Flet për gazetën Tema, anëtari i ri i kryesisë, ish-themeluesi i PS-së dhe ekspert i fushës ekonomike
Për Shkëlqim Canin, rikthimi në një parti ku ishte që në fillim të viteve ’90 si themelues i saj, ka qenë si një mbërritje në një destinacion ku gjendet krejt natyrshëm pas vitesh të tëra tërheqje nga politika. I zgjedhur rishtas në kryesinë e PS-së, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë e më tej këshilltar i Bankës Botërore, tashmë një ekspert me kohë të plotë në shërbim të programit të ri qeverisës të PS-së, thotë se ndjeu se ishte momenti për tu rikthyer në politikë. Duke i kushtuar vëmendje pikërisht pjesës ekonomike të programit dhe propozimeve të PS-së për sistem të ri taksash, ide për të cilën Cani ka punuar me kolegë të tjerë të fushës në PS, ai thotë se ky program tenton të parashikojë gjendjen në të cilën do e gjejë shtetin Partia Socialiste kur të marrë pushtetin në vitin 2013. Dhe sipas tij, pritet që gjendja financiare e vendit të jetë shumë më keq se sa PS e mendon, për shkak se institucionet shtetërore po fshehin të dhënat dhe të gjithë drejtuesit e këtyre institucioneve po i shërbejnë interesave të ngushta të partisë në pushtet. Kredidhënie për bujqësinë, ulje taksash, kthimi i investimeve tek shëndetësia dhe arsimi, lufta ndaj korrupsionit, këto do të jenë disa nga masat që PS propozon të marrë në rast se vjen në pushtet.
Intervistoi: Blerina Gjoka
Zoti Cani, lexuesit e gazetës Tema do të kenë një intervistë të parë me ju si anëtar i kryesisë së PS-së, kur pak javë më parë ju folët për ta si një ekspert që po punonit me programin e kësaj partie. Në fakt ju riktheheni në drejtimin e kësaj partie pas një shkëputje disa-vjeçare, cilat ishin arsyet që ju çuan drejt një vendimi te tille?
Mendoj që pjesëmarrja më aktive në punët partiake nuk do të më prishë raportet e mendimit dhe sugjerimeve si ekspert ekonomie. Për më tepër, riangazhimi në forumet e Partisë Socialiste nënkupton një punë më të madhe dhe me më shumë përgjegjshmëri kryesisht në rolin e ekspertit. Vendimi për angazhim më konkret dhe më aktiv në PS ka pasur si arsye kryesore pikërisht rrëshqitjen e vendit në llumin e keqqeverisjes dhe veçanërisht të ekonomisë gjithnjë e më shumë drejt përkeqësimit. Nuk di sa i shohin qeveritarët dhe ekspertët e tjerë, të varur apo të lidhur, por koha që kalon gjithnjë e më shumë drita të kuqe alarmi i janë ndezur politikës ekonomike që po ndjek kjo qeveri.
Ishte një ftesë nga ana e zotit Rama, apo një propozim nga baza?
Në të dy rastet mendoj se do të ishte zoti Rama që do të komunikonte ftesën a propozimin.
Si ndiheni në kryesinë e Partisë Socialiste, mes emrave “të vjetër” të këtij forumi dhe atyre të rinjve që erdhën me votat e 3 dhjetorit, ndër ta dhe ju? Si e konsideroni këtë ekip? Çfarë sfidash e presin kryesinë dhe sekretariatin e ri?
Për momentin mund të them që gjithçka duket normal dhe ndihem komod. Një ekip i kualifikuar, i harmonizuar, me potenciale të mëdha, por që puna do t’ju duket më mirë në të ardhmen e afërt. Uroj të jetë ekip shumë i suksesshëm.
Sfidat janë disa dhe fillojnë nga “fillimi i mbarë- gjysma e punës” e deri tek objektivi madhor, fitimi i zgjedhjeve të ardhme, që duken larg, por janë shumë afër për kryesinë dhe sekretariatin.
Gjatë kohës që keni qëndruar larg politikës duke iu kushtuar 100 për qind profesionit tuaj, punës si pedagog apo pranë Bankës Botërore, keni pasur mundësinë të shihni politikën nga një distancë ku mund të gjykonit të metat e saj, çfarë jua ktheu besimin (nëse do më lejoni të përdor këtë term) ose dëshirën për të qenë sërish pjesë e saj?
Kjo pyetje ka dy anë të medaljes: përfshirje për dëshirë apo besim që alternativa e PS do t’i japë zgjidhje sa më optimale ekonomisë dhe gjithë spektrit të jetës së vendit, por mund të jetë jo pak edhe nga degradimi i thellë i politikave ekonomike dhe gjithë qeverisjes nga qeveria aktuale. Më duket se jemi në momente kritike ku ekonomia po asfiksohet dhe kërkon mendimin dhe punën e gjithsecilit prej nesh,sa nuk është tepër vonë. Indiferenca nuk është zgjedhje, për më tepër jozgjidhje.
Zoti Cani, le të kthehemi tek programi i PS-së dhe pikërisht tek propozimet për sistemin e ri fiskal, që në mos po korr sukses po korr shumë bujë dhe debate në publik. Si vendosi PS që të shkojë drejt këtij propozimi, cilat ishin arsyet që ju bindën ju dhe kolegët tuaj që jeni marrë me këtë pjesë të programit që të bënit këto propozime?
Për të qenë korrekt me publikun kjo ka qenë një çështje që është analizuar e debatuar gjatë mes nesh në PS, me ekspertë vendas e të huaj. Janë parashtruar disa analiza e mundësi, me anët pozitive e negative, që ka çdonjera zgjidhje a propozim. Propozimi është kompleks dhe ka dashur vëmendje e punë këmbëngulëse. Gjykoj që në kushtet ku është ekonomia dhe për më tepër ku po shkon apo katandiset në vitin që vjen, kjo alternativë e re është kthyer në domosdoshmëri. Dua të besoj (edhe pse tashmë shumë i zhgënjyer) se edhe ekspertë të qeverisë kanë kuptuar që duhet të dalin sa më parë me një alternativë të re fiskale (nëse dëshirojnë mund të kopjojnë edhe këtë tonën se do e shëndoshin më shpejt gjendjen ku na kanë shpënë).
Besoni se këto propozime, si heqja e taksës së sheshtë, ulja e TVSH-së, etj do t’i rezistojnë kohës deri në fushatën e vitit 2013 dhe do jenë oferta juaj për zgjedhjet e ardhshme? Nëse po çfarë ju bën ta besoni këtë?
Më duket e natyrshme të shprehem që deri në fushatën e vitit 2013 ajo çfarë kemi propozuar do të detajohet e përmirësohet më tej, por në thelb oferta do të mbetet padyshim me taksën progresive. Çfarë po zbatohet nga qeveria aktuale është prej kohësh e dështuar në fakt, por mbahet në dëm të ekonomisë nga këmbëngulja e çuditshme e ndonjë mendje “të thartuar”. Dështimi i një politike dhe shtrimi i një alternative të re, të studiuar e të drejtpeshuar në favor të ekonomisë, shtetasve shqiptarë në tërësi dhe të shtresave më të goditura nga kriza aktuale, me sa duket në thellim në të ardhmen e afërt, tërësisht për faj të kësaj qeverie, e tejkalojnë besimin për alternativën e propozuar dhe në përmirësim. Por nuk mund të le pa përmendur një merak. Koha që kalon, po shton e thellon përkeqësimin e ekonomisë dhe të financave shqiptare dhe për më tepër perspektiva duket edhe më e zymtë deri në zgjedhjet e vitit 2013. Ka shumë kohë që PS dhe shumë ekspertë kanë ngritur shqetësimin e manipulimit të shifrave për realitetin e gjendjes së ekonomisë kombëtare. Kam bindjen që PS do e marrë pushtetin me një gjendje shumë më të përkeqësuar të ekonomisë nga sa e mendon aktualisht. Kjo do të mund të pengojë për një kohë zbatimin e disa elementeve të këtij programi ambicioz.
Megjithëse media kapet pas shifrave dhe detajeve që prekin drejtpërdrejt jetën e njerëzve, çfarë ka tjetër në këtë program të PS-së që ka të bëjë me një tablo ndryshe ekonomike të cilën socialistët e propozojnë si variant të tyre nëse vijnë në pushtet?
Kjo është një pyetje e gjerë. Programi (i hartuar dhe ai i paraqitur) janë munduar të prekin shumë aspekte të jetës të shtetasve dhe të bizneseve shqiptare, përfshirë edhe mirëqeverisjen. Programi po diskutohet/debatohet me ekspertë, por edhe me anëtarësinë e PS dhe mendoj që do marrë trajtë edhe më të plotë pas disa kohësh, sidomos për tu detajuar më tej (në programin elektoral e atë qeverisës) në elementët më konkretë se cilat do të jenë përfitimet dhe dobishmëria për secilin shtetas apo biznes. Në mënyrë të përmbledhur mund të them që program i kërkon qeverisjes së ardhme të merret seriozisht me evidentimin e gjendjes reale të ekonomisë dhe zgjidhjen e mjaft pasojave të rënda që ka lënë e po thellon kriza e keqqeverisjes dhe që janë fshehur në mënyrë kriminale nga qeveritarë e zyrtarë të papërgjegjshëm.
Do të ketë ndryshim rrënjësor në qeverisje dhe trajtim të qytetarit të thjeshtë në shëndetësi, arsim dhe punësim. Ne do të dhjetëfishojmë financimin publik për punësimin. Me shumëfish do të jenë dhe fondet për arsimin e shëndetësinë. Kemi një shtet të tërë që është vënë në shërbim të një klike, jo të shtetasve. A mund të pranojmë “progres në shëndetësi”, por që kryeministri e ministri i shëndetësisë shkojnë për kurim në spitale e klinika private e jashtë vendit, kur spitalet publike për muaj e muaj me radhë nuk kanë ilaçe për shtetasin e thjeshtë?!!
Fshati, bujku apo fermeri do të kenë bankën e tyre, do të ketë politika të drejtpërdrejta nxitëse për prodhimin e shtuar në fshat. Do të pesëfishohen fondet e buxhetit ndaj fshatit dhe fshatarit. Është një e vërtetë tashmë e pranuar që në dy dekadat e ardhme prodhimet bujqësore do të bëhen gjithnjë e më të kërkuara dhe çmimet e tyre do të pësojnë një rritje të ndjeshme. PS programon të përdorë nxitës të fuqishëm për të kthyer më fuqishëm fermerin tek toka dhe bagëtia, pemëtaria dhe agropërpunimi, për të përfituar prodhime sa më të bollshme në këtë konjukturë të favorshme për të, në të ardhmen e afërt dhe atë afatgjatë.
Korrupsioni, kapja e shtetit, informaliteti dhe krimi i organizuar e kanë ngushtuar hapësirën e zhvillimit të sipërmarrjes. Ne do të rivendosim rendin publik dhe do të çlirojmë sipërmarrësit nga kanosjet e ekonomisë kriminale, nga kostot e tepërta që bëjnë për të ruajtur sipërmarrjet e tyre. Sipërmarrja ka nevojë për informacion të bollshëm, të saktë, transparent mbi zhvillimet ekonomike, që t’i orientojë e ndihmojë në zgjedhjet dhe vendimmarrjet e tyre. Aktualisht informacioni statistikor zyrtar është i mangët, i vonuar dhe i manipuluar.
Borxhi është rritur ndjeshëm në tre vitet e fundit si pasojë e shpenzimeve të tepruara në projekte infrastrukture pa studime të plota, jo rrallë për nevoja elektorale, shumë të kushtueshëm nga korrupsioni dhe pa leverdishmëri të qartë ekonomike. Edhe pse qeveria ka justifikuar shpenzimet me rëndësinë e zhvillimit të infrastrukturës, ekonomia nuk ka dhënë asnjë shenjë të përfitimit nga këto investime dhe punësimi nuk është rritur. Edhe të ardhurat në qindra miliona dollarë të përftuara nga privatizimi i disa ndërmarrjeve strategjike publike nuk kanë sjellë asnjë reduktim ulje të borxhit.
Qeveria propagandon se gjatë periudhës 2006 – 2010 ka ulur taksat, por faktikisht ka ndodhur e kundërta: për shumicën dërmuese të shqiptarëve taksat u rritën. Vendosja e taksës së sheshtë nuk solli uljen e taksave, por zhvendosjen e barrës fiskale nga kompanitë te të punësuarit, pra te konsumatorët. Qeveria nuk mund t’u kërkojë sforco të reja konsumatorëve shqiptarë, nëse nuk rrënjoset bindja se kushdo duhet t’i kontribuojë shoqërisë sipas të ardhurave dhe pasurisë së vet dhe askush nuk duhet t’i shmanget taksimit progresiv.
Në 20 vjetët e fundit, elementi i vetëm konkurrues ku janë bazuar politikat e zhvillimit të sektorëve prodhues ka qenë kostoja e ulët e fuqisë punëtore dhe neglizhimi i rregullave dhe kërkesave në mbrojtjen e mjedisit dhe të kushteve të punës.
Dhe pyetja e fundit është për zgjedhjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, një detyrë që ju e keni mbajtur para Adrian Fullanit. Është hera e parë që një guvernator merr mandatin e dytë dhe kritikohet e akuzohet kaq fort nga opozita, ndërsa mbrohet nga qeveria. Cili është komenti juaj për punën e tij në krye të BSH-së?
Ka disa muaj që shprehem në mënyrë të përsëritur se Shqipëria në një mori aspektesh më krijon bindjen se i përngjan viteve ‘80, ku shqiptarët tjetër mendonin, tjetër thonin e tjetër duhej të bënin. Të gjitha përzgjedhjet e Berishës në këtë fazë të pushtetit janë në funksion të idesë se i duhen ushtarë pa mendim, që nuk njohin tjetër veç zbatimit të komandës. Për ta nuk është shqetësim ecuria e ekonomisë kombëtare dhe e shtetasve shqiptarë, por të majmen “pulat e oborrit”.
Ky kujton se do vij ndonjehere PS ne pushtet? apo si!!
Eshte pjese e normalitetit te vish ne pushtet here pas here
Po parate ku do i gjeje ku qe do financoje fshataret ?– Ne Shqiperi cdo gje u privtizua dhe shteti s’ka azgje pervec taksave qe mbledh….
–Dhe tjetra qe ky nuk e dikerka me duket , fshatari i eshte kthyer tokes ,por e mbyt prodhimi i ardhur nga Greqia dhe Maqedonia
— Do harrije ky ta bllokoje dot prodhimin bujqesor te ardhur nga Greqia ?
–Se problemi eshte se i ngelet qejfi Papandreut qe e kemi agapimeno….
–Nga sa flet ky Cania nuk duket bindes aspak dhe duket sikur nuk e njef aspak ekonomine shqiptare
—Keta kuudrot e PS-se kane nje te “mire” shume te madhe : Vuajne nga Grandomania, jane jashte realitetit dhe i bejne petullat me uje….
–Por se ca uji perdorin kete nuk po e kuptoj looooooooool
Ju be vone ketij Canes . Cania thote disa gjera te pergjitheshme ,se kujton se njerezit jane dele dhe hajde shtyje….
Kuadrot e PS-se jane ca langaraqe deficente
E gjithe ekspozeja e z.Shkelqim Cani eshte vetem pohim i te vertetave
qe heq cdo dite kurrizi i qytetarit shqiptar.Mua si individ nuk me thote asnje gje te re kjo interviste,perderisa me siguron se forca politike e Canit po pret zgjedhjet e 2013-es.Prognoza e humneres ekonomike,ku jemi,nuk pret me.Cdo dite nen kriminel-qeverisjen aktuale
eshte nje llahtari shtese per portofolin e kujtdo,me perjashtim te oborrit te dr.krimit.Opozita qe kam votuar nuk po me mbron,perkundrazi po pret,duarlidhur,nje katastrofe me te tmerrshme se ajo e 97-es per te marre,qyl,pushtetin.Edhe pse kam pase konsiderate per zotin Cani,ne gjithe parametrat e tij profesionale e njerezore,mbetem e zhgenjyer nga ky komunikim.
Nder te paktet figura qe nuk i eshte perulur Sali Berishes. Ja rekomandova nje gazetareje franceze te “Le Monde” qe ishte ne Shqiperi para nje viti per interviste si njeri me diapazon dhe objektiv. Ajo po bente nje reportazh per autostraden e dhjere Durres-Kukes dhe donte te intervistonte dike jo afer pushtetit persa i perket pretendimeve per korrupsion. Perfundimisht nuk e kishte intervistuar Canin.
shume mire
keto qe thote shkelqim shehu qendrojne 100% dhe nqs Edi Rama do marri nje dite pushtetin, duhet te pregaditet per tu ballafaquar me veshtiresi qe jane pertej imagjinates njerzore..maloku ne 20 ka grabitur .shkaterruar ,shitur dhe vjedhur gjithcka qe ka pas mundesi …vetem nqs shqiptaret kudo ne bote do mblidhen rrotull nje lideri te vertet patriot ..mundet qe kjo situate te kalohet..por jo pa dhimbje
Rama mendoj se duhet te ulet seriozisht ne zyre,me eksperte te vjeter qe dine gjendjen reale te ekonomise.saliu do lere jo vetem fushe te djegur,por do ta beje te pamundur ardhjen normale te opozites ne pushtet.Ai ka mbaruar ne 21 janar 2011,por tani po gezon tranzicionin e dhene me lejen e shefave te Arvizuse,qe te mbylle me firma e vula kontratat e hapura qe i kishte ne duar.
po ta mare
po tha cimi e dini cdo te thote?
EDHE UNE JAM ME JU Z.CANI SE KUR TE VIJE PS NE PUSHTET DHE JAM ME SE I SIGURTE SE NE VITIN 2100 DO VIJ NE PUSHTET
po thuaj vitin kur mund te vije ps ne pushtet o cimi se edhe ne 2013 eshte e sigurt qe nuk merr gje po aty nga 2017 dhe mund te kete shpresa
Tirana ka dy parti te cilat shkaterojne shqiperine financiarisht sa here ndrojne pushtetet.
gazetari
shiko sa injorante ka ne shqiperi,duan Salen te rrije ne pushtet qe t’i vjedhe mire,po tani nuk ka ngelur me gje per te vjedhur se edhe sufllaqe u bene 1400 lek,tani sala e do pushtetin per te ruajtur ato qe ka vjedhur,ju befte mire sala atyre qe e duan