinasit do te me pelqente qe ndonje (trim) te leje takim me cilindo Peqinas dhe te provoje pajolen e tije. Ndersa per Dash Sulen ju them qe eshte vertete njeri qe e admirojne jo vetem Peqinasit, por gjith Shqipetaret.

  24. fushe kruja says:

    ma ka kaptinon si lakuriq nate, ai eshte nje pusht elbasani ,ky koke loqe do dajak, tre here ne diteku, u bo ky pederast te marre vesht nga futbolli, ma ka kaptinen si majmun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje